Korrupsioni nė spitale, priten tė tjera arrestime



Pas ndalimit tė tre mjekėve dhe dy infermiereve, priten tė tjera arrestime tė bluzave tė bardha, tė cilat mund tė kenė pėrfituar para gjatė ushtrimit tė detyrės sė tyre. Specialistėt e Seksionit Kundėr Korrupsionit nė bashkėpunim me zyrėn e Task-Forcės janė duke vazhduar hetimet pėr tė gjithė mjekėt e dyshuar pėr akte korruptive gjatė ushtrimit tė detyrės dhe sipas burimeve, ka tė tjerė persona qė dyshohen pėr kėtė vepėr penale, tė cilėt do tė vihen pėrpara drejtėsisė. Ndėrkohė qė ditėn e sotme, tre mjekėt dhe dy infermieret e Qendrės Spitalore Gjinekologjike “Koēo Glozheni” nė Tiranė do tė dalin pėrpara Gjykatės sė Tiranės pėr t’u njohur me masėn e arrestit tė dhėnė ndaj tyre nė mungesė. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ata pėrfitonin shuma parash kundrejt ofrimit tė shėrbimit mjekėsor, ku pėr lindje normale merrnin 30 mijė lekė tė reja, ndėrsa pėr ato me operacion 50 mijė lekė tė reja. Ditėn e hėnė, specialistėt e Seksionit Kundėr Korrupsionit pranė Policisė sė Tiranės, nė bashkėpunim me Njėsinė Task-Forcė, pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėrfunduan me sukses operacionin policor tė koduar “Trashėgimtari”, ku vunė nė pranga pesė persona. Vendimet e gjykatės pėr ndalimin e tyre u ekzekutuan nė banesė dhe nė ambientet ku ata ishin tė punėsuar. Policia ekzekutoi vendimet e Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėr caktimin e masės sė sigurimit personal “arrest nė shtėpi” pėr tre mjekėt dhe dy infermieret e ndaluar. Sipas burimeve zyrtare, tė ndaluarit janė 56-vjeēari Petrit Rexhepi, lindur e banues nė Tiranė, i paproceduar mė parė, me profesion mjek gjinekolog, Dritan Xhangolli, 38 vjeē, lindur e banues nė Tiranė, i padėnuar, me profesion dhe i punėsuar mjek reaminator dhe Lefter Mano, 53 vjeē, lindur e banues nė Tiranė, me profesion anestezist, tė tre tė punėsuar pranė Qendrės Spitalore Gjinekologjike “Koēo Glozheni” nė Tiranė. Gjithashtu, nėn hetim janė edhe dy infermiere mami, Hyre Reēi, 54 vjeēe, lindur nė Pukė e banuese nė Tiranė dhe 57-vjeēarja Nilka Perhati, lindur e banuese nė Tiranė.



Hetimi

Pas marrjes sė informacioneve nė rrugė operative, specialistėt e Seksionit Kundėr Korrupsionit nė bashkėpunim me zyrėn e Task-Forcės nisėn njė hetim, i cili zgjati rreth tetė muaj. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se gjatė kėtyre muajve tė akuzuarit kanė pėrfituar nė mėnyrė tė paligjshme shuma tė konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit tė shėrbimit mjekėsor nė (lindje normale dhe lindje me operacion) pėr disa shtetase. Tė ndaluarit akuzohen nga prokuroria pėr kryerjen e veprave penale tė “korrupsionit pasiv tė personave qė ushtrojnė funksione publike”.



MSH, pas arrestimit tė mjekėve: Denonconi korrupsionin!



Ministria e Shėndetėsisė ka reaguar pas arrestimit tė tre mjekėve dhe dy infermiereve tė maternitetit “Koēo Gliozheni”, duke dėnuar veprimin e tyre. Tė ndaluarit akuzohen pėr “korrupsion pasiv”. Nė njė komunikatė pėr shtyp, MSH informon se gjendet nė krah tė tė gjithė pacientėve qė kanė kurajėn qytetare pėr tė denoncuar fenomene tė korrupsionit nė sistemin tonė shėndetėsor. Gjithashtu, duke respektuar pavarėsinė e organeve gjyqėsore nė njė hetim tė sapofilluar dhe duke dashur tė jetė kontribuuese dhe jo gjyqtare nė kėtė proces, Ministria e Shėndetėsisė shpreh dhe njė herė vendosmėrinė dhe vullnetin e saj tė palėkundur pėr tė ēuar deri nė fund reformat nė gjithė sistemin tonė shėndetėsor, plagė e tė cilit ėshtė dhe korrupsioni dhe mitmarrja e bluzave tė bardha. Nisur nga kjo ngjarja, ky institucion kėrkon dhe njė herė mbėshtetjen e tė gjithė faktorėve dhe u drejtohet edhe njė herė qytetarėve tė kėtij vendi qė tė mos bėhen palė e njė fenomeni kaq tė dėnueshėm siē ėshtė mitmarrja. Gjithashtu, Ministria e Shėndetėsisė, e vendosur tashmė pėr njė tolerance zero ndaj fenomeneve tė tilla, iu ndodhet pėrkrah tė gjithė atyre mjekėve dhe infermereve qė punojnė me pėrkushtim nė profesionin e tyre dhe siguron dhe njė herė se veprime tė tilla nuk mund tė cenojnė figurėn dhe autoritetin e mjekut.

B. Mrishaj


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos