“Liberalizimi i vizave pėr Shqipėrinė, brenda vitit 2010”

Ilir Meta takon homologun italian Franco Frattinin. Italia, mbėshtetėse e fortė e Shqipėrisė nė rrugėn drejt anėtarėsimit evropian

“Italia ėshtė avokati kryesor i Shqipėrisė nė rrugėn e saj drejt integrimit tė plotė evropian. Shqipėria ka arritje tė dukshme nė tė gjitha fushat, veçanėrisht nė ato tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, kontrollit tė kufijve, forcimit tė shtetit ligjor dhe ekonomisė sė tregut”.

Italia do tė mbėshtesė fuqimisht aspiratėn e Shqipėrisė nė rrugėn drejt integrimit evropian. Ky ka qenė konkluzioni i takimit tė zhvilluar dje nė Romė, ndėrmjet ministrit shqiptar tė Punėve tė Jashtme, Ilir Meta dhe atij italian Franco Frattini.
Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, gjatė kėsaj vizite zyrtare, mori konfirmimin e homologut tė tij fqinj, Franko Fratini, pėr ecurinė e Shqipėrisė nė rrugėn e integrimit nė BE. Procesi i integrimit evropian tė Shqipėrisė, liberalizimi i vizave dhe forcimi i marrėdhėnieve dypalėshe, ishin nė qendėr tė bisedimeve dy paleshe.
Gjatė takimit “kokė mė kokė”, Franco Frattini, deklaroi se “Italia ėshtė avokati kryesor i Shqipėrisė nė rrugėn e saj drejt integrimit tė plotė evropian. Brenda gjashtėmujorit tė parė tė vitit tė ardhshėm, Komisioni Evropian do tė marrė vendimin pozitiv pėr liberalizimin e vizave me Shqipėrinė. Shqipėria ka arritje tė dukshme nė tė gjitha fushat, veçanėrisht nė ato tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, kontrollit tė kufijve, forcimit tė shtetit ligjor dhe ekonomisė sė tregut”, tha ministri Frattini, duke siguruar se, “Italia do tė jetė njė mbėshtetėse e fortė dhe strategjike e Shqipėrisė nė rrugėn e saj drejt anėtarėsimit evropian”.
Nga e tij, ministri Ilir Meta, garantoi se qeveria shqiptare do tė pėrmbushė nė kohė tė gjitha standardet qė kėrkon procesi i liberalizimit tė vizave.
Nė kėtė kuadėr, u vlerėsua vizita e ardhshme e Ministrit tė Brendshėm italian nė Tiranė, gjatė muajit nėntor. Nė vijim gjatė takimit, u ra dakord qė marrėdhėniet mes dy vendeve tė ngrihen nė njė nivel edhe mė tė lartė, nė tė gjitha fushat me interes reciprok, duke pasur si synim nėnshkrimin sė afėrmi tė dokumentit dypalėsh pėr partneritet strategjik, i cili do tė shoqėrohet me samite periodike tė nivelit mė tė lartė midis dy qeverive.
Dy homologėt ranė gjithashtu dakord qė “mes dy vendeve tė forcohet edhe bashkėpunimi nė nivel rajonal, sikurse do tė jetė Nisma Adriatiko-Joniane apo e Evropės Qendrore”. Lidhur me zhvillimet nė rajon, bashkėbiseduesit vlerėsuan rolin e Shqipėrisė si njė faktor paqeje dhe stabiliteti. Ata vlerėsuan gjithashtu kontributin dhe bashkėpunimin e trupave italiane dhe atyre shqiptare, tė cilat janė tė dislokuara nė Afganistan, duke evidentuar faktin se, “Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet qė eksporton siguri dhe kontribuon nė forcimin e paqes dhe sigurisė nė rajon dhe mė gjerė”.
Mė tej, u diskutua edhe pėr integrimin e mėtejshėm tė komunitetit shqiptar nė shoqėrinė italiane, i cili tashmė ka kaluar nga faza e emergjencės sė njė emigracioni klandestin, drejt njė integrimi dhe kontributi gjithnjė e mė tė plotė nė shoqėrinė italiane.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos