Kėrkohet njė miliarder!Nga Dr. Saemira Pino, sociologeJetojmė ditė tė trishtuara. Lajmet e medieve elektronike, nėse pėrjashton optimizmin e Klanit e tė ndonjė tjetri qė nuk e sheh askush, nuk ngjallin asnjė entuziazėm pėr Shqipėrinė qė ndryshon, sep

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Kėrkohet njė miliarder!Nga Dr. Saemira Pino, sociologe

Jetojmė ditė tė trishtuara. Lajmet e medieve elektronike, nėse pėrjashton optimizmin e Klanit e tė ndonjė tjetri qė nuk e sheh askush, nuk ngjallin asnjė entuziazėm pėr Shqipėrinė qė ndryshon, sepse pakkush sot ka dyshim qė po ndryshon pėr keq. Ndihemi si pa tė ardhme.

Mbrėmė gati tė gjithė televizionet lajmėronin se “Kėrkohet njė Miliarder i Overnight”-it. Shteti nuk e gjen dot. Do ndihmojnė gazetarėt pėr ta gjetur. Pėr fat tė mirė ky vend ka gazetarė qytetarė. Mirėnjohje pėr tė gjithė ata!

***

Ėshtė goditur njė gazetar nga njė miliarder. U bėnė kohė qė miliarderėt kriminelė vendosin ēdo ditė pėr fatet tona, po pėrse jo edhe pėr jetėt tona. Ata godasin indirekt ēdo ditė, futen e vjedhin nė xhepat tanė, ata kėrcėnojnė kėdo qė u prish planet e fitimeve tė mėdha, kėdo qė i konkurron drejtėsisht, kėdo qė nuk i favorizon pėr tenderė, kėdo qė nuk u “shet” tokėn atje dhe atėherė kur duan ata, kėdo qė u zbulon evazionin fiskal, kėdo qė u dėshmon aferat korruptive me pushtetarėt, kėdo qė nuk i pėrfshin nė lista deputetėsh ata apo tė rekomanduarit prej tyre, kėdo qė nuk u jep diploma shkollash tė mesme apo masterash falsė, kėdo qė nuk u bėn hosanara, sepse janė ata qė bėjnė, edhe shiun, edhe diellin, ata po e “begatojnė” Shqipėrinė. Ata na “argėtojnė”, ata sjellin tė huaj tė famshėm, sjellin skuadra kampionėsh tė “luajnė” me ne, sjellin... e ēfarė nuk sjellin! A nuk financonte spektakle misesh dhe bėnte reklama te Formula Uno njė ish-miliarder nė vitet para kolapsit tė piramidave? I bėnte me paratė tona, por me bekimin e tė pushtetshmėve, qė NE tė argėtoheshim...

Por ka edhe mė keq. Ata, kriminelėt miliarderė, godasin edhe drejtpėrdrejt, drejt e nė kokė. Pėrse tė mos e bėjnė? Cili guxuaka t’u dalė pėrpara? A nuk votohen ligje vetėm pėr ata? A nuk janė “miq -sponsorė” tė mė tė fuqishmėve tė kėtij vendi apo tė bijve tė tyre? E ēfarė duan kėta lloj gazetarėsh qė merren me ta? Pėrse nuk marrin shembull nga shpura e gazetarėve tė celebrity service-it, qė tė bėjnė tė famshėm brenda natės, mjafton njė porosi nga dikush... dhe shtojnė turmėn e “personaliteteve” virtuale? Pėrse kėta “kokėkrisur” nuk marrin shembull qoftė edhe nga ata qė shkruajnė me terma ēmendurake, qė guxojnė ēmendurisht tė ftojnė deri edhe pėr krim, e qė ēmenduria u kalohet, jo vetėm me buzėqeshje, por mė e pakta edhe me honorar? Apo edhe mė keq, ua miratojnė shkarravinat ēmendurake duke thėnė: “Mirė ia ka bėrė atij apo kėtij, se kanė hyrė nė “Zonė tė ndaluar”...

Po vjen 2010, e ndėrsa kemi iluzionin se do sjellė ndonjė hap qė shkurton distancėn me BE, ajo qė ėshtė e sigurt ėshtė se do na ēojė edhe mė mbrapa nė renditjen vlerėsuese pėr shkallėn e lirisė sė shtypit. Kundėr saj janė tė gjithė shpėrdoruesit e pushtetit nė tė gjitha nivelet e nė tė gjithė spektrin politik. Pėrballė tyre duket se kanė mbetur vetėm gazetarėt, ata qė rrihen dhe jo ata qė blihen - siē i cilėsoi njė koleg i tyre. Ata qė nuk blihen, sado pak qė janė, nesėr do jenė mė shumė. Kjo ėshtė e sigurt. Por sot pėr sot janė pasuria mė e madhe qė kemi.

Ėshtė fshehur njė miliarder! Sot e ka emrin Rezart Taēi.

E kėrkojnė gazetarėt qytetarė dhe tė guximshėm.

Mirėnjohje pėr tė gjithė ata!

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tema

Publikuar nga: Tema

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos