Interesat e bankave pėr kreditė e shtėpive



Zhvillimet nė tregun bankar dhe presionet e krizės ekonomike botėrore kanė detyruar bankat qė tė ndryshojnė rregullat e dhėnies sė kredive pėr klientėt. Nė bazė tė vėzhgimeve tė bėra nė tregun e kredive rezulton se ėshtė shtrenjtuar euroja dhe ėshtė favorizuar leku, ndonėse kredia nė monedhėn europiane mbetet ende mė e lirė. Sipas tė dhėnave, rezulton se bankat prej kohėsh janė tė prira pėr tė dhėnė kredi nė monedhėn vendase. Burimet zyrtare tė Bankės sė Shqipėrisė dhe Shoqatės sė Bankave flasin pėr njė ulje tė ndjeshme tė sasisė sė kredisė qė jepet pėr blerjen e shtėpive nga klientėt.

Situata

Rėnien mė tė madhe e ka shėnuar huaja nė euro me rreth 74 pėr qind, ndėrsa nė lekė llogaritet nė rreth 60 pėr qind. Nga anketimet e bėra nga e pėrjavshmja ekonomike “Monitor” rezulton se disa banka kanė ndėrprerė plotėsisht kreditimin nė euro. Kjo shpjegohet me luhatjet e kursit tė kėmbimit, tė cilat kanė qenė tė njė masė tė konsiderueshme gjatė kėtyre 18 muajve tė fundit. Kjo po vė nė rrezik klientėt dhe bankat, pasi kredimarrėsit nė monedhėn europiane tani duhet tė paguajnė mė shumė, sidomos nė rastet kur tė ardhurat e tyre janė nė monedhėn vendase. Edhe BSH-ja, por edhe vetė bankat e nivelit tė dytė, po i orientojnė qytetarėt qė tė marrin kredi nė monedhėn qė kanė pagat apo tė ardhurat e tjera.
Por tregu i banesave i detyron klientėt qė tė marrin kredi nė euro, pasi ēmimet qė pėrdoren gjerėsisht prej tyre janė nė atė monedhė. Pėrballė kėsaj praktike tė ēmimeve klientėt kėrkojnė nė sportelet e bankave euro, ndonėse tė ardhurat i kanė nė lekė. Njė gjė tė tillė ndėrtuesit e motivojnė me faktin se pjesėn mė tė madhe tė lėndės sė parė e marrin nė euro dhe janė tė detyruar qė t’u pėrshtaten ēmimeve duke u referuar me shpenzimet qė kanė bėrė ata pėr tė ndėrtuar objektet e tyre.

Interesat
Bankat i kanė ruajtur nė nivelet 8.5-9.5 pėr qind normat e interesit pėr kredinė nė euro dhe 12-13.5 pėr qind pėr ato nė lekė. Mesataret janė tė pėrafėrta me ato tė vėrejtura gjatė fillimit tė kėtij viti, por ndjeshėm mė tė larta se ato tė vitit 2007. Normat mė tė larta tė interesit gjenden nė bankėn “ProCredit”, ku pėr kredi 100 mijė euro me periudhė shlyerje 15-20-vjeēare, banka ngarkon njė interes tė llogaritur me Eurolibor+9. Nė rastin e kredisė nė monedhėn kombėtare norma e interesit nė kėtė bankė pėrcaktohet nga shuma e interesave tė bonove tė thesarit me koeficientin 6, Bth+6 (rreth 15.4 pėr qind). Kredia me normėn mė tė ulėt tė interesit gjendet nė Bankėn NGB (National Bank of Greece), ku interesi i kredive nė lekė ėshtė 10.75 pėr qind ndėrsa ai nė euro 9 pėr qind.
Ndėrkohė qė bankat e tjera luhaten nė tė njėjtat nivele interesash dhe mė sė shumti pėrpiqen tė joshin klientėt duke u ofruar lehtėsim interesash gjatė njė viti apo dy viteve tė para tė shlyerjes sė kredisė. Pėr shembull, “Tirana Bank” ofron interesa mė tė ulėta (tė bazuara vetėm nė normėn e interesit tė Bonove tė Thesarit, BTh, qė do tė thotė pa fitim pėr bankėn) pėr dy vitet e para tė kredisė, e cila nė fazėn e mėtejshme shkon nė kuotėn E+5 pėr monedhėn euro dhe BTH+3 pėr lekun. Banka “Raiffeisen” ofron kredi nė lekė me normė interesi Tribor+3 (Tribor ėshtė norma fikse e interesit e llogaritur bazuar nė kuotimet e bankave referencė pėr tė vendosur depozita nė tregun ndėrbankar tė parasė, me vlerė kuotė aktuale rreth 9.4), ndėrkohė qė nuk jep kredi nė euro pėr apartamente. Interesi i Bankės Kombėtare Tregtare pėr kreditė nė monedhėn lek ėshtė 12.47 pėr qind, ndėrsa ai pėr kreditė nė euro 11.5 pėr qind. Pėr Bankėn Popullore interesi i kredive nė euro ėshtė 9.5 pėr qind, ndėrsa ai pėr kredinė nė lekė 12.5 pėr qind.


Kohėzgjatja e kredive
Deri tani ka pasur njė tendencė pėr tė shkurtuar afatet e dhėnies sė kredive nga ana e bankave, ndėrsa klientėt nuk e kanė kėtė prirje pėr shkak se rriten kėstet mujore dhe kjo bėhet akoma mė problematike kur tregu i punės nuk ėshtė i qėndrueshėm. Por, tė dhėnat e tregut, duke iu referuar ofertave tė bankave, flet njė pėrmirėsim krahasuar me fillimin e vitit 2009.
Duke parė gjendjen e vėshtirė tė shumė klientėve, bankat sugjerojnė paketa kredis me afat 15-20 vjet. Por, nė anėn tjetėr, shuma e financuar pėr blerjen e shtėpive ka ndryshuar. Nėse deri para disa muajsh kishte shumė banka qė ofronin kredi pėr blerje banesash nė masėn 100 pėr qind, sot ėshtė tejet e vėshtirė tė gjesh oferta tė tilla. Po ashtu, kontratat qė bėjnė ndėrtuesit me bankat janė modifikuar pėr shkak tė situatės financiare. Klienti duhet tė parapaguajė njė shumė tė konsiderueshme qė lėviz nga 15-40 pėr qind dhe pjesėn tjetėr duhet ta marrė tek banka. Kjo e bėn bankėn mė tė sigurt dhe sjell mė pak risqe financiare pėr tė.






Box 1
A duhet marrė kredi tani?

Ndryshimet nė tregjet financiare kanė shkaktuar pasiguri tė madhe. Po ashtu, edhe zhvillimet nė ekonomitė e brendshme kushtėzojnė marrjen e huasė. Nė vendin tonė gjėrat duken mė optimiste sipas statistikave tė brendshme apo ato tė institucioneve financiare ndėrkombėtare. FMN-ja, BERZH-i dhe BB kanė rishikuar edhe njė herė ritmet e rritjes ekonomike vjetore pėr Shqipėrinė, duke e ēuar nė masėn 3 pėr qind. Duke parė ndryshimet e vazhdueshme tė kursit tė lekut me euron, dhe paqėndrueshmėrinė e vendeve tė punės, ēdo kush heziton pėr tė marrė njė kredi. Po ashtu, njė dilemė e madhe ėshtė nėse kredia duhet tė merret nė euro apo nė lekė. Nė njė perspektivė afatgjatė, kur pritet qė brenda 5 apo dhjetė vjetėsh Shqipėria tė bėhet anėtare e Bashkimit Europian, njė kredi nė euro pėr ēdo klient do tė ishte e favorshme. Por kush duron deri atėherė? Gjėrat janė mė tė sigurta nė njė perspektivė afatshkurtėr ose afatmesme nėse merr njė kredi nė lekė. Pėrtej kėtyre dilemave ka edhe sugjerime pėr klientėt nga kėshilluesit e mirė tė bankave. Tani pėr tani ekspertėt kėshillojnė qė tė mbajnė fort tė ardhurat qė kanė siguruar; po ashtu, tė mos bėjnė kėmbime nga njėra valutė nė tjetrėn. E njėjta praktikė sugjerohet edhe nė rast se do tė marrėsh njė kredi. Ndonėse Banka Qendrore e uli normėn e interesit pėr herė tė dytė brenda njė periudhe 1-vjeēare, kjo nuk po reflektohet me ulje tė normave tė interesit nė lekė. Kjo po ndodh pėr shkak tė pasigurive qė kanė edhe vetė bankat. Prandaj, disa ekspertė sugjerojnė qė tė pritet njė kohė mė e mirė. Kjo nuk i pengon tė guximshmit dhe tė suksesshmit nė biznes apo punė qė tė marrin kredi edhe nė kėto momente.


BSH: Kredia e keqe arrin nė 8.7 pėr qind

Situata mė e vėshtirė e sektorit real tė ekonomisė si edhe tkurrja e burimeve tė financimit gjatė periudhės, u shoqėruan me rėnien e cilėsisė sė portofolit tė kredisė. Nė fund tė muajit qershor tė vitit 2009, kredia me probleme pėrfaqėsonte 8.7 pėr qind tė vlerės sė pėrgjithshme tė portofolit tė kredisė. Nė vijim, bankat kanė rritur fondet rezervė pėr humbjet e mundshme nga kreditė, dhe kjo ėshtė shoqėruar me njė ndikim negativ nė rezultatin financiar tė periudhės. Sidoqoftė, nė fund tė gjashtėmujorit tė parė tė vitit, sektori bankar shėnoi njė rezultat financiar pozitiv nė vlerėn 0.66 miliardė lekė. Pėr sa i takon kapitalizimit tė veprimtarisė, ky tregues mbetet i qėndrueshėm dhe nė nivele tė kėnaqshme. Nė fund tė muajit qershor 2009, treguesi i mjaftueshmėrisė sė kapitalit rezultoi 16.9 pėr qind. Nė ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė treguesit tė kapitalizimit tė veprimtarisė, ka ndikuar ngadalėsimi i investimeve me koeficient rreziku tė lartė, ruajtja e njė rezultati financiar pozitiv, mosshpėrndarja e fitimit dhe rritja e kapitalit nga aksionerėt.


Tabelat me kushtet e huave pėr shtėpi

Raiffeisen Bank

Shuma maksimale e financuar: 100 mijė euro ose ekuivalenti nė lekė dhe dollarė amerikanė.
Afati i shlyerjes sė huas: 20 vjet.
Pėrqindja maksimale e vlerės sė shtėpisė qė financohet: 70%.
Normat e interesit: Nė lekė: Tribor + 3.5% nė vit.
Garancia qė kėrkohet: Hipoteka e pronės qė do tė blihet ose e njė prone ekzistuese, nė vlerėn 135% tė huas.
(Shėnim: TRIBOR ėshtė 'Interesi i ofruar pėr vendosjen e depozitave' nė tregun ndėrbankar tė parasė. Aktualisht, interesi 12-mujor i Tribor ėshtė 9.39%)


Intesa SanPaolo Bank

Shuma maksimale e financuar: 100 mijė dollarė amerikanė ose ekuivalenti nė euro dhe lekė.
Financimi: Jo mė shumė se 70% e vlerės sė apartamentit dhe jo mė shumė se 50% e vlerės sė dyqanit.
Monedha: EURO (8.5%) / USD / LEKĖ
Garancia: Shtėpia, dyqani qė do tė blihet/rikonstruktohet/mobilohet ose njė pasuri tjetėr provizore.
Tė ardhurat mujore: Jo mė shumė se 60% e tė ardhurave duhet tė shkojnė pėr pagesėn e kredisė.


Banka Kombėtare Tregtare

Shuma maksimale e financuar: 500 mijė dollarė amerikanė ose ekuivalenti nė euro dhe lekė.
Afati maksimal i shlyerjes sė huas: 20 vjet pėr huat nė lekė, 10 vjet pėr huat nė valutė.
Pėrqindja maksimale e vlerės sė shtėpisė qė financohet: 80%.
Normat e interesit: Nė lekė: Bono Thesari 12-mujore +3.5% nė vit. Nė euro: 11.5% nė vit.
Garancia qė kėrkohet: Hipoteka e shtėpisė ose e njė pasurie tjetėr tė paluajtshme.
(Norma aktuale e bonove tė thesarit ėshtė 9.4 pėr qind.)

Banka Popullore

Shuma maksimale e financuar: -
Afati maksimal i shlyerjes: 15 vjet.
Pėrqindja e vlerės sė shtėpisė qė financohet: 80%.
Normat e interesit: Nė euro, euribor 12-mujor + 6.5% nė vit, me dysheme 9.5%
Nė lek: Bono thesari 12 mujore + 3% nė vit (pėr dy vitet e para vetėm Bono Thesari- BTH+0%).
Garancia qė kėrkohet: Pasuri e patundshme, nė vlerėn 120% tė huas.
(Norma euribor ėshtė aktualisht 1.25 pėr qind.)


NBG Bank

Shuma maksimale e financuar: 250 mijė euro.
Afati maksimal i shlyerjes sė huas: 20 vjet.
Pėrqindja maksimale e vlerės sė shtėpisė qė financohet: 75%.
Normat e interesit: Nė euro: 9% nė vit. Nė lekė: 10.75%
Garancia qė kėrkohet: Hipoteka e pronės qė do tė blihet ose e njė prone ekzistuese.

Tirana Bank

Shuma maksimale e financuar: 100 mijė euro ose ekuivalenti nė lekė dhe dollarė amerikanė.
Afati maksimal i shlyerjes sė huas: 25 vjet.
Pėrqindja maksimale e vlerės sė shtėpisė qė financohet: Nė lekė 70%, nė euro 60%.
LEKĖ = Bono thesari (12m) + 3 %
EURO = Euribor (3m) + 5.5% (me njė minimum prej 9%)
Garancia qė kėrkohet: Hipoteka e pronės qė do tė blihet ose e njė prone ekzistuese, nė vlerėn 143% tė huas.

Alpha bank
Interesi: LEKĖ = Bono thesari + 5%
Kolaterali 140% e shumės sė kredisė



Union Bank

Shuma maksimale e financuar: -
Afati maksimal i shlyerjes sė huas: 20 vjet.
Pėrqindja maksimale e vlerės sė shtėpisė qė financohet: 70%.
Normat e interesit: Nė lekė BTH 1v + 3.5%
Nė euro: Euribor 1v + 6.1%
Garancia qė kėrkohet: Hipoteka e pronės qė do tė blihet ose e njė prone ekzistuese


6 Nentor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos