FJALET E HUAJA DHE GJUHA SHQIPE

Fjalėt e huaja kanė hyrė nė gjuhėn shqipe nė rrjedhė tė kohėrave deri nė ditėt e sotme me veēoritė e tyre specifike nė dy pjesė kryesore tė leksikut: nė leksikun e pėrgjithshėm dhe nė atė terminologjik. Nė leksikun e pėrgjithshėm ato janė futur nė kushtet e kontakteve qindravjeēare tė drejtpėrdrejta tė shqipes me gjuhėt e pushtuesve ose tė fqinjėve, duke u pėrzier me leksikun vendės e duke formuar, sipas gjuhės hyrėse, shtresa tė ndryshme leksikore, si, latinizmat (gjatė 500 vjet tė pushtimit romak), greqizmat (nga fqinjėsia e pėrhershme me popullsinė greke), sllavizmat 3 shekuj (shekulli 5 deri nė shekullin 8) dhe turqizmat (rreth 500 vjet tė pushtimit turk). Nė leksikun terminologjik, nė kushtet e kontakteve pėrgjithėsisht jo tė drejtpėrdrejta e mė rrallė tė drejtpėrdrejta me gjuhėt e huaja janė formuar nė kohėt e vona (dy shekujt e fundit) nė periferi tė leksikut shtresime tė tilla, si, italizmat, francesizmat, anglicizmat (anglezizmat) e mė rrallė rusizmat e gjermanizmat.

Shtresėzimet

Pėr shtresimet e huaja tė leksikut tė pėrgjithshėm ky proces ka vijuar pėr qindra a mijėra vjet deri nė fundin e shekullit tė 19-tė, si rrjedhojė e tė cilit pjesa mė e madhe historikisht e huaj ndihet a perceptohet si shqipe (si, p.sh., edhe ato fjalė, tė cilave nga forma mund t‘u zbulohet origjina: xhep, ēarēaf, daulle (turq.), ēekiē, ēudit (sll.), kurse, pėr shtresimet e leksikut terminologjik procesi nė fjalė ėshtė kryer pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr (rreth mbi njėqind vjet deri nė ditėt e sotme ēka lidhet me formimin e gjuhės sė shkencės e tė teknikės gjatė kėsaj kohe. Kjo ka bėrė qė nė to tė ndihet (perceptohet) pak a shumė prejardhja e huaj dhe tė mund tė pėrcaktohet origjina e tyre: bankė, karrocė (it.), byro, depo (fr.), sport, futboll (ang.).

Nė kohė afėrsisht tė barabarta, qysh nga fundi i shekullit tė 19-tė, sidomos nga fillimi i shekullit tė 20tė, procesi i hyrjes nė shqipe kryesisht tė fjalėve nga italishtja, frėngjishtja dhe anglishtja, tė cilat kanė funksionuar si terma, ka pėrfshirė pothuajse plotėsisht leksikun libror dhe, nė mėnyrė tė veēantė, atė pjesė tė tij qė lidhej me terminologjitė e fushave tė ndryshme tė dijes, duke filluar qysh nga formimi nė zanafillė i kėtyre terminologjive ( nė fushat bazė tė tyre, si p.sh, matematika, gjeometria, gjeografia, etj.) e deri mė sot, kur ato paraqiten tė kristalizuara dhe tė formėsuara pėrfundimisht si sisteme tė qėndrueshme e homogjene.

Nė krahasim me huazimet e leksikut tė pėrgjithshėm, tashmė tė ngulitura nė gjuhė dhe qė bėjnė jetė tė pėrbashkėt me leksikun vendės, huazimet e terminologjive, si emėrtime tė gjuhės sė shkencės dhe tė teknikės, tė grupuara nė qindra fusha dije, vijojnė tė hyjnė nė sasi tė mėdha nė gjuhė, sidomos sot, nėn ndikimin e shfaqjes sė pandėrprerė tė koncepteve, tė lidhura me zhvillimin e shkencės dhe tė teknologjive moderne, me pėrdorimin e objekteve tė sofistikuara tė industrive tė reja ( tė kompjuterit, tė celularit e tė ēdo pajisje a makine tjetėr elektronike). Njė pjesė e termave tė huaj nguliten si tė vetėm, si elemente tė nevojshme tė sistemeve terminologjike(sidomos sot: harduer, softuer, tastierė, monitor), njė pjesė tjetėr funksionon nė kushtet e konkurrencės me termat barasvlerės shqip (krahas dimension edhe pėrmasė, krahas maus edhe mi), kurse njė pjesė nuk gjen vend nė kėto sisteme, pėr shkak se lėvruesit e terminologjisė, specialistė a gjuhėtarė, kanė gjetur ose kanė formuar barasvlerės tė pėrshtatshėm pėr ta (inf. :ruaj, pėrpunoj, kujtesė).

Kufizimet

Kufizueshmėria e hyrjes sė leksikut tė huaj nė leksikun e pėrgjithshėm qysh nga fundi i shekullit tė 19-tė dhe intensifikimi i depėrtimit tė tij nė leksikun terminologjik, pas kėsaj periudhe e deri mė sot, ka bėrė qė pesha specifike e huazimit tė zhvendoset nga qendra nė periferi tė gjuhės, ēka e ka shndėrruar terminologjinė nė portėn kryesore tė hyrjes sė leksikut tė huaj. Kjo situatė problematike pėr terminologjinė ėshtė ndier fort qysh nga rilindėsit, tė cilėt duke punuar pėr hartimin e teksteve shkollore, ndonėse tė nivelit tė ulėt shkencor-teknik, janė ndeshur ballė pėr ballė me termat e huaj, qė shėrbenin si shėnues tė koncepteve tė fushave bazė tė shkencės si tė matematikės (aritmetikės), tė gjeometrisė tė anatomisė (N. Frashėri), tė gjuhėsisė e tė gjeografisė (S. Frashėri),. Pėr kapėrcimin e kėsaj situate ata gjithnjė, krahas futjes nė tekstet mėsimore tė fjalorėve (termave) tė huaj janė pėrpjekur qė tė krijonin a tė gjenin pėr ta mundėsisht sa mė shumė barasvlerės shqip, ēka ndihmonte pėr t‘i kuptuar sa mė lehtė dijenitė shkencore, nė kushtet edhe tė padijes qė ekzistonte nė atė kohė nė vendin tonė. Mė tej dijetarė tė tjerė janė pėrballur me termat e huaj pėr nivelin e shkollės unike e tė mesme, si psikologji, pedagogji (A. Xhuvani), letėrsi (L. Gurakuqi), teknikė (M. Logoreci) etj. Merita e rilindėsve dhe e pasuesve tė tyre ėshtė se ata, duke punuar pėr lėvrimin e terminologjive bazė u orientuan kaq shumė pas shqipėrimit tė termave tė huaj, saqė krijuan edhe sisteme termash vetjakė shqip pėr fusha tė caktuara, ndėr tė cilėt mund tė pėrmendim sidomos dijetarin arbėresh Dh. Kamarda pėr fushėn e gjeografisė. Njė pjesė e shqipėrimeve qė ata krijuan nuk i qėndruan kohės dhe u zėvendėsuan pėrsėri nga termat e huaj (si dhe shkronjė me gjeografi, shkronjėtore me gramatikė). Duhet nėnvizuar nė mėnyrė tė veēantė se nė fushėn e terminologjisė rilindėsit dhanė shembullin se kundėr termave tė huaj duhet luftuar nė mėnyrė ballėsore. Me punėn qė u bė mė vonė nė luftėn kundėr termave tė huaj u arrit qė terminologjia e shkencave bazė nė shqipe tė vihej mbi themele autoktone.

Me zhvillimin nė gjerėsi e nė thellėsi tė shkencave dhe tė teknologjisė nė nivel ndėrkombėtar dhe kombėtar fushat e dijes u shtuan dhe u diferencuan kaq shumė, saqė plotėsimi i tyre me terma mund tė bėhej nė radhė tė parė pėrmes termave tė huaj, tė cilėt vėrshuan nė masė tė madhe sidomos nė tekstet mėsimore tė shkollave tė larta, si edhe nė dokumentet shkencore e teknike, nė doracakėt e tė gjitha llojeve e deri nė thjeshtligjėrim. Megjithatė mbėshtetja mbi njė politikė gjuhėsore tė drejtė nė fushėn e terminologjisė nė vendin tonė , duke zbatuar orientimin bazė tė kėsaj politike se ndėrhyrja e shoqėrisė nė terminologji ėshtė e domosdoshme dhe e mundshme, ēoi nė krijimin e komisioneve e tė organizmave pėrkatėse pėr ndjekjen e saj. Kjo dha mundėsi t‘u vihej ledh njė pjesė tė termave tė huaj nėpėrmjet termave shqip si zėvendėsues tė tyre tė cilat u pasqyruan nė fjalorėt e shumtė tė llojeve tė ndryshme, si shpjegues-gjuhėsorė, terminologjike, mėsimore e pėrkthimorė. Kjo situatė u mbars me njė kontradiktė tė thellė, qė vihet re edhe nė ditėt tona, ndėrmjet krijimit tė njė sasie tė madhe termash shqip, tė pasqyruar nė fjalorėt e pėrgatitur nga gjuhėtarė e specialistė, tė hartuar mbi bazėn e parimeve e kritereve tė rrepta shkencore dhe pėrdorimit tė kufizuar tė tyre nė tekste mėsimore, dokumente teknike dhe nė praktikėn ligjėrimore. Termat e huaj kanė mbizotėruar dhe mbizotėrojnė edhe sot sidomos nė tekstet mėsimore tė shkollave tė larta. Mund tė vėrehet gjithashtu se nė fushat themelore tė dijes (matematikė, gjeometri, fizikė, kimi) mbizotėrojnė termat me bazė shqipe, kurse nė fushat speciale takohen me tepri termat e huaj. Ndėrsa pėr italianizmat e francesizmat nė fushėn e terminologjisė mund tė pohohet se janė arritur rezultate nėpėrmjet shqipėrimeve tė mundshme, ēka ka ēuar nė uljen relative tė numrit tė tyre, pėr anglicizmat terma mund tė pranohet pa mėdyshje se ata po pushtojnė pothuajse tė gjitha fushat e dijes, por edhe po futen thellė nė gjuhė, duke depėrtuar edhe nė zonėn librore (masmedia, publicistikė) e deri nė thjeshtligjėrim, ku dėgjohen nė tė folurit edhe tė njerėzve tė zakonshėm terma tė pėrdorur si fjalė nga fusha e informatikės: klikoj, tastierė, maus, monitor etj. Termat pėrdoren madje deri nė kuptime figurative, siē mund tė takohen si tė tillė: bunker, format, klon, pingpong, nė kontekste nga mė tė ndryshme, si: bunker (nga usht.) nė: ‘Shqipja nė bunker"(M.Elezi); format (nga inform.) dhe i klonuar (nga gjenet.) nė ....formati me famė botėrore Big Brother ėshtė klonuar pastaj nė rreth 60 vende tė botės" (Gazeta "Shqip"); pingpong nė: "Njė pingpong ndėrmjet forcave politike" (TV). Zbritja e termave tė huaj, sidomos e termave me burim nga anglishtja, nė qendėr tė gjuhės dhe aktivizimi i tyre nė ligjėrimin e zakonshėm krijon njė situatė problematike, sepse u jep atyre tė drejtėn pėr t‘u pėrdorur nė kushte tė barabarta me fjalėt shqipe, ēka bėn qė tė rrėnjosen nė gjuhė dhe tė mund tė mos dalin mė prej andej.

Vėrshimi i termave

Duke pasur parasysh masėn e madhe tė vėrshimit tė termave me burim nga anglishtja nė shqipe, mund tė thuhet se anglicizmat terma po e zgjerojnė nga dita nė ditė portėn e hyrjes sė termave tė huaj nė gjuhėn standarde nė tė gjitha nivelet e ligjėrimit. Meqė pjesa mė e madhe e elementeve tė huaja qė hyjnė pėrmes kėsaj porte janė pak a shumė tė afėrta nga forma dhe pėrbėjnė modele tė pėrbashkėta nga pėrmbajtja edhe pėr gjuhėt e tjera (kompjuter, monitor, display), atėherė kėto elemente shėrbejnė si porta hyrjeje edhe pėr gjuhė tė tjera. Si njė rrymė e pėrbashkėt qė kalojnė nėpėr to, nė mėnyrė tė veēantė termat anglezė, si ndėrkombėtare nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, i shndėrrojnė kėto porta nė enė komunikuese me masėn e pėrbashkėt qarkulluese (termat tė huaj pėr secilėn prej tyre). Terminologjia shqipe, duke u futur nė kėtė rrymė tė pėrbashkėt, duhet ta orientojė lėvizjen e kahun e rrjedhės sė saj sipas kėsaj rryme, tė pėrbashkėt edhe pėr gjuhėt e tjera, sidomos atyre qė shėrbejnė nė fushėn e terminologjisė si gjedhe standardizimi e kodifikimi si anglishtja, frėngjishtja, italishtja, gjermanishtja, spanjishtja e rusishtja. Nė kėtė rrjedhė duhet futur edhe terminologjia shqipe e pėrdorur nė treva tė tjera shqipfolėse si nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Kjo do tė thotė se shumė probleme tė terminologjisė shqipe duhen shtruar e zgjedhur nė kuadrin e problematikės sė pėrbashkėt edhe tė gjuhėve tė tjera tė botės, tė vendeve tė mėdha apo tė vogla. Kjo i jep njė orientim tė ri vlerėsimit e rivlerėsimit tė termave tė huaj nė shqipe, qėndrimit ndaj tyre, vendit tė tyre nė raport me termat e shqipėruar qė konkurrojnė me to duke pėrshtatur ndaj tyre njė politikė gjuhėsore mė tė liberalizuar sa mė parė. Ky orientim i ri i politikės gjuhėsore pėr terminologjinė e huaj nė shqipe lidhet edhe me realizimin e qėllimit tė afėrt tė futjes sė Shqipėrisė nė BE, ku gjuha shqipe nė kėtė rast do tė luajė rolin qė i takon me ngritjen e saj nė nivelin e marrjes sė statusit tė njė gjuhe tė BE-sė. Njė ndėr shtytėsit e rėndėsishėm tė ngritjes sė shqipes standarde nė nivelin e gjuhėve tė tjera tė BE-sė do tė jetė edhe terminologjia e saj, e cila me njėsitė e pėrbashkėta (ndėrkombėtare) tė pėrmbajtjes (tė koncepteve shkencore-teknike) dhe vetjake (kombėtare) tė shprehjes, tė termave do ta sjell mė afėr shqipen me gjuhėt e tjera tė Europės. Sigurisht, ndėrmjet kėtyre njėsive tė shprehjes (tė termave), termat e huaj, sidomos ato ndėrkombėtare si fond i pėrbashkėt gjuhėsor-kulturor, do tė jenė mishėrimi i idesė sė globalizmit kulturor nė fushė tė gjuhės.

Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos