Studimi pėr mjedisin, Tirana qyteti mė i ndotur nė Shqipėri



Emanuela Sako

Tirana ėshtė qyteti me ambientin mė tė ndotur nė vend. Nga matjet e fundit pėr cilėsinė e ajrit nė disa qytete tė vendit, kryeqyteti qė ka dhe popullsinė dhe pėrqendrimin mė tė madh tė biznese ėshtė cilėsuar me njė ndotje 2 herė mbi normat e BE-sė. Monitorimet janė kryer nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, e cila e ka vendosur nė krye tė listės. Specialistėt mendojnė se shkak pėr kėtė ėshtė bėrė trafiku i rėnduar i kryeqytetit, numri i lartė i automjeteve, rrugėt e ngushta, mungesa e transportit publik etj. Derisa kėto probleme tė zgjidhen situata nė kryeqytet pritet tė jetė e njėjtė pėr njė kohė tė gjatė. Ata qė vuajnė mė tepėr problemet e ajrit tė ndotur janė fėmijėt dhe tė moshuarit, tė cilėt bėjnė pjesė nė kategoritė mė delikate qė kanė organizėm mė tė dobėt pėr t’i pėrballuar.
Studimi
Pikat me ndotje mė tė lartė nė kryeqytet janė zona e 21 Dhjetorit, Rruga Elbasanit, dhe Zogu i Zi. Por nuk pėrjashtohen dhe zonat e tjera, ku ėshtė ndėrtimet janė pėrqendruar mė tepėr.
Specialistėt kėshillojnė qė tė krijohen korsi pėr biēikleta dhe tė mos pėrdoret makina si mjeti i vetėm pėr lėvizjen. Njėkohėsisht, njė zgjidhje tjetėr ėshtė shtimi i ambienteve tė gjelbra nė mėnyrė qė tė shmanget ndotja e ambientit dhe qytetarėt tė kenė mundėsi tė kalojnė disa kohė nė kėto ambiente pėr tė marrė ajėr tė pastėr. Aktualisht nuk ėshtė marrė ende njė zgjidhje konkrete pėr pėrmirėsimin e situatės nė Tiranė dhe rrethet e vendit qė janė renditur me ndotje tė lartė tė ajrit.
Situata
Studimi mė i fundit ISHP-sė tregon tė njėjtat rezultate, duke vėnė nė dukje se ndotja e ajrit ėshtė mė tė lartė se normat e lejuara nga BE-ja. Qytetet ku ėshtė kryer studimi pėr njė afat tė gjatė kohor, pėrreth njė vit, janė: Tirana, Vlora, Korēa, Shkodra, Durrėsi dhe Fieri. Nė kėto qytete janė marrė 8 mostra ajri nė pika tė ndryshme dhe ndotja ka rezultuar sa dyfishi i normave tė lejuara nga BE-ja. Tė gjitha mostrat e marra janė analizuar gjatė kėtyre muajve dhe janė nxjerrė rezultatet pėrfundimtare. Sipas rezultateve tė nxjerra nga ky laborator, Tirana ėshtė problem kryesor pėr pėrmbajtjen e grimcave nė ajėr. Vėrehet se edhe dioksidi i azotit NO2 ka vlera tė konsiderueshme nė shumicėn e pikave tė Tiranės dhe nė disa qytete tė tjera kryesore tė vendit. Pėrmbajtja e grimcave tė ngurta (LNP e PM 10) nė ajrin e qytetit tė Shkodrės, Durrėsit, Tiranės, Fierit, Vlorės dhe Korēės nė mėnyrė tė qėndrueshme tejkalon nė masėn 2-4.5 herė normat e lejuara tė vendeve tė BE-sė. Dioksidi i azotit NO2 ėshtė nė rritje tė vazhdueshme brenda pesė viteve tė fundit. Po kėshtu edhe benzeni C6H6 pritet tė jetė problem i madh nė tė ardhmen. Kėto gazra shkarkohen kryesisht nga trafiku qė nė shkallė kombėtare pėrbėn njė problem shėndetėsor e mjedisor. Niveli i lartė i ndotjes ndikon nė uljen e jetėgjatėsisė sė shqiptarėve. Specialistėt e ISHP-sė kanė bėrė matje tė gazrave nė ajėr, tė NO2 dhe Benzenit, tė cilat kanė rezultuar tepėr tė larta, 30 pėr qind mbi normat e lejuara nga BE-ja. Kėta elementė merren nėpėrmjet ajrit dhe janė tė dėmshėm pėr shėndetin e njeriut, pasi pėrmbajnė elemente kancerogjene. Jeta e shqiptarėve rrezikohet tė shkurtohet nga 1,5 deri nė dy vjet mė pak. Nė 6 qytetet kryesore janė analizuar dhe janė gjetur me tepricė nė ajėr kėto lėndė: LNP, PM 10, SO2, NO2, C6H6, etj.

Rreziku qė u kanoset qytetarėve nga ndotja e ajrit
Specialistėt shpeshherė kanė bėrė tė ditur se ka njė shtim tė sėmundshmėrisė dhe vdekshmėrisė. Nė kohėt e fundit, nė jo pak raste ėshtė konstatuar ndotje e ujit dhe e ajrit duke provokuar kėshtu shumė sėmundje tė tjera nga kėto ndryshime. Shqipėria ka probleme pėr shkak tė njė ekosistemi tė dėmtuar dhe tė ndotjeve qė ka shkaktuar urbanizimi i shpejtė, trefishimi i popullsisė nė qendrat kryesore urbane, brenda njė periudhe tė shkurtėr kohore. Mosha e tretė apo fėmijėt e vegjėl i ndiejnė mė shumė pasojat e kėtyre rreziqeve qė vijnė nga ndryshimi i klimės. Sipas specialistėve tė ISHP-sė, ndotja rrezikon shfaqjen e njė numri tė lartė sėmundjesh. Kėshtu, sėmundjet e aparatit tė frymėmarrjes pasohen nga sėmundjet e moshės prenatale, sėmundje simptomatike, sėmundje tė aparatit tė qarkullimit tė gjakut, infeksione tė sistemit nervor qendror, infektive, etj.


Konferenca, 50 % e fėmijėve kanė probleme me dhėmbėt

Rreth 50 % e fėmijėve tė moshės nga 1 deri nė 4 vjeē nė kryeqytet i kanė dhėmbėt e prishur. Tė dhėnat mbi kėtė sėmundje dhe projektet pėr luftėn kundėr saj u bėnė publike nė njė konferencė mbarėkombėtare, nė Tiranė, me specialistė tė stomatologjisė nga tė gjitha trevat shqipfolėse. Studimi ėshtė kryer nė ēerdhet e Tiranės ka vėrtetuar se kariesi i fėmijėrisė sė hershme ėshtė sėmundja mė e pėrhapur, e cila vjen si pasojė e mos ushqyerjes me gji. Sipas kėtij studimi vetėm 27% e fėmijėve ushqehem me gji. “Kariesi ėshtė njė ndėr sėmundjet dentare qė fillon qė prej moshės 1 vjeē dhe stomatologėt rekomandojnė nisjen e kontrolleve tek dentisti pikėrisht nė vitin e parė tė jetės. Sipas mjekėve aktualisht shėrbimi stomatologjik shqiptar po i afrohet standardeve mė tė larta europiane”,- theksuan specialistėt gjatė konferencės pėr kariesin e dhėmbėve. Sipas specialistėve, duke pasur parasysh tė gjitha moshat, njė higjienė e keqe ėshtė shkaku kryesor i kariesit dhe infeksionet e mishrave tė dhėmbėve. Kėto sėmundje janė tė lidhura ngushtė me mėnyrėn e jetesės sė individėve. Dhėmbėt e shėndetshėm pėrveēse pėrmirėsojnė paraqitjen estetike, kontribuojnė nė mirėqenien e pėrgjithshme dhe pakėsojnė ndėrhyrjet e dentistit. Specialistėt bėjnė tė ditur se ėshtė arritur nė pėrfundimin se njė higjienė jo e mirė e gojės, njė ushqim jo i rregullt dhe njė mėnyrė tė jetuari qė mund tė shkaktojė stres dhe ulje tė imunitetit, janė shkaktarėt e problemeve tė gojės dhe tė dhėmbėve. Njė higjienė e keqe jo vetėm qė ėshtė origjina e kariesit tė dhėmbėve por dhe shkaktari kryesor i infeksionit tė mishit tė dhėmbėve. Tartari ėshtė njė pllakėz bakteriale e ngurtėsuar dhe e depozituar pėrreth dhėmbėve. Fillimisht kjo pllakėz shkakton infeksion nė mishin e dhėmbit dhe mė vonė infeksioni pėrhapet dhe mund tė arrijė deri nė kockė, gjė qė ēon nė mėnyrė tė pashmangshme nė rėnien e dhėmbit. Bakteret e para qė mbulojnė sipėrfaqen janė pėrgjithėsisht bakteret gram-pozitive, koket, sidomos streptokokėt dhe kokobacilet siē ėshtė antinomyces. Shtresa fillestare ėshtė e karakterizuar nga njė veshje e pėrkohshme e sipėrfaqes sė dhėmbėve. Me kalimin e kohės ngurtėsimi bėhet mė i fortė dhe mė i vėshtirė pėr t’u shkatėrruar. Bakteret Fillojnė tė vihen re dhe fryrje tė mishrave tė dhėmbėve qė i hapin rrugė njė infeksioni tė thellė tė tyre duke krijuar njė ambient ideal pėr mikrobet anaerobe tė cilat nuk kanė nevojė pėr praninė e ajrit pėr t’u zhvilluar. Prezenca e baktereve specifike nė sipėrfaqen e dhėmbėve ėshtė njė element i padiskutueshėm pėr tė shkaktuar infeksione tė ndryshme. Vetėm prezenca e mikroorganizmave nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė shkatėrruar pllakėzat qė ngurtėsohen nė sipėrfaqen e dhėmbėve. Nė tė vėrtetė bakteret provokojnė njė pėrgjigje tė imunitetit (reagime mbrojtėse dhe stimulime irrituese) tė organizmit nė tė cilin pėrhapen. Kjo pėrgjigje ėshtė dhe shkaktare e shkatėrrimit tė disa pllakėzave. Dallohen mishrat e dhėmbėve tė veshur tė cilėt ėshtė e mundur tė “pastrohen” pas njė terapie tė duhur nga paradonititėt tė cilėt shkaktojnė njė veshje shkatėrruese pėr sipėrfaqen e dhėmbėve. Mishrat e “sėmurė” janė pėr t’u specifikuar mishrat margjinale qė karakterizohen nga skuqje e theksuar, fryrje, rrjedhje gjaku dhe ndonjėherė dhe rritje tė dimensioneve tė tyre.


31 Tetor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos