Coli: Pse u vra Dritan Sallaku nga “Banda e Durrėsit”





Pėr afro pesė orė, i penduari i “Bandės sė Durrėsit”, Dritan (Adriatik) Coli ka rrėfyer para togave tė zeza, pa u ndėrprerė pėr asnjė moment, tri nga episodet kriminale qė i atribuohen kėsaj bande. Rrėfimi i tė penduarit vazhdoi aty ku u ndėrpre javėn e kaluar, ndėrsa seanca vazhdoi pėr pesė orė me dyer tė mbyllura, nė prani vetėm tė gjyqtarėve, prokurorėve, avokatėve dhe tė pandehurve. Edhe pėrgjatė kėsaj seance, avokatėt tentuan ta etiketojnė tė sėmurė psikik tė penduarin, duke kėrkuar ekspertim tė trurit tė Colit, por kjo kėrkesė u rrėzua nga gjykata, duke e lejuar tė penduarin tė vijojė me dėshminė e tij. Por, nė 5 orė dėshmi, Coli do tė rrėfente me detaje vetėm dy episode tė rėndėsishme, vrasjen e Dritan Sallakut nga “Banda e Durrėsit” dhe pėrpjekjet po nga kjo bandė, ndonėse tė dėshtuara, pėr tė ekzekutuar Marsel Sotirin, njė pengesė pėr ta nė botėn e trafikut tė drogės. Pas kėtyre dy atentateve, njėrit tė realizuar me sukses dhe tjetrit qė u dėshtoi vetėm me njė plagosje, i penduari tregoi para gjykatės edhe momentin kur ėshtė plagosur teksa pėrcillte tė fejuarėn nė shtėpi nga Erjon Lame. Njė fakt tė tillė, sipas vetė tė penduarit, kanė qenė Lul Berisha, Klod Saliu, Ilir Xhunga e Plarent Dervishaj, qė ia kanė konfirmuar, duke bėrė edhe plane se si ta ekzekutonin, pasi njihej si mik i Marsel Sotirit. Vetėm kėto do ishin episodet pėr tė cilat u rrėfye para gjykatės Adriatik Coli, pasi vazhdimi i tyre pritet tė enjten nė seancėn e radhės. Pas 2 vjet e 4 muaj shtyrjeje tė kėsaj dėshmie, mė nė fund gjykata mundi tė marrė njė nga provat mė tė rėndėsishme tė procesit, dėshminė e tė penduarit. Kjo dėshmi ėshtė duke u dhėnė me dyer tė mbyllura, pas njė vendimi tė gjykatės, i cili ndaloi edhe publikimin e dėshmisė sė Colit pa u dhėnė mė parė nė gjykatė. Nga burime tė besueshme bėhet e ditur se Coli u ka qėndruar besnik deklarimeve tė dhėna mė parė, pa u ndryshuar asnjė moment, datė apo kohė tė ndodhjes sė tyre.



Si u vra nga banda Dritan Sallaku



Nė vitin 1998 qėllojnė me kallashnikovė tek shtėpia e tyre, tek dritarja e kuzhinės, Redi dhe Plarent Dervishin, por nuk u godit asnjė nga ata. Mė pas doli qė atė natė kishin qėlluar Tan Sallakun dhe njė shtetas tjetėr qė e thėrrisnin “Torra”, emri i vėrtetė ėshtė I. N., me banim nė Shkozet. Tė nesėrmen, Luli mė mori nė telefonin e shtėpisė dhe mė tha hajde nė Spitallė. Shkova nė Spitallė dhe u takova me Lulin tek klubi i Latės. Nė atė kohė, jashtė lokalit ishin Lulėzim Berisha, Plarent Dervishi, Ilir Xhunga dhe Klodian Saliu. Ata po bisedonin me njėri-tjetrin. Sa shkova unė, Luli mė tha qė do shkosh nė Tiranė, tek njė lokal i njohur. Luli mė tha qė do takosh njė shtetas me emrin Geri, mbiemrin nuk ia di. Luli mė tha qė do takosh Gerin dhe do t’i marrėsh makinėn dhe do ta sjellėsh nė Spitallė. Unė ashtu bėra. Shkova takova Gerin, tė cilin e kisha takuar edhe 2-3 herė tjera tek shtėpia e Plarentit. Geri ishte rreth 171 cm, me moshė rreth 23 vjeē nė atė kohė, flokėt kaēurrela tė zeza, tė shkurtra, me fytyrė tė rrumbullakėt. I thashė Gerit qė Luli mė kishte thėnė pėr t’i marrė makinėn dhe ai mė dha njė makinė tip BMW 325 me ngjyrė gri nė tė zezė, me targa TR, numrat nuk mė kujtohen. Mora makinėn dhe shkova nė Spitallė, ku mė priste Luli. Lashė makinėn dhe ika nė shtėpinė time. Nė darkė, rreth orės 18:00 shkova pėrsėri nė Spitallė, ku takova Klodin, Plarentin, Ilirin dhe Lulin. Kėta ishin jashtė lokalit dhe po bisedonin dhe po bėnin plane si tė qėllonin Tan Sallakun. Ata e dinin qė Tani rrinte nė njė lokal afėr shkollės “7 nėntori” dhe ēuan njė person qė ta ruante dhe t’i lajmėronte kur Tani tė shkonte atje. Unė nuk e dija se kush do t’i lajmėronte, por do tė flisnin me telefon celular, pasi nė atė kohė kishin dalė numrat e celularit. Luli dhe Klodi kishin celular me “20”, po unė nuk ua mbaj mend numrat, se ka kaluar kohė e gjatė. Rreth orės 19:30 – 20:00 tė darkės, ata u lajmėruan se Tani kishte ardhur te lokali. Ata hipėn nė makinėn BMW qė solla unė nga Tirana. Luli ishte shofer, nė vend tė parė hipi Klodi, ndėrsa mbrapa hipėn Plarenti dhe Ilir Xhunga. Plarenti kishte njė armė “Skorpions”, Klodi kishte pistoletė dhe Ilir Xhunga kishte pistoletė. Unė qėndrova tek lokali. Pas 10 minutash, ata u kthyen me shpejtėsi dhe Luli ma bėri me dorė nga makina qė tė ikja. Unė ika nė shtėpi dhe kur shkova atje mora vesh se ishte vrarė Dritan Sallaku dhe ishte plagosur “Torra” dhe Gim Rexhepi.



I penduari: Si dėshtuam nė tentativėn e parė pėr vrasjen e Sotirit



Coli, pjesė e grupit qė do kryente ekzekutimin. Marsel Sotiri ngeli i plagosur nė qafė dhe kėmbė, por i shpėtoi vdekjes



Marsel Sotiri po bėhej shumė i rrezikshėm pėr Lul Berishėn dhe bandėn e tij, ndaj pas ekzekutimit tė Dritan Sallakut, tashmė po vinte radha e tij. Banda nisi tė bėnte planin gati, ndėrkohė qė njerėz tė Berishės ishin vėnė nė ndjekje tė lėvizjeve tė Sotirit nėpėr Durrės. Tė gjitha kėto detaje u dhanė dje nga i penduari Coli, pjesėmarrės nė atentatin e parė tė dėshtuar ndaj Marsel Sotirit, i cili punonte nė doganė nė atė kohė. Adriatik Coli rrėfeu para gjykatės si nisi pėrplasja mes tyre, tentativa pėr tė vrarė kunatin e Berishės, Plarentin dhe vėllanė e tij, si dhe arsyet qė ēuan nė dėshtimin e vrasjes sė Sotirit, i cili u plagos nė qafė dhe kėmbė, por duke ia hedhur vdekjes.



Tentativa e dėshtuar



Luli mori vesh nga policia qė ishte zbuluar fotografia e Gerit tek makina BMW dhe filloi tė ruhej dhe tė rrinte mbyllur tek shtėpia e Plarentit, qė ndodhej te Stacioni i ri i Trenit tek shtypshkronja “10 Korriku”. Ndėrsa Klodi rrinte tek shtėpia e tij nė Spitallė dhe nuk dilte. Gjatė kėsaj kohe, unė lėvizja lirshėm duke shkuar edhe nė shtėpinė time, si dhe tek Plarenti. Pas njė jave, Dash Sallaku dhe Marsel Sotiri, i cili ishte shoku i ngushtė i Dashit si dhe Arjan Paja, i cili kishte ardhur nga Italia, pasi e kishte thirrur Marseli pėr kėtė rast, filluan tė lėviznin nėpėr Durrės pėr tė qėlluar Lulin. Ata po i ruanin dhe ishin vendosur pėrreth shtėpisė sė Plarentit. Njė nga kėto ditė doli Redi, vėllai i Plarentit nga shtėpia rreth mesditės, ndėrkohė unė isha te shtėpia me Plarentin, Lulin dhe familjarėt e tyre. Redi shkoi te shtėpia nė ndėrtim e Lulit, e cila ėshtė afėr me shtėpinė e Plarentit, pėr tė kontrolluar punimet dhe nė momentin qė po kthehej nė shtėpi, afėr hyrjes sė pallatit i afrohet duke e gjuajtur me pistoletė Arjan Paja. Nė kėto momente, Redi ishte afėr hyrjes dhe vrapon i pėrkulur dhe futet brenda shtėpisė dhe shpėton pa u goditur. Sa u fut nė shtėpi, nė dritaren e shtėpisė qė shihte nga rruga u qėllua me kallash. Nga plumbat nuk u plagos asnjė. Ne nuk dolėm nga shtėpia dhe pak mė vonė erdhi policia. bėri veprimet dhe na pyeti kush qėlloi, por ne nuk treguam gjė dhe policia u largua. Unė pas gjysmė ore u largova pėr nė shtėpinė time. Tė nesėrmen, Luli dhe Plarenti shkuan nė Spitallė dhe u takuan me Klodin, ku i treguan ngjarjen dhe pas dy ditėsh shkuan dhe u vendosėn tek shtėpia e dajės sė Lulit nė Shkozet. Mbas disa ditėsh shkova nė Shkozet, me kėrkesė tė Lulit dhe aty gjeta Lulin, Plarentin, Ilir Xhungėn, Klod Saliun dhe dy djem nga Elbasani, qė nuk i kam njohur nė atė kohė, pasi kam ndenjur jo mė shumė se 5 minuta. Aty mora vesh qė ata ndenjėn rreth tre apo katėr ditė dhe mora vesh qė kishin plane pėr tė vrarė Marsel Sotirin, pasi ky ishte mė i fuqishėm se Dritan Sallaku dhe kishte rrjet mė tė madh shoqėror. Ia kishin frikėn atij. Gjatė kėsaj kohe, nuk e realizuan dot goditjen e Marselit dhe shkuan pėr tė qėndruar te shtėpia e gjyshit tė Lulit nė kodrėn e Rrashbullit. Kjo ishte njė shtėpi njėkatėshe me oborr, nė tė cilin kishte pemė tė mbjella dhe mė duket se kishte dy dhoma dhe njė kuzhinė. Pas dy ose tre ditėsh, te shtėpia nė Rrashbull filloi tė mblidhej gjithė shoqėria e Lulit. Atje erdhėn Plarenti, Ilir Xhunga, Klodian Salihu si dhe unė. Ndonjėherė unė shkoja vetė dhe ndonjėherė mė thėrrisnin ata. Aty flitej se si do tė organizonin vrasjen e Marsel Sotirit. Dua tė sqaroj se Marseli atė kohė punonte nė doganėn e Tiranės dhe pėr lėvizjen e tij, na jepnin informacion. Gjithashtu, pėr tė kontrolluar lėvizjet e Marselit kur vinte nė drejtim tė Durrėsit kishim lėnė Julian Meēen nė Maminas, i cili do tė lajmėronte nė telefon celular pėr mbėrritjen e Marselit. Vėzhgimi pėr lėvizjet e Marselit vazhdoi pėr dy a tre ditė. Ditėn e ngjarjes nė mėngjes, mė thėrret Luli nė telefon dhe unė shkova me furgon tek shtėpia e gjyshit tė Lulit dhe atje gjeta Lulin, Klodin, Plarentin dhe Ilir Xhungėn dhe aty qėndruam deri nė mesditė. Aty u morėm vesh se Juli kishte dalė pėr tė vėzhguar Marselin nė Maminas, i cili lėvizte me makinėn e doganės. Ajo ishte njė makinė fuoristradė me ngjyrė ulliri me fenelinė. Rreth mesditės, mori nė telefon Juli dhe lajmėroi Lulin se po vinte Marseli. Atėherė Luli na tha hajde shpejt se po vjen. Lulėzim Berisha, Klodian Saliu, Plarent Dervishi dhe Ilir Xhunga hipėn nė makinėn tip “Golf”, duke marrė secili nga njė automatik kallashnikov nė dorė. Nė timon hipi Luli, nė vendin e parė tė pasagjerit hipi Klodiani dhe dy tė tjerėt hipėn mbrapa. Mua mė lanė si detyrė qė tė merrja makinėn “Lancia” dhe tė shkoja t’i prisja tek shinat e trenit, tek unaza. Nė makinėn qė hipi Luli ishte njė paruke, mė duket me ngjyrė tė zezė dhe tre kapele sportive me strehė tė gjata para. Ata u nisėn para meje dhe u shkėputen nga unė, ndėrsa unė mora “Lancia”-n dhe rrugės pėr tek unaza rashė nė njė gropė me ujė, qė ndodhej poshtė shinave tė trenit. Unė kėrkova ndihmė nė njė shtėpi aty pranė, ku ngeci makina, nė krahun e djathtė tė rrugės pėr nė plazh. Shtėpia ishte larg shinave rreth 20 metra. Aty doli njė burrė i moshės 40 vjeē, nxori makinėn e tij me tė cilėn tėrhoqi “Lancia”-n, derisa e nxori nga gropa. Unė i thashė nėse mundesha ta lija makinėn nė oborrin e tij dhe tė shkoja tė nesėrmen ta merrja dhe ai pranoi. Dua tė theksoj se para se tė ikja, pashė pozicionin ku kishte ndaluar “Golf”-i. Ai ishte afėr njė ferre tė madhe, ku zunė pozicionin Luli, Plarenti, Klodiani, Iliri. Nė atė pozicion kryqėzohej rruga e trenit me rrugėn automobilistike Tiranė-Durrės dhe makinat qė kalonin aty ishin tė detyruara tė ulnin shpejtėsinė. Si rrjedhojė, ishte pozicion shumė i pėrshtatshėm pėr t’u bėrė prita. Pasi pashė kėtė vendosje, unė ika atje ku shpjegova mė sipėr. Pasi lashė makinėn e prishur tek oborri, unė prita Lulin me gjithė shokėt e tjerė. Pas rreth 10 minutash, Luli bashkė me shokėt e tjerė erdhėn nė kėmbė drejt meje. Ata panė makinėn qė ishte prishur, Luli mė bėri shenjė me dorė qė tė largohesha. Ata u nisėn nė drejtim tjetėr dhe unė nė drejtim tjetėr. Unė shkova nė shtėpi dhe atė ditė nuk u takuam me njėri-tjetrin. Po atė ditė unė mora vesh se ishin vrarė Virion Curri dhe Arjan Paja, ndėrsa Marseli ishte plagosur dhe e kishin ēuar nė spital nė Tiranė. Atė e kishte kapur njė plumb nė qafė dhe njė tjetėr nė kėmbė. Tė nesėrmen u takuam tek shtėpia e Plarentit, ku ishte edhe Luli. Ai mė tha: Si e humbe fare, qė e fute makinėn nė ujė, po s’ka gjė se e kishe pėr herė tė parė. Pas dy ditėsh jemi takuar pėrsėri tek shtėpia e Plarentit, ku kemi qenė unė, Plarenti, Luli, Iliri dhe Klodi. Aty filluam tė diskutonim rreth ngjarjes. Unė mėsova se ata i kishin qėlluar tė katėrt dhe Iliri tha nė bisedė: Desha tė kthehesha tė qėlloja pėrsėri mbi Marselin, por vura re se dera e makinės ishte e hapur dhe Marseli ishte nė pozicion tė shtrirė. Kujtova se ai kishte vdekur. Aty u diskutua se nė makinėn e Marselit kishte qenė edhe njė kile kokainė, e vendosur nė kroskotin e makinės, si dhe 80 mijė marka. Po aty u diskutua se si nuk arritėn tė vrisnin dot Marselin si dhe ku i hodhėn armėt pas vrasjes. Ata treguan se armėt i kishin hedhur nė njė kanal me ujė, i cili ishte afėr makinės “Golf”. Gjatė bisedės, njėri thoshte se arma ime u zhyt e tėra brenda kanalit, ndėrsa njė tjetėr tha se arma e tij nuk ishte zhytur e tėra. Nuk e di me saktėsi nėse ata i hodhėn tė gjitha armėt nė kanal apo mbajtėn ndonjė me vete pėr t’u mbrojtur nga frika e ndonjė pėrplasjeje qė mund tė ndodhte gjatė rrugės nė kthim. Pas kėsaj prite morėm vesh se Marseli u shpėrngul dhe shkoi tė jetonte nė njė shtėpi nė plazh, ndėrsa Luli, Plarenti, Iliri dhe Klodi rrinin gjithnjė bashkė. Ata jetonin nė dy shtėpi, tek shtėpia e Plarentit dhe tek shtėpia e Klodit nė Spitallė dhe nuk para dilnin nė qytet, se ruheshin. Kurse unė dilja vazhdimisht. Unė nė atė kohė pėrdorja “Lancia Tema”, qė i kisha vėnė targat e fuoristradės sė Lulit. Ndėrkohė, mbaroja ēdo punė qė mė thoshte Luli, shoqėroja familjarėt e tij nė pazar dhe pėr punė tė ndryshme.



Si u plagos i penduari Coli nga Erjon Lame



Njė moment interesant i dėshmisė sė Adriatik Colit, sipas burimeve pranė gjykatės, ka qenė edhe momenti kur i penduari ka rrėfyer pėr momentin kur ėshtė plagosur ai dhe e fejuara e tij nga Erjon Lame. “Njė ditė, nga fillimi ose mesi i nėntorit 1998, nuk mė kujtohet data e saktė, unė dola me tė fejuarėn time nė njė restorant. Pasi mbaruam sė ngrėni, rreth orės 21:30 u nisa pėr tė ēuar tė fejuarėn nė shtėpinė e saj, nė njė pallat nė kat tė parė tek fusha e druve. Unė ndalova makinėn nė kryqėzimin tek fusha e druve dhe po bisedoja prej 5 minutash me tė fejuarėn nė makinėn e ndezur. Nė njė moment unė vura re se pėrballė me makinėn time kishte ndaluar njė “Benz” i bardhė 240, i cili mė lėshoi dritat e gjata dhe ishte 10 metra larg meje. Unė nuk i kushtova vėmendje. Nė momentin qė makina lėshoi dritat e gjata u nis nė drejtimin tim dhe kur ishte 2-3 metra larg meje pashė qė shoferi ishte me kapuē, por nuk e kishte fytyrėn e mbuluar. E pashė vetėm si siluetė: ishte i dobėt dhe i imėt. Nė atė moment unė pashė tek xhami i pasmė nga prapa shoferit njė grykė arme qė nxirrte flakė dhe mė qėlluan. Menjėherė u shtriva nė sedilje nga ana e tė fejuarės dhe disa plumba mė kapėn tek gishtat e dorės sė majtė, nė krahun e majtė, tek kėmba e majtė dhe tek vithet. Njė plumb mė kapi tek zorra e trashė. “Benz”-i i bardhė nuk ndaloi fare. Kur mė qėlloi mua ngadalėsoi shpejtėsinė dhe pasi u qėllova, iku nė drejtim tė shtėpisė sė shtetasit Erjon Lame. Vura re qė edhe e fejuara ishte plagosur nė krahun e djathtė. Erdhi policia dhe na ēoi nė spital. Dua tė sqaroj se atė natė, “Lancia” kishte targat e fuoristradės sė Lulit, tė cilat ishin DR, numrat nuk mė kujtohen. Kėto targa m’i ka dhėnė Luli dhe mė ka thėnė se janė tė fuoristradės time qė kam pasur mė parė. Nė spital kam qėndruar rreth 20 ditė, nė Durrės, tek kirurgjia e vjetėr. Nė kohėn qė isha nė spital, mua mė erdhėn e mė takuan tė afėrm tė Lulit. Kur dola nga spitali, shkova nė shtėpinė time. Aty erdhi e mė takoi Luli, Klodi, Iliri dhe Plarenti. Deri nė atė moment, unė nuk e dija se kush mė kishte qėlluar me saktėsi, vetėm dyshoja tek grupi i Marselit. Iliri mė tha qė: “A e ke dorėn e djathtė nė rregull? Sa ta kesh nė rregull, mos e vrit trurin”. Pas njėfarė kohe, unė u shėrova dhe dola nga shtėpia. Shkova nė polici, ku mora makinėn tip “Lancia”, sepse ma kishte marrė policia qė kur mė goditėn. Makinėn ma dorėzoi hetuesi i dosjes sime. Mora makinėn dhe e ēova nė njė servis qė ndodhet sa hyn tek dera e Porto-Romanos. Pasi makina u rregullua, nuk e mora unė mė. Atė e mori Julian Meēe dhe e pėrdorte ai. Mė pas, unė shkoja ndonjėherė tek shtėpia e Plarentit ose e Klodit, ku takoja ēunat. Pas rreth njė muaji unė bisedova me Lulin, Plarentin, Klodin dhe Ilirin dhe ata mė thanė se mua mė kishte qėlluar Erjon Lame dhe A. S. Kur shkova nė Spitallė pas plagosjes time pashė qė aty ishte edhe Arben Paja, i cili shoqėrohej me Klodin dhe ēunat e tjerė. Unė u takova me tė, kur hėngrėm njė drekė nė Spitallė, dua tė them qė Paja ishte shumė shok me Ilir Xhungėn”, - rrėfeu i penduari Coli.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos