“Funksionimi i stabilitetit financiar”, BSH-ja mbledh 16 banka



Funksionimi i tregut tė parasė, mbikėqyrja dhe stabiliteti financiar, ishin temat qė u diskutuan nė Forumin e organizuar nga Banka e Shqipėrisė, me pjesėmarrjen e aktorėve kryesorė nga sistemi financiar dhe 16 bankat e nivelit tė dytė qė operojnė aktualisht nė Shqipėri. Nė fjalėn e mbajtur me kėtė rast Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, tha se “Banka e Shqipėrisė nė vazhdim tė pėrpjekjeve tė kohėve tė fundit pėr tė rritur eficencėn e tregut financiar, si dhe pėr tė garantuar stabilitetin e sistemit bankar, vjen sot me njė nismė tė re, nė qendėr tė sė cilės ėshtė instalimi i njė kanali periodik komunikimi midis saj dhe sistemit bankar”. Fullani vuri theksin se ajo ēka ėshtė ndryshe nė kėtė nismė tė re, ka tė bėjė me domosdoshmėrinė e njė dialogu tė pėrhershėm, ose organizimin e njė forumi periodik nė qendėr tė tė cilit do tė jetė trajtimi analitik i shumė pikėpyetjeve dhe sfidave qė bashkėrisht duhet t’i adresojmė nė mėnyrėn dhe nė kohėn e duhur. Pėr kėtė arsye, Fullani, ftoi drejtuesit e bankave qė tė jenė aktivė, largpamės, me propozime konkrete tė orientuara nga e ardhmja. "Pėr Bankėn Qendrore,- tha Fullani,- mbeten themelore, pėrmirėsimi i vazhdueshėm i qeverisjes sė bankave, prezantimi i produkteve tė reja, funksionimi i tregut ndėrbankar, rritja e lėvizjes sė fondeve ndėrmjet sistemit, shtimi i kreditimit nė lekė, forcimi i kontrollit tė brendshėm, si dhe publikimi i rezultateve tė aktivitetit bankar".



Nga sot doganat shqiptare kontrollohen nga TACTA

Sot prezantohet zyrtarisht Projekti i Bashkimit Europian TACTA (Asistenca Teknike pėr Administratėn Doganore dhe Tatimore). Projekti drejtohet nga Agjencia Italiane e Doganave dhe synon 5 vendet e Rajonit tė Ballkanit Perėndimor – Shqipėrinė, Bosnjė-Hercegovinėn, Kosovėn (nėn UNSCR 1244) Malin i Zi dhe Serbinė. Projekti TACTA do tė bėjė tė mundur arritjen hap-pas-hapi modernizimin e strukturave organizative dhe procedurave operacionale nė pėrputhje me standardet e BE-sė, si edhe hartimin e strategjive tė reja kundėr evazionit dhe trafikut tė paligjshėm. Nė kėtė takim do tė marrin pjesė pėrfaqėsuesit e pesė Vendeve Pėrfituese, Komisioni Europian, si edhe Autoritete vendore dhe tė huaja. Projekti njė vjeēar do tė jetė tėrėsisht i financuar nga BE-ja, nė shumėn prej 7.1 milionė eurosh. Nė vijim, do tė prezantohet edhe Forumi i pėrhershėm i Koordinimit Rajonal qė do tė jetė edhe njė nga shtyllat e Projektit, i cili do tė bashkėrendohet nga Drejtori i Drejtorisė Qendrore tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare tė Agjencisė Italiane tė Doganave. Projekti TACTA iu caktua pėrmes tenderimit nga ana Bashkimit Evropian, Konsrtiumit publik-privat me emrin ITACA Pėr sa i pėrket pjesės publike, partnerė nė Konsortiumin ITACA, pėrveē Agjencisė Italiane tė Doganave, janė edhe Agjencia Tatimore Italiane, Dogana Finlandeze dhe Universiteti i Dytė i Napolit – Fakulteti i Studimeve Politike tė Arsimimit tė Lartė Evropian dhe Mesdhetar. Ndėrsa pėr sa i pėrket pjesės private, partnerė nė kėtė Konsortium janė: Zhvillimi Global GEIE (Itali), Studioja Ligjore Tonuēi & Partners (Itali) dhe DMI-Associates (Francė).




4 Prill 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos