Ministria e Mjedisit: Nė 2013, rrjeti i zonave tė mbrojtura nė 17% tė sipėrfaqes sė vendit

Nė fund tė 2013, Zonat e Mbrojtura do tė mbulojnė rreth 17 % tė territorit tė vendit, ėshtė synimi i Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave pėr periudhėn e 4 viteve tė ardhshme. Ndėr to, sipas MMPAU-sė, do tė spikasė krijimi i Parkut tė Alpeve dhe i disa Zonave tė Mbrojtura Nėnujore. Ndėrkohė, pėrmirėsimi i administrimit tė Zonave tė Mbrojtura, nėpėrmjet krijimit tė Administratės tė Zonave tė Mbrojtura dhe pėrmirėsimit tė kapaciteteve administrative, ėshtė njė tjetėr drejtim i punės sė kėtij dikasteri nė 4 vjeçarin e ardhshėm. Sipas tė dhėnave nga MMPAU, zonat e mbrojtura nė vend zėnė njė sipėrfaqe prej 12.6 % tė sipėrfaqes totale tė vendit, duke njohur dyfishim nga viti 2005 (5.8 %), duke arritur nė vitin 2009 nė 12.6 % tė sipėrfaqes sė vendit. MMPAU po punon mbi njė projekt tė pėrbashkėt me Malin e Zi dhe Kosovėn pėr shpalljen park ndėrkombėtar tė zonės sė Alpeve. Sipas drejtorit tė Politikave tė Mbrojtjes sė Natyrės nė MMPAU, Saimir Hoxha, ky projekt ėshtė nė fazėn e studimeve, pėr vlerėsimin e gjendjes sė biodiversitetit, atė social-ekonomike, etj, dhe pritet tė realizohet nė 2010. Pjesa shqiptare nė kėtė park mendohet tė jetė rreth 80-100 mijė hektarė. Njė pjesė e zonave tė mbrojtura tashmė mbulohen nga projekte tė UNDP-sė, Bankės Botėrore, Fondit Global pėr Mjedisin, apo dhe tė bankave gjermane e donatorėve tė ndryshėm. Pėrmendet projekti pėr Prespėn, qė menaxhohet me Maqedoninė dhe Greqinė, nė shumėn 7 milionė euro, ai i liqenit tė Shkodrės, i menaxhuar me Malin e Zi, rreth 4.5 milion dollarė, si dhe pėr rezervatin e menaxhuar Kune Vain nė Lezhė, me rreth 700 mijė dollarė, etj. Pėrpjekjet e para tė shtetit shqiptar pėr mbrojtjen e pyjeve datojnė nė 1923. Nė ligjin e parė  tė pyjeve tė vitit 1923 ka elementė qė pėrcaktojnė mbrojtje e trajtim tė veçantė pėr lloje tė caktuar drurėsh kafshėsh e shpendėsh tė egra, si dhe pėr gjueti tė kontrolluar, etj. Nė vitin 1940 u shpall rezervat gjuetie territori Kune – Vain – Tale nė Lezhė,  qė mund tė quhet dhe zona e parė e mbrojtur nė Shqipėri.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos