Xhevdet Ferri - Gruaja qė e bėri tė thyejė betimin

 

arta marku

Xhevdet Ferri,
    duket i
    kėnaqur me
    jetėn tij. Gjith
    ashtu i kėna-qur me gratė e jetės sė tij. Me gruan dhe vajzėn, sigurisht, me kė tjetėr. Qė janė tė bukura, kjo ėshtė njė gjė qė duket. (E njė burrė s’mund tė mos e vlerėsojė imazhin e pėrkryer tė njė gruaje, qoftė kjo bashkėshortja qoftė e bija qė mė sė shumti e bėn tė ndihet krenar). Nuk rezulton aspak tė jetė i velur me çfarė i shfaqet syve, çdo ditė, prej 25 vjetėsh. Pėrkundrazi, e vlerėson, çfarė fati i ka dhėnė. Nė pėrgjithėsi, vėren me kėnaqėsi qė koha ka qenė nė favorin e lidhjes sė tyre. S’ka gjė se para se tė njihej me tė shoqen, nėse do ta pyesnin: a do tė zgjedhėsh pėr grua njė aktore? Do tė pėrgjigjej pa hezitim: kurrė. E megjithatė ka qenė me fat. Ështė i bindur, bilanci qė bėn ia pėrforcon bindjen.
Por pse tė mos e ketė kėtė bindje? Ekuilibra familjarė tė vendosur, pra familje e fortė, gruaja ėshtė e duhura, vajza ėshtė idealja. Pasioni i fillimit u zėvendėsua me mė tė mirėn, me projektin, motivin. A ka projekt dhe motiv mė tė mirė se mirėrritja e njė fėmije? Dhe mandej shpėrblimi i pėrpjekjeve? Sigurisht jo, kur bėhet fjalė pėr njė familje, pėr njė çift bashkėshortėsh. Dhe Xhevdet Ferrit i pėlqen tė kėmbėngulė te projekti mė i rėndėsishėm i jetės sė tij nė çift, projekti nė çdo pikė tė tė cilit, burrė e grua qenė absolutisht dakord, mbi tė gjitha projekti me njė rezultat shpėrblyes.
Ështė njė burrė tradicional. A mos ndoshta njė aktor pėrfytyrohet ndryshe? Sidoqoftė, te Ferri s’mund tė mos zbulosh tradicionalizėm. Ai vetė e pranon, dhe s’do as t’a ndryshojė njė gjė tė tillė. Ka pasur fat, se tradicionale ka rezultuar tė jetė edhe e shoqja. Sepse, kur ishte fjala qė njėri prej tė dyve, burri apo gruaja, duhej tė sakrifikonte karrierėn pėr hir tė familjes, sigurisht qė theror u bė gruaja. Edhe mund tė ishte gjetur njė zgjidhje e mesme, qė tė sakrifikonin me radhė. Por ja qė ky ėshtė tradicionalizmi i Xhevdet Ferrit. Ama edhe e shoqja e pranoi qė sakrifica tė ishte e saj, pa pengje, duke e shijuar madje sakrificėn e saj, pėrkushtimin ndaj familjes, shtėpisė, burrit vajzės. Dhe sėrish Xhevdet Ferri ėshtė tradicional, sepse ėshtė burri qė gruas i jep mbiemrin e vet... Ka tė ngjarė qė edhe e shoqja, nė mendjen e vet tė mos ketė pasur model tjetėr.
Por ka edhe devijime nga modeli i ngurtė i burrit tradicional. Sepse, me ç’thotė, ėshtė natyrė familjare, i pėlqen shtėpia dhe foleja e ngrohtė. Sakaq i ka dhėnė gruas jo pak pushtet nė familje. Kurse kjo nga ana e saj, ka ditur mirė ta pėrdorė pushtetin, duke ia justifikuar besimin burrit. E nga ana tjetėr i ka krijuar mjedisin e duhur qė ai tė ndihet mirė, nė shtėpi e familje... Po tjetėr? Xhevdet Ferri rrėfen detaje tė mėtejshme, pėr jetėn nė çift, pėr familjen, shtėpinė, e mbi tė gjitha gruan... Rozetėn elegante dhe tė brishtė, sė paku nė pamje...

Ç’ėshtė gruaja pėr ju?
Ç’ėshtė gruaja?! (pyetja e gjen tė papėrgatitur. Ndoshta s’e ka vrarė ndonjėherė mendjen pėr tė artikuluar njė postulat. Epo cili burrė do ta ketė vrarė, ende pa iu dashur ta bėjė formulimin? Ndaj edhe Xhevdet Ferrit i duhet tė mendohet)... Kjo botė ėshtė e ndėrtuar me njė mashkull dhe njė femėr. Kjo qoftė nė aspektin religjioz, filozofik, sociologjik, poetik... Larg qoftė ta kishin ndėrtuar me dy meshkuj. (Duket shumė serioz teksa e thotė, pa e vrarė mendjen se mund tė cenojė ndonjė kategori shoqėrore). E meqė ėshtė kėshtu, atėherė femra ėshtė gjysma e botės. Madje gjysma mė e rėndėsishme e saj.
Pse?
Pėr aftėsinė riprodhuese qė ka.
E bukur apo e mençur? Cila prej tė dyjave, sipas jush, ėshtė e para nė radhė, kur bėhet fjalė pėr gruan?
Gruaja mė e talentuar nė botė, mė e mençur nė botė... pėr mua zhvlerėsohet, nėse nuk ėshtė e bukur.
Kjo do tė thotė se bukuria ishte e para qė i’u tėrhoqi drejt Rozetės?
Nė tė vėrtetė, kur ne u njohėm, Rozeta ishte vajza mė e bukur e shkollės. Ështė ende sot. Dhe mendoj se nėse nuk do tė kishte qenė e bukur, nuk do ta kisha zgjedhur assesi. Por lidhja jonė ėshtė shumė komplekse, gjithashtu e çuditshme.
Çfarė e bėn tė çuditshme.
Qoftė unė, qoftė Rozeta, kur u nisėm drejt auditorit, pasi kishim zgjedhur tė bėheshim aktorė, kishim marrė njė vendim: me aktorė s’do tė plekseshim, nė asnjė mėnyrė...
Me siguri pėr shkak tė angazhimin dhe pėrkushtimit qė ky profesion kėrkon e qė i detyron aktorėt qė, njėfarėsoj, tė lenė pas dore familjen. Apo jo?
Jo, jo. Pikėrisht kėtu qėndron çudia, absurdi. Ne para-gjykonim njerėzit e racės tonė, tė tė njėjtit profesion, pėr paradoks, si njerėz jo shumė tė pėrshtatshėm pėr tė krijuar familje me ta. Sigurisht veten tonė e pėrjashtonim (qesh). Pastaj, ky mendim na u pėrmbys. Na u pėrmbysėn shumė koncepte, mendime, betime.
Konkretisht.
Ne ishim shumė tė rinj, kur u njohėm, 20 -vjeçarė. Pėrveç betimit qė i kishim bėrė vetes pėr tė mos u martuar me aktorė, nuk preferonim ta krijonim familjen aq herėt. Mendim i pėrmbysur edhe ky... dhe pėr njė vit fituam Borėn.
Sa lidhje ka Rozeta, nė tėrėsinė e saj me imazhin virtual, apo modelin e gruas qė ju kishit nė kokė para se ta zgjidhnit atė?
Nuk kam pasur model. As nė profesion s’kam ecur bazuar nė modele. Veç, nė mos, im atė. Po, ai ka qenė modeli im i vetėm nė jetė. (Dukat qartė pasioni me tė cilin Ferri flet pėr tė atin, edhe pse tema e bisedės e pėrjashton, ai flet gjatė). Madje mund tė them se komplimenti mė i mirė qė kam marrė ndonjėherė, dhe tė cilin e kam vlerėsuar dhe ngulitur mirė nė memorie ėshtė: sa i ngjan tėt eti.
Po nėna si model? A ka ndikuar figura e saj nė zgjedhjen e gruas?
Jo jo, ime mė s’ishte model pėr mua. Dhe Rozeta nuk ka asgjė tė ngjashme mė nėnėn time.
Bukuria ishte joshja e parė drejt Rozetės: Çfarė zbuluat mė pas?
Ajo ėshtė tip social. Njė tipar tė cilin ia vlerėsoj shumė, i cili edhe mua, njė natyrė dikur shumė e mbyllur, mė ka bėrė mirė. Por Zeta ėshtė edhe njė nikoqire e jashtėzakonshme, njė grua me shumė shije qė i jep gjithçkaje, njė prekje delikate.
Thatė mė sipėr: e bukur, vazhdon tė jetė. A do tė kishit pasur ndonjė ndjesi pendese nėse gruaja juaj s’do ta kishte ruajtur sharmin, elegancėn, pamjen rinore...?
E vėrteta ėshtė se ajo kujdeset pėr veten. Gjithnjė ėshtė kujdesur. Po. E kam privilegjin qė gruaja ime s’ka ndryshuar, teksa unė kam ndryshuar shumė. Por, mė shumė se mua kjo gjė i bėn nder asaj. Dhe nuk besoj se e bėn qė tė mė joshė mua. Fundja kjo ėshtė Zeta. Dhe mua mė pėlqen qė ėshtė kėshtu.
Epo tani mesa duket peshorja anon nga ajo, nė disfavorin tuaj. Nostalgji pėr kohėn e barazisė?
Koha e barazisė!? (I shmanget bisedės sa herė flitet pėr imazhin e tij qė mendohet tė ketė qenė vite mė parė, tėrheqės pėr syrin femėror). Mė kujtohet, kur sapo ishim fejuar, shkoj nė Vlorė tė takoj Rozetėn. Atje, Liza Laska mė drejtohet: “I mirė je ti, por ne e kemi vajzėn edhe mė tė mirė”. Kėshtu mendonte. Kurse unė e ktheva nė favorin tim: “E çfarė pastaj – i thashė- i fituari jam unė’.
Ndryshimet janė tė pashmangshme, sado qė tė rastin e gruas tuaj jo nė aspektin fizik: Si ndryshoi Rozeta, nė kėndvėshtrimin tuaj, pasi u bėn nėna e vajzės tuaj?
Kurrė s’e kam dashur gruan time mė shumė se sa kur ajo ishte shtatzėnė. Qysh atėherė kam filluar tė mendoj se silueta e gruas nė ato momente ėshtė figura mė e bukur nė botė. Deformimi, kilet e tepėrta, nuk llogariten aspak. Nuk kanė rėndėsi.
Baba i njė vajze. Po tė kishit mundur tė zgjidhnit, si do tė ishte? A e keni ėndėrruar djalin?
Pėr mua kjo s’kishte rėndėsi. Zeta po. Ajo, bashkė me tim vėlla, ishte bėrė gati tė festonte mbėrritjen e djalit. U zhgėnjye pak, por kaloi shpejt, pasi ishte e bindur qė fėmija tjetėr do tė ishte djalė.
Dhe?!
Dhe nuk e realizoi dėshirėn, sado tė madhe qė e kishte. Nuk ramė dakord nė kėtė pikė. Unė s’doja fėmijė tė dytė. E kisha krijuar familjen time tashmė. Mė mjaftonte. Pastaj, kur Bora lindi ishte viti 1985, kulmi i krizės ekonomike nė Shqipėri. Nuk e konceptoja dot qė tė mund tė rrisja njė fėmijė tė dytė, teksa do ti mungonin shumė gjėra. Edhe pse Rozeta nuk mendonte kėshtu, unė nuk tolerova. Fundja, jemi tė lumtur me vajzėn tonė tė vetme.
Nėna, gruaja, vajza. Si do ti pėrcaktoni me pak fjalė tri gratė e jetės suaj?
Kam qenė fatlum me tė tria.
Pushteti nė shtėpinė tuaj ėshtė femėror apo mashkullor? Kush e thotė fjalėn e fundit pėr vendime qė duhen marrė? Kush e mban portofolin?
Portofolin e mban Zeta. Vendimet i marrim bashkėrisht.
Edhe kur ėshtė fjalė pėr tė zgjedhur mobiliet e reja? Edhe kur ėshtė fjalė pėr vendin ku do tė bėhen pushimet?
Pėr mobilimin e tė tjera tė kėsaj natyre Zeta ka avantazh. Ka shije tė mirė. Por ėshtė e penalizuar, si dhe Bora, kur bėhet fjalė pėr pushimet. Mua s’mė pėlqejnė udhėtimet, i kam gati fobi hotelet dhe restorantet. Dhe dalim rrallė nga shtėpia. Ato kanė rėnė dakort me tė qenit tė penalizuara nė kėtė rast.
Me çfarė e kompensoni?
Kam njė shtėpi shumė tė mirė, me njė oborr tė bukur. Ftojmė miq, unė merrem me barbekynė, bėjmė ndonjė peshk tė zgarės, pak verė... nė oborrin tonė.
Kalojmė te portofoli: ėshtė njė pushtet qė s’iu intereson dhe e keni lėnė me dėshirė, apo Rozeta e ka fituar?
Duke i dhėnė portofolin, me tė vėrtetė i kam dhėnė pushtetin ekonomik. Ama i kam dhėnė edhe pėrgjegjėsinė. Kurse Rozeta e mban mirė kėtė pėrgjegjėsi.
Ajo nuk ia shkel me paratė?
Si çdo grua. Por ėshtė e logjikshme gjithsesi.
Sa i vėmendshėm jeni ndaj tekave femėrore? Le tė themi: a dini tė bėni dhurata?
Aspak. Kur Rozeta ka ditėlindjen Bora (Nė kėtė pikė tė bisedės Bora ėshtė pashmangshmėrisht e pranishme. Sepse, Xhevdet Ferri, nė kėtė rast, mesa duket ka shumė nevojė pėr tė bijėn), mė kujton gjithnjė, paraprakisht dhe mė orienton. Kur ėshtė larg mė telefonon. Kur ėshtė nė Tiranė, ėshtė mė e thjeshtė. Mua mė duhet tė pėrgjigjem thjesht pėr anėn financiare.
Por, ç’bėhej kur Bora ishte e vogėl, s’iu kujtonte dot, s’iu sugjeronte dot...?
Eee, jo. Atėherė s’bėja dhurata.
Funksiononte?! Asnjė reagim nga gruaja juaj?!
Po, reagime kishte. Kam parė edhe lot nė sytė e saj, kur nuk kam shkuar me dhuratė pėr ditėlindje. Ose kur kam shkuar me dhuratėn qė pėr tė s’ishte e menduar mirė.
Mesa kuptoj, dhuratat pėr ju kanė gjithnjė lidhje me ditėlindjen.
Nė pėrgjithėsi kam marrėdhėnie shumė tė keqe me dyqanin. Edhe kur jam nė udhėtime jashtė shtetit, e urrej tė futem nė djuti fri. Sigurisht e bėj kur marr ndonjė porosi. Pėrpiqem ta kryej.
Epo, pse s’keni bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė ndryshuar diçka? Egoizėm mashkullor qė pret tė pranohet?
Ka ndryshuar diçka. Tė gjithė jemi tėrhequr nga pozicionet e para. (Ka tė ngjarė qė kjo shprehje tė jetė gjysmė e vėrtetė. Mė shumė e mundur ėshtė qė burri, tė ketė bėrė njė lėvizje minimale. Gruaja duhet tė ketė pranuar, mė nė fund pa kushte. Epo ç’ti bėsh njė burri qė s’di tė bėjė dhurata. Kėshtu ėshtė ai). E kėshtu janė vėnė gjėrat nė vend. Tė mos harrojmė kemi bashkė 25 vjet, ėshtė çerek shekulli.
Miqtė mė tė mirė sipas jush, janė gratė apo burrat?
Miqtė e mirė janė njerėzit e mirė. Qofshin burra apo gra. Por gjithsesi, unė nuk jam shumė natyrė sociale. Jam shumė i lidhur me familjen time, shijoj shumė shtėpinė time.
Thonė qė shekulli XXI ėshtė i grave...
Nėse do tė flas pėr familjen time do tė them: po, ėshtė shekulli i grave tė familjes sime. 25 vjet mė parė, Zeta, hoqi dorė nga karriera, pėr t’iu kushtuar familjes, shtėpisė, vajzės...
E pėrmendėt edhe mė lart. Jen burri tradicional shqiptar?
Po, jam tradicional. Por unė nuk isha kundėr qė gruaja ime tė bėnte karrierė. Problemi ishte qė njėri prej nesh duhej tė sakrifikonte. E meqė jam tradicional, e meqė edhe Zeta ėshtė tradicionale gjithashtu, e sakrifikoi ajo karrierėn. Tashmė familja, shtėpia i ka pikat mbi “i”. Vajza ėshtė rritur s’ka mė aq nevojė pėr tė ėmėn. Ndaj edhe Zeta ka filluar projektet e saj profesionale. Pėr herė tė parė ajo tani, por merret me njė projekt shumė serioz. E ndėrkaq ka gjithė mbėshtetjen time dhe tė vajzės. Do tė ishte e pafalshme, nėse nuk do ta mbėshtesja.
Ligji i kompensimit?
Jo, nuk mė pėlqen kjo fjalė. Nuk ėshtė thjesht njė shlyerje borxhi. Ështė njė rezultat natyral. Ështė njė cikėl i logjikshėm.
Dakord, shekulli XXI ėshtė i Zetės. A e pėrfshini Borėn nė tė njėjtėn logjikė?
Nė moshėn nė tė cilėn Bora ėshtė sot, e ėma ka qenė me fėmijė. Porse Bora ėshtė tėrėsisht e pėrkushtuar ndaj karrierės. Po merret me masterin nė Gjenevė... e pra duket se shekulli i XXI ėshtė edhe i time bije.
Me siguri, meqė bėhet fjalė pėr vajzėn jeni edhe mė tolerant. Ju pėlqen qė ėshtė shekulli i saj?
(mendohet) Nganjėherė i bėj pyetje vetes: karriera mirė, nė kėtė shekull tė XXI, por kur do tė bėhet nėnė? S’i do ta balancojė ajo karrierėn me familjen? Nė projektet e saj ende nuk duket tė jetė familja.
Po çfarė, po mendoni tė kompensoni mungesėn e njė djali me njė nip?
Jo, jo. Thjesht dua tė shoh fėmijėn tim tė kompletuar. Dhe mendoj se familja ėshtė njė gjė e rėndėsishme nė jetėn e njė njeriu.
A mund tė imagjinoni pak dhėndrin tuaj tė ardhshėm?.
E paimagjinueshme. (qesh) E vėshtirė tė pėrfytyroj njė njeri tė denjė pėr vajzėn qė e kam rritur unė. (Nuk ėshtė posesiv, aspak. Pėrkundrazi, ėshtė tipi i babait qė dorėzohet para tė bijės, i babait qė s’ka asgjė tė krahasueshme nė jetė mė fėmijėn... Duket sa herė pėrmend emrin e saj)...

rozeta

Njė hapėsirė tė shtėpisė sė saj, nė katin e parė tė njė vile qė bie qė larg nė sy, nė rrugėn Hoxha Tahsim, e ka shndėrruar nė zyrė. S’ka bėrė gjė tjetėr veçse ka zbritur disa kėmbė shkallė nga banesa, pėr tu ulur para kompjuterit nė skrivaninė e zyrės. E megjithatė duket qartė qė pamjes i ka kushtuar vėmendjen e zakonshme. Nė fakt ėshtė njė luk stil sekretareje, me njė sarafan tė zi dhe kėmishė tė bardhė, tepėr sportive. Ama, dy elemente, dy tė vetme, e shndėrrojnė nė njė grua me sharm. Njė shall, rozė e zbehtė, (e ka njė kombimin edhe pse nė momentin e parė nuk duket, llakun e thonjve, gjithashtu rozė) kapur me njė karficė dhe kėpucėt. Kėpucėt tepėr elegante dhe me taka tė larta. Ështė Rozeta Ferri. Pikėrisht gruaja me shije tė spikatur, ata qė e njohin e dinė mirė kėtė. Por, pėrtej siluetės qė shumėkush nga moshataret e saj ia ka zili, dallohet edhe nga do detaje tė tjera, tė cilat, i shoqi (ka tė ngjarė qė jo vetėm) ia pėrmbledh me njė fjalė tė vetme, tepėr tė gjetur: delikatesa. Dhe me tė vėrtetė, s’ka nevojė tė kapėrcesh pragun e shtėpisė, e tė gjurmosh hapėsirėn private, pėr t’i njohur. Aspak. Edhe nė mjedisin  punės, ato e kanė rrethuar. Dhe e dini pėr çfarė ėshtė fjala? Epo ja: nė njė cep tė tryezės sė madhe tė punės qė zotėron pjesėn kryesore tė hapėsirės, njė tryezė mbledhjesh, njė vazo kristali me lule. Nuk ėshtė tufa tipike qė mund tė blihet nė dyqanin e parė tė luleve qė mund tė hasėsh. Rozeta ka bėrė njė zgjedhje interesante: ka kėputur disa degė delikate nga pemėt e oborrit tė saj, disa degė tė holla e tė gjata, me gjethe gjatoshe tė gjelbra. Tė vendosura nė vazon transparente, shpėrndahen si currilat e njė shatėrvani. Pastaj, filxhanėt e kafes, me forma moderne, diçka midis tė gjelbrės dhe tė kaltrės, qė me siguri i ka zbritur nga kuzhina e shtėpisė njė kat mė lart, nuk do tė ishin tė Rozetės, nėse do t’i pėrdorte thjesht ashtu siç fabrika i ka prodhuar. I ka zgjedhur me kujdes kur i ka blerė, padyshim, por, paskėshin nevojė pėr t’i shtuar diçka. Njė çentro tė vogėl, tė bardhė, punuar me grep, e cila, e vendosur mbi pjatė e bėn filxhanin tė duket si i vendosur mbi njė lule margarite. “I kam porositur”, thotė Xeta, siç e thėrrasin rėndom, a thua se i vjen keq qė nuk di vetė tė punojė me grep. Por, ç’rėndėsi ka kjo. A nuk mjafton qė ideja ka qenė e saj? Artizania qė ia ka punuar, thjesht ka materializuar idenė. Mandej, duhet tė shėtisėsh sytė rreth e rrotull, qė tė kuptosh se nė mjedisin qė Rozeta Ferri ka rregulluar, dora e saj ėshtė jo vetėm e ndjeshme, por edhe unike. Pasi, me tė vėrtetė, shumė gjėra qė i gjen aty, ka pak gjasa ti gjesh diku tjetėr. Pėr tė bėrė mė tė bukur mjedisin, ose pėr t’i hequr ftohtėsinė e zyrės, ajo ėshtė menduar paksa. Mureve, pikturat janė zėvendėsuar me disa gjetje simpatike. Nė njė kornizė tė madhe, qė e mbush mirė hapėsirė gjithashtu tė madhe, njė qilim. Ngjitur me tė, i paspartuar, njė jelek marrė nga kushedi ç’veshje popullore. E pak mė andej, njė shtroje tavoline, nga ato qė punojnė gratė zadrimore, gjithashtu e vėnė nė kornizė. Bukur, nė tė vėrtetė. Mesa duket, Rozeta Ferri s’mund tė mjaftohet qė nė zyrėn e saj, pėr mė tepėr nė njė zyrė brenda shtėpisė, tė jenė vetėm fotot e tė bijės nė faza tė ndryshme tė rritjes, apo fotot treshe tė familjes. I shoqi, paskėsh pasur mė tė vėrtetė tė drejtė, kur bėnte fjalė pėr delikatesat qė e karakterizojnė gruan e tij... Pastaj, nė fund tė fundit, silueta e saj, e kuruar deri nė detaje, qėndron mirė pikėrisht nė atė hapsirė tė kuruar po me as kujdes, nga e njėjta dorė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos