Harta e tokave qė do t’u ndahen ish-pronarėve

• Publikohet harta e tokave tė refuzuara nga fermerėt dhe e tokave tė pandara.

ZIRINA LLAMBRO

 Tė parat do tė vihen nė dispozicion tė investitorėve nė kuadėr tė nismės “Shqipėria 1 euro”, ndėrsa grupi i dytė do t’u ndahet pronarėve sipas ligjit. Pėr kėtė kategori janė pėrcaktuar rreth 27 mijė hektarė tokė fushore, kodrinore e malore. Ndėrkaq rreth 110 mijė hektarė janė regjistruar si toka tė refuzuara nga pronarėt e qė i zotėrojnė e pėr rrjedhojė i kalojnė automatikisht shtetit. “Pėr kėtė sipėrfaqe toke qeveria ka bėrė ofertėn e saj pėr investime. Pra, cilido qė ėshtė i interesuar do tė mbėshtetet maksimalisht prej nesh”, sqaroi dje zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit Rexhep Shahu. Ai bėri me dije dje se pėrgatitja e bazės sė tė dhėnave ka pėrfunduar. Nė kėtė hartė janė paraqitur tokat nė bazė qarqesh, komunash e bashkish nė tė gjithė vendin. Gjithashtu informacioni i publikuar pėrcakton qartė vendndodhjen, afėrsinė dhe largėsinė nga qendrat e komunave e tė qyteteve. Sakaq ėshtė bėrė edhe kategorizimi i tokave duke llogaritur  sipėrfaqet dhe shtrirjen gjeografike. Regjistrimi i tokave ėshtė bėrė nė 11 qarqe tė vendit, ku numrin mė tė lartė tė tokave tė refuzuara e  ka qarku i Korçės me mė shumė se 10 mijė hektarė, kryesisht nė relieve kodrinorė dhe malorė.
Tokat e pandara
Sa i pėrket tokės qė do t’u jepet pronarėve, e cila aktualisht ėshtė e pandarė, nė tė gjithė vendin rezulton se janė 26976.99 hektarė, prej tė cilave 495.5 hektarė sipėrfaqe fushore, 9665.19 tokė kodrinore dhe 16816.3 hektarė sipėrfaqe malore. “Prej tyre 19.500 hektarė janė tokė bujqėsore shtetėrore dhe 8 mijė hektarė  janė toka troje tė ish-ndėrmarrjeve tė dikurshme”, saktėsoi zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė, Rexhep Shahu duke nėnvizuar se ėshtė bėrė njė punė e rėndėsishme, e cila pėr kėtė kategori tokash do tė mundėsojė zbatimin e ligjit pėr pronarėt. Do tė jetė mė pas e drejta e tyre pėr t’i vėnė ato nė efeciencė apo jo. “Nė bazė tė ligjit do tė bėhet rishpėrndarja e kėsaj sipėrfaqeje, u takon vetė pronarėve mė pas tė vendosin nėse do ta shfrytėzojnė kėtė tokė, do ta refuzojnė duke e quajtur tė papėrdorshme apo do tė investojnė aty”, sqarojnė specialistėt. Tashmė nga Parlamenti ėshtė miratuar ligji “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”,  ndonėse fatura financiare e tij pėr qeverinė ėshtė jo pak e kripur. 
Pėr “Shqipėria 1 euro”
Sipas drejtuesve tė Ministrisė sė Bujqėsisė tashmė me publikimin e tė dhėnave pėr tokat e refuzuara paraqiten mundėsitė reale pėr tė investuar nė vendin tonė me njė kosto minimale. Praktika tė ngjashme po ndiqen edhe me pyjet dhe kullotat e degraduara duke hapur rrugė dhe mundėsi koncesionare. “Kuadri ligjor ka pėrfunduar pritet vetėm zbatimi nė praktikė. Janė pasuri natyrore, tė cilat duhen ruajtur dhe duhen shfrytėzuar”, sqaron Ministria e Bujqėsisė. Ata sqarojnė se kėrkesat nga investitorėt e huaj nė sektorin e bujqėsisė dhe blegtorisė kanė qenė tė larta sidomos pėr sektorė tė veçantė. “Jemi drejt pėrfundimit tė dhėnies me koncesion pėr 1000 hektarė tokė nė Rrethin e Kavajės  pėr mbjelljen e ullinjve. Janė investitorė italianė qė kanė kėrkuar tė shfrytėzojnė kėtė sipėrfaqe toke”, sqarojnė zyrtarisht specialistėt e Ministrisė sė Bujqėsisė. Ata pohojnė gjithashtu se ka pasur kėrkesa pėr ngritjen e njė sipėrfaqeje masive tė vreshtave. “Njė tjetėr projekt qė po shqyrtohet ėshtė edhe pėr bimėt medicinale, ku kemi pasur kėrkesa pėr zonėn e Malėsisė tė Madhe ku ka shumėllojshmėri tė kėtyre bimėve. Nė kėtė zonė kemi toka tė refuzuara, mund tė investohet me njė kosto tė ulėt nga tė huajt”, bėn me dije zėdhėnėsi i ministrisė. Kėrkesa nė kuadėr tė nismės “Shqipėria 1 euro” ka pasur kryesisht nga Izraeli, Italia por edhe nga vende tė tjera. “Oferta ėshtė e hapur, kushdo qė ėshtė i interesuar, do tė ketė mbėshtetjen maksimale qoftė ky investitor i huaj apo vendas”, pohon Ministria e Bujqėsisė. Sektorė tė tjerė qė sipas qeverisė paraqesin interes nga  investitorė vendas e tė huaj janė ata tė energjisė, minierave, hekurudhave dhe turizmi. 

27 mije
hektarė tokė fushore, kodrinore e malore janė regjistruar si tokė e pandarė nė gjithė territorin e vendit

110 mije
hektarė janė regjistruar si toka tė refuzuara nga pronarėt qė i zotėrojnė e pėr rrjedhojė i kalojnė automatikisht shtetit

8 mije
hektarė  janė toka troje tė ish-ndėrmarrjeve tė dikurshme. Ato i pėrkasin si troje hartės sė tokave tė pandara dhe  do t’u kalojnė pronarėve



Tokat bujqėsore, qeveria ua jep zaptuesve me ligj

Qeveria ka parashikuar qė njė pjesė e tokave djerrė, ose tė refuzuara nga zonat e ndryshme t’i pėrdorė pėr kompensimin fizik tė ish-pronarėve, por njė gjė e tillė refuzohet nga ana e ish-pronarėve. Prej kohėsh drejtuesit e shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, po refuzojnė idenė e hedhur mė parė nga ana e qeverisė, pėr marrjen si kompensim tė pronės tė tokave tė refuzuara ndėr vite, qė i pėrkasin zonat malore ose kodrinore. Sekretari i Pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, Myrshit Vorpsi ėshtė shprehur se “kėto toka nuk mund tė shėrbejnė pėr kompensimin fizik, pasi nuk kanė ndonjė pozicion ku mund tė ketė dhe zhvillim tė tregut”. Ndėrkohė qė qeveria ka depozituar nė Kuvend dy nisma qė kanė tė bėjnė me tituj e pronėsisė, si dhe dhėnien e tokės pa shpėrblim. Nė nismėn e parė kaq shumė tė debatueshme, maxhoranca do t’i dhurojė pronat zaptuesve tė tokave, tė cilat e kanė marrė nė mėnyrė tė padrejtė gjatė zbatimit tė ligjit 7501 tė tokave bujqėsore. Nė nenin 9 tė projektligjit parashikohet qė nėse njė person ka pėrfituar nė mėnyrė tė padrejtė nga ndarja e tokės bujqėsore, atėherė shteti i jep tė drejtėn pėr ta pajisur atė me certifikatėn e pronėsisė. Kjo vetėm nė ato raste ku toka e marrė nė rrugė tė padrejtė nuk ka konflikt me palėn e tretė, pra nuk ėshtė nė pronėsi tė ish-pronarėve. Nisma ėshtė kundėrshtuar dhe pėr faktin se ajo parashikon verifikimin e tė gjithė titujve tė pronėsisė tė dhėna nėpėrmjet zbatimit tė ligjit 7501 “Pėr tokėn” apo dhe dhėnies sė tokės bujqėsore nė shpėrblim. Socialistėt theksojnė se nisma do tė krijonte konflikte sociale verifikimi i tė gjithė titujve tė pronėsisė tė dhėna nė kėto 17 vite. Ndėrsa ish-pronarėt theksojnė se personat qė e kanė marrė tokėn nė mėnyrė tė padrejtė t’u merret sipėrfaqja e kundėrligjshme dhe tė pėrdoret pėr fondin fizik tė tokave pėr kompensimin e ish-pronarėve. Nismat kanė kaluar nė komisionet parlamentare dhe sė shpejti pritet tė votohet nė seancė plenare.
 B.Hoti


Saranda e Delvina s’kanė toka tė pandara
Rrethi i Sarandės dhe Delvinės nė qarkun e gjirokastrės nuk kanė asnjė hektar tokė tė pandarė. Kjo rezulton nga mbledhja e tė dhėnave prej ministrisė sė bujqėsisė. Ndėrkaq Rrethi i Korçės ka numrin mė tė lartė tė tokave tė pandara tė cilat arrijnė nė rreth 10 mijė hektarė. Kėto toka do t’i ndahen prnarėve sipas ligjit.

“Shqipėria 1 euro” pėr tėrheqjen e investitorėve

Nisma “Shqipėria 1 euro” ėshtė shpallur nga Kryeministri i vendit Sali Berisha rreth 2 vjet mė parė. Gjithçka me qėllim tėrheqjen e investitorėve tė huaj. Sipas zyrtarėve tė qeverisė janė disa miliarda dollarė investime, tė cilat po bėhen gati tė vėrshojnė drejt Shqipėrisė, sidomos nė fushėn e industrisė energjetike. Sipas qeverisė, Shqipėria, paraqet potenciale tė mėdha nė shumė fusha, sikundėr ofron tregun mė tė favorshėm, mė tė ri, dinamik e me koston mė tė ulėt tė punės nė Evropė, duke u shndėrruar atė nė njė vend tėrheqės pėr sipėrmarrjen e huaj. Ndėr fushat me interes pėr tė investuar nė vendin tonė, pėrmendet turizmi, qė me rreth 400 kilometra bregdet ende tė pazhvilluar ofron mundėsi tė jashtėzakonshme, sektori i energjisė, si njė vend me burime tė shumta hidrike, fusha e shfrytėzimit tė mineraleve, ku Shqipėria ėshtė e pasur nė krom, boksite, nikel.


Shqipėria 1 euro, interes pėr bimėt medicinale

“Kapacitetet e Shqipėrisė pėr grumbullimin, pėrpunimin dhe tregtimin e produkteve natyrore janė tė pafundme”. Kėshtu deklarojnė specialistėt e Ministrisė sė Bujqėsisė. Sipas tyre, sidomos pėr bimėt medicinale janė mundėsitė reale pėr kultivimin e tyre, veçanėrisht nė sipėrfaqet e tokave tė refuzuara, qė janė kontingjente tė papėrdorura dhe disponibėl pėr kėtė qėllim. “Nxisim investitorėt e huaj qė pėr kėtė mundėsi e hapėsirė tė zhvillojmė mė tej kėtė biznes fitimprurės, i cili do tė ishte i dobishėm jo vetėm pėr Shqipėrinė, qė ka shumė lloje tė tilla pėr t’u kultivuar. Me investimet nė kėtė fushė pėrfshihen dhe plotėsohen interesat e tė gjitha palėve”, sqarojnė specialistė tė Ministrisė sė Bujqėsisė. Sipas tyre po diskutohen projekte sidomos nė zonėn e Malėsisė sė madhe.


Harta e tokave tė lira

Vendndodhja sipas qarkut

Qarku i Beratit
1-Rrethi Berat
Gjithsej 665.7 hektarė
67.1 tokė fushore
284.7 tokė kodrinore
313.9 tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Cukalat, Kutalli, Tėrpan, Sinjė, Roshnik, Vertop, Bashkia Ura Vajgurore, Velabisht, Lumas, Otllakė
2-Rrethi Skrapar
Gjithsej 68.6 tokė malore
Pėrfshin komunėn(Konak,Bogovė,Cepan,
3-Rrethi Kuçovė
103 hektarė tokė kodrinore
Komuna Perondi
Qarku i Tiranės
1-Rrethi i Tiranės
Gjithsej 825 hektarė
191 ha tokė kodrinore
634 ha tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Kėrrabė, Prezė, Vaqarr, Dajt, Petrelė Shėngjergj)
2-Rrethi i Kavajės
Gjithsej 287 hektarė tokė kodrinore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Sinaballė, Gose, Lekaj)
Qarku i Durrėsit
1-Rrethi Durrės
Gjithsej 114 hektarė tokė kodrinore
Pėrfshin bashkitė dhe komunat (Manzė, Gjepalė, Ishėm)
2-Rrethi i Krujės
Gjithsej 156.5 tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Fushė-Krujė, Nikėl, Bubq)
Qarku i Dibrės
1-Rrethi Dibėr
Gjithsej 1470 hektarė
-1199 ha tokė kodrinore
123 ha tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Maqellare, Melan, Kastriot, Tomin, Fushė Alie, Muhur, Sllovė, Arras, Luzni, Zall–Dardhė)
2-Rrethi Bulqizė
Gjithsej 364 hektarė
305 ha tokė kodrinore
59 tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Ostren, Gjoricė, Shupenzė)
3-Rrethi Mat
Gjithsej 605.1
489.3 ha tokė kodrinore
115.8 ha tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė(Lis, Komsi, Klos, Rukaj, Baz, Suc, Macukull, Ulėz, Derjan, Gurre)
Qarku Korçė
1-Rrethi Korçė
Gjithsej 9848 hektarė
533.6 tokė kodrinore
9315.2 tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Moglicė, Gore, Lekas, Libonik, Vithkuq, Bulgarec, Vreshtas, Drenovė, Voskop, Voskopojė, Pojan, Liqenas, Pirg, Mollas)
2-Rrethi i Devollit
Gjithsej 2690 hektarė
28 tokė kodrinore
2662 tokė malore
Pėrfshin Komunat dhe bashkitė(Hoçisht, Progėr, Miras, Bilisht, Bashkia Bilisht)
3-Rrethi i Pogradecit
Gjithsej 819 hektarė tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Dardhas, Hudėnisht, Proptisht, Çėravė, Trebinjė, Velçan)
4-Rrethi i Kolonjės
128.8 hektarė tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Qendėr, Navoselė, Mollas, Çlirim)
Qarku i Vlorės
1-Rrethi Vlorė
Gjithsej 861.9 hektarė
329.9 toke kodrinore
532 tokė malore
Pėrfshin Komunat dhe bashkitė (Navosel, Qendėr, Shushicė, Armen, Vllahinė)
3-Rrethi i Sarandės
S’ka
4-Rrethi i Delvinės
S’ka
Qarku i Lezhės
1-Rrethi Lezhė
S’ka
2-Rrethi i Kurbinit
Milot
Gjithsej 10 hektarė tokė kodrinore
3-Rrethi i Mirditės
Gjithsej 78 hektarė tokė kodrinore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Kaçinar, Kthjellė)
Qarku i Gjirokastrės
1- Rrethi Gjirokastėr
Gjithsej 1335 hektarė
382 tokė kodrinore
953 tokė malore
Pėrfshin Komunat dhe bashkitė (Pogon, Lunxhėri, Libohovė, Cepo, Picar, Zagori, Odrie, Antigonė)
2-Rrethi Tepelenė
Gjithsej 377 hektarė tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Kurvelesh, Memaliaj, Qesarat, Luftinje, Buz, Qendėr)
3-Rrethi Pėrmet
Gjithsej 441.5 tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Frashėr, Kėlcyrė, Piskovė, Ballaban, Suke, Deshnicė, Çarçovė)
Qarku i Shkodrės
1-Rrethi Shkodėr
Gjithsej 74,19 tokė kodrinore
Komuna Bushat
2-Rrethi Pukė
gjithsej 205 hektarė tokė kodrinore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė(Qerret, Gjegjan, Qelėz)
3-Rrethi Malėsi e madhe
Gjithsej 17 hektarė tokė fushore
Bashkia Koplik
Qarku i Kukėsit
1-Rrethi Kukės
gjithsej 347.8 hektarė
241.5 tokė kodrinore
106.3 tokė malore
Pėrfshin komunat(Shishtavec, Bicaj, Tėrthore, Shtiqen)
Qarku i Fierit
1-Rrethi Fier 
Gjithsej 120.7 hektarė tokė kodrinore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Cakran, Levan, Porteze, Ruzhdije)
2-Rrethi i Lushnjės
Gjithsej 484.5 hektarė
81.5 ha tokė fushore
403 ha tokė kodrinore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Ballgat, Dushk, Fier-shegan, Hysgjokaj, Karbunar, Kolonjė, Bashkia Divjakė)
3-Rrethi i Mallakastrės
Gjithsej 1292 tokė kodrinore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Aranitas, Seltei, Fratar, Kute, Gracan, Hekal, Qendėr)
Qarku i Elbasanit
1-Rrethi Elbasan
Gjithsej 719 hektarė
424.8 tokė kodrinore
292.2 tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Gergjan, Gostimė, Shushicė, Bashkia Belsh, Labinot, Mollas, Bardashesh, Funar, Papėr, Zavolinė, Komuna Rrase)
2-Rrethi i Librazhdit
Gjithsej 67 hektarė
13 tokė kodrinore
54 tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Stravaj, Pėrrenjas, Qendėr)
3-Rrethi Peqin
gjithsej 20 hektarė tokė malore
Komuna Pajovė
4-Rrethi Gramsh
Gjithsej 728 hektarė
397 tokė kodrinore
331 tokė malore
Pėrfshin komunat dhe bashkitė (Sult, Tunje, Kushovė, Skėnderbegas, Lenjel, Kukur, Kodonjat, Pishaj)

Toka tė pandara nË total
26976.99 hektarė,
- 495.5 hektarė sipėrfaqe fushore,
- 9665.19 tokė kodrinore 
- 16816.3 hektarė sipėrfaqe malore.
Prej tyre
19.500 hektarė tokė bujqėsore shtetėrore
8 mijė hektarė tokė, troje tė ish-ndėrmarrjeve

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos