Paketa e re fiskale, rriten taksat

Mazhoranca ka miratuar ne Kuvend, nje pakete te re fiskale, e cila rrit ndjeshem nje sere taksash, njeheresh rritjen me te forte, qe ne disa raste shkon deri ne 40 perqind  e kane akcizat e cigareve, kafes dhe pijeve alkoolike, barra e te cilave bie direkt mbi qytetaret permes cmimeve me te larta.

Mazhoranca parlajmeron se ky nuk eshte ndryshimi i fundit, dhe do te pasohet nga te tjera rritje te barres fiskale.

“Mesatarja e akcizes se Bashkimit Europian per cigaret eshte 2 euro, kurse ne me kete projektligj arrijme ne nivelin 50 lek per pakete cigare, pra me pak se gjysme euro. Kemi shume rruge per te bere qe ne te arrijme te njejtin nivel akcize me vendet e Bashkimit Europian”, deklaroi anetari i Komisionit te Ekonomise, Syhbi Hida.

Rritje te forte do te kete edhe per taksat e lojrave te fatit, te cilat sipas eksperteve te Ministrise se Financave do te dyfishohen me hyrjen ne fuqi te paketes se re.  

“Ne vitin e kaluar ndermoren nje permiresim te dukshem ne politikat fiskale qe kishin te benin me lojerat e fatit. Rritem nivelin e disa taksave, u pakesua numri i njesive me rreth 30 perqind, u rrit niveli i te ardhurave nga lojerat e fatit me 50 perqind, por vijojne te mbeten te perhapura”, u shpreh ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ndryshimet e reja te taksave miratohen ne nje kohe kur financat e qeverise po kalojne nje moment jo te mire si pasoje e renies se te ardhurave por edhe shpenzimeve te rritura qeveritare.

“Per te ndihmuar pushtetin lokal ne mbledhjen e taksave vendore, te cilet edhe po performojne dobet dhe gjithmone e me shume po kthehen ne problem per buxhetin qendror permes kerkesave te tyre per t’u mbeshtetur me grante te pakushtezuara, taksat e pasurise te konsiderohen si barre hipotekore, cka do te thote qe asnje transaksion i pasurise nuk mund te behet nga zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, pa marre me pare vertetimin e pagimit te taksave te pasurise, qe eshte nje takse e pushtetit vendor”, ka theksuar Bode ne fjalen e tij perpara deputeteve.

Ne ndryshimet e reja fiskale qeveria miratoi dhe nje mase qe lehteson biznesin, e cila i detyron tatimet qe te rimbursojne TVSH-ne e bizneseve brenda nje afati jo me shume se nje muaj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos