Matura Shtetėrore, test me 40 pyetje pėr tė lartėn

Qė tė fitosh shkollėn e lartė, duhet tė pėrgatitesh pėr tė zgjidhur njė test me 40 pyetje. Kjo ėshtė sfida pėr maturantėt e tė gjitha shkollave tė mesme, qė do tė provojnė dijet e tyre mė 10 korrik nė lėndėt me zgjedhje. Janė pikėrisht kėto dy lėndė qė pėrkojnė me llojin e fakultetit, tė cilat sigurojnė tė drejtėn pėr tė ndjekur fakultetin nė vitin e ri akademik. Gjithnjė nėse pikėt e marra janė maksimale pėr t‘u klasifikuar.

Ministria e Arsimit ka bėrė dje publik formatin e testit tė ēdo provimi, tė detyruar apo me zgjedhje. Ai pėrbėhet nga 25 pyetje pėr secilėn nga lėndėt e detyruara, matematikė dhe letėrsi. Ndėrsa testi i dy lėndėve me zgjedhje ka 40 pyetje nė total, ose nga 20 pėr secilėn prej tyre.

Sipas njoftimit zyrtar tė MASH-it, numri i pyetjeve me zhvillim dhe atyre me alternativa nė test do tė jetė thuajse i barabartė. Kėshtu, pėr matematikėn dhe gjuhė-letėrsinė ėshtė vendosur qė nga 25 pyetje tė testit, 13 tė jenė me alternativa dhe 12 pyetje me pėrgjigje tė argumentuara (me zhvillim). Por ndėrsa numri i pyetjeve ėshtė i barabartė, numri i pikėve pėr to ėshtė i ndryshėm. Vlerėsimin mė tė madh maturanti e merr nga pyetjet me zhvillim. Madje, diferenca ėshtė shumė e madhe. Dymbėdhjetė pyetjet qė kėrkojnė zhvillim kanė plot 37 pikė. Ndėrsa trembėdhjetė pyetjet me alternativa, nėse janė tė gjitha tė sakta, vlerėsohen me 13 pikė nė total, pra nga njė pikė pėr secilėn pyetje. Maksimalja e pikėve qė grumbullon maturanti ėshtė 50 nė lėndėn e detyruar matematikė ose letėrsi.

Po ēfarė rezervon provimi me zgjedhje, ose barriera e shkollės sė lartė? Dy lėndėt me zgjedhje, qė pėrbėjnė njė provim, pasi jepen nė tė njėjtėn ditė, kanė plot 40 pyetje, ose nga 20 tė tilla pėr secilėn lėndė. Ky provim qė mbahet mė 10 korrik nė tė gjithė vendin dhe do zgjatė katėr orė. Testet shpėrndahen radhazi, me nga dy orė nė dispozicion pėr secilin test. Numri i pyetje ėshtė i barabartė, 10 me zhvillim dhe 10 me alternativa pėr lėndėt me zgjedhje. Ashtu si pėr tė detyruarat, numrin mė tė madh tė pikėve e kanė pyetjet me zhvillim. Nėse njė maturant arrin tė shtjellojė saktė kėto pyetje, ka mjaft shanse pėr tė fituar. Plot 30 pikė merr njė kandidat qė zgjidh 10 pyetjet e lėndės me zgjedhje. Ndėrsa tė dyja lėndėt kanė nė total 60 pikė nga pyetjet me zhvillim. Alternativat janė vlerėsuar sėrish mė ulėt, njė pikė pėr pyetje. Pra, nė total, njė maturant mund tė fitojė 80 pikė te provimi i lėndėve me zgjedhje, 20 nga pyetjet me alternativa dhe plot 60 nga pyetjet me zhvillim.

Data 9 dhe 17 qershor do t‘i mbledhė tė rinjtė nėpėr shkolla pėr tė dhėnė provimet e detyruara. Pėrkatėsisht letėrsinė mė 9 dhe matematikėn mė datė 17. Ndėrsa provimi i lėndėve me zgjedhje zhvillohet mė 10 korrik. Kohėzgjatja e dhėnies sė pėrgjigjeve pėr tė detyruarat ėshtė 2 orė e 30 minuta. Ndėrsa kohėzgjatja pėr dhėnien e pėrgjigjeve me shkrim pėr tė dyja testet e provimeve me zgjedhje ėshtė 4 orė.

Matura Shtetėrore 2008 pėrbėhet nga katėr provime: dy tė detyruara dhe dy me zgjedhje. Nxėnėsi mbetės nė provimet e detyruara ka tė drejtėn e pėrsėritjes nė sesionin e dytė, atė tė vjeshtės. Pėr nxėnėsit kalues nė provimet e detyruara dhe qė dėshirojnė tė vazhdojnė shkollėn e lartė, ėshtė e domosdoshme tė japin edhe provimet me zgjedhje. Nxėnėsit qė kanė mbaruar tė mesmen nė vitet shkollore 2005-2006 dhe 2006-2007 dhe kanė marrė notė kaluese vetėm nė njėrin nga provimet e detyruara, e ruajnė kėtė notė. Ata nė vitin shkollor aktual, 2007-2008 japin vetėm lėndėn mbetėse. Nėse kalojnė, marrin pjesė nė provimet me zgjedhje. Ndėrsa pėr nxėnėsit mbetės tė kėtij viti shkollor, qoftė edhe nė njė nga provimet e detyruara, MASH deklaron se "nuk ka tė drejtė tė futet nė provimet me zgjedhje". Ky nxėnės ėshtė i detyruar tė japė provim lėndėt e detyruara nė vjeshtė dhe nė qoftė se i merr ato, ka tė drejtė tė futet nė provimet me zgjedhje vitin e ardhshėm.



Oraret


Kohėzgjatja e dhėnies sė pėrgjigjeve pėr provimet e detyruara ėshtė 2 orė e 30 minuta


Provimi i lėndėve me zgjedhje zgjat 4 orė pa ndėrprerje, ose 2 orė pėr secilėn lėndė


pikėt


Numrin mė tė madh tė pikėve e kanė pyetjet me zhvillim, plot 37 pikė pėr 12 pyetje


Tė gjitha pyetjet me alternativa (me rrethim Po ose Jo) vlerėsohen me 1 pikė




Datat e provimeve tė Maturės Shtetėrore 2008



Nė shkollat e mesme tė pėrgjithshme, me kohė tė plotė ose tė shkurtuar:

a- Letėrsi dhe gjuhė shqipe, 09 qershor 2008

b- Matematikė, 17 qershor 2008

c- Lėndėt me zgjedhje, 10 korrik 2008



Nė shkollat e mesme pedagogjike:

a- Letėrsi dhe gjuhė shqipe, 09 qershor 2008

b- Matematikė, 17 qershor 2008

c- Lėndėt me zgjedhje, 10 korrik 2008



Nė shkollat e mesme pedagogjike pėr minoritetin:

a- Gjuhė dhe letėrsi greke, 02 qershor 2008

b- Letėrsi dhe gjuhė shqipe, 09 qershor 2008

c- Matematikė, 17 qershor 2008

d- Lėndėt me zgjedhje, 10 korrik 2008



Nė shkollat e mesme tė gjuhėve tė huaja:

a- Letėrsi dhe gjuhė shqipe, 09 qershor 2008

b- Matematikė, 17 qershor 2008

c- Lėndėt me zgjedhje, 10 korrik 2008



Nė seksionet dygjuhėshe (profili shoqėror dhe natyror):

a- Letėrsi dhe gjuhė shqipe, 09 qershor 2008

c- Matematikė, 17 qershor 2008

d- Lėndėt me zgjedhje, 10 korrik 2008



Nė shkollat e mesme social-kulturore, artistike dhe sportive:

a- Letėrsi dhe gjuhė shqipe, 09 qershor 2008

b- Matematikė, 17 qershor 2008

c- Lėndėt me zgjedhje, 10 korrik 2008



Nė shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike-profesionale 5- vjeēare dhe 3+2-vjeēare:

a- Letėrsi, 09 qershor 2008

b- Matematikė, 17 qershor 2008

c- Lėndėt me zgjedhje, 10 korrik 2008



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos