Interesi i bonove tė thesarit zvogėlon kredinė pėr biznesin

 

Redi Gjuzi

Kriza e besimit tė qytetarėve dhe bizneseve ndaj sistemit bankar ka pėrfunduar, por kriza e besimit tė bankave ndaj qytetarėve dhe bizneseve po thellohet. Statistikat e fundit tė Bankės sė Shqipėrisė tregojnė qartė, se nė muajt e fundit ėshtė rritur ndjeshėm depozitimi i parave nė banka. E thėnė ndryshe, biznesi dhe qytetarėt kanė filluar tė derdhin kursimet e tyre nė banka. Sipas shifrave tė fundit zyrtare, depozitat e reja gjatė njė muaji kanė arritur nė 59.500 miliardė lekė, tė ndara sipas afateve. Shifra ėshtė rreth 22.2 miliardė lekė mė e madhe se njė muaj mė parė. Shifrat flasin qartė se qytetarėt i janė rikthyer bankave. Me njė logjikė tė thjeshtė, do tė mendohej se rritja e besimit nė sistemin bankar do tė sillte pėr rrjedhojė edhe tė kundėrtėn, pra rritjen e besimit tė bankave te individėt. Por kjo gjė, sipas shifrave nuk ka ndodhur. Statistikat tregojnė se kreditė e reja tė dhėna gjatė njė muaji kanė rėnė me 3.2 miliardė lekė mė pak se njė muaj mė parė. Pra, nuk bėhet fjalė pėr njė krizė likuiditeti, por nė treg ka aktorė mė tė leverdisshėm dhe tė sigurt sesa biznesi dhe qytetarėt.
Investimi nė Bono
Shifrat tregojnė se bankat po mbledhin para dhe nuk po i investojnė ato me tė njėjtat ritme pėr biznesin dhe konsumatorėt. Nė fakt nė treg ka edhe njė aktor tjetėr qė i ka dalė biznesit dhe konsumatorėve si njė konkurrent i fortė. Çuditėrisht ky aktor ėshtė qeveria. Bankat janė biznes dhe si çdo biznes tjetėr pėrpiqen tė maksimizojnė fitimin dhe tė ulin riskun. Kushte mė tė mira se nė Shqipėri pėr tė arritur njė objektiv tė tillė nuk ka. Dy aktorėt kryesorė tė ekonomisė shqiptare, Banka e Shqipėrisė dhe Ministria e Financave, kanė krijuar ambientin mė tė mirė tė mundshėm pėr njė aktivitet bankar sa mė fitimprurės dhe me mė pak risk se asnjė investim tjetėr. Nė teorinė dhe praktikėn ekonomike, investimi mė i sigurt ėshtė ai nė bono thesari. Shteti asnjėherė nuk falimenton. Bonot e thesarit janė njė instrument me anė tė tė cilit buxheti i shtetit merr para pėr tė mbuluar deficitin e tė ardhurave. Sa mė shumė tė rritet ky deficit, aq mė shumė rritet kėrkesa e buxhetit pėr para dhe aq mė i shtrenjtė bėhet interesi i bonove. Nė ankandin e fundit tė bonove tė thesarit, interesi pėr maturimin 12 mujor arriti nė 9.4 pėr qind. Kjo ėshtė norma mė e lartė e interesit gjatė kėtij viti dhe ndėr mė tė lartat qė nga viti 1998. Rritja e normės sė interesit tregon qartė kėrkesėn e lartė pėr para, qė ka qeveria pėr mbushjen e deficit tė buxhetit. Rritja e interesit ėshtė e frikshme nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė, apo nė krahasim edhe me fillimvitin. Nė janar tė kėtij viti interesi i bonove 12 mujore ishte 8.84 pėr qind, ndėrsa nė ankandin e fundit tė shtatorit, interesi shkoi nė 9.4 pėr qind, pra me njė rritje prej rreth 0.56 pėr qind. Krahasimi bėhet i frikshėm po tė bėhet me vitin e kaluar. Nė shtator 2008, interesi i bonove ishte 8.02 pėr qind. Pra nė krahasim me njė vit mė parė, interesi i boneve tė thesarit ėshtė rritur me 1.25 pėr qind. E thėnė mė thjeshtė, bankat pėr tė njėjtin nivel risku, kėtė shtator marrin 1.25 pėr qind mė shumė fitime pėr investimin e tyre. Kjo ndoshta ėshtė arsyeja qė nė ankandet e fundit, shuma e kėrkuar nga banka ėshtė shumė mė e madhe se sa ajo qė kėrkon tė marrė qeveria. Nė ankandin e fundit bankat kėrkuan 13,686 miliardė lekė bono thesari, ndėrsa qeveria pranoi vetėm 11 miliardė lekė.
Biznesi
Duket se lufta nė treg midis biznesit dhe bonove tė thesarit, ose kėrkesės sė qeverisė pėr para, po fitohet nga kjo e fundit. Normat e larta dhe shtimi i kėrkesės pėr para, kanė bėrė qė bankat, investimet e tyre t’i bėjnė nė bono dhe jo nė kredi. Sigurimi i njė tregu tė tillė, e bėn biznesin dhe individėt tė pafuqishėm tė konkurrojnė me interesin e bonove tė thesarit. Kjo si arsye e parė ekonomike. Nga ana tjetėr, normat e larta tė interesit tė bonove tė thesarit, ndikojnė direkt edhe nė normat e interesit tė kredive. Tribori, sipas shifrave tė fundit tė Bankės sė Shqipėrisė, ka arritur nė 9.41 pėr qind. Mbi bazėn e kėsaj norme, bankat vendosin interesin e kredive (duke i shtuar edhe fitimin e bankės). Sa mė e lartė tė jetė kėrkesa e qeverisė pėr para, aq mė i lartė do tė jetė interesi i bonove tė thesarit dhe aq mė i lartė do tė jetė interesi i kredive pėr bizneset dhe konsumatorėt. Nga ana tjetėr, sa mė i lartė tė jetė interesi i kredive, aq mė tė vėshtira bėhen ato pėr bizneset dhe konsumatorėt, Nė kėto kushte, duket se bankat po ngelin tė kėnaqura me normat e interesit tė bonove dhe sigurinė e tyre 100 pėr qind, duke i investuar paratė pėr tė mbushur deficitin e buxhetit dhe jo pėr tė rritur investimet e biznesit dhe konsumatorėve.
Banka e Shqipėrisė
Njė aktor tjetėr nė kėtė treg ėshtė Banka e Shqipėrisė. Norma bazė e interesit tė lekut ndikon direkt nė normėn e interesit tė depozitave, kredive dhe bonove tė thesarit. Banka e Shqipėrisė e uli me rreth 0.5 pėr qind normėn bazė tė interesit nė fillim tė vitit. Por kjo lėvizje e saj, nuk po i jep efektet nė uljen e interesave tė kredive apo bonove tė thesarit. Ka qė nga janari qė Banka e Shqipėrisė nuk po ndėrmerr njė hap tjetėr nė uljen e normės bazė tė interesit, edhe pse normat e bonove dhe kredive po rriten nga muaji nė muaj. Norma e bonove tė thesarit, jo vetėm nuk u ul pas vendimit tė Bankės sė Shqipėrisė, por ėshtė rritur shumė mė tepėr se sa parashikimet. Mosndėrhyrja e Bankės sė Shqipėrisė nė uljen e normės bazė, sigurisht qė nuk ndihmon qė “luftėn” nė treg mes bonove dhe biznesit ta fitojė ky i fundit.


Interesat e Bonove 12 mujore

Gusht        8.15%
Shtator        8.02%
Tetor        7.94%
Nėntor        8.10%
Dhjetor        8.56%
Janar        8.84%
Shkurt        8.87%
Mars        9.07%
Prill        9.13%
Maj        9.15%
Qershor        9.23%
Korrik          9.28%
Gusht        9.29%
Shtator        9.40%

Interesat e obligacioneve

Gusht        8.3 % 
Shtator        8.2 %
Tetor        8.15%
Nėntor        8.29%
Dhjetor        8.95%
Janar        9.3 %
Shkurt        9.15%
Mars         9.25%
Prill        9.46%
Maj        9.46%
Qershor        9.45%
Korrik        9.45%
Gusht        9.55%
Shtator        9.60%

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos