Dėshmia e plotė e tė penduarit tė bandės sė Durrėsit: Si i bėnim vrasjet me Lul Berishėn

 

I penduari i Bandės sė Durrėsit filloi rrėfimin e dėshmisė sė tij tri ditė mė parė nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Dėshmia u ndėrpre pėr shkak tė reagimeve tė avokatėve nė seancė. Gazeta “Panorama” publikon sot vazhdimin e dėshmisė sė Adriatik Colit. Ai ka rrėfyer se si iku nga Shqipėria nė Itali dy ditė pas vrasjes sė Ilir Koldashit, nė muajin tetor 2005. Coli pranon se ka qenė bashkautor, por mė pas mėsoi se nė Itali e kishin ndjekur persona qė donin ta vrisnin. Nė kėtė kohė vendos me vullnetin e tij tė lirė, tė kthehet nė Shqipėri dhe tė paraqitet para organeve tė drejtėsisė pėr tė deklaruar gjithçka dinte lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe gjithė aktivitetin kriminal tė grupeve kriminale tė qytetit tė Durrėsit, nė tė cilat edhe ai ka qenė pjesė.

Nė muajin dhjetor tė vitit 1997, unė u ktheva nė Shqipėri, pasi mė ktheu policia gjermane. Kur u ktheva nė shtėpi, pėrballė banesės time kishte ardhur pėr tė jetuar njė familje e re. Pjesėtari i kėsaj familje ishte shtetasi Lulėzim Berisha, i moshės rreth 35 vjeç. Unė kėtė shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjėsisė ne krijuam shoqėri me njėri-tjetrin, e cila u forcua pasi Lulin e qėlloi me pistoletė Festim Qoli, tė cilin e thėrrisnin “Feste”. Kjo ngjarje ka ndodhur nė verė, ndoshta nė vitin 1998, tek lokali “Xhorxhit tė Nores” qė ndodhet nė afėrsi tė Nish Gomės sė vjetėr nė Durrės. Nga Luli dhe persona tė tjerė kam mėsuar se sė bashku me Festen, atė ditė qė u qėllua Luli ka qenė edhe K.P. Tė dy kėto shtetas kanė qėlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qėlluar kėta tė dy me pistoletė, po nuk i kishte goditur. Unė kam mėsuar se shkaku i pėrplasjes me armė midis Festes dhe Lulit ishte banal. Nga mesi i verės tė vitit 1998, Luli filloi ndėrtimin e njė shtėpie nė njė truall tė cilin e zuri pa leje, afėr shtėpisė sė kunatit tė tij, Plarent Dervishi. Nė atė kohė, me Lulin shoqėroheshin edhe shtetasit Plarent Dervishi, Redi, vėllai i Plarentit dhe Julian Meçaj. Unė e ndihmoja Lulin pėr ndėrtimin e shtėpisė, duke porositur nė emėr tė Lulit materiale pėr ndėrtimin e shtėpisė.
Nė atė kohė, Lulėzim Berisha kishte para tė shumta nė dorė, pasi kėtė e shikoja nga mėnyra se si blinte materialet e ndėrtimit pėr shtėpinė e tij. Nė vitin 1994, Luli ka qenė nė Rimini dhe erdhi nė Monza me njė femėr qė punonte si prostitutė dhe ishte nga veriu. Pėrveç parave qė Luli kishte nxjerrė nga ajo, nė kohėn qė po ndėrtonte shtėpinė, unė mėsova qė ai merrej me transportimin e drogės nė drejtim tė Italisė. Nė vitin 1998 qėllojnė me kallashnikovė tek shtėpia e tyre, tek dritarja e kuzhinės, Redi dhe Plarent Dervishin, por nuk u godit asnjė nga ata. Mė pas doli qė atė natė kishin qėlluar Tan Sallaku dhe njė shtetas tjetėr qė e thėrrisnin “Torra”, emri i vėrtetė ėshtė I.N., me banim nė Shkozet. Tė nesėrmen, Luli mė mori nė telefonin e shtėpisė dhe mė tha hajde nė Spitallė. Shkova nė Spitallė dhe u takova me Lulin tek klubi i Latės. Nė atė kohė, jashtė lokalit ishin Lulėzim Berisha, Plarent Dervishi, Ilir Xhunga dhe Klodian Saliu. Ata po bisedonin me njėri-tjetrin. Sa shkova unė, Luli mė tha qė do shkosh nė Tiranė, tek njė lokal i njohur. Luli mė tha qė do takosh njė shtetas me emrin Geri, mbiemrin nuk ia di. Luli mė tha qė do takosh Gerin dhe do t`i marrėsh makinėn dhe do ta sjellėsh nė Spitallė. Unė ashtu bėra. Mora makinėn dhe shkova nė Spitallė, ku mė priste Luli. Lashė makinėn dhe ika nė shtėpinė time. Nė darkė, rreth orės 18:00 shkova pėrsėri nė Spitallė, ku takova Klodin, Plarentin, Ilirin dhe Lulin. Kėta ishin jashtė lokalit dhe po bisedonin dhe po bėnin plane si tė qėllonin Tan Sallakun. Ata e dinin qė Tani rrinte nė njė lokal afėr shkollės “7 nėntori” dhe çuan njė person qė ta ruante dhe t`i lajmėronte kur Tani tė shkonte atje.
Rreth orės 19:30–20:00 tė darkės, ata u lajmėruan se Tani kishte ardhur tek lokali. Ata hipėn nė makinėn “BMW”, qė solla unė nga Tirana. Luli ishte shofer, nė vend tė parė hipi Klodi, ndėrsa mbrapa hipėn Plarenti dhe Ilir Xhunga. Plarenti kishte njė armė “Skorpions”, Klodi kishte pistoletė edhe Ilir Xhunga kishte pistoletė. Unė qėndrova tek lokali. Pas 10 minutash, ata u kthyen me shpejtėsi dhe Luli ma bėri me dorė nga makina qė tė ikja. Unė ika nė shtėpi dhe kur shkova atje mora vesh se ishte vrarė Dritan Sallaku dhe ishte plagosur Torra dhe Gim Rexhepi. Pas njė jave, Dash Sallaku dhe Marsel Sotiri, i cili ishte shoku i ngushtė i Dashit si dhe Arjan Paja, i cili kishte ardhur nga Italia, pasi e kishte thirrur Marseli pėr kėtė rast, filluan tė lėviznin nėpėr Durrės pėr tė qėlluar Lulin. Ata po i ruanin dhe ishin vendosur pėr rreth shtėpisė sė Plarentit. Njė nga kėto ditė doli Redi, vėllai i Plarentit nga shtėpia rreth mesditės, ndėrkohė unė isha te shtėpia me Plarentin, Lulin dhe familjarėt e tyre. Nė momentin qė po kthehej nė shtėpi, afėr hyrjes sė pallatit i afrohet duke e gjuajtur me pistoletė Arjan Paja. Nė kėto momente, Redi ishte afėr hyrjes dhe vrapon i pėrkulur dhe futet brenda shtėpisė dhe shpėton pa u goditur. Sa u fut nė shtėpi, nė dritaren e shtėpisė qė shihte nga rruga u qėllua me kallash. Nga plumbat nuk u plagos asnjė. Ne nuk dolėm nga shtėpia dhe pak mė vonė erdhi policia bėri veprimet dhe na pyeti kush qėlloi, por ne nuk treguam gjė dhe policia u largua. Unė pas gjysmė ore u largova pėr nė shtėpinė time. Tė nesėrmen, Luli dhe Plarenti shkuan nė Spitallė dhe u takuan me Klodin, ku i treguan ngjarjen dhe pas dy ditėsh shkuan dhe u vendosėn tek shtėpia e dajės sė Lulit nė Shkozet.

***
Mbas disa ditėsh shkova nė Shkozet, me kėrkesė tė Lulit dhe aty gjeta Lulin, Plarentin, Ilir Xhungėn, Klod Saliun dhe dy djem nga Elbasani. Aty ndenjėn rreth 3 apo katėr ditė dhe mora vesh qė kishin plane pėr tė vrarė Marsel Sotirin, pasi ky ishte mė i fuqishėm se Dritan Sallaku dhe kishte rrjet mė tė madh shoqėror. Ia kishin frikėn atij. Gjatė kėsaj kohe, nuk e realizuan dot goditjen e Marselit dhe shkuan pėr tė qėndruar te shtėpia e gjyshit tė Lulit nė kodrėn e Rrashbullit.
Ditėn e ngjarjes nė mėngjes, mė thėrret Luli nė telefon dhe unė shkova me furgon tek shtėpia e gjyshit tė Lulit dhe atje gjeta Lulin, Klodin, Plarentin dhe Ilir Xhungėn dhe aty qėndruam deri nė mesditė. Aty u morėm vesh se Juli kishte dalė pėr tė vėzhguar Marselin nė Maminas, i cili lėvizte me makinėn e doganės. Ajo ishte njė makinė fuoristradė me ngjyrė ulliri me fenelinė. Rreth mesditės mori nė telefon Juli dhe lajmėroi Lulin se po vinte Marseli. Atėherė Luli na tha hajde shpejt se po vjen. Lulzim Berisha, Klodian Saliu, Plarent Dervishi dhe Ilir Xhunga hipėn nė makinėn tip “Golf” duke marrė secili nga njė automatik kallashnikov nė dorė. Nė timon hipi Luli, nė vendin e parė tė pasagjerit hipi Klodiani dhe dy tė tjerėt hipėn mbrapa. Mua mė lanė si detyrė qė tė merrja makinėn “Lancia” dhe tė shkoja t`i prisja tek shinat e trenit, tek unaza. Nė makinėn qė hipi Luli ishte njė paruke, mė duket me ngjyrė tė zezė dhe tre kapele sportive me strehė tė gjata para. Ata u nisėn para meje dhe u shkėputen nga unė, ndėrsa unė mora “Lancia”-n dhe rrugės pėr tek Unaza rashė nė njė gropė me ujė, qė ndodhej poshtė shinave tė trenit. Unė kėrkova ndihmė nė njė shtėpi aty pranė, ku ngeci makina, nė krahun e djathtė tė rrugės pėr nė plazh. Shtėpia ishte larg shinave rreth 20 metra. Aty doli njė burrė i moshės 40 vjeç, nxori makinėn e tij me tė cilėn tėrhoqi “Lancia”-n, derisa e nxori nga gropa.
Dua tė theksoj se para se tė ikja, pashė pozicionin ku kishte ndaluar “Golfi”. Ai ishte afėr njė ferre tė madhe, ku zunė pozicionin Luli, Plarenti, Klodiani, Iliri. Nė atė pozicion kryqėzohej rruga e trenit me rrugėn automobilistike Tiranė-Durrės dhe makinat qė kalonin aty ishin tė detyruara tė ulnin shpejtėsinė. Si rrjedhojė, ishte pozicion shumė i pėrshtatshėm pėr t`u bėrė prita. Pasi pashė kėtė vendosje, unė ika atje ku shpjegova mė sipėr. Pasi lashė makinėn e prishur tek oborri, unė prita Lulin megjithė shokėt e tjerė. Pas rreth 10 minutash, Luli bashkė me shokėt e tjerė erdhėn nė kėmbė drejt meje. Ata panė makinėn qė ishte prishur, Luli mė bėri shenjė me dorė qė tė largohesha. Ata u nisėn nė drejtim tjetėr dhe unė nė drejtim tjetėr. Unė shkova nė shtėpi dhe atė ditė nuk u takuam me njėri-tjetrin. Po atė ditė unė mora vesh se ishin vrarė Virion Curri dhe Arjan Paja, ndėrsa Marseli ishte plagosur dhe e kishin çuar nė spital nė Tiranė. Atė e kishte kapur njė plumb nė qafė dhe njė tjetėr nė kėmbė. Tė nesėrmen u takuam tek shtėpia e Plarentit, ku ishte edhe Luli. Ai mė tha: Si e humbe fare, qė e fute makinėn nė ujė, po s`ka gjė se e kishe pėr herė tė parė. Pas dy ditėsh jemi takuar pėrsėri tek shtėpia e Plarentit, ku kemi qenė unė, Plarenti, Luli, Iliri dhe Klodi. Aty filluam tė diskutonim rreth ngjarjes. Unė mėsova se ata kishin qėlluar tė katėrt dhe Iliri tha nė bisedė: desha tė kthehesha tė qėlloja pėrsėri mbi Marselin, por vura re se dera e makinės ishte e hapur dhe Marseli ishte nė pozicion tė shtrirė. Kujtova se ai kishte vdekur. Aty u diskutua se nė makinėn e Marselit kishte qenė edhe njė kile kokainė, e vendosur nė kroskotin e makinės si dhe 80 mijė marka. Po aty u diskutua sesi nuk arritėn tė vrisnin dot Marselin, si dhe ku i hodhėn armėt pas vrasjes. Ata treguan se armėt i kishin hedhur nė njė kanal me ujė, i cili ishte afėr makinės “Golf”.
Pas kėsaj prite morėm vesh se Marseli u shpėrngul dhe shkoi tė jetonte nė njė shtėpi nė plazh, ndėrsa Luli, Plarenti, Iliri dhe Klodi rrinin gjithnjė bashkė. Ata jetonin nė dy shtėpi, tek shtėpia e Plarentit dhe tek shtėpia e Klodit nė Spitallė dhe nuk para dilnin nė qytet se ruheshin. Kurse unė dilja vazhdimisht.
Unė nė atė kohė pėrdorja “Lancėn Tema”, qė i kisha vėnė targat e fuoristradės sė Lulit.
Njė ditė, nga fillimi ose mesi i nėntorit 1998, nuk mė kujtohet data e saktė, unė dola me tė fejuarėn time nė njė restorant. Pasi mbaruam sė ngrėni, rreth orės 21.30, u nisa pėr tė çuar tė fejuarėn nė shtėpinė e saj, nė njė pallat nė kat tė parė tek fusha e druve. Nė njė moment unė vura re se pėrballė me makinėn time kishte ndaluar njė “Benz” i bardhė 240, i cili mė lėshoi dritat e gjata dhe ishte 10 metra larg meje. Unė nuk i kushtova vėmendje. Nė momentin qė makina lėshoi dritat e gjata u nis nė drejtimin tim dhe kur ishte 2-3 metra larg meje pashė qė shoferi ishte me kapuç, por nuk e kishte fytyrėn e mbuluar. E pashė vetėm si siluetė: ishte i dobėt dhe i imėt. Nė atė moment unė pashė tek xhami i pasmė nga prapa shoferit njė grykė arme qė nxirrte flakė dhe mė qėlluan. Menjėherė u shtriva nė sedilje nga ana e tė fejuarės dhe disa plumba mė kapėn tek gishtat e dorės sė majtė, nė krahun e majtė, tek kėmba e majtė dhe tek vithet. Njė plumb mė kapi tek zorra e trashė. “Benz”-i i bardhė nuk ndaloi fare. Kur mė qėlloi mua ngadalėsoi shpejtėsinė dhe pasi u qėllova, iku nė drejtim tė shtėpisė sė shtetasit Erion Lame. Vura re qė edhe e fejuara ishte plagosur nė krahun e djathtė. Erdhi policia dhe na çoi nė spital. Dua tė sqaroj se atė natė, “Lancia” kishte targat e fuoristradės sė Lulit, tė cilat ishin DR, numrat nuk mė kujtohen.
Mė pas, unė shkoja ndonjėherė tek shtėpia e Plarentit ose e Klodit, ku takoja çunat. Pas rreth njė muaji unė bisedova me Lulin, Plarentin, Klodin dhe Ilirin dhe ata mė thanė se mua mė kishte qėlluar Erjon Lame dhe A.S. Kur shkova nė Spitallė pas plagosjes time pashė qė aty ishte edhe Arben Paja, i cili shoqėrohej me Klodin dhe çunat e tjerė. Unė u takova me tė, kur hėngrėm njė drekė nė Spitallė, dua tė them qė Paja ishte shumė shok me Ilir Xhungėn.
***
Njė ditė, gjatė verės sė vitit 1999, nuk e mbaj mend me saktėsi unė po bėja stėrvitje me njė shokun tim, tek shtėpia e tij, e cila ndodhet nė lagjen “Stani”, sipėr muzeumit. Ka qenė ora rreth 17.00, kur dėgjuam krisma qė zgjatėn rreth 5 minuta pa ndėrprerje. Zbritėm menjėherė poshtė, morėm taksi dhe shkuam tek shtėpia e re e Lulit, e cila ishte afėr me shtėpinė e Plarentit. Sa shkuam aty, pamė Klodin qė po qante. E pyeta se ç`kishte ndodhur dhe ai mė tha qė kishin vrarė Ilir Xhungėn dhe Arben Pajėn, rreth 50 metra pa hyrė nė Spitallė. Aty mora vesh qė çunat ishin qėlluar nga Gaxhai dhe Viktor Ymeri, tė shoqėruar nga Marsel Sotiri dhe disa tė tjerė qė banonin nė Durrės. Tė gjithė kėta persona kishin qenė tė strehuar tek shtėpia e Eduart Ongarit. Klodi na tha tė marrim armėt dhe tė shkojmė tė qėllojmė Gaxhain, ku tė jetė, por nuk e la Luli. Dy ditė mė pas, unė isha tek shtėpia e Klodit, sė bashku me Plarentin dhe Lulin. Aty u bisedua sesi kishte ndodhur ngjarja. Pas kėsaj ngjarjeje u arrestua Gaxhai dhe ujėrat u qetėsuan. Nė tė njėjtėn kohė u kthye nga Italia Indrit Taullai, i cili e kishte shtėpinė nė Spitallė.
Unė rrija tek shtėpia e Lulit, qė e kishte marrė me qera Plarenti, ndėrsa Klodi e afroi nė shoqėri Indritin. Gjatė takimeve tona, ne bisedonim se kė do tė vrisnim mė pas. Muhabetet tona i drejtonin Luli dhe Klodi, por edhe ne futeshim nė bisedė. Nė atė kohė, çunat vendosėn qė tė vrisnim Ed Ongarin, pasi ishte ai qė kishte strehuar vrasėsit e Arben Pajės dhe Ilir Xhungės nė shtėpinė e tij.
Pas 6 muajsh, kur Klodi doli nga burgu dhe kishim filluar punėn me drogė, Indritit tė vogėl filloi t‘i pėlqente vetja dhe kur shkėmbehej me Lulin, e shante nėpėr dhėmbė dhe e shihte shtrembėr. Njė ditė, te muzeumi shkėmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altinin. Indriti e shau nėpėr dhėmbė dhe Luli e pa dhe ktheu makinėn. Kur e arriti, hapi xhamin e makinės dhe i tha: Nuk ėshtė mirė tė bėjmė fjalė me njėri-tjetrin se je i vogėl. Indriti i kishte thėnė se nuk tė shava. Atė ditė u takuam nė njė lokal me Indritin e vogėl, Klodi dhe Altini. Indriti i tregoi muhabetin dhe Klodi i tha se nuk ėshtė mirė tė bėjmė fjalė me njėri-tjetrin se kemi ngrėnė bukė bashkė dhe do qeshė dynjaja me ne. Pas 10 minutash ai tha: Çfarė ka ai, hajde shkojmė nė shtėpi tė marrim armėt. Shkuam morėm pistoletat dhe filluam tė kėrkonim Lulin. Nė njė makinė hipėn Klodi dhe Indriti dhe nė makinėn tjetėr unė me Altinin pėr tė gjetur Lulin nėpėr Durrės. Duke zbritur pėr tek “Vollga”, pamė makinėn e Lulit, njė “Benz” i blinduar ngjyrė gri. Klodi e parakaloi dhe i tha qė tė ndalojė dhe ata ndaluan pėrballė shkallėve tė njė lokali. Aty zbritėm tė gjithė nga makina. Luli ishte me Indrit Taullain dhe Julian Meçen, ndėrsa ne ishim tė armatosur tė gjithė me pistoleta. Klodi doli jashtė dhe nuk foli fare dhe dėrgoi tė vėllanė tė flasė me Lulin, si vėllai mė i madh. Ai del dhe i thotė si ėshtė puna qė e ke kap me Indritin. Luli i thotė: Thuaju atyre kalamajve tė tu mos tė ngacmojnė kėta tė mitė. Ai i thotė: Kalamaj ata nuk janė, por janė çuna qė kanė lyer duart me gjak dhe po mora vesh ndonjė ngacmim tjetėr, nuk ndahemi mirė me njėri-tjetrin. Ne u larguam. Klodi, tė nesėrmen pa Indrit Taullain tek lokali i Lulit, “C‘era una Volta”, i cili ishte vetėm nė trotuar. Klodi zbriti nga makina dhe shkoi nė kėmbė dhe e kapi tek qafa Indritin. Duke e shtrėnguar i thotė: “Se kena hėngėr bukė bashkė, se e di se çfarė tė bėj”. Indrit Taullai i thotė tė hiqte dorėn. U ndanė. Atė ditė, Klodi ka qenė me Altinin nė makinė. Kėtė muhabet unė e mora vesh nga Klodi. Pas 4-5 muajsh grupi i Lulit sikur forcohet. Fillojnė pėrsėri tė shikoheshin me inat, zakonisht ngacmuesi ishte njė i ardhur nga SHBA. Ne talleshim dhe qeshnim, duke i lėnė tė kuptohet se nuk kishte çfarė tė na bėnte neve.
Nė darkė, unė shkova nė shtėpi, gjithashtu edhe Klodi shkoi nė shtėpi dhe bisedoi kėtė punė me vėllanė e tij, Shkėlqimin. Shkėlqimi i thotė Klodit qė nuk duhet tė pėrplasej me Lul Berishėn, pasi njeriu qė e kishte nxitur ėshtė intrigė e gjallė. Nė mėngjes u takuam nė kafe me Klodin, i cili na tha se nuk bėhet gjė pėr vrasjen e Lul Berishės dhe na tregoi bisedėn e bėrė me vėllanė e tij, Shkėlqimin. Njė javė pėrpara se tė vritej Klodi, erdhi nga Italia njė djalė nga lagjja e Klodit. Klodi njihej me tė sepse ishin çuna lagjeje. Nga bisedat mes tyre ishte rėnė dakord qė tė hapin sė bashku njė sallė lojėrash pėr fėmijė “Gioco”. Gjatė kėtyre ditėve, ai rrinte me ne. Ditėn qė ėshtė vrarė Klodi, ai ka pėrcjellė nė Rinas rreth orės 13:00 njė shtetas italian, qė kishte ortak nė fabrikėn e prodhimit tė çantave nė Durrės. Rreth orės 14:00, Klodi mė telefonoi dhe mė thotė se i ishte prish makina nė rrugėn e Rinasit, duke ardhur pėr nė Durrės dhe mė tha qė tė shkoja ta merrja. Unė, sė bashku me njė kushėri tė A.B., jemi nisur me makinėn time tip “Benz” 2500 me targa DR 1635 me germė C ose D. Klodin e kemi takuar pak mė larg se fabrika e tullave nė Vorė. Klodi ka hipur nė makinėn time dhe ai kushėriri nė makinėn e Klodit dhe duke e rimorkiuar jemi kthyer nė Durrės te fabrika e çantave. Pasi lamė Klodin te fabrika shkuam pėr ta rregulluar makinėn nė Shėnavlash sa kalon mbi kalimin e autostradės. Blemė pjesėt e kėmbimit dhe e rregulluam makinėn, ia dėrguam Klodit rreth orės 19:00 tė darkės. Aty i kujtova se kishim ndeshjen e futbollit nė orėn 20:00 nė kalçeto dhe u ndamė qė tė takohemi atje. Nė orės 20:00 ishim nė kalçeto dhe kemi luajtur njė orė futboll me disa çuna qė kanė njė biznes nė afėrsi tė qendrės tregtare. Pas ndeshjes, e pyeta Klodin nėse ishte pėr kafe dhe ai u pėrgjigj se ishte i lodhur dhe u nis pėr nė shtėpinė e tij, ndėrsa unė shkova nė shtėpinė time rreth orės 21:10 me makinėn time. Klodi nga kalçeto u largua me makinėn e tij qė rregulluam atė ditė. Rreth orės 22:00, kur unė isha nė shtėpi duke parė televizor mė ka telefonuar Indrit Dokle dhe mė ka thėnė se ka bėrė karambol Klodi me makinė. Mė tha tė shkoj tek Kirurgjia pėr t`u interesuar se ishte duke ardhur edhe ai. Indriti mė telefonoi dhe menjėherė unė u vesha dhe me makinė shkova te spitali nė Durrės, nė Kirurgji, sipas fjalės sė Indritit. Aty mora vesh se nė Kirurgji ndodhej vetėm ai djali i ardhur nga Italia, ndėrsa Klodin e kishin dėrguar nė Spitalin Ushtarak. Kėto informacione i mora nga policia qė gjendej aty. Menjėherė u nisa pėr nė Spitalin Ushtarak, ku mė thanė se ishte Klodi. Rrugės mė mori Indriti dhe mė pyeti nėse Klodi ishte nė Spitalin e Durrėsit apo jo. Unė iu pėrgjigja Indritit se Klodi ndodhej nė Spitalin Ushtarak dhe se unė po shkoja nė drejtim tė tij. Indriti pas ndeshjes ishte nisur pėr nė drejtim tė Tiranės, ku ka edhe shtėpinė dhe kėto telefonata po m`i bėnte rrugės nė kthim pėr nė Durrės. Indriti pėr Klodin ishte informuar nga njė person, i cili i kishte thėnė se Klodi kishte bėrė aksident. Kur vajta nė Spitalin Ushtarak, aty gjeta Indritin, i cili mė tha se Klodi kishte vdekur jo nga aksidenti, por e kishin vrarė me armė. Pas 10 minutash, aty erdhi njė i njohur i Klodit, i cili na u pėrgjigj se e kishte vrarė Lul Berisha. Tek Spitali Ushtarak erdhi Altini, tė cilin e lamė aty. Ndėrsa unė dhe Indriti shkuam tek lokali nė plazhin e Durrėsit, pėr t`u qetėsuar pėr ngjarjen.
vijon nesėr


Nesėr do lexoni

1. Indrit Dokle kėrkon vrasės me pagesė pėr ekzekutimin e Lulzim Berishės nė shenjė hakmarrje pas atentatit ndaj Klodian Saliut

2. Indrit Dokle u tregoi vrasėsve me pagesė fotot e tij me Lul Berishėn, qė tė njihnin objektivin e atentatit. U paguan 100 mijė euro pėr ekzekutimin 

3. Polici Rrugor dėshton atentatin ndaj kapos sė Bandės sė Durrėsit Lulzim Berisha

4. Pagesa 150 mijė euro pėr atentatin e dytė ndaj Lulzim Berishės, i penduari: Paratė i fituam nga trafikimi i 20 kileve  heroinė nga Kosova nė Itali

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos