Ruajtja e mjedisit nėnujor dhe botės pėrreth

Shfrytėzimi i mjedisit nėnujor dhe botės pėrreth tij ka sjellė mjaft dėme, por qeveritė, organizatat botėrore dhe banorėt vendas janė angazhuar nė programe tė ndryshme pėr tė ndalur shpėrdorimet dhe pėr tė rigjallėruar kėto ekosisteme.  Nė serialin e pėrjavshėm "Prirjet e Gjelbra", kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollėsi pėr kontrollin e nėnujit nė Britaninė e Madhe, pėr masivin e madh koralor nė Australi dhe kreshtėn koralore dhe pyjet pėrreth saj nė Indonezi.


Ky mjet lundrues me njė peshė prej mė shumė se 12 milioin kilogramėsh ėshtė pajisja mė e çmuar e Britanisė sė Madhe pėr tė vėzhguar ekologjinė e oqeaneve.  Anija Endeavour ku punojnė 19 shkencėtarė dhe njė ekuipazh prej 16 antarėsh pėrdoret pėr tė monitoruar detet dhe peshkun.

Anija pėrdor teknologjinė  "stealth", qė zakonisht shfrytėzohet nga nėndetėset dhe anijet lundruese nė sipėrfaqe pėr tė mbajtur vazhdimisht nėn kontroll peshkun rreth Britanisė sė Madhe.

Endeavour ėshtė e pajisur me njė sonar tė sofistikuar qė u jep mundėsi shkencėtarėve tė dėrgojnė sinjale nga tabani i detit qė transformohen nė imazhe tri dimensionale pėr kolonitė e peshqve nė thellėsi, nė mėnyrė qė tė merren masa qė ato jo vetėm tė mbijetojnė por edhe tė shtohen.  

****

Masivi i Madh Koralor nė Australi ėshtė njė koleksion mahnitės i jetės sė nėnujit dhe koraleve vezulluese. Por pėrveç faktit se ėshtė Park i Marinės dhe zonė e Trashėgimisė Botėrore, masivi ėshtė edhe i kėrcėnuar nga praktikat e dėmshme tė peshkimit, erozioni i dheut, zhvillimi bujqėsor dhe shngjyrimi i shkaktuar nga ngrohja globale.

Nė njė raport tė zyrtarėve tė lartė tė ruajtjes sė mjedisit vihet nė dukje se praktikat e kėqia tė peshkimit dhe ngrohja globale rezikojnė seriozisht zhdukjen e masivit aty nga viti 2030.

Masivi i Madh Koralor jo vetėm qė ėshtė njė nga thesaret mė tė mėdha natyrore tė botės, por edhe njė nga pasuritė mė tė vlefshme turistike tė Australisė.

Pėrpjekjet e ruajtjes sė kėtij masivi janė tejet intensive me synimin qė ai t'u lihet trashėgim brezave tė ardhshėm qė tė kenė rastin tė shohin bukurinė e tij.

****

Mjedisi i bukur nėnujor nė lindje tė Indonezisė ėshtė nė rrezik, prandaj fshatrat e peshkatarėve janė duke bashkėpunuar prej kohėsh me organizatat e mjedisit pėr tė sprapsur veprimtarinė shkatėrruese prej vitesh tė kreshtės koralore dhe pyjeve qė e rrethojnė atė.

Popullata vendase ka rėnė dakord pėr marrjen e masave pėr rigjallėrimin e kėtij mjedisi. Pas dekadash tė tėra keqdrejtimi dhe peshkimi ilegal me dinamit, kreshta koralore ėshtė dėmtuar ndjeshėm.

Nė tė kaluarėn edhe pyjet tropikale pėrreth ishin shfrytėzuar pa kriter. Kėto bimė janė tė domosdoshme pėr tė penguar errozionin e tokės dhe shėrbejnė pėr tė mbrojtur botėn e nėnujit. Organziata Botėrore e Florės dhe Faunės sė bashku me vendasit kanė ndėrmarrė njė program ambicioz pėr plotėsimin e kėtyre pyjeve dhe gjallėrimin e kreshtės  koralore. 

Nga bimėt tropikale merren fara dhe vendosen nė vazo lulesh. Pas gjashtė muajsh fidani mbillet nė plazh dhe rezultati ka qėnė i sukseshėm nė 90 pėrqind tė rasteve. //iç//


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos