Transferimet, universiteti i Tiranės nxjerr emrat e studentėve tė pėrzgjedhur



Jonida Tashi

Universiteti i Tiranės mbyll procesin e pėrzgjedhjes sė studentėve qė kanė preferuar t’i transferojnė studimet nė fakultetet e tij gjatė vitit 2009-2010. Burime nga Drejtoria e Kurrikulės dhe Standardeve pranė Universitetit tė Tiranės, bėjnė tė ditur se tashmė janė detajuar edhe emrat e studentėve tė pėrzgjedhur, qė kanė fituar tė drejtėn pėr tė vijuar pjesėn e mbetur tė studimeve tė larta nė kėtė universitet. Vendimin pėr pranimin e studentėve tė propozuar pėr transferim, e merr Rektorati i ēdo universiteti, pasi ka marrė mendimin e dekanatit pėrkatės, si dhe duke pasur parasysh mundėsitė e kapacitetin e degės.
Pėrgjigjet
Studentėt qė kanė aplikuar pėr tė transferuar studimet nė Universitetin e Tiranės duhet t’i drejtohen fakulteteve pėrkatėse pėr tė mėsuar nėse janė pėrzgjedhur ose jo. Drejtoria e Kurrikulės dhe Standardeve nė UT, sqaron se pėrgjigjet e transferimit janė dėrguar nė sekretaritė e tetė fakulteteve nė varėsi tė Universitetit tė Tiranės (UT), tė cilat pas dhėnies sė konfirmimit pėrfundimtar tė studentėve qė pranojnė tė transferohen, do tė kryejnė regjistrimin e tyre nė vitin dhe degėn pėrkatėse. Pėr studentėt qė duan tė transferohen nė Universitetin e Tiranės, Komisioni i Ekuivalentimit, i ngritur pranė ēdo Departamenti, mbi bazėn e dokumentacionit qė ka dėrguar universiteti pėrkatės, ka pėrcaktuar detyrimet qė do tė ketė studenti, sipas planit mėsimor nė fuqi si dhe njohjen e shlyerjes sė lėndėve me ekuivalencė. Pėrveē pėrcaktimit tė detyrimeve qė duhet tė shlyej studenti, vendimi i transferimit shoqėrohet edhe me disa tė dhėna tė hollėsishme si: dega, kursi, sistemi i studimit, detyrimet e shlyera dhe notat pėrkatėse, certifikatė e gjendjes civile me fotografi, nėse gėzon tė drejtėn e bursės ose jo, programet e lėndėve qė ka kryer.
Tarifat
Studentėt, qė transferojnė studimet nga njė program studimi apo nga programe tė mėparshme studimi tė ciklit tė parė, nė njė program tjetėr studimi nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, do t’i nėnshtrohen tarifės sė pėrgjithshme vjetore tė shkollimit tė programit tė studimit pėrkatės, nė tė cilin ata kanė kėrkuar tė transferojnė studimet. Pėr vitin akademik 2009-2010, nė total, nė 11 universitetet publike tė vendit do tė pranohen 700 studentė tė transferuar. Kjo ėshtė shifra zyrtare e miratuar nga qeveria pėr transferimin e studimeve e ciklit tė parė me kohė tė plotė pėr vitin e ri akademik. Gjithmonė nė marrjen e vendimit pėr transferimet, universitetet i referohen kushtit tė vendosur nga qeveria, se transferimet e studentėve do tė bėhen deri nė 5 pėr qind tė numrit tė pranimeve tė reja tė vitit. Kjo do tė thotė se pėr vitin akademik 2009-2010, Universiteti i Tiranės do tė mirėpres 260 studentė tė transferuar, kurse ai Politeknik vetėm 67 tė tillė.


Masterat 1-vjeēarė

Qeveria miraton 21 programe tė tjera pėr Universitetin e Tiranės

Qeveria miraton 21 programe tė tjera pėr studimet e ciklit tė tretė “Master i nivelit tė dytė”, pėr Universitetin e Tiranės. Nė mbledhjen e fundit, para fillimit tė vitit tė ri akademik 2009-2010, qeveria ka marrė parasysh deklaratėn e rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, qė do tė rrezikohej nisja e studimeve nėse nuk do tė miratoheshin masterat e nivelit tė dytė. Nė mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar disa propozime tė Universitetit tė Tiranės pėr kėto programe studimi. Konkretisht janė miratuar disa mastera pėr Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė, Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja dhe Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Programet e studimeve tė ciklit tė tretė, “Master i nivelit tė dytė”, realizohen me jo mė pak se 60 kredite dhe kohėzgjatja normale e tyre, ėshtė, tė paktėn, njė vit. Kėto programe studimi ta fillojnė veprimtarinė mėsimore nė vitin akademik 2009-2010.

Universiteti i Tiranės
Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė:
Master i Nivelit tė Dytė nė “Histori”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Arkeologji”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Trashėgimi kulturore”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Marrėdhėnie ndėrkombėtare”
Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja:
Master i Nivelit tė Dytė nė “Shkenca gjuhėsore”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Letėrsi botėrore”
Fakulteti i Shkencave Natyrore:
Master i Nivelit tė Dytė nė “Matematikė teorike”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Sisteme informatike tė avancuara”
Nė “Fizikė”, nė profilet:
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Fizikė teorike llogaritėse”
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Fizikė e aplikuar”
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Biofizikė”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Fizikė dhe kimi materialesh”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Inxhinieri e proceseve kimike”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Teknologjitė dhe mikrobiologjitė e ushqimeve”
Master i Nivelit tė Dytė nė “Analiza kimike dhe instrumentale”
Nė “Biologji”, nė profilet:
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Biologji shtazore”
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Biologji bimore”
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Edukim biologjik”
Nė “Biologji eksperimentale”, nė profilet:
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Biologji qelizore”
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Gjenetikė e popullatave”
Master i Nivelit tė Dytė me profil “Mikrobiologji”




Politekniku
Miratohen pesė mastera tė nivelit tė dytė pėr Inxhinierinė Mekanike

Hapen pesė mastera tė nivelit tė dytė nė Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike, pranė Universitetit Politeknik tė Tiranės. Qeveria ka miratuar dje hapjen e programeve tė studimeve tė ciklit tė tretė, “Master i Nivelit tė Dytė”, pėr degėt Inxhinieri mekanike dhe atė Materiale. Konkretisht pėr Inxhinierinė mekanike, janė miratuar tre mastera nė profilet: “Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike”; “Sistemet e energjisė dhe proceset termike”; “Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut”. Ndėrsa pėr Inxhinierinė materiale, do tė hapen dy mastera tė nivelit tė dytė nė profilet: “Materiale metalike dhe alternative” dhe “Materiale tekstile”.



9 Tetor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos