Mbarėshtruesi i derrave tė egėr, projekt pėr rezervat

Xhelal Veizi, fermer nė fshatin Taē tė Kolonjės, rrėfen pėrpjekjet e tij pėr njė rezervat disahektarėsh pėr derrat


KOLONJĖ - Xhelal Veizi ka rreth 29 derra tė egėr, tė cilėt i mbarėshtron. Jeta e tij nė fshatin Taē tė Kolonjės mund tė linte shumė pėr tė dėshiruar nėse ai nuk do tė kishte vullnetin pėr ta quajtur veten fermer dhe pėr tė vepruar nė pėrputhje me emrin e tij. Gjuetia ėshtė njė ndėr pasionet e shumta tė fermerit.


Ai tregon se si nė njė ndėr rastet e shumta te gjuetisė, nė Qesarakė tė Kolonjės, zonė e Shėntirit, kapi tė gjallė njė kėlysh derri tė eger. "Ishte i vogėl, - kujton ai,- sa njė nuse lale dhe peshonte rreth 2 kg kur e kapa.


Ishte tepėr i egėr e mosbesues, por mė pas u mėsua me mua pasi e ushqeja me dorėn time". Fillimisht Xhelali i jepte derrit vetėm qumėsht lope dhe mė pas me ushqime mė kalorifike nė pėrshtatje me kėrkesat pėr ushqim qė ka njė kafshė e kėtij lloji.


Derri u rrit, por nga zakonet e egra ai kishte harruar vetėm tėrbimin ndaj fermerit qė e ushqente. Vetėm ai mund tė futej brenda rrethimit metalik e ta ushqejė me dorėn e tij. Tė tjerė nuk pranonte. E njėjta gjendje vazhdon edhe sot kur derri femėr, i pagėzuar me emrin "Tigėr", i kalon nė peshė 170 kg. Fermeri rrėfen se pasi derri femėr u rrit, ai vendosi ta ēiftojė.

Njė mik i tij pranė Leskovikut, kishte kapur njė derr tė egėr mashkull pranė kufirit shtetėror me Greqinė dhe e kishte rritur nė kafaz. Pėr ta transportuar pa problem ai ndėrtoi njė kafaz metalik tė posaēėm, kafaz qė e ruan ende nė oborr. Pas ndėrzimit dosa e egėr me emrin "Tigėr" polli 6 kėlyshe, nga tė cilėt 3 i ngordhėn, 3 tė tjerėt mbijetuan. Nga kėto ai krijoi kushte pėr tė shtuar "kopenė e egėr tė derrave".

Projekti pėr njė rezervat tė veēantė


Vullneti duket se nuk i ka munguar Xhelal Veizit gjatė jetės sė vet. Dhe as iniciativa. Kėshtu, pranė vendbanimit tė tij kalon "Pėrroi i Thanės" pėr tė cilin fermeri ka hartuar njė projekt tė veēantė.


Ai thotė se ka nė plan dhe do ta rrethojė sipėrfaqen disahektarėshe tė pėrroit me rrjeta metalike, ndėrsa do tė betonojė edhe nėntokėn pėr bazamentet e rrjetave nė njė thellėsi prej 40 centimetrash. Kėtė per shkak se derri i egėr ėshtė njė gėrmues "profesionist" i nėntokės.


Ky rezervat per derra tė eger do tė ketė njė kapacitet prespektiv prej 40-50 krerėsh, qė do tė shėrbejė si pėr gjuetarėt amatorė tė kėsaj gjuetie, po ashtu dhe pėr tregun e mishit, pasi derri i egėr ėshtė njė ushqim mjaft i kėrkueshėm nė menytė e restoranteve tona.


E njėkohėsisht mund tė pėrbėjė edhe njė kuriozitet pėr ata qė pėlqejnė natyrėn. Njė projekt tė tillė kishte nisur ta vinte ne jetė edhe njė person eksplorator i ekonomisė sė tregut nga Gora, por pėr lepuj tė egėr. Sidoqoftė, ky ėshtė projekt i ndėrtuar mbi baza reale...

Derrat e egėr


Janė plot 29 derra tė mėdhenj e gica tė vegjėl nė shtėpinė e vjetėr tė fermerit. Mes tyre ka edhe derra te butė (po me ngjyrė tė errėt) qė jetojnė paqėsisht me njėri-tjetrin. Ky ėshtė njė nga eksperimentet e fermerit.


Ai thotė se natėn, megjithėse i fut brenda nė banesė, derrat dallohen nga mėnyra e fjetjes. Tė butėt shtrihen nė sipėrfaqe mbi kashtėn e hedhur, ndėrsa tė egrit, tė ndikuar nga forca e instinktit, kanė hapur gropė nė mes tė dhomės dhe shtrihen nė fundin e saj.


Vetėm kokat i nxjerrin jashtė. Po t'i afrohet ndonjė i huaj tharkut, derrat e egėr egėrsohen, ndėrsa kur u afrohet Xhelali shfaqin kėnaqėsinė me hungėrima tė buta. Njė komshi i fermerit thotė se kur rri me ta, kujton frikėn qė mund tė ketė njė person i zakonshėm po tė ndeshej me njė kafshė tė tillė nė pyll, pasi ėshtė kafshė e rrezikshme si njė ujk.


Por mėsohet se kujdesi duhet tė jetė gjithnjė i pranishėm. Njė ditė derri i madh ose "Tigri", siē quhet, kishte dalė nga rrethimi i telave, por fatmirėsisht fermeri ndodhej nė shtėpi dhe e futi sėrish brenda. Sikur tė mos ndodhej, nuk dihet ē'mund tė kishte ndodhur, pasi nga kopshti ai mund tė ikte ngado.

Shtėpia e fermerit


Xhelali ėshtė njeri i tė papriturave. Nėse nisesh pėr nė banesėn e tij nė lagjen Vishaj tė fshatit Taē nė afėrsi tė Ersekės me mendimin se do tė takosh njė bletėrritės, do tė zhgėnjehesh. Para baneses sė tij vėren njė koleksion me traktorė Dt 75 tė viteve tė sistemit tė kaluar. Mbi traktorėt ka njė rrjetė tė gjelbėr bimėsh tė harlisura dhe vetė pronari i tyre duke qeshur tė thotė edhe diēiturėn qė mund tė shkruhet poshtė tyre "Lulėzon bujqėsia socialiste".


Shtėpia e tij ėshtė e rrethuar nga njė plantacion mollėsh dhe vreshtash. Mė tej, ka njė stallė me pjesė mekanike tė pėrshtatur si ofiēinė ku mirėmban njė traktor me goma dhe kamionin. Pas saj ndodhet stalla ku ai ka rreth 10 lopė. Por ndėrkohė ai ėshtė njė nga prodhuesit mė tė mėdhenj tė mjaltit nė zonė. Dhe pėr kėtė bleterritėsit e kanė zgjedhur edhe kryetar tė shoqatės sė tyre pėr rrethin e Kolonjes.


Ndanė banesės kundėrmon erė tė kėndshme rakia e re qė po zien. Ėshtė raki e fortė kumbulle dhe mjaft e kėndshme pėr gjuetarėt nė freskinė e vjeshtės. Ai tė qeras me kėnaqėsi. Prezantimi me derrat e egėr ėshtė e fundit nė shtėpinė e tij.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos