Reportazh/ Me minatorėt e kromit nė Bulqizė "Duam pensionet dhe i duam tani"

"Nė dimėr kėtu temperatura ėshtė shumė e ulėt. Uji ėshtė i ftohtė dhe gurėt brisk tė mprehtė", thotė Mine Myrtollari, punėtore nė repartin e seleksionimit tė mineralit nė minierėn e Bulqizės. Nė kėtė seksion, minerali i kromit, i nxjerrė nga 600 metra nėn tokė, shpėlahet me ujė tė bollshėm dhe pastaj kalon nė transportier, ku sytė e grave dallojnė dhe heqin gurėt qė nuk pėrmbajnė krom. "Sot jam 55 vjeē, kam nisur punė kur isha 18 dhe kam punuar pa ndėrprerje plot 37 vjet", thotė ajo. "Tani dua tė dal nė pension, por qeveria thotė se duhet tė mbush 60 vjeē. Nuk e kuptoj se pse mė mbajnė taksėn e sheshtė dhe sigurimet shoqėrore. Mendoj ta ndėrpres punėn. Nuk dua tė vdes kėtu", shton Mineja.

Nė minierėn e Bulqizės aktualisht punojnė 860 punėtorė dhe shumė prej tyre kanė moshė tė thyer. Por ndėrsa kėta punojnė, disa mijėra tė tjerė qė kanė moshė tė thyer, nėpėr tė gjithė zonat minerare tė Shqipėrisė, janė pa pension dhe pa punė. Qė kur u mbyllėn minierat, nė fillim tė viteve ‘90, tė papunėt e reformave thjesht presin moshėn e daljes nė pension. Disa prej tyre kanė plotėsuar vitet e punės, por nuk kanė mbushur moshėn 60 vjeē pėr gratė dhe 65 vjeē pėr burrat. Tė tjerėve u mungojnė qė tė dyja.

Dje, nė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė u miratua njė ligj, pėrmes sė cilit premtohet ulja e moshės sė pensionit pėr punėtorėt e nėntokės, nė 61 vjeē. Sipas sekretarit tė sindikatės sė minatorėve, Fiqiri Xibri, ligji i propozuar nga qeveria nė fakt nuk sjell ulje tė moshės sė pensionit. "Ligji aktual e ka caktuar rritjen e moshės sė daljes nė pension gradualisht. Pėr njė pjesė tė minatorėve, ligji i ri pėrbėn nė thelb rritje tė moshės sė pensionit dhe jo ulje tė tij", tha Xibri pėr "Shqip". Sipas tij, janė aktualisht rreth 5 mijė minatorė pa pension dhe pa punė nė Shqipėri.

"Askush nuk mund tė punojė nė industrinė minerare kur kapėrcen tė 50 vjetėt", thotė Dilaver Pėrgoxhaj, sindikalist nė Bulqizė.

Bulqiza ėshtė burimi mė i rėndėsishėm i kromit nė Shqipėri. Nga nėntoka nxirret minerali qė pėrmban deri nė 55 pėr qind krom. Nė vitin 1986, kėtu u nxorėn 480 mijė tonė dhe eksportet e kromit qenė pjesa mė e rėndėsishme e tė ardhurave nė valutė tė fortė.

Gjatė viteve ‘90, industria u rrėnua. Bulqiza dhe qyteza tė tilla tė ngjashme, tė ndėrtuara pėr llogari tė minierave, u kthyen nė vendbanime fantazmė. Vetėm rreth vitit 2005, kur ēmimi i kromit nė tregun ndėrkombėtar fluturoi, industria rifilloi tė gjallėrohej.

Problemi i qeverisė me minatorėt ėshtė i njėjtė me tė gjithė pjesėn tjetėr tė vendit. Sistemi i sigurimeve shoqėrore nė Shqipėri ėshtė nė vėshtirėsi tė mėdha financiare. Me 530 mijė pensionistė dhe vetėm 410 mijė kontribuues, qeveria e ka tė vėshtirė tė pranojė koston financiare tė pensionistėve tė rinj. Pėr kėtė arsye, qė nga viti 2000 ka shtyrė shumė herė moshėn e daljes nė pension, duke i shtuar vuajtjet, si tė atyre qė punojnė, si tė atyre qė janė pa punė. "Pėrderisa kam mbushur 37 vite punė, nuk e kuptoj se pse mė mbajnė ende taksė tė sheshtė e sigurime shoqėrore", thotė Mineja, ndėrsa spastron mineralin nga gurėt nė seksionin pėrkatės tė minierės sė Bulqizės. "Qeveria duhet tė kategorizojė pensionet sipas viteve tė punės dhe jo tė japė tė njėjtin pension pėr tė gjithė", thotė ajo.

"Ne duam pensionet dhe i duam tani", bėrtet grupi i grave nė kapanon.

Nė vitin 1994, qeveria shqiptare e pa tė pamundur tė respektonte detyrimet e skemės sė pensioneve pėr shkak se rėnia e sistemit komunist solli edhe papunėsi masive dhe kjo e fundit uli tė ardhurat e Institutit tė Sigurimeve. Pėr kėtė arsye u krijua njė skemė qė nuk merr parasysh sasinė e kontributeve apo vitet e punės me sasinė e pensionit.

Por ndėrsa pėr qeverinė pensionet e minatorėve janė njė problem financiar, pėr vetė minatorėt ėshtė njė problem jetėsor. Jetėgjatėsia e tyre nuk i jep shansin ta gėzojnė pėr shumė kohė pensionin, ndėrsa qeveria thotė se nuk ka para pėr tė paguar shtesė.

Gj. Erebara



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos