DĖSHMIA BOMBĖ, Adriatik Coli: Kreu i PDK-sė Aleks Keka i implikuar nė trafikun e drogės



Kur kanė kaluar disa muaj nga vrasja e kryetarit tė PDK-sė nė Malėsi tė Madhe, Aleks Keka dhe prokuroria nuk ka ende tė dhena pėr autoret e kėtij ekzekutimi, Adriatik Coli risjell emrin e tij pėr ngjarje tė tjera tė ndodhura vite mė parė. Dėshmitari dhe bashkėpunėtori i drejtėsisė nė procesin kundėr bandės sė Durrėsit, ka habitur trupėn gjykuese, prokurorinė por edhe avokatėt e tė pandehurve, kur gjatė procesit me dyer tė mbyllura ka folur edhe pėr Aleks Kekėn. Sipas Colit, Keka ėshtė pėrdorur vite mė parė nga banda e Durrėsit si korrier i drogės nė Mal tė Zi. Emri i Aleks Kekės pėrmendet nga dėshmitari pėr herė tė parė, ndėrsa nė dėshminė e dhėnė para prokurorisė ai nuk e thotė njė fakt tė tillė. Kjo gjė ka revoltuar avokatėt, tė cilėt i thanė gjykatės se dėshmitari duhet tė mendohet sepse po thotė fakte pėr tė cilat s’ka folur nė dėshminė e pendesės. Por Coli ka vijuar edhe me detaje tė reja duke lakuar emrin e njė avokati tė njohur dhe tė birit, qė sipas tij kishin nxjerrė nė pritė njė nga viktimat e bandės sė Durrėsit. Sipas Colit, avokati me inicialet A.H kishte njoftuar pėr vendndodhjen e shėnjestrės sė radhės.
Keka
Aleks Keka vdiq nė muajin qershor tė kėtij viti kur makna e tij shpėrtheu si pasojė e vendosjes tė njė sasie eksploizivi. Ai ishte kreu i PDK-sė sė Malėsisė sė Madhe. Ngjarja dukej si njė atentat mafioz, i cili ende nuk ėshtė zbardhur. Minutat qė pasuan shpėrthimin kanė sjellė njė pėrplasje tė ashpėr mes krerėve tė PDK-sė dhe Ministrisė sė Brendshme pas njė deklarate pėr shtyp nga ana e kėsaj tė fundit. Policia e quajti tė ndjerin Keka person me precedentė penalė, ndėrsa reagoi ashpėr PDK-ja, e cila, nėpėrmjet drejtuesve tė saj, u shpreh se vrasja ka prapavijė politike dhe se “me deklaratat e papėrgjegjshme tė policisė Aleks Keka ėshtė rivrarė”. Ngjarja ka ndodhur nė vendin e quajtur Grizhė, nė aksin rrugor Koplik- Shkodėr. Mjeti i tipit “Mitsubishi Pajero”, me targė SH 2125 E, ėshtė parė nga dėshmitarė tė pranishėm se ka pasur njė shpėrthim nė ecje dhe dalje tė menjėhershme tė mjetit nga rruga. Situata ėshtė komplikuar sė tepėrmi kur nė mė pak se dy orė pas ngjarjes Policia e Shtetit ka nxituar tė pėrjashtojė ēdo motiv politik, madje zėdhėnėsi i Policisė deklaroi se kreu i PDK-sė nė Malėsinė e Madhe, Keka, ka pasur implikime nė trafikun e armėve dhe tė drogės.
Coli
Kjo ishte dėshmia e tretė e Adriatik Colit, tė penduarit tė bandės sė Durrėsit. I penduari i bandės sė Durrėsit nė dėshminė e dytė tė dhėnė njė javė mė parė, pėr shtatė orė me radhė, duke rrėfyer pėr dhjetėra krime. Gjatė seancės sė parafundit, e realizuar me dyer tė mbyllura pėr mediat, Adriatik Coli mėsohet se ka dėshmuar lidhur me vrasjen e Eduard Ongarit, kryer nga personi i njohur si kreu i bandės dhe atentati qė iu bė atij kur ishte nė shoqėrinė e sė fejuarės nga njerėzit e Lul Berishės. Dėshmia e Colit cilėsohet nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda si njė nga provat mė tė rėndėsishme tė saj pėr zbardhjen dhe dokumentimin ligjor tė aktivitetit kriminal tė kėsaj bande. Burime pranė kėsaj gjykate sqaruan dje se Coli ka rikthyer edhe njėherė nė sallėn e gjyqit gjithēka qė ka thėnė me shkrim nė aktet e prokurorisė, duke rėnduar edhe mė shumė pozicionin e tė gjithė tė pandehurve.




Atentat 30-vjeēarit nė qendėr tė Elbasanit

Njė sherr banal pėr pak i ka rrezikuar jetėn njė 30-vjeēari i cili u qėllua me armė nė qendėr tė Elbasanit. Ngjarja ndodhi rreth orės 14:00 tė ditės sė djeshme pranė universitetit “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasan kur A.M ka qėlluar me pistoletė nė drejtim tė 30- vjeēarit me inicialet F.B. Plumbi ka kapur nė kėmbė 30-vjeēarin duke e lėnė jashtė rrezikut pėr jetėn ndėrsa ai aktualisht ndodhet nė spital. Shumė kalimtarė tė rastit tė cilėt u bėnė dėshmitarė tė ngjarjes i thanė policisė se gjithēka ndodhi pas njė sherr pėr motive tė dobėta mes dy personave. Policia ka mundur tė identifikojė autorin ndėrsa ėshtė vėnė nė ndjekje tė tij.


Tiranė, policia prangos 10 persona pėr vepra penale

Krimet mė tė shpeshta nė vend si vjedhjet, shpėrndarja e lėndėve narkotike dhe plagosjet kanė vėnė nė pranga brenda 24 orėve 10 persona vetėm nė Qarkun e Tiranės.
Sipas njė njoftimi tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut, Tiranė, specialistėt e seksionit Kundėr Krimeve ndaj Jetės dhe Shėndetit arrestuan nė kushtet e flagrancės shtetasin Lulzim Mataj, 54 - vjeē, pasi nė ambientet e banesės sė tij, nė Kombinat, dyshohet se ka plagosur, duke goditur me armė tė ftohtė thikė, pėr motive tė dobėta, bashkėshorten e tij, shtetasen Suzana Mataj, 40 vjeē. Gjithashtu, forcat e policisė mundėsuan ndalimin e shtetasit nė kėrkim pėr "moskallzim krimi", Besmir Alia, 23 - vjeē, lindur nė Pukė dhe banues nė Paskuqan Tiranė. Ndėrsa, specialistėt e seksionit Kundėr Narkotikėve arrestuan nė flagrancė me njė sasi lėnde narkotike shtetasin Aleksandėr Hoxhallari, 27 - vjeē, lindur nė Korēė dhe banues nė Tiranė. Siē bėhet e ditur nga Policia e Tiranės, janė arrestuar edhe 7 persona tė tjerė, nga tė cilėt njė i mitur, pėr veprat penale tė "vjedhjes" dhe "armėmbajtjes pa leje". Ēėshtjet nė fjalė i kaluan pėr hetime tė mėtejshme organit tė Prokurorisė.


13 Tetor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos