Zbulimi, nė Hėnė ka mė shumė ujė nga sa mendohej

Nė hėnė ka shumė mė tepėr ujė se ç'mendohej mė parė, dhe ky zbulim rrit shpresat pėr NASA-n, pėr misionet e saj nė tė ardhmen, njė ndėr tė cilėt ėshtė edhe ngritja e njė stacioni pėr astronautėt, bėnė tė ditur studiuesit shkencorė. Zbulimi i ujit nė Hėnė nga njė anije hapėsinore indiane, ėshtė konfirmuar edhe nga NASA. Njė ton e sipėrfaqes sė Hėnės, besohet se pėrmban ujė nė njė tė katėrtėn e saj, raportohet nga ekipet kėrkimore. Por edhe pse kjo sasi nuk ėshtė shumė e konsiderueshme, profesori i shkencave gjeologjike Jack Mustardė, thotė se rezultatet tregojnė se "ka disa mėnyra qė kjo sasi e ujit tė mund tė konvertohet nė sasi mė tė mėdha, qė do tė mbėshtesnin veprimtarinė e njeriut nė kėtė planet. Po sipas shkencėtarėve, uji u zbulua nė mjedise shkencore dhe nė kratere. Qė pas vizitės sė misionit Apollo nė 1960, shkencėtarėt besojnė se Hėna ishte praktikisht e thatė. Ka qenė njė anije kozmike indiane qė zbuloi gjurmė tė ujit nė hėnė. Duke folur nė njė konferencė pėr shtyp nė Bangalore, G Madhavan Nair, shefi i organizatės indiane pėr kėrkimet hapėsinore, tha se anija kozmike Chandrayan 1 , ka zbuluar gjurmė tė qarta tė ujit nė Hėnė, madje janė vėnė re edhe molekula uji. "Unė jam krenar qė deklaroj se Chandrayan 1, ka konfirmuar prezencėn e molekulave tė ujit nė sipėrfaqen e Hėnės", u shpreh Nair. Por ndėrkaq pas Hėnės edhe Marsi nuk ėshtė aq i thatė sa mendohej. Sipas njė studimi tė bėrė publik nė "Science", NASA ka gjetur akull jo vetėm nė pole, por edhe nė gjerėsi mesatare, nė afėrsi tė Ekuatorit. "Deri tani mendohej se nė Mars akulli prezent ishte i pėrbėre nga njė pėrbėrje 50 pėrqind pluhur dhe 50 pėrqind akull", ka shpjeguar Shane Byrne i Universitetit tė Arizones. "Por nė pesė krateret e formuar kohėt e fundit pas njė impakti asteroidesh apo kometash ėshtė gjetur njė pėrzjerje e formuar nga 1 pėrqind papastėrti dhe 99 pėrqind uje i pastėr nė formė akulli", shtoi ajo.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos