Shqipėria kujton. 1944-1991

Del nė qarkullim antologjia e prozės e pėrgatitur nga Ardian Klosi dhe Elsa Demo. Prezantohet sot nė Bibliotekėn e vjetėr Kombėtare, Salla gjermane e leximit, nė orėn 18. Njė libėr qė paraqet 28 autorė ndėr mė tė njohurit, por edhe pak tė njohur nė letrat shqipe, rreth njė boshti qė mund tė quhet: Etja pėr lirinė e munguar.

Tė hartosh njė antologji tė autorėve shqiptarė pas lufte ėshtė njė punė e vėshtirė. Tė tregosh Shqipėrinė e viteve 1944-1991 nėpėrmjet letėrsisė ėshtė njė punė edhe mė e vėshtirė. Ndėrsa tė tregosh me forcėn e fjalės atė qė ndodhi nė Shqipėri nga mbarimi i Luftės sė dytė botėrore e deri nė pėrmbysjen e vitit 1991 ėshtė, sado e vėshtirė, punė e mundshme dhe e domosdoshme.


Kėndej del edhe kuptimi i antologjisė Shqipėria kujton. 1944-1991" qė prezantohet sot, nė 20-vjetorin e rėnies sė Murit tė Berlinit. Ajo nuk synon tė japė ndonjė kanun autorėsh; nga ana tjetėr as nuk mėton tė rrėfejė nė mėnyrė dokumentare atė qė ndodhi nė Shqipėri nėn diktaturė nė fundvitet '40 e pastaj pėrgjatė viteve '50-'80 e deri nė '91. Jo, kjo ėshtė njė grackė ku bien zakonisht botimet e ngutura letrare, nė mėnyrė tė ngjashme si tekstet pėr historinė e kohėve tė fundit, ku autorėt shqiptarė po tregohen tė pazot pėr tė treguar historinė mė tė re tė Shqi¬pėri¬sė.


Shqipėria kujton" ėshtė njė reflektim pėr Shqipėrinė nėn diktaturė pėrmes fjalės sė urtė e tė vėrtetė. Kjo ėshtė ndoshta karakteristika mė e rėnėsishme qė, shpresojmė, do t'ia ruajė vlerat ndėr vite. Pjesa mė e madhe e teksteve janė shkruar pas vitit 1990, pra kur pushoi sė ekzistuari censura: kėshtu ndodh te 22 autorė nga 28 qė ka gjithsej kjo antologji.


Sikur tė ishte marrė kriter vetėm pėrfaqėsimi i shkrimtarėve qė treguan gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit zotėsi tė veēantė nė prozėn e shkurtėr, atėherė do tė kishim njė antologji tregimi dhe jo mė njė rrėfim pėr atė qė ndodhi nė Shqipėri gjatė periudhės nė fjalė, pra njė kanun letrarėsh tė ngritur mbi kriterin estetik.


Nė tė kundėrt, pasqyrimi dokumentar i Gulagut komunist shqiptar do tė mblidhte sė bashku njė mori autorėsh - sepse tė shumtė ishin ata qė vu¬aj¬tėn nė burgjet dhe fshatrat e internimit tė diktaturės dhe njė pjesė e mirė dinė tė rrėfejnė, - dhe atėherė libri del praktikisht pa kufij, siē dhe ka ndodhur.


Pa mohuar vlerėn e botimeve tė tilla, theksojmė dhe njė herė qė kriter kryesor nė hartimin e kėtij libri kemi patur reflektimin pėr erėn komuniste nė Shqipėri, nga autorė qė nuk kanė shkruar nė mėnyra tė ndryshme nė kohė tė ndryshme, pra sot tė kundėrtėn e asaj qė thanė dje.


Kriter tjetėr i rėndėsishėm - forca e fjalės. Veē kėsaj njė pjesė e mirė e rrėfimeve ndodhin jo nė mjedise qė ishin tė Gulagut komunist. Prandaj do tė gjeni nė libėr edhe tregime pėr dashurinė e pėr vdekjen, pėr fėmininė e rininė e parė, nė pėrgjithėsi situata ekzistenciale tė individit qė reflekton.


Nėse ka njė tematikė tė pėrbashkėt pėr gjithė tekstet e paraqitura kėtu, ajo ėshtė: liria e munguar: qoftė kur dėgjon pėr torturat e tmerrshme nga kaluan Zef Pllumi, Petro Marko, Arshi Pipa, Simon Jubani, Maks Velo dhe gjithė bashkė¬vuajtėsit e tyre, qoftė kur lexon meditimet e grave tė mbėr¬thyera mes sėmundjes dhe fakteqėsisė sė familjarėve tė tyre, si te Bedi Pipa e Drita Ēomo, qoftė kur futesh nė metaforat filozofike tė Kasėm Trebeshinės apo Astrit Delvinės, qoftė te tė rinjtė bjerraditas tė Teodor Kekos dhe figurat groteske tė Ylljet Aliēkės a Ardian Vehbiut, etja pėr lirinė dhe pėr dinjitetin e mohuar ėshtė e pranishme kudo.


Kjo mund tė sjellė nė diskutime tė llojit: po pse vetėm tė shtypur ishim nėn diktaturė, pse nuk patėm bukė, nuk krijuam familje, nuk shkuam nė shkolla, nuk ndėrtuam hidrocentrale, nuk patėm fundja edhe disa libra tė mirė qė na ushqyen shpirtin? etj. etj.


Tė gjitha janė tė vėrteta ndaj dhe njė pjesė e njerėzve shqiptarė, sidomos breza mė tė moshuar, jetojnė, nė mes anarkisė sė sotme tė vlerave, korrupsionit ekonomik dhe moral, shkatėrrimit tė mjedisit etj., edhe sot e kėsaj dite nostalgjinė e asaj kohe.
Por Muri i Berlinit u rrėzua nė nėntor 1989; edhe muri izolues i shqiptarėve ra nė vitet 1990-1991. Ne kemi pėr detyrė tė tregojmė se si e pse u rrėzua ky mur, nga optika e shkrimtarit.


Dhe shkaku kryesor qė e rrėzoi, edhe tek ne, ishte liria e ndrydhur dhe dinjiteti i nėpėrkėmbur njerėzor. Nė qoftė se mungesėn e bukės, tė hidrocentraleve, tė shumė librave mund ta durosh e ndoshta edhe tė vdesėsh i lumtur, mungesėn e lirisė dhe poshtėrimin nuk e duron dot. Kjo ėshtė nė thelb dhe historia kryesore qė tregon ky libėr.


Veē kėsaj historie, antologjia Shqipėria kujton" tregon edhe njė histori letrare, edhe pse letėrsia fiksionale dhe kanuni i prozatorėve ishte nė plan tė dytė. Nė tė vėrtetė pjesa mė e madhe e teksteve janė prozė dokumentare, mė pak se gjysma e autorėve pėrfaqėsohen me njė histori tė shpikur" (Trebeshina, Camaj, Delvina, Gina, Aliēka etj.). Por ndeshim njė larmi autorėsh dhe stilesh qė na ka befasuar edhe ne vetė si pėrzgjedhės tė teksteve.


Do tė gjeni nė kėtė libėr prozėn qė heq kufijtė kohorė, si te Trebeshina, rrėfimin e drejtėpėrdrejtė, objektivizues e rrėqethės tė njė Fatos Lubonje, kronikat po aq tronditėse tė Arshi Pipės e Petro Markos, pėrroin e ndėrgjegjes dhe tensionin e brendshėm psikologjik te Delvina e Gina, lirizmin e Camajt, Brahushės, Laperit, ironinė e hidhur tė Maks Velos dhe Lekė Tasit etj. etj. Edhe nga njė botim i tillė nė themel tematik, kupton se letėrsia shqiptare e pasluftės rishkruhet e ka pėr t'u rishkruar sėrish.


Shumė herė ėshtė hapur debati i disidencės te ne: ka patur apo s'ka patur disidentė Shqipėria. Sikur tė marrėsh si etalon tė disidentit shkrimtarin qė merrte ēmimin Nobel ose Pulitzer nė Perėndim, nė kohėn qė rrinte nė vendin e vet tė kampit lindor duke kritikuar qeverinė e duke dhėnė inte¬r¬vista pėr Le Monde, ky etalon nė Shqipėri vėrtet nuk ka ekzistuar.


Shkrimtari disident te ne ose ėshtė vrarė a burgosur qysh nė tė ri, ose ėshtė detyruar ta lėrė pėrgjithmonė atė profesion tė rrezikshėm. Kur lexon nė kėtė libėr shumicėn e autorėve tė viteve '40, '50, '60, kupton se sa i kotė dhe hipokrit ėshtė debati ynė pėr disidencėn.


Natyrisht qė qe e pamundur nė Shqipėrinė e rrethuar me tela me gjemba dhe tė ruajtur nė ēdo pėllėmbė nga sigurimsat, qė tė shpėrndaje samizdat, tė thėrrisje gazetarė perėndimorė e t'i nxirrje nė Perėndim dorėshkrimet kundra.


Ajo qė duhet diskutuar vėrtet ėshtė: Kush foli e kush nuk foli dot me publikun e vet? Cilėt ishin ata djem e vajza tė talentuara qė do ta kishin lulėzuar letėrsinė shqipe tė pasluftės sikur tė kishin botuar tė lirė? Pėrgjigjen do ta gjeni nė kėtė libėr.


Aty do tė habiteni qė nuk e njihnit as Bedi Pipėn e as Astrit Delvinėn, as Drita Ēomon e as Shpėtim Ginėn. Shpėtim Gina e humbi jetėn, ndoshta i vrarė pre Sigurimit, 23-vjeēar. Tregimi i botuar kėtu pėr herė tė parė ėshtė njė nga prozat e shumta qė i la dorėshkrim, pėr mos folur pėr dramat e tij filozofike, shpesh tė pazbėrthyeshme.


Po tė kujtojmė qė qysh prej vitit 1945 mė rėndė nga tė gjithė u godit elita intelektuale dhe fetare e vendit, e kupton se gjithė pasqyra e mėvonshme e hierarkive letrare ėshtė njė deformim i vlerave tė mirėfillta shpirtėrore qė prodhoheshin nė kėtė vend, tė cilat nuk arritėn tė komunikojnė me lexuesin.


Pak fjalė pėr brezin mė tė ri tė shkrimtarėve qė pėrfaqėsohen nė kėtė libėr. Zgjedhja ishte e vėshtirė dhe e pranojmė qė patjetėr do na kenė shpėtuar nga vėmendja tekste tė mira pėr vitet 80, nė pėrgjithėsi zhbirime tė asaj qė ndodhi me Shqipėrinė nė epokėn komuniste.


Megjithatė mendojmė se tekstet e pjesės sė fundit pasqyrojnė mirė pėrmbylljen e pashmangshme tė asaj qė mėsojmė nga tekstet e para tė kėsaj antologjie: nė krye ishte tragjedia, siē e gjej¬mė nė rrėfimet e Petro Markos apo Arshi Pipės, nė fund do tė vinte doemos karikatura tragjikomike.


Ndonjė emėr shumė i njohur i letrave shqipe nuk ėsh

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos