GTZ, asistencė fabrikės “Erzeni”, e certifikuar nė standardet ISO e HACCP



Nė Shqipėri, e pikėrisht nė Samaticė tė Beratit prodhohet qumėsht “Made in Albania”, me standarde perėndimore. Fabrika moderne e pėrpunimit tė qumėshtit “Erzeni” tashmė ėshtė e certifikuar nė standardet ndėrkombėtare ISO e HACCP dhe ėshtė njė shembull i mirė i bashkėpunimit me Shoqėrinė Gjermane pėr Bashkėpunimin Teknik (GTZ). Pėr tė parė teknologjinė pėrdorur nė kėtė fabrikė, e cila ka marrė asistencė teknike nga ekspertėt gjermanė, atė e vizitoi ambasadori i Republikės Federale tė Gjermanisė nė Tiranė, Bernd Borchardt. Duke filluar nga nėntori 2008 deri nė qershor 2009, GTZ ka mbėshtetur kompaninė “Erzeni” sh.p.k. nė Samaticė tė rrethit Berat, pėr tė pėrmirėsuar dhe garantuar sigurinė e produkteve tė saj nė funksion tė rritjes sė tregut. Kompania u mbėshtet me asistencė teknike lokale, pėr implementimin e standardit tė sigurisė ushqimore HACCP. Gjatė kėtij procesi ėshtė bėrė njė vlerėsim i gjithė procesit tė prodhimit dhe tė shpėrndarjes sė produktit tė kompanisė “Erzeni”, duke analizuar tė gjitha elementet e parashikuara nė standard si momente kontrolli dhe veēanėrisht pikat kritike tė kontrollit. Kompania “Erzeni” arriti tė sigurojė procesin e implementimit dhe certifikimit tė HACCP nė njė periudhė kohore nga 2 dhjetori 2008 deri mė 30 qershor 2009, me njė angazhim shumė tė madh tė gjithė stafit drejtues dhe teknik tė kompanisė, si dhe me financime tė konsiderueshme pėr sa u pėrket investimeve shtesė tė domosdoshme nė teknologji dhe nė pėrmirėsimin e ambienteve tė punės, si dhe tė paguajė edhe njė kosto tė veēantė financiare pėr konsulencėn teknike (50% tė vlerės) si dhe trupėn certifikuese. Gjatė kėsaj kohe ėshtė blerė dhe njė makineri e re pėr mbushjen e qumėshtit nė njė vlerė prej rreth 300.000 euro, krahas shpenzimeve pėr procesin. Ngritja e standardit tė sigurisė sė produkteve nė nivelin e kėrkesave tė standardit ISO 22000 e pėrafron shumė mundėsinė qė nė njė tė ardhme tė afėrt kompania tė certifikohet edhe sipas BRC apo IFS, tė cilat janė standardet qė sot kėrkohen nga rrjetet serioze tė shpėrndarjes nė Evropė nėse kompania do tė eksportojė, por edhe pėr tė shitur nė rrjetet serioze tė supermerkatove qė po shtrihen brenda vendit. Kompania “Erzeni” ėshtė njė nga 5 kompanitė agro-ushqimore qė u mbėshtetėn nga GTZ-ja nė tė njėjtėn periudhė nė rajone tė ndryshme tė Shqipėrisė, pėrfshirė edhe rajonet Shkodėr dhe Korēė, ku GTZ-ja ka programin e zhvillimit ekonomik. GTZ ka trajnuar nė Shqipėri gjatė njė periudhe katėrvjeēare rreth 200 ekspertė tė biznesit shqiptar nė fushėn e menaxhimit tė cilėsisė pėr standarde ndėrkombėtare ISO 9001-2000.



METE, master-plan pėr promovimin e industrisė minerare



Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore (AKBN), institucion nė vartėsi tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės (METE), nė bashkėpunim me Agjencinė Japoneze pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar (JICA), organizuan nė Tiranė workshop-in e dytė nė kuadėr tė realizimit tė programit tė punės tė Studimit pėr Master-Planin e Promovimit tė industrisė minerare nė Shqipėri. Burime nga AKBN bėjnė tė ditur se nė kėtė workshop morėn pjesė edhe pėrfaqėsues nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nga Shėrbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) etj. Objekti kryesor i studimit ėshtė raporti final, i cili pėrmban Master-Planin, sipas temave tė tilla si "Strategjitė e zhvillimit specifik tė mineraleve si, krom, nikel, bakėr etj.", "Programi i veprimit mbi ēėshtjet e pėrzgjedhura nė industrinė minerare, si kuadri ligjor, promovimi, problemet mjedisore etj.", "Projekti i GIS bazuar nė DATABASE tė burimeve minerale" (me informacione qė kanė tė bėjnė me burimet minerare dhe aktivitetin minerar, investitorėve dhe kompanive tė interesuara" etj. Gjatė kėtij aktiviteti, specialistė shqiptare dhe japonezė, ndėr tė tjera, u pėrqendruan nė ēėshtjet teknike, nė politikat pėr promovimin e sektorit minerar, nė strategjinė pėr zhvillimin e disa mineraleve specifike, nė aktivitetin mbi GIS, bazuar nė database etj.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos