Gjykata, 41 vjet pėr vrasėsit e Sokol Ēapjes

• ELBASAN - Dy personat e akuzuar pėr vrasjen e biznesmenit Sokol Ēapja dėnohen nga Gjykata e Elbasanit me 41 vjet heqje lirie.

Seanca e fundit gjyqėsore ndaj dy tė pandehurve Armand Hasani dhe Gentian Meta u zhvillua me dyer tė mbyllura dje nė Gjykatėn e Rrethit, ku dy tė akuzuarit janė shoqėruar nė masa tė larta sigurie. Burime zyrtare tė gjykatės sė rrethit thanė se, trupi gjykues, i cili drejtohej nga Zihni Shahu dėnoi me 23 vjet burg tė pandehurin Hasani dhe me 18 vjet burg bashkėpunėtorin e tij, nė kėtė krim Gentian Meta. Tė njėjtat burime pohuan se prokurori i çėshtjes, Agim Dilko kėrkoi nga 25 vjet heqje lirie pėr dy tė pandehurit. Tashmė, pas dhėnies sė dėnimit dy tė dėnuarit do t'i kalojnė vitet e dėnimit nė qelitė e burgut tė Peqinit, ndėrkohė qė avokatėt e tyre mėsohet se do tė bėjnė apelimin e çėshtjes. Sokol Çapja, pronari i njė hoteli luksoz nė Elbasan u ekzekutua mbrėmjen e 26 dhjetorit tė vitit 2005, teksa qėndronte nė njė lokal, pranė godinės sė universitetit "Aleksandėr Xhuvani". Nga hetimet intensive qė u kryen nga ana e Prokurorisė sė rrethit tė Elbasanit, nė bashkėpunim me policinė u gjetėn prova tė mjaftueshme se dy tė dėnuarit ishin autorė tė ekzekutimit tė Sokol Çapjes. Vdekja e Çapjes u shoqėrua me njė tjetėr krim tė rėndė nė qytetin e Elbasanit, i cili sipas policisė u krye nė shenjė hakmarrjeje pėr vrasjen e biznesmenit tė njohur tė qytetit.   a.k

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos