Weberi dhe paradokset e politikės shqiptare

MOIKOM ZEQO 

Meqenėse nuk ka dhe nuk duhet tė ketė politikė tė vėrtetė pa dituri, meqenėse politika shqiptare, e brishtė dhe e zhurmshme, spikat pėr mungesėn e ideve, meqenėse formimi politik i politikanėve lė shumė pėr tė dėshiruar nė Shqipėri, meqenėse ka njė politikanizim tė skajshėm, primitiv, ekzibizonist tė vetė nocionit tė politikės, ėshtė e domosdoshme qė tė shtjellojmė nė rrafsh krahasimtar idetė e mjeshtrave tė mėdhenj tė analizės, tė dijetarėve qė besojnė tek politika shkencore dhe e drejtė, qė kritikojnė deformimin e ideve politike, duke shpresuar kėshtu nė krijimin e njė qytetėrimi me tė vėrtetė demokratik. Ky akt diskutimi dhe informimi, ėshtė diçka mė shumė se sa tė ashtuquajturat “opinione politike” qė bėjnė kėrdinė nė mediat e sotme. Me ndonjė pėrjashtim, mund tė them se opinionistėt nuk kuptojnė nė pėrgjithėsi thelbin e dukurive politike, bėjnė personalizime tė çuditshme, si edhe njė karshillėk, ose kriticizėm tė bujshėm, formal ndaj emrave tė politikanėve kryesorė, qoftė tė atyre nė pushtet, qoftė tė opozitės.

***
Maks Veberi (Weber) ėshtė konsideruar njė nga idesjellėsit mė tė rėndėsishėm nė politikė. Kush ėshtė Maks Veberi? Ai lindi nė 21 prill 1864 nė Erfurt tė Gjermanisė, vdiq nga pneumonia nė 14 qershor 1920 nė Munih. Ai konsiderohet klasik i madh i sociologjisė, themelues i “sociologjisė sė kuptueshme”, kundėr vulgarizimit tė sociologjisė politike dhe tė qasjes drejt sė vėrtetės shkencore. Ka qenė jurist, filozof, por mė sė shumti, sociolog. Profesor nė Berlin nė 1893, Frajburg nė 1894, Hajdelberg 1897 dhe Munih 1919. Si njė nga sociologėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, ai niset nga rrafshi shumėdimensional i kulturės. Ai bėn dallimin e rėndėsishėm, qė dukuritė natyrore pėrsėriten, sepse janė tė determinuara nga ligje tė pėrjetshme, kurse dukuritė kulturore nė thelbin e tyre janė tė papėrsėritshėm dhe gjithmonė janė tė lidhura me qėllimet njerėzore, pra edhe politike. Nė dukuritė kulturore, Veberi vė theksin nė lidhjet e menduara dhe nė kuptimin e tėrėsive tė mėdha. Maks Veber pėrdor metodėn e tė ashtuquajturve “tipa idealė”, domethėnė tė tipave tė tillė historikė, pėr fat tė keq, tepėr tė rrallė, por tipologjikė, qė me tė sjellurit kulturor dhe vlerėsor tė tyre, lidhen tendencat zhvillimore, tė situatės, apo tė situatave tė caktuara historike. Kėta mund tė jenė edhe politikanė tė mėdhenj.
***
Veberi mendon se zhvillimi shoqėror tė çon nė supermacinė e tė menduarit racional dhe kėshtu braktisen dalėngadalė ndikimet e sforcuara edhe tė tė ashtuquajturit “njeri ekonomik”, por edhe “politik”. Nė ndikimin e pėrhapjes sė racionalizmit tejet tė madh, tė teknologjizmit, bota e humbet mahnitjen e vet poetike dhe mitike tė shpjegimit tė dukurive shkencore. Maks Veberi e kritikon shkollėn sociologjike tė Ougust Kontit, qė shpreson nė tė nxjerrurin shkathtėsi sociale, praktike nga “sociologjia e gatshme”. Pėr Veberin, çdo gjė ėshtė e lėvizshme, por jo pa parime. Autonomia morale, konsideron Veberi, ėshtė pėrgjithėsisht edhe mbi shkencėn. Duke refuzuar tė kundėrshtuarit klasik tė moralit publik ndaj atij privat, Veberi e konsideron tė rėndėsishėm faktin se “pėr nga funksioni qė kryejnė nė familje, nė punė, nė miqėsi, nė dashuri (erotikė) etj., ligjet morale dallohen materialisht. Ndaj secili duhet me guxim tė pėrpiqet, qė nga pozita nė tė cilėn gjendet, tė zgjidhė nė thėniet e veta tė brendshme. Maks Veberi njihet pak nė Shqipėri. Pėr fatin e mirė, kohėt e fundit janė botuar disa shkrime tė Veberit, ku spikat kryevepra e tij “Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit”. Kjo kryevepėr ėshtė pėrkthyer nė shqip, jo vetėm nė kuptimin terminologjik, por edhe nė atė gjuhėsor tė shqipes. Ky pėrkthim dallon nga shumė pėrkthime tė njė niveli shumė tė dėshirueshėm dhe madje skandaloz tė veprave tė disa filozofėve tė mėdhenj nė Shqipėri. Kjo kryevepėr ėshtė konsideruar si njė nga l20 librat mė tė rėndėsishėm tė shek. XX. Pėr herė tė parė, Maks Veberi nė kėtė libėr kėrkon njė ekzegjezė tė lindjes sė kapitalizmit pėr herė tė parė nė Evropė dhe nė Amerikė, duke krijuar njė dallim historik se lindja e kėtij rendi ndodhi pikėrisht nė Perėndim (Oksident), dhe nuk mund tė ndodhte pėr shumė kushte tė ndryshme nė Lindje (Orient). Veberi ėshtė kundėr njė soditje tė pastėr ekonomike tė historisė, por as pėr njė strukturė tė thjeshtė spiritualiste tė historisė. Duke studiuar Protestantizmin (shek. XVI) Veberi pėrcakton njė optikė ideologjike pėr prejardhjen e rendit tė ri qė shkėputet nga idealizmi mesjetar. Para Veberit, ka patur studiues qė e shihnin “diasporėn kalviniste” si gjenezė tė rendit borgjez. Veberi e universalizon kėtė tezė nė njė rrafsh gjithė pėrfshirės, duke u mbėshtetur edhe nė veprat e dijetarit Richard Bacter (1615-1691). Veberi flet pėr krijimin e kushteve etike tė harmonizimit tė njė “ekonomizimi” me drejtim shekullar. Lujo Bertrano, i kundėrshton tezat principale tė Veberit. Po kėshtu edhe Verner Sombart. Por studiuesit e mėvonshėm e kanė mbėshtetur analizėn verberiane. Sensi profan i doktrinės protestante çoi nė zhvillimin e sipėrmarrjeve, profesioneve, kapitalit. Veberi bėn lidhje me traditėn gjermane tė protestanizmit, me doktrinėn anglikane, si edhe me traditėn e jansenistėve francezė dhe mendimtarėve tė Port-Royal-it dhe tė veprės sė Blez Paskalit. Tek dijetari i Rilindjes Evropiane, Leon Batista Albertit, Veberi shihte njė pararendės tė Beniamin Franklinit, sidomos ky i fundit qe njė vėrtetim i trajtimit modern tė utilitarizmit si dhe tė “zellit nė biznes” sipas rregullave nė rrafsh tė protestantizmit si etikė tė kapitalit evropian dhe amerikan.

***
Nuk ėshtė e rastit qė njė tjetėr filozof i madh Karl Jaspers (1883-1969), e vlerėson kėshtu Veberin: “Pyetja qendrore e Veberit, me tė cilėn mund tė lidhen tė tėra hulumtimet e tij sociologjike nė fushėn e fesė ėshtė: Pėrse kemi ne nė Oksident pėr herė tė parė kapitalizėm? Kjo ėshtė njė pyetje qė me sens shumė tė rėndėsishėm kėrkon tė kuptojė ekzistencėn e tashme ... Ai (Veberi) kėrkoi pėrtej aspektit (fetar tė formėsimit) qė tė gjejė tė gjitha marrėdhėniet e dallueshme, pa absolutizuar asnjė prej tyre. Sociologjia e tij donte ta paraqiste kėtė sistem tėrėsisht tė ngatėrruar me marrėdhėniet shkakore. Kėshtu iu drejtua ai tėrėsisė sė ekzistencės njerėzore, duke qenė nė vetvete tėrėsisht universal nė vėzhgimin e tij. Ky vėzhgim paraqet njė bashkim kurrė mė parė tė tillė tė historisė me sistematikėn e hulumtimit”. Pėrtej rolit tė tij si historian dhe shpjegues epokash, Maks Veberi ka lėnė dėshmi dhe ide tė mėdha pėr politikėn. Ai ngrihet kundėr vulgarizimit politik. Ai ėshtė pėr politikėn e madhe dhe jo pėr politikėn e vogėl. Ai ėshtė i pari nė literaturėn evropiane, qė thekson dallimin midis politikanėve dhe administratės. Ai shkruan se ka ndryshim midis tipit tė politikanit dhe tė nėpunėsit: “Ndryshimi qėndron nė llojin e pėrgjegjėsisė sė njėrit dhe tė tjetrit. Dhe prej kėtej, pėrcaktohet nė masė tė madhe edhe lloji i kėrkesave pėr paraqitjen pėr secilėn prej tyre. Njė nėpunės, qė merr njė urdhėr, sipas mendimit tė tij, njė urdhėr tė gabuar, mund dhe duhet tė paraqesė kundėrshtime. Nėse eprori i tij ngulmon nė udhėzimin e dhėnė, nėpunėsi e ka pėr detyrė ta zbatojė urdhrin, por nė kėtė rast, vėrejtjet e tij mund tė jenė mė tė rėndėsishme. Nėse nėpunėsi nuk arrin t’i thotė eprorit tė tij (qoftė ky edhe monark, ose demos), nėse ai nuk jep edhe dorėheqje, atėherė ai ėshtė njė “kėrmill i mjerė”, siç e ka pagėzuar Bismarku kėtė tip”. Veberi thotė: “Qeveria duhet tė qėndrojė mbi partitė”. Mbi partitė, do tė thotė nė tė vėrtetė qė nėpunėsi ėshtė jashtė luftės pėr pushtet”. Veberi vlerėson kėshtu epėrsitė e specialistėve sidomos nė detajimin e programeve tė suksesshėm politike, ndonėse e pranon se objektivat politikė i takojnė politikanėve. Pa njė ndėrthurje tė drejtė midis kėtyre kategorive, nuk mund tė ketė politikė tė suksesshme.
Pėr Veberin, ėshtė e qartė se çdo polemikė politike, ėshtė njėkohėsisht edhe luftė pėr pushtet. Kush bėn politikė, synon pushtetin. Pushtet, ose si mjet nė shėrbim tė synimeve tė tjera (me ideale, ose egoiste), ose pushtet nė vetvete: pėr tė shijuar ndjenjėn e prestigjit qė tė jep ai. Kush nuk kėrkon pushtet, kush e konsideron atė si njė gjė tė pandershme, nuk bėn politikė. Nuk duhet harruar asnjėherė se politika bėhet nga njerėzit dhe se njerėzit nuk bėjnė dot pa etjen pėr t’u dukur dhe pa vanitetin. Eshtė e vėrtetė qė Veberi shprehet haptazi: “Tė gjitha betejat partiake nuk janė thjesht beteja pėr qėllime objektive, por para sė gjithash, pėr post”. Ky mendim, duhet revizionuar, politika i ka edhe qėllimet objektive. Veberi thotė se pėrpjekja pėr pushtet nė vetvete, nuk ėshtė politikė, aq sa mund tė jetė politikė lajmėrimi pėr njė botė mė tė mirė. Ka dy mėkate tė rėnda nė fushėn e politikės: mungesa e objektivitetit dhe shpesh mungesa e pėrgjegjėsisė. Vaniteti - nevoja sa pėr t’u dukur sa mė shumė nė plan tė parė, ėshtė tundimi mė i madh pėr politikanin, qė çon nė rėnien e tij nė mėkatet e mėsipėrme. Kush bėn politikė, ushtrohet çdo ditė nė vanitet, sidomos nė politikėn e televizionit, shumė mė tepėr se nė kohėn e Veberit. Por Veberi shton: “Nga vanitozėt, nuk mund tė pritet asnjė lloj politike afatgjatė. Mungesė objektiviteti, lidhet me ndriçimin vezullues tė pushtetit dhe jo me pushtetin e vėrtetė. Mungesa e pėrgjegjėsisė çon nė shijimin e pushtetit nė vetvete, pa ndonjė qėllim tė mėtejshėm. Ngaqė pushteti ėshtė njė mjet i pashmangshėm dhe pėrpjekja pėr tė ėshtė njė nga forcat nxitėse tė çdo politike, nuk ka deformim mė tė madh nė njė forcė politike sesa kapardisja dhe shitja mend me pushtetin. Veber: “Politikani i thjeshtė i pushtetit mund tė ketė ndikim tė fortė, por ndikon nė tė vėrtetė nė boshllėk dhe pakuptimėsi”.

***
Veberi e çmon pasionin politik, por ėshtė kundėr “eksitimit steril”. Politika bėhet me kokė dhe jo me pjesė tė trupit ose tė shpirtit. Ai thekson: “E megjithatė, pėrkushtimi nė politikė, kur kjo nuk ėshtė njė lojė intelektuale mendjelehtė, por njė veprim autentik njerėzor, mund tė lindė dhe tė ushqehet vetėm nga pasioni. Pėr çdo nėnshtrim tė fortė tė shpirtit, qė karakterizon politikanin e pasionuar dhe e dallon atė nga diletanti i thjeshtė politik, i eksituar nė mėnyrė sterile, ėshtė i mundur nė sajė tė tė mėsuarit me distancėn - nė çdo kuptim tė fjalės. Ky tension mes sensit tė tė mėsuarit nė distancė dhe pasionit tė tė angazhuarit, e bėn tė mundur politikėn e pėrgjegjshme. Veberi kritikon bujėn e programeve. Publikimi i programeve, sado tė bukura qė tė jenė, nuk ėshtė ende politik. Diçka tjetėr na mbetet qė tė mėsojmė: Menaxhuesi i ftohtė dhe cinik i pushtetit qė pėrqendron tė gjitha, ose pothuaj tė gjitha energjitė e tij pėr tė qėndruar ose pėr tė ardhur nė pushtet, dhe qė ia nėnshtron tė gjitha objektivat kėtij qėllimi, saqė nuk ėshtė i qartė se çfarė idesh pėrfaqėson, nuk bėn atė qė Veberi e quan “politikė”. Kush e konsideron tė mbijetuarit nė çdo mėnyrė, si formėn reale tė vetme tė politikės, nuk mund t’i referohet as Maks Veberit (as Karl Poperit). Politikani, mendon Veberi, duhet tė besojė nė diçka qė lidhet me autencitetin njerėzor dhe jo me veprimet kirurgjikale tė pastudiuara, pėrndryshe “mallkimi i pavlefshmėrisė rėndon edhe mbi sukseset politike, nė dukje tepėr tė spikatura”.

***
Ballafaqimi i ideve tė Maks Veberit me realitetin politik shqiptar, ėshtė tepėr problematik. Dallimi i rolit tė administratės ngatėrrohet me mandatin partiak. Mandati i Njėshit tė Ekzekutivit ndryshon thelbėsisht nga mandati i kryetarit tė partisė sė shumicės. Mandati partiak lidhet me zgjerimin e elektoratit numerikisht duke paraqitur njė program, qė nuk aprovohet dhe nuk votohet nga pjesa tjetėr e elektoratit. Qė nė momentin qė fitohet mandati i Njėshit tė Ekzekutivit, ai duhet tė jetė patjetėr gjithėpėrfshirės, pra nė njė pozicion krejt tė ri dhe tė ndryshėm nga pozicioni i para fitores elektorale. Batėrdia qė bėhet nė administratė, ku specialistė tė shquar, zėvendėsohen nga militantė, personalizimi i tė gjitha pushteteve, shton pėrhapjen e subjektivizmit vetjak tė njeriut mė tė pushtetshėm, gjenerojnė njė situatė tė ardhshme tepėr problematike tė politikės shqiptare. Gjithmonė kam qenė pėr debatin e ideve dhe pėr analizėn e dukurive, pavarėsisht emrave tė njerėzve qė zotėrojnė aktualisht politikėn shqiptare. Them se kjo ėshtė mė e rėndėsishme edhe pėr opinionin publik shqiptar.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos