Shpallen kompanitė mė tė mėdha nė Shqipėri, ndėr shtetėroret kryeson KESH, nga privatėt, AMC

Tiranė, 26 Shtator NOA Njė studim i kompanisė prestigjioze ndėrkombėtare, i publikuar kėto ditė nė mediat e huaja, ka evidentuar dhjetė kompanitė mė tė mėdha nė Shqipėri.

Raporti i realizuar nga Deloitte Central Europe nė bashkėpunim me Deloite Albania, evidenton se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), ėshtė nė vendin e parė mė e madhja nė vend, e po ashtu, e para dhe si kompani shtetėrore mė e madhe nė vend.

Ndėrkohė, kompania mė e madhe private shqiptare, rezulton AMC (Albania Mobile Communications), e cila ėshtė dhe kompania e parė e telefonisė celulare nė Shqipėri, krijuar nė fund tė vitit 1995.

Nė listimin e dhjetė kompanive mė tė mėdha nė vend qė u publikua edhe nė Shqipėri nga revista ekonomike Monitor, renditja e plotė paraqitet nė foto si dhe mė poshtė:

Ndėrkohė, kompania Deloitte and Touche, ka publikuar dhe renditjen e 500 kompanive mė tė mėdha tė Europės Qendrore, njė renditje e kryer nga grupi i konsulencės Deloitte Central Europe dhe gazeta e pėrditshme polake e biznesit, "Rzeczpospolita".

500 kompanitė mė tė mėdha nė rajonin e Ballkanit.

Pėr tė dytin vit rradhazi, revista Monitor publikon ekskluzivisht renditjen e 500 kompanive mė tė mėdha tė Europės Qendore si dhe tė 10 kompanive mė tė mėdha shqiptare (Deloitte Central Europe nė bashkėpunim me Deloite Albania), njė renditje e kryer nga grupi i konsulencės dhe gazeta e pėrditshme polake e biznesit, "Rzeczpospolita".

Ekonomia aktualisht nė Shqipėri

Gjatė katėr viteve tė fundit, qeveria u pėrpoq tė ulte koston e tė bėrit biznes, duke reduktuar taksėn korporative, taksat e biznesit tė vogėl dhe kontributet e sigurimeve shoqėrore qė paguhen nga punėdhėnėsi, po ashtu dhe heqjen e tarifave doganore pėr makineritė dhe pajisjet.

Pjesėrisht si rrjedhojė e kėtyre, raporti Tė bėsh biznes 2009 i Bankės Botėrore e renditi Shqipėrinė nė vendin e dytė nė botė pėr sa i pėrket nivelit tė reformave tė ndėrmarra pėr tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit gjatė vitit qė pėrfundoi nė qershor 2008.

Rreth 51.3% e popullsisė prej 3.1 milionėsh tė vendit ėshtė e klasifikuar si ekonomikisht aktive. Papunėsia nė nivelin 12.7 pėr qind nė vitin 2008 shihet si njė nga sfidat mė domethėnėse me tė cilat pėrballet Shqipėria, megjithėse ky nivel ėshtė konsiderueshėm mė i ulėt se 16.4% i shėnuar nė vitin 2001.

Paga mesatare mujore bruto nė Shqipėri llogaritet nė 311 euro, me bujqėsinė qė zė ende peshėn mė domethėnėse tė punėsimit. Burimet e shumta natyrore tė vendit, pėrfshirė ujin, naftėn, qymyrin, boksitin, xeheror hekuri dhe nikelin, e bėjnė vendin tėrheqės pėr investitorėt e mundshėm vendas dhe tė huaj.

Ndryshe nga pjesa mė e madhe e vendeve evropiane, Shqipėria vazhdoi ti gėzohet njė rritjeje tė fortė tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto (PBB) gjatė vitit 2008, duke shėnuar njė mesatare rritjeje prej 6 pėrqindėsh nė vit. Rritja u orientua nga njė pėrmirėsim i ndjeshėm nė situatėn e furnizimit me energji nė vend, shitjeve tė suksesshme tė energjisė nė Kosovė dhe zgjerimit tė shpejtė tė disponueshmėrisė sė kreditit. Faktorė tė tjerė qė kontribuuan ishin telekomunikacionet, shėrbimet dhe shpenzimet kapitale tė qeverisė, kryesisht pėr ndėrtimin e autostradės DurrėsKukės.

Panorama pėr vitin 2009 ėshtė mė pak e favorshme, megjithėse vendi ka ende tė ngjarė qė tė shėnojė rritje. Kjo situatė mbetet nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e mirė nė krahasim me fqinjėt, pavarėsisht recesionit nė Eurozonė, njė reduktimi tė mundshėm tė parave tė dėrguara nė shtėpi nga shqiptarėt qė punojnė jashtė dhe njė rėnieje nė disponueshmėrinė e kreditit.

Sipas INSTAT-it, sektori industrial vuajti mė shumė se tė tjerėt nga kriza, me njė rėnie tė prodhimit industrial me 13.2 pėr qind me bazė vjetore gjatė tremujorit tė parė tė 2009-ės. Ekonomia shqiptare pėrfitoi nga shpenzimet e larta qeveritare gjatė gjashtė muajve tė parė tė 2009-ės. Mungesa e tyre mund tė ndikojė negativisht rritjen ekonomike nė gjysmėn e dytė tė vitit.

Edhe nė kontekstin e njė rritjeje tė vazhdueshme, Shqipėria e ka mbajtur inflacionin nėn kontroll me njė rritje prej 3.4 pėrqindėsh nė vitin 2008. Rėniet e ēmimeve nė tregun ndėrkombėtar tė naftės dhe mallrave e kanė mbajtur atė tė ulėt nė vitin 2009 dhe tashmė pritet qė nivelet e tij tė jenė mesatarisht nėn 2 pėr qind nė 2009-2010, shumė poshtė nivelit maksimal prej 4 pėrqindėsh tė Bankės sė Shqipėrisė.

Monedha vendase, leku, mbajti njė pozicion tė qėndrueshėm kundrejt euros pėr tė gjithė vitin 2008 (nė njė mesatare prej 122.8), megjithėse u zhvlerėsua kundrejt dollarit nė gjysmėn e dytė tė vitit. Tė ardhurat nga taksat dhe arkėtimet nga privatizimet e ndėrmarrjeve shtetėrore mbetėn dy burimet e financimit pėr shpenzimet qeveritare. Gjatė vitit 2008, qeveria pėrfundoi privatizimin e Albtelekomit dhe organizoi tenderėt pėr tė privatizuar disa shoqėri tė mėdha shtetėrore, si ARMO (rafineria shqiptare e naftės), OSSH (Operatori i Sistem tė Shpėrndarjes) dhe INSIG-u (kompania shtetėrore e sigurimeve). Vetėm ARMO u privatizua nė vitin 2008, privatizimi i OSSH-sė pėrfundoi nė 2009-ėn, ndėrsa fituesi i tenderit pėr INSIG-un u tėrhoq.

Eksportet u rritėn mė ngadalė se importet gjatė 2008-ės (nė 2 miliardė euro, kundrejt 4 miliardė eurove), duke e rritur deficitin tregtar tė vendit nė 2,654 milionė euro. Tregjet kryesore tė huaja tė Shqipėrisė janė Italia, Gjermania dhe Greqia, tė cilat blejnė njė pjesė tė madhe tė eksporteve tė vendit, qė kryesisht pėrmbajnė metale, minerale, tekstile, kėpucė dhe materiale ndėrtimi.

Deficiti i llogarisė korente arriti njė nivel rekord prej 15% tė PBB-sė nė vitin 2008. Rėnia nė prurjet e emigrantėve, qė ka qenė njė nga burimet kryesore tė financimit tė kėtij deficiti nė vitet e fundit, pritet tė gjenerojė presion negativ. Shpenzimet qeveritare kanė mbėshtetur sektorin e ndėrtimit, duke filluar nga projekte tė tilla si autostrada DurrėsMorinė nė portet mė tė mėdha detare nė Shqipėri, nė shumė skema tė tjera mė tė vogla pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn ekzistuese tė transportit.

Deficiti i buxhetit arriti nė 5.6% tė PBB-sė nė vitin 2009, nė rritje nga 3.4% e PBB-sė nė 2007-ėn, pėr shkak tė punimeve tė mėdha nė infrastrukturė (veēanėrisht pėr autostradėn DurrėsKukės).

Katėr sektorėt mė tė mėdhenj tė ekonomisė shqiptare janė shėrbimet, telekomunikacioni, bujqėsia dhe ndėrtimi. Nga kėto, sektori me rritjen mė tė shpejtė ishte telekomunikacioni, teksa vendi po lėviz drejt njė tregu tėrėsisht tė liberalizuar dhe konkurrues. Zhvillime kyēe nė vitin 2008 pėrfshinė privatizimin e aksioneve tė mbetura shtetėrore nė kompaninė e pėrbashkėt AMC sh.a dhe dhėnia e licencės sė tretė GSM tek Eagle Mobile. Licenca e katėrt GSM iu dha nė vitin 2009 njė konsorciumi ku pėrfshihej Postė Telekomunikacioni i Kosovės.

Rajoni

Pėr mė shumė se njė dekadė qė prej viteve 1990, Europa Qendrore (EQ) ėshtė cilėsuar si njė nga rajonet mė tė parapėlqyera pėr ekonomitė globale, me njė situatė makroekonomike tė qėndrueshme dhe rezultate tė fuqishme pėr shumė kompani perėndimore qė veprojnė dhe investojnė nė tė.

Por, rajoni u godit keqazi nga kriza e kredive e vjeshtės 2008 dhe pastaj mori njė tjetėr goditje nė shkurt 2009, kur agjencia vlerėsuese Moodys publikoi njė raport negativ mbi situatėn e borxhit nė rajon, duke bėrė qė PBB-ja dhe prodhimi industrial tė shėnonin rėnie.

Nė atė kohė, njė shpjegim i gjithė kėsaj situate mund tė ishte: Vendet e EQ-sė nuk mund ta paguajnė menjėherė borxhin e tyre, nuk do tė jenė nė gjendje dhe si rrjedhojė, i gjithė rajoni do tė dėshtojė. Bankat austriake dhe italiane janė shumė tė ekspozu

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

News of Albania

Publikuar nga: News of Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos