Unaza e Madhe e Tiranės, gati projekti pėr segmentin e parė

Ministria e Transporteve ka gati projektin pėr ndėrtimin e njė pjese tė Unazės sė Madhe tė Tiranės, Numri dy i kėsaj ministrie, Ernest Noka tregoi pėr Televizionin Klan se bėhet fjalė pėr njė segment 7 kilometra tė gjatė qė shumė shpejt pritet tė kalojė nė tenderim, ndėrkohė qė po punohet edhe me pjesėn tjetėr tė Unazės sė Madhe pavarėsisht neglizhencės nga ana e Bashkisė sė Tiranės pėr kėtė projekt. Ky segment pėrbėn rreth 1/4 pjesė tė gjatėsisė sė Unazės sė Madhe duke i shėrbyer mėsė miri kanalizimit te trafikut qe mberrin jo vetem nga zona veriore por edhe ajo verilindore e vendit. Prej Kthesės sė Kamzės, Unaza e Madhe i drejtohet rrethrotullimit tė Doganės duke shfrytėzuar segmentin ekzistues deri tek Shkolla Teknologjike, megjithatė nė mbledhjen e fundit tė qeverisė kryeministri Berisha deklaroi se do tė studiohet edhe njė variant tjetėr.
Berisha “Segmenti tek Shkolla Teknologjike ėshtė e vėshtirė tė pranohet pėr unazė, pasi ky segment ėshtė bėrė nė zemėr e Tiranės. Ndaj duhet tė studiohet me shpejtėsi trajektorja dhe mund tė zbritet edhe mė poshtė, mė drejt jugperėndimit. Faktikisht, njė pjesė e trajektores, nė njė zonė tė Farkės, ėshtė bėrė e pamundur.
Mė tej gjurma e Unazės sė Madhe i drejtohet Saukut pėr t’u ngjitur nė Shkozė e mė tej drejt Dajtit dhe mbyll rrethin tek Ura e Brarit. Sipas zvministrit tė Transporteve ka shumė gjasa qė nė projektin e Unazės sė Madhe tė pėrfshihet edhe ndėrtimi i njė tuneli nė Dajt dhe disa tė tjerėve mė tė vegjėl nė kodrat e Saukut. Kjo pėr shkak tė pjerrėsisė qė duhet tė respektojė njė rrugė e tillė.
Ndėrtimi i Unazės sė Madhe, me njė kosto prej rreth 400 milionė eurosh, do t’i jepte frymėmarje trafikut tė rėnduar nė kryeqytet, pasi aktualisht Tirana renditet nė njė nga qytetet me sipėrfaqen rrugore mė tė vogėl nė Europė dhe nė botė.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Klan TV

Publikuar nga: Klan TV

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos