Sot, 10 tetor, Dita Botėrore e Shėndetit Mendor

OKB e ka shpallur 10 tetorin si Ditėn Botėrore tė Shėndetit Mendor, kur shoqėria e ka pėr detyrė tė pėrkujdeset mė shumė se ditėt e tjera ndaj njerėzve me probleme psikike dhe familjeve tė tyre. Shteti ka pėr detyrė t’i ndihmojė kėto kategori, edhe kur ata protestojnė, meqenėse kėshtu rritet nocioni i tyre i qytetarisė dhe ndalet pėrkeqėsimi i situatės drejt depresionit, kthimit nė infantilitet tek krevati i nėnės dhe kalimi nė fazėn kur shndėrrohen nė njė rrezik publik


10 tetori ėshtė shpallur nga OKB si Dita Botėrore e Shėndetit Mendor. Kjo datė ėshtė e rėndėsishme, veçanėrisht pėr shoqėri ende tė pastabilizuara dhe qė kanė dalė nga shoqėri tė traumatizuara, siç ka qenė diktatura komuniste 50 vjeçare. Kjo datė pėrkujtohet zakonisht me aktivitete tė shumta, ku institucionet shtetėrore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kėsaj kategorie me risk, duke u bėrė tė qartė bartėsve tė sėmundjeve tė shėndetit mendor, se edhe ata, si gjithė tė tjerėt, mund ta çojnė jetėn e tyre tė pėrditshme sa mė afėr normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta nė rrugė. Shėndeti Mendor nė epokėn moderne ėshtė pėrherė e mė shumė njė shqetėsim pėr autoritetet, meqenėse vlerėsohet se sot nė botė, vuajnė nga shqetėsime mendore mė shumė se 450 milionė njerėz nė tė gjithė botėn. Nė vigjilje tė 10 tetorit, edhe njėherė OKB-ja ka kujtuar dje se kjo datė, apo edhe manifestimet (e protestat) qė mund tė mbahen, duhet tė shėrbejnė pėr tė tėrhequr vėmendjen ndaj gjendjes nė tė cilėn gjenden tė sėmurėt mendorė dhe familjet e tyre. Nė Shqipėri nuk ekzistojnė statistika tė plota pėr tė sėmurėt mendorė, por subjekte tė kėtyre patologjive janė ata qė kanė çekuilibrime tė humorit apo patologji tė tjera qė afrojnė me çrregullime psikike. Shfaqjet mė normale qė kėtij çekuilibrimi nė shėndetin mendor janė rėniet nė gjendje depresive, shndėrrimi i jetės nė njė listė tė dėshtimeve tė njėpasnjėshme nė jetėn familjare e profesionale, rikthimin nė infantilitet apo futjen nė krevatin e nėnės, pėr tė rifituar atė garanci qė tashmė ėshtė humbur pėr shkak tė çekuilibrimit mendor, etj. Shoqėria shqiptare, ashtu si edhe shoqėritė e tjera perėndimore shfaqin probleme nė pranimin e shkallės sė kėtij çekuilibrimi. Raportet ndėrkombėtare flasin se shoqėritė duhet t’i ndihmojnė kėto subjekte, edhe kur ato sjellin probleme pėr ushtrimin e instancave shtetėrore, pasi thuhet se kjo do tė shtojė vetėvlerėsimin e tė sėmurėve pėr veten, duke u mundėsuar atyre ushtrimin si duhet tė tė drejtės sė qytetarisė. Mendja e shėndoshė nė njė trup tė shėndoshė/Kalimi nga njė sistem ekonomik komunist nė atė kapitalist pa dyshim qė ka lėnė pasoja, natyrisht po flasim pėr shėndetin e shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe atij mendor nė veçanti. Sot ėshtė protesta e opozitės sė Edi Ramės dhe ėshtė disi e vėshtirė pėr disa individė qė kanė pasur njė jetesė tė hallakatur tė pėrshtaten me principet demokratike, me njė ekonomi liberiste qė kėrkon njė angazhim tė pasur nė mendime, ide, reflektime dhe veprime, qė ajo tė mos jetė e centralizuar... pra e varur kryekėput nga shteti. Tranzicioni shqiptar po shfaqet me njė egėrsi tė paparė nė shou-t dhe po duket se do tė jetė i vėshtirė dhe pėr fat tė keq, i gjatė. Mendimet dhe qėndrimet e njerėzve, qoftė pėrsa i pėrket ekonomisė, apo edhe kujdesit karshi shėndetit tė tyre, marrin njė kthesė tjetėr. Edhe politika opozitare me bojkotet e saj nuk ėshtė se e ndėrgjegjėson qytetarin, pėrkundrazi, e fut atė nė njė vorbull pa krye,pa kauzė duke humbur kėshtu energjitė nė probleme artificiale. Ndėrsa disa grupe sociale qė preken mė rėndė nga tranzicioni nė pikėpamjen ekonomikee sociale, ka  grupe tė tjera, tė cilat gjejnė vetveten me kauzat  ideologjike dhe pėsojnė njė ngritje tė standardit tė jetesės nga ky qėllim. Mirėpo a kanė probleme shqiptarėt pėrgjithėsisht me shėndetin e tyre mendor nė kėto vite tė njė tranzicioni tė vėshtirė? Natyrisht qė ka mjaft, por ka dhe rreze drite shpresėdhėnėse. Realiteti tė thotė se vihet re njė rritje e frekuencave tė çrregullimeve psikike nga faktorė tė panumėrt si: problemet ekonomike, lėvizjet e theksuara demografike nė vitet e fundit, njė emigracion i madh i pa kontrolluar, abuzimet me alkoolin, medikamentet dhe drogat, alibitė mė tė hershme tė çrregullimeve mendore se vite me parė, ndikimi i dukshėm i medies etj. Nuk duhet tė ngatėrrohen nga specialistėt dhe mbarė shoqėria shqiptare “depresioni politik apo ai  publik” si njė reaksion i kushteve, sidomos ato tė krijuar ad hoc tė reja pėr njė jetesė me standarde. Ne po flasim nė kėto radhė, mė tepėr pėr çrregullimet psikike tė moshave tė ndryshme, edhe politike, tė cilat kanė bėrė qė tė rritet numri i shtrimeve nė klinikat dhe spitalet psikiatrike. Nga statistikat qė kemi tė çdo viti, vihet re njė rritje e numrit tė konsultave nė konsulentėt ditorė, tė cilėt mbulojnė njė pjesė tė mirė tė konsultimeve, tė rasteve tė vėshtira qė vijnė nga mbarė Shqipėria dhe jashtė saj. Ngarkesa ėshtė e konsiderueshme pėr mjekėt specialistė, tė cilėt shpesh ndihen dhe tė lodhur nga puna e pėrditshme. Do tė analizojmė shkurtimisht rėndėsinė qė kanė tė tre nivelet e shėrbimit psikiatrik nė nivel kombėtar. Kjo, pėr faktin se njė bashkėrendim i detyrave dhe funksioneve tė çdo hallke luan njė rol kardinal nė alibitė, ndjekjen spitalore dhe mė tej atė komunitare tė tė sėmurėve. Statistikat botėrore flasin pėr ndikimin qė kanė traumat e lindjes nė dėmtimin e shėndetit mendor. Gjithashtu, nuk mund tė rrisė njė fėmijė tė shėndetshėm nė pikėpamje fizike dhe mendore, njė nėnė e cila vuan vetė nga njė sėmundje somato-psikike. Mjeku i familjes duhet tė mbajė lidhje tė rregullta me specialistėt e shėndetit mendor pranė qendrave ambulatore. Detyra ėshtė e vėshtirė, por jo e parealizueshme me standardet ndėrkombėtare. Dihet se terreni tek ne shpesh paraqet vėshtirėsi nė drejtim tė ndjekjes sė rregulltė tė tė sėmurit dhe ndodh qė niveli i kulturės shėndetėsore lė pėr tė dėshiruar. Na ndodh shpesh qė kompliancionet (marrja e medikamentit) tė jetė negative, si pėr shkak tė mungesės sė njė kulture shėndetėsore nė familje, ashtu dhe pėr shkak tė mungesės sė kritikės sė gjendjes mendore nga ana e pacientit. Mjekėt psikiatėr ambulatorė kanė pėr detyrė tė ushtrojnė kontrolle periodike tė tė sėmurėve, si me rastet e reja ashtu dhe tė atyre qė dalin nga klinikat dhe spitalet. Sot strategjia botėrore nė ndjekjen ambulatore tė tė sėmurėve ėshtė nė drejtim tė uljes nė maksimum tė recidivave (pėrsėritjes) sė krizave. Falė futjes sė psikotropeve tė reja me avantazhe, nė tregun e farmaceutikės shqiptare kemi njė ulje tė krizave tė pėrsėritura, pra nėse dėgjohen “zėra nga lart” problemi ėshtė diku tjetėr, mė akut. Ështė shumė e rėndėsishme nga ana e specialistėve ambulatorė e mbajtjes sė lidhjeve tė rregullta me klinikat dhe spitalet psikiatrike, duke kryer atė qė cilėsohet si “rotacion bipolar”. Qėndrimi afatshkurtėr nė klinikat dhe spitalet pėr tė rifreskuar si anėn klinike tė çrregullimeve mendore ashtu dhe diskutimi i gjerė mbi literaturėn psikiatrike bashkėkohore. Pėr arsye tė ndryshme, qė nuk varen vetėm nga personeli shėndetėsor, ky rotacion ka vite qė ėshtė harruar dhe akoma nuk po gjendet gjuha e pėrbashkėt. Mendojmė qė nė tė ardhmen tė vihet nė vend ky funksionim mjaft i rėndėsishėm si vite mė parė. Ngritja vitet e fundit e qendrave komunitare do tė sjellė padyshim njė pėrmirėsim nė ngjitje tė ndjekjes sė tė sėmurėve. Disiplina e psikiatrisė avancon me hapa tė shpejta, ashtu si dhe gjithė mjekėsia. Çrregullimet mendore, pėr shkak tė asaj qė emėrtohet si psikiatria trans-kulturale, po pėsojnė modifikime tė rėndėsishme qė e vėnė nė lėvizje specialistin psikiatėr-psikolog. Po kėshtu, sot vihet re njė rritje e konsiderueshme e frekuencave tė komorbiditetit nė patologjinė mendore dhe kjo bėn qė specialisti psikiatėr tė jetė i angazhuar nė vazhdimėsi me kolegėt e tjerė tė mjekėsisė interne apo tė neurologjisė dhe neurokirurgjisė nė plan tė parė. Sot pėr sot, specialisti psikiatėr nuk mund tė funksionojė i veçuar nga pjesa tjetėr e mjekėsisė. Pėrkundrazi, ai ėshtė pjesė e pandashme e saj. Specialisti psikiatėr dhe ai psikolog dhe me punonjėsin social, duhet tė jenė figura kyçe nė shoqėrinė shqiptare. Sėmundjet mendore kanė jo vetėm aspektin biologjik tė tyre, por dhe atė psikologjike e sociale. Niveli i demokracisė i njė shoqėrie qė meriton tė jetė demokratike dhe e emancipuar, varet nga koeficienti i ruajtjes sė shėndetit tė individit. Janė bėrė hapa progresive nė shoqėrinė shqiptare drejt asaj qė cilėsohet sot si shėrbimi komunitar pėr shėndetin mendor, por akoma duhet bėrė njė punė e madhe nė drejtim tė ngritjes sė kualifikimit tė personelit shėndetėsor qė punon nė shėrbimin psikiatrik qoftė atė spitalor dhe komunitar. Psikologėt dhe punonjėsit social duhet tė kenė pozicionet e tyre nė shoqėrinė tonė si nėpėr klinikat ashtu dhe nė komunitet. Ështė i papranueshėm realiteti i mungesės sė psikologut dhe punonjėsit social nė ambientet spitalore apo tė klinikave. Kėta janė elementė tė rėndėsishėm tė shėrbimit psikiatrik nė pėrgjithėsi. “Mente sana in corpore sana”.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos