Formulari A3, tė premten pėrgjigjet pėrfundimtare



Ka pėrfunduar dje plotėsimi i formularit A3 nė tė gjitha shkollat e mesme nė vend. Sipas Ministrisė sė Arsimit, tė gjithė ata qė kishin kėrkuar formularin, e plotėsuan dhe nuk ka pasur probleme gjatė kėsaj procedure. Tashmė, do tė pritet deri nė ditėn e premte, kur do tė dalin pėrgjigjet pėrfundimtare tė fituesve tė 2857 kuotave tė mbetura bosh e tė rishpėrndara pas fazės sė kaluar tė regjistrimit.

Plotėsimi

Ministria e Arsimit dhe e Shkencės nuk raportoi asnjė problem nė shpėrndarjen dhe plotėsimin e formularit A3 nga shkollat e mė pas nga drejtoritė apo zyrat arsimore nė tė gjitha rrethet e vendit. Nė kėtė mėnyrė, tė gjithė ata qė aplikuan pėr tė plotėsuar formularin A3 apo ata qė nuk u shpallėn fitues gjatė dy fazave tė mėparshme tė regjistrimit, arritėn tė plotėsojnė “shansin e tyre tė fundit” pėr t’u pėrfshirė nė universitetet publike.

Burime nga drejtoritė dhe zyrat arsimore bėjnė tė ditur se janė disa mijėra aplikime pėr formularin A3 e si pasojė, nė shumė degė kuotat e mbetura janė nė raportin njė me 20-30 vetė pėr fituesit dhe jofituesit, porse nė degėt mė tė papėlqyera nuk pritet tė realizohen as kuotat e vendosura nė dispozicion pas rishpėrndarjes sė kuotave paraprake nga ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj.

Regjistrimi

“Agjencia e Pranimeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė (APRIAL) nė datėn 30.10.2009 do tė shpallė listėn pėrfundimtare tė kandidatėve fitues tė ndarė, sipas programeve tė studimit pėrkatės, tė renditur, sipas rendit zbritės tė pikėve dhe tė preferencės mė tė lartė tė kėrkuar prej tyre nė formularin A3, nė pėrputhje me kuotat e rishpėrndara”, - bėn tė ditur ministria.

Sipas saj, universitetet prej datės 31 tetor do tė shpallin nė vende tė dukshme, nė mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve tė regjistrimit/ēregjistrimit, procedurat pėrkatėse, listėn e dokumenteve tė nevojshme pėr regjistrim, si edhe tė dhėna tė tjera qė i gjykojnė tė nevojshme pėr sigurimin e ecurisė normale tė procesit tė pranimeve nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė.

“Regjistrimi i kandidatėve fitues tė kėsaj faze do tė bėhet pranė sekretarive mėsimore tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė nė datat 1, 2, 3 dhe 4 nėntor 2009, nga ora 08:00 deri nė orėn 18:00”, - deklaroi ministria.

Regjistrimi i kėtyre fituesve do tė kryhet duke dorėzuar nė universitet dosjen me dėftesėn e pjekurisė (ose vėrtetim notash kur ajo mungon), dokumentin e identifikimit; 2 fotografi; mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1.500 lekėsh; ndėrsa tė gjithė ata qė dėshirojnė tė ndryshojnė degė, duhet tė dorėzojnė edhe vėrtetimin e ēregjistrimit nga programi i mėparshėm i studimit.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos