“Universitetet gradualisht tė diferencojnė stafet”

 

Disa ditė pas urdhrit tė Rektoratit tė Universitetit tė Tiranės, pėr tė ndaluar pedagogėt e publikut pėr tė dhėnė mėsim nė universitetet private, reagon administratori i UET Henri Cili.“E mirėkuptoj vendimin e rektorit Dhori Kule, i vėshtirė pėr ta zbatuar pa u bėrė reformė e thellė e gjithė sistemit universitar. UET nuk preket nga ky vendim, kemi stafet tona tė brendshme”, shprehet Çili.
Nė javėn e fundit njė urdhėr i rektorit tė Universitetit tė Tiranės ka sanksionuar qė pedagogėt e Universitetit tė Tiranės ndalohen tė japin mėsim nė ciklin e dytė dhe tė tretė tė universiteteve private kurse pėr UET nė tė gjithė ciklet?
Sė pari, duhet tė theksoj se ne jemi nė njė dialog tė pasur me Universitetin e Tiranės, universitetet e tjera publike dhe me universitetet e tjera private apo jo publike, si pjesė e filozofisė sonė pėr bashkėpunimin ndėr-universitar. Duke besuar se duhen kapėrcyer barrierat dhe paragjykimet e ndėrsjella bashkė me rektorin e Universitetit tė Tiranės prof. Dhori Kule, ne jemi duke dialoguar mbi keqkuptime e krijuara nga deklarata publike tė pėrfaqėsuesve tė universitetit tonė, tė cilat shprehin lirshėm pikėpamjet e tyre, por qėndrimi ynė institucional ėshtė njė dhe i vetėm “bashkėpunim me tė gjithė aktorėt e sistemit tonė universitar tė gjitha drejtimet, njė prej tė cilave ėshtė dhe kooperimi pėr stafet. Pedagogė tė Universitetit tė Tiranės, japin mėsim nė cikle dhe kurse tė caktuara nė UET dhe anasjelltas, unė pėr vete jam njė prej tyre, duke mbajtur leksionet e kursit tė Historisė sė Medias nė departamentin e gazetarisė sė UT. Disa pedagogė tjerė tanė japin dhe kanė dhėnė kurse nė nivelin master apo drejtojnė doktoratura e master nė disa prej universitetet publike. Jemi mirėkuptuar me zotin Kule, mbi idenė qė tė quhet e kapėrcyer ajo fazė fillestare e paragjykimit tė ndėrsjellė mes sistemit universitar publik atij privat. Sot nuk ėshtė as realiste dhe as e udhės vijimi i provokimit tė reputacionit nė pėrgjithėsi nga pėrfaqėsues tė publikut ndaj privatit apo ndėrsjelltas. Ne, besojmė thjesht tek ideja se sot nė Shqipėri kemi universitete publike dhe private tė mira e cilėsore dhe jo tė tilla. Lidhur me Universitetin e Tiranės, ku, pa pėrjashtim, themeluesit e UET kanė punuar apo shumė pedagogė tanė janė shkolluar apo janė doktoruar, konsiderata jonė nuk ka dyshime: UT pėrbėn njė vlerė nė historinė dhe aktualitetin e universitetit shqiptar. Pėr ne, universitetet kanė njė mision tė vetėm e tė pėrbashkėt: interesin e shoqėrisė pėr njerėz tė mirė shkolluar.  Ata kryejnė tė dy njė shėrbim publik, pavarėsisht se cila ėshtė pronėsia. Nė e mirėkuptojmė vendimin e fundit tė rektorit Kule mbi ndalimin e pedagogėve tė publikut pėr tė punuar nė ciklet e dyta dhe tė treta tė universitete private, si njė masė pėr tė menaxhuar mė mirė burimet njerėzore tė UT, edhe pse mendojmė se si vendim ėshtė vėshtirėsisht i realizueshėm pėr shumė arsye. Sė pari e drejta e dypunėsimit nuk i ndalet dot dikujt nga sektori publik pasi shteti nuk tė negocion dot ekskluzivitetin pėr shkakun e thjeshtė se nuk tė negocion dot rrogėn. Eksluziviteti negociohet nė shkėmbim tė njė page tė pėrshtatshme dhe derisa sot me kuadrin aktual tė autonomisė, universiteti publik nuk del dot nga kuadri i pagave qė ka caktuar qeveria, duket shumė e vėshtirė tė gjejė zbatim ky urdhėr. Sė dyti, ndalimi i mėsimdhėnies nė universitete tė tjera ngre njė problem tjetėr parimor: a do tė ndalohen dhe forma tė tjera tė dypunėsimit si studiot ligjore, klinikat, studiot e projektimit, OJF-tė etj., pasi nė parim çdo punė e dytė ėshtė e barasvlershme me mėsimdhėnien. Sė treti, jashtė orarit zyrtar tė punės pedagogėt e universitetit publik vėshtirė tė pengohen pėr angazhime tė tjera, pėrfshirė mėsimdhėnien gjetkė. Sė katėrti, konkurrenca e pretenduar nuk ėshtė sot as gjendje juridike, as gjendje pėrmbajtėsore mes publikut dhe privatit. Nga ana tjetėr ka nevojė pėr njė gradualitet pėr tė ardhur tek njė situatė e re, nė mėnyrė qė tė mos dėmtohen interesat nė radhė tė parė tė studentėve tek tė dy sistemit universitare, qė do tė dėmtoheshin nga ky ndalim tani qė semestri ka filluar. Por sidoqoftė kėto janė mendime, pasi kjo çėshtje ėshtė pjesė e marrėdhėnies qė pedagogėt e Universitetit tė Tiranės kanė me vendin e tyre tė punės. Ne, nė universitetin tonė qė ėshtė nė vitin e 4-t tė jetės, ne e kemi mbėshtetur me kohė projektin tonė pikėrisht nė njė gjė: krijimi dhe konsolidimi i stafeve tona tė brendshme. Ne nuk prekemi nga ky vendim i rektorit tė UT, edhe pse mendojmė se njė vendim i tillė qė ka tė bėjė me procesin e diferencimit tė stafeve, si mėnyra mė e mirė pėr tė krijuar cilėsi dhe individualitet, duhet tė jetė gradual.
Cila ėshtė politika juaj e burimeve njerėzore lidhur me stafin, nė kushtet kur Universiteti i Tiranės dhe rektori Kule duket i vendosur pėr ta zbatuar urdhrin e tij?
Ne besojmė se gradualisht universitetet duhet tė diferencojnė nė masėn mė tė madhe tė mundshme stafet e tyre pėr tė rritur efikasitetin nė shėrbimin ndaj studentėve edhe pse kjo asnjėherė nuk mund tė bėhet plotėsisht 100 pėr qind sepse njė nga parimet e akademizmit ėshtė pikėrisht shkėmbimi i stafeve. U bėnė disa vjet qė kur universitetet private janė krijuar dhe ka ardhur koha qė ato tė mbėshteten nė esencė nė stafet e tyre pėr tė krijuar njė identitetet tė vlerave qė ka secili universitet dhe njė parakusht pėr cilėsinė qė shoqėria pretendon ndaj nesh. Mjafton t’u them se nė UET ka sot mbi 75 pedagogė me kohė tė plotė, e verifikueshme kjo nga kontratat e punės dhe nga kontributet e sigurimeve shoqėrore, nga tė cilat mė shumė sė 40 janė me tituj dhe grada nga doktor i shkencave e lart dhe mbi 20 janė me titull profesor i asociuar e lart apo doktoratura jashtė shtetit, tė cilat janė ekuivalente me prof i asociuar, sipas rregullave tė shtetit shqiptar pėr titujt dhe gradat shkencore. Po ashtu, UET ka mė shumė se 10 kontrata speciale bashkėpunimi pėr pedagogė tė jashtėm, qė ne i emėrtojmė “senior” si njė politikė pėr tė tėrhequr kualitete tejet tė larta, qė pėr njė arsye a njė tjetėr, pėr shkak tė pozitės sė tyre nė njė detyrė shtetėrore apo tjetėr, nuk janė dot pedagogė me kohė tė plotė nė UET.
Ky konflikt mes aktorėve tė sistemit universitar a mendoni se nė fakt manifeston tė vėrtetėn qė stafet universitare janė fiktive dhe se Shqipėria nuk ka pedagogė me kualitetin e duhur pėr kaq universitete e studentė qė ka?
Shqipėria ka sot mė shumė pedagogė, ka rreth 4 mijė pedagogė nga gati 2700 qė kishte nė vitin 2005. Shumė mė tepėr duhet tė ketė dhe hyrjet e reja duhet tė favorizohen fort nga tė gjithė aktorėt e sistemit dhe me tė gjitha politikat. Tregu i edukimit do tė krijojė aq pedagogė, aq studentė dhe aq diploma sa i duhen, mjaft qė nėn mbikėqyrjen e rolit rregullator tė qeverisė tė garantohen standardet akademike. Çėshtje e konfliktit pėr pedagogėt ėshtė simptoma e sėmundjes sė sistemit, sėmundja ėshtė tjetėr. Kriza e stafeve ėshtė sot pasoja direkte e mos-liberalizimit tė sistemit tonė tė arsimit tė lartė, edhe pse duke pasur shumė studentė dhe shumė universitete krijohet e ideja e rremė e se kemi liberalizim tė shkollės sė lartė. Sistemi ynė universitar ndodhet nė njė udhėkryq dhe ka nevojė pėr njė reformė tėrėsore nė parimet e tij themelore dhe pėr njė rol tė ri tė shtetit nė arsimin e lartė: Universiteti publik ėshtė absolutisht pa asnjė parakusht pėr autonomi universitare. Duke marrė tė gjithė subvencionin nga qeveria, universitetet publik i kanė duart e lidhura nga qeveria nė vetmenaxhimin e tyre nė pėrdorimin e tė ardhurave, nė politikat e pagave etj. Kjo sjell atė qė pedagogėt e publikut pėr tė kompensuar pagėn bėjnė punė tė dyta, tė treta dhe tė katėrta. Kjo e largon vėmendjen nga puna, nuk motivon pedagogėt dhe pėr pasojė as studentėt, nuk ka kushte dhe infrastrukturė tė pėrshtatshme pune. Pedagogu nė publik as ndėshkohet po punoi keq, as motivohet financiarisht po punoi mirė. Edukimi kushton, ndaj pėr tė duhet paguar. Askush qė ka nevojė dhe qė e meriton nuk duhet tė mbesė pa shkollė. Mėnyrat e mbėshtetjes nga shoqėria tė atyre qė kanė nevojė, janė njė politikė tjetėr, jashtė universitetit publik, ku secili duhet tė demonstrojė nevojėn apo meritėn qė ka siguruar mbėshtetjen financiare tė shoqėrisė pėr studimet e veta.
Universitetit private ndodhen absolutisht tė diskriminuar nė konkurrencė. Ata kanė pėrballė universitetin publik falas ose praktikisht falas dhe ėshtė e qartė qė mes diçkaje falas dhe diçkaje me çmimin real nuk ka si tė ketė konkurrencė. Jo vetėm kaq, por universitetet private paguajnė tė gjitha taksat, shto kėtu dhe TVSH-nė qė u shtua rrugės dhe nuk po hiqet megjithė premtimet. Ky sistemi nuk vijon dot mė kėshtu: universiteti publik nuk ka autonomi financiare, universitetet private janė tė diskriminuar nė konkurrencė. Kėta tė fundit janė kėshtu tė rrezikuar nga paqėndrueshmėria apo nga ndryshimi i politikave qeveritare. Duhet kaluar nė modelet me tė suksesshme botėrore, nė ato modele qė vendosin studentin nė qendėr dhe jo institucionet. Jo thjesht bota anglo-saksone, por dhe vende tė tjera po e aplikojnė. Lituania ishte e fundit qė e bėrė kėtė reformėn e financimit. Arsimimi i lartė kudo duhet tė ketė njė çmim real dhe tė jetė studenti nesėr ai qė do tė zgjedhė vetė ku do tė studiojė me paratė qė i ka siguruar vetė apo me ato qė shoqėria apo qeveria i ka vėnė nė dispozicion pėr tė studiuar. Roli i shtetit nė financimin e arsimit tė lartė duhet tė transformohet nga roli i njė financimi pasiv drejt rolit tė financimit aktiv, ku tė mbėshteten kategori tė caktuara shoqėrore, njerėz nė nevojė apo ekselentė, degė tė caktuara pėr tė cilat ka nevojė shoqėria apo zhvillimi rajonal e kėrkimi shkencor. Shkurt njė “financim aktiv” do ti jepte frymėmarrje universitetit publik pėr t’u vetėmenaxhuar me efikasitet, pėr ta merituar studentin, pėr ta çuar studentin nė auditorėt e universitetit publik, jo pse atje shėrbimi ėshtė falas, por pse ėshtė cilėsor. Nga ana tjetėr pėr universitetet private do tė krijoheshin kushtet pėr tė konkurruar realisht dhe pėr tė parė realisht se cila ėshtė zgjedhja e studentėve shqiptarė jashtė faktor “çmim” qė sot nė mėnyrėn sesi shtrohet nuk krijon kushte pėr konkurrencė. Ne besojmė se debati i fundit i krijuar pėr kėtė çėshtje dhe vullneti i qeverisė Berisha pėr reformė nė kėtė sektor ka rastin mė tė mirė pėr tė provuar shanset pėr njė reformė universitare tė plotė dhe me themel. Nė kėtė mes debati aktual pėr stafet ėshtė pasojė e kėsaj reforme ose mos-reforme. Pas njė reformė tė vėrtetė probleme tė tilla me stafet nuk do tė ekzistojnė pasi, kur konkurrenca tė legjitimohet nė sektorin e arsimit tė lartė, pa harruar dhe prishur objektivat e tjera sociale, strategjike apo rajonale qė ka qeveria, universitetet do tė krijojnė stafet e tyre tė plota dhe tė diferencuara nė atė masė tė pėrshtatshme. Pa harruar bashkėpunimin institucional me interesa tė ndėrsjella.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos