Pronat, vihen nėn hetim 15 komuna tė Tiranės

12/10/2009  Kallėzimet, detyrojnė akuzėn tė hetojė. 7 zyrtarė tė lartė nėn hetim

TIRANE- Kallėzimet e shumta tė fshatarėve, pakėnaqėsitė e tyre ndaj drejtuesve vendorė si dhe shkeljet e konstatuara nga inspektorėt e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit (KLSH), kanė bėrė qė njėsia hetimore Task-Forcė, tė verė nėn hetim 15 komuna tė Tiranės. Lajmi bėhet i ditur nga burime pranė organit tė akuzės kryeqytetase tė cilėt pohuan se prej disa kohėsh prokurorėt e Task-Forcės, janė duke hetuar aktivitetin e 15 komunave, nė tė cilat dyshohet se me anėn e falsifikimit tė dokumentave dhe formave tė tjera kriminale, kanė tjetėrsuar sipėrfaqe tė konsiderueshme toke pėr qėllime pėrfitimi. Mėsohet se deri nė kėtė shkallė ku janė hetimet, aktualisht janė venė nėn akuzė, kryekomunarė, topogravė, punonjės Hipoteke, biznesmenė, drejtues tė Zyrave tė Administrimit dhe Mbrojtjes sė Tokės, sekserė e persona tė ndryshėm, qė duke bashkėpunuar me individėt e sipėrcituar kanė mundur qė tė tjetėrsojnė dhe tė zhvendosin sipėrfaqe tė mėdha tokė, nė dėm tė shtetit dhe personave nė ndryshėm. Hetimet pėr pjesėn mė tė madhe tė kėtyre ēėshjeve, kanė ardhur nga kallėzimest e qytetarėve si dhe nga raportet me shkelje qė ka nxjerrė KLSH-ja. Mirėpo mėsohet se disa ēėshtje qė qėndronin tė pluhurosura nė prokurori, siē ėshtė ajo e komunės Ndroq, Kashar, Vaqar, janė rihapur me urdhėr tė kryeprokurores Ina Rama. Ndėrkohė qė veprimet e parė tė procesit hetimor, kanė nxjerė nė dritė se komunat me problematike tė Tiranės, janė Kashari, Dajti, Farka, Vaqari, Paskuqani, Peza, Bėrzhita e tė tjera. Kėto komuna janė shumė afėr kryeqytetit dhe sipas organit tė akuzės vėmėndja e biznesmenėve apo personave tė ndryshėm ėshtė mė e madhe pėr tė ndėrtuar pallate, qėndra tregtare apo vila luksoze. Duke qėnė nė kėtė pozicion tė favorshėm, kryetarėt e komunave, nėnpunėsit e tyre si dhe persona tė tjerė, kanė abuzuar pėr tė aneksuar sipėrfaqet e tokave, tė cilat nė komunat e sipėrcituara kapin vlerėn financiare prej redh 100 mijė lekė tė vjetra pėr m2. Nga veprimet hetimore qė janė kryer lidhur me faktimin e abuzimeve nė kėto ēėshje, janė marrė nėn hetim gjithsej 7 kryekomunarė dhe ish- kryekomunarė. Ndėrkohė pritėt qė nė kohėt nė vazhdim, nėn akuzė tė vihen edhe nėnpunės tė tjerė tė kėtyre komunave, tė cilėt duke shpėrdoruar detyrėn dhe falcifikuar dokumentat e pronėsisė, arrijnė tė “pėrlajnė” sipėrfaqet tokėsore. Veē komunave tė pėrmenduara nėn hetim ndodhet edhe komuna e Prezės, ku dyshohet se ish-drejtuesi i kėsaj komune, Ramazan Garipi me anėn e falcifikikimit tė dokumentave ka tjetėrsuar 1 ha tokė, qė me dokumenta i pėrket njė shtetasi, banues nė fshatin Prezė. Nė kėtė drejtim nuk mbetet prapa edhe komuna e Ndroqit, ku dyshohet se kryekomunarja Fatime Goga sė bashku me tre persona tė tjerė, kanė abuzuar me detyrėn duke pėrvetėsuar rreth 8 mijė m2 tokė. Shkeljet mė tė mėdha tė hasura nga prokuroria e Tiranės por edhe nga KLSH-ja, janė kryer nė dy komunat Dajt dhe Farkė, ku mendohet se dėmi ekonomik nė buxhetin e shtetit ėshtė me miliona euro. Mėsohet se dy nga zyrtarėt e komunės Dajt kanė regjistruar vendime tė ish-Komisionit tė Kthimit tė Pronave Tiranė, nė tė cilat vėrtetėsia e pronės sė pretenduar nga subjekti i shpronėsuar nuk ėshtė mbėshtetur nė dokumentin kadastral, i cili vėrteton pronėsinė para reformės agrare tė vitit 1946. Ndėrkohė pėr sa i pėrket komunės Farkė, dy punonjės kanė pėrdorur njė pikė karburanti pa leje ndėrtimi, duke krijuar mbivendosje pronash. Po kėshtu ka rezultuar se pikėrisht nė fshatin Frakė janė regjistruar kalime tė pronės nga njė person nė njė tjetėr.

Dosjet e abuzimeve depozitohen nė njėsinė Task-Forcė

Kontrrolli i KLSH-sė nė 15 komunat me shkeljes

TIRANE- Zyrtarė aktualė dhe ish-zyrtarė tė 15 komunave tė Tiranės janė kapur me shkelje tė rėnda dhe abuzime me dhėnien e titujve tė pronėsisė. Kėto shkelje janė vėnė re nga Inspektorėt e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit tė cilėt si ēdo vit kanė “zbarkuan” nė kėto komuna pėr tė kontrolluar tė gjitha dosjet ku dyshohet se janė bėrė abuzime me pronat. Ekipi i KLSH-sė ka verifikuar tė gjitha procedurat e ndjekura nga punonjėsit e komunave, si dhe zyrtarėt pėr regjistrimin e pronave dhe kanė shqyrtuar tė gjithė dokumentacionin pėr tė konstatuar ndonjė shkelje tė mundshme. Grupi i inspektimit i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit ka konstatuar shkelje tė shumta, si dhe parregullsi nė procedurat e dhėnies sė titujve tė pronėsisė. Shkeljet e kryera nga zyrtarė dhe ish-zyrtarė tė komunave si dhe punonjės tė tjerė tė administratės, janė konstatuar gjatė kontrollit tė ushtruar sė fundmi nga inspektorėt e KLSH-sė. Kėta tė fundit kanė sekuestruar tė gjithė dosjet ku janė gjetur shkelje, ku siē mėsohet, nuk janė tė pėrjashtuar as zyrtarė dhe ish-zyrtarė tė 15 komunave periferike tė Tiranės. Aktualisht pėr kėto abuzime prokuroria ka rregjistruar procedime penale tė reja, dhe pritet qė nė ditėt nė vashdim tė hedhė dritė mbi kėto shkelje.

Nėn hetim

1. Ramazan Garipi

2. Fatime Goga

3. Skender Drita

4. Fatbardh Plaku

5. Kujtim Qefalia

6. Fatos Rexha

7. Drejtuesi i kumunes petrele

Komunat I

1. Baldushk

2. Berxulle

3. Berzhite

4. Dajt

5. Farke

6. Zall Bastar

7. Kashar

Komunat II

1. Ndroq

2. Paskuqan

3. Petrele

4. Peze

5. Preze

6. Vaqarr

7. Zall-Herr

8. Shergjergj



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos