Ndėshkohet Shqipėria pėr largimet e padrejta nga puna

STRASBURG


Vendimet e Gjykatės Kushtetuese pėr mosekzekutimin e vendimit, konsiderohen "joefektive" nga GjEDNJ-ja


Kėrkohet zgjidhje me mirėkuptim mes palėve, pėr t'i lehtėsuar barrėn financiare qeverisė shqiptare


TIRANĖ- Njė i larguar me tė padrejtė nga puna, ashtu si edhe njė ankues pėr ēėshtje pronash, gjetėn dje pėrkrahjen e Gjykatės sė Strasburgut, e cila e penalizoi pėrsėri shtetin shqiptar meqenėse nuk arrin tė ekzekutojė vendimet e gjykatave tė tij tė brendshme.


Me dy vendimet e publikuara, Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut pėrjashton gjithashtu si mjet efektiv ankimet nė Gjykatėn Kushtetuese dhe vendimet respektive tė dhėna prej saj lidhur me mosekzekutimin e vendimeve gjyqėsore.


Vendimet e saj konsiderohet tė kenė vetėm karakter deklarativ dhe si tė tilla, sipas Strasburgut, nuk eliminojnė shkeljen e konstatuar dhe njėkohėsisht nuk japin asnjė lloj penaliteti financiar pėr dėmin financiar dhe jofinanciar, qė mund t'i jetė shkaktuar ankuesit.


Ankuesi i parė ėshtė Ali Gjyli, qė ishte i punėsuar si drejtor i Qendrės sė Trajnimit Profesional nė Durrės deri mė 9 korrik 2005, kur edhe u shkarkua nga detyra pa asnjė motivacion.


Pas vetėm dy muajsh, Gjykata e Durrėsit e konsideroi tė pavlefshėm kėtė vendim dhe urdhėroi rikthimin e tij tė menjėhershėm nė detyrėn e mėparshme.


Gjykata e Strasburgut e konsideron si shkelje mosekzekutimin e vendimit gjyqėsor tė vitit 2005 nga ana e Shėrbimit Kombėtar tė Punėsimit, dhe Ministrisė sė Punės si institucion qendror pėr sa i pėrket rikthimit nė punė tė ankuesit, sepse vetė Kodi Shqiptar i Punės e parashikon si mundėsi rikthimin nė punė tė ankuesit.


Duke qenė se ka edhe njė vendim gjyqėsor tė brendshėm, qė urdhėron rikthimin e tij nė punė, ky vendim duhet ekzekutuar. Nė vitin 2006, ankuesi filloi njė proces tjetėr civil kundėr Shėrbimit Kombėtar tė Punėsimit, pėr tė kėrkuar marrjen e pagės qė prej ditės sė largimit nga puna deri nė datėn e rikthimit nė tė njėjtėn detyrė. Po atė vit, Gjykata e Durrėsit i dha tė drejtė shtetasit Gjyli.


Ky vendim u la nė fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Megjithatė, edhe pas lėshimit tė urdhrit tė ekzekutimit, autoriteti shtetėror pėrgjegjės nuk ka paguar ende ankuesin. Nė pritje tė vendimit nga Gjykata e Lartė, Strasburgu i ofroi shtetit shqiptar mundėsinė e zgjidhjes me mirėkuptim tė ēėshtjes me ankuesin, pasi nė vendim shprehet qė "nėse palėt nuk arrijnė njė marrėveshje mirėkuptimi brenda tre muajsh, atėherė masa e dėmshpėrblimit do tė vendoset nga gjykata".


Kjo ishte ēėshtja e parė kundėr Shqipėrisė lidhur me mosekzekutimin e vendimeve nė fushėn e marrėdhėnieve tė punės.


Ajo hap dritėn jeshile pėr shumė individė, tė cilėt disponojnė vendime gjyqėsore pėr dėmshpėrblim page ose pėr rikthimin nė punė, tė cilat nuk ekzekutohen nga autoritetet shtetėrore.


"Vrioni", shteti shqiptar shkeli tė drejtėn e pronėsisė

Po dje, Gjykata e Strasburgut dha vendimin e saj pėr ēėshtjen "Vrioni dhe tė tjerė kundėr Shqipėrisė dhe Italisė".


Ankuesit janė trashėgimtarė tė familjes Vrioni qė kishin njė prone prej 1637 m2, qė u konfiskua nga shteti komunist nė vitin 1950, aty ku sot ndodhet brenda territorit tė Ambasadės Italiane. Kjo e fundit pėrfitoi tė gjithė pronėn nė kėmbim tė godinės qė iu dha ambasadės sonė nė Romė.


Pasi KKKP-ja, njohu tė drejtėn e pronėsisė pėr ankuesit nė vitet 1996 dhe 1999, nisi konflikti gjyqėsor ndaj Ministrisė sonė tė Punėve tė Jashtme.


Ky konflikt pėrfundoi nė vitin 2002, kur gjykatat shqiptare vendosėn anulimin e vendimeve tė komisionit pėr kthimin nė natyrė tė pronės, duke sanksionuar kompensimin e ankuesve nė njė prej formave tė parashikuara nga ligji. Qė prej kėsaj kohe, ky vendim nuk ėshtė ekzekutuar ende, ndaj ankuesit iu drejtuan Gjykatės sė Strasburgut.


Ky institucion gjeti shkelje tė sė drejtės pėr njė proces tė rregullt ligjor, si edhe shkelje tė sė drejtės sė pronės nga ana e shtetit shqiptar me anė tė mosekzekutimit tė vendimit. Ankuesit kėrkojnė njė dėmshpėrblim prej 2,7 milionė eurosh si dėm pasuror dhe 200 mijė euro si dėm moral.


Ashtu si nė ēėshtjen "Gjyli kundėr Shqipėrisė", GJEDNJ-ja i "dha dorėn" edhe njė herė qeverisė shqiptare, qė tė reflektojė nė lidhje me zgjidhjen e problemit tė kompensimit pėr ish-pronarėt, duke u pėrpjekur qė tė gjendet njė zgjidhje mirėkuptimi midis ankuesve dhe shtetit shqiptar.


Megjithatė kjo nuk e shmang shtetin nga pagimi i njė shume tė konsiderueshme, sepse nė zonėn ku ndodhet prona, vlera e caktuar pėr kompensim me VKM ėshtė 120 mijė lekė pėr m2.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos