Provimi i shtetit, mėnyra e organizimit dhe pėrfitimet e aplikuesve

Kriteret pėr ushtrimin e profesioneve tė rėndėsishme me interes publik. Kush pėrjashtohet nga detyrimi pėr tė zhvilluar provimin e shtetit

Eljona Ballhysa
Personat qė diplomohen nė njė nga degėt e universiteteve qė kanė interes tė drejtpėrdrejtė pėr publikun duhet tė japin provimin e shtetit nė mėnyrė qė tė punėsohen. Kjo ėshtė e parashikuar nė projektligjin e miratuar sė fundi nga qeveria dhe qė ėshtė depozituar nė Kuvend pėr t’u shqyrtuar. Provimin e shtetit duhet ta japin tė gjithė studentėt qė mbarojnė universitetin nė degėt e Mjekėsisė, Infermierisė, Stomatologjisė, Mamisė, Inxhinierisė, Arkitekturės dhe tė tjera degė qė e kanė tė detyruar me ligj tė veēantė. Provimi i shtetit realizon garancitė publike pėr pėrgjegjėsitė qė sjell ushtrimi i njė profesioni tė rregulluar me ligj. Provomi kryen testimin e njohurive tė kandidatit qė aspiron ushtrimin e njė profesioni duke siguruar uniformitet nė vlerėsimin e kandidatėve nė nivel kombėtar, pėrmes verifikimit tė aftėsive tė nevojshme sipas specifikave tė ēdo profesioni. Nė draftin e depozituar nė Kuvend parashikohet se pėrmbajtja e provimit tė shtetit pėr formim profesional do tė hartohet nė pėrputhje me fushėn e veprimtarisė profesionale dhe me programin e studimit. Pas pėrfundimit me sukses tė provimit tė shtetit kandidatit i jepet titulli profesional pėrkatės.
Organizimi
Provimi i shtetit organizohet dhe zhvillohet nga ministria qė mbulon fushėn e arsimit, nė bashkėpunim me autoritetin kompetent. Me urdhėr tė ministrit tė Arsimit ngrihet Komisioni Kombėtar i Vlerėsimit, qė pėrbėhet nga njė pėrfaqėsues i caktuar drejtpėrdrejt nga ministri, njė pėrfaqėsues i autoritetit kompetent, njė pėrfaqėsues anėtar i Urdhrit Profesional pėrkatės, si dhe dy pėrfaqėsues tė personelit akademik tė universiteteve tė akredituar pėr programin pėrkatės tė studimit. Kėta tė fundit duhet tė kenė titullin shkencor “Profesor” dhe tė kenė tė paktėn 10 vjet pėrvojė punė nė institucionet e arsimit tė lartė.
Pjesė e provimit tė shtetit ėshtė dhe praktika profesionale qė synon pėrvetėsimin efektiv tė njohurive teknike, praktike dhe etike tė profesionit. Praktika profesionale zhvillohet nė drejtimin e njė profesionisti, person fizik apo juridik. Urdhri Profesional pėrkatės nėpėrmjet strukturave tė veta siguron qė praktika tė kryhet nė drejtimin e njė profesionisti tė fushės qė e ushtron profesionin e tij prej jo mė pak se tre vjetėsh dhe qė jep garanci tė mjaftueshme pėr pėrgatitjen teorike-praktike. Gjatė zhvillimit tė praktikės profesionale, praktikantit i jepet njė pagesė prej jo mė pak se 50% e rrogės bazė. Pagesa apo shpėrblimi vlerėsues bėhet nga profesionisti, i cili drejton praktikėn profesionale. Pėrjashtohet nga detyrimi pėr kryerjen e praktikės profesionale ēdo individ qė provon se pėr njė periudhė tė caktuar dhe nė pėrputhje me kriteret specifike tė profesionit ka qenė i angazhuar nė njė veprimtari profesionale, brenda ose jashtė vendit, qė i ka dhėnė mundėsi tė pėrvetėsojė njė pėrvojė profesionale tė mjaftueshme nė fushėn e kėtij profesioni. Autoriteti kompetent, nė bashkėpunim me Urdhrin Profesional, pėrcakton kriteret qė pėrdoren pėr tė vlerėsuar nėse pėrvoja profesionale e kandidatit ėshtė e mjaftueshme pėr t’u pėrjashtuar nga detyrimi i kryerjes sė praktikės profesionale pėrmes njė vendimi pėrfundimtar. Nė Nenin 12 tė kėtij projektligji parashikohet se ēdo profesionist, pėr tė fituar tė drejtėn e ushtrimit tė njė profesioni tė rregulluar, duhet tė regjistrohet nė Urdhrin Profesional pėrkatės. Misioni i Urdhrit Profesional ėshtė ruajtja e standardeve tė larta tė formimit dhe tė ushtrimit tė profesionit tė rregulluar si dhe mbrojtja e publikut nga kequshtrimi i profesionit. Personat qė ushtrojnė njė profesion tė rregulluar organizohen nga UP pėr pėrfaqėsim institucional, pa pėrjashtuar pėrfaqėsimin nė sindikata.



Profesionet e rregulluara
Mjek
Mjek i specializuar
Dentist
Dentist i specializuar
Farmacist
Infermier
Mami
Veteriner
Arkitekt
Inxhinier

Kush pėrjashtohet nga detyrimi i provimit tė shtetit

Projektligji i qeverisė “Pėr profesionet e rregulluara” nė Republikėn e Shqipėrisė pėrjashton nga detyrimi pėr tė kryer provimin e shtetit pėr formim profesional tė gjithė ata profesionistė, shqiptarė apo tė huaj, tė cilėt ushtrojnė njė profesion tė rregulluar nė Shqipėri para hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, apo qė e fitojnė kėtė tė drejtė pas hyrjes nė fuqi tė ligjit. Njė ndėr objektivat kryesorė tė ligjit ėshtė tė tėrheqė nė tregun shqiptar profesionistė, shqiptarė apo tė huaj, tė formuar jashtė kufijve tė Shqipėrisė, veēanėrisht nė vendet qė ofrojnė nivel tė lartė formimi profesional, siē janė vendet e Bashkimit Europian, pėr ngritjen e nivelit tė shėrbimeve tė ofruara dhe krijimin e njė tregu konkurrues e tė hapur pune.

Pėrgjegjėsitė qė duhet tė mbajnė profesionistėt dhe pėrfitimet

Projektligji nė fjalė parashikon edhe pėrgjegjėsitė qė duhet tė mbajė profesionisti i fushės apo shoqėria profesionale. Po kėshtu, nė kėtė draft janė parashikuar edhe masat disiplinore ndaj profesionistit qė shkel detyrimet gjatė ushtrimit tė njė profesioni tė rregulluar me ligj. Projektligji parashikon njė kuadėr ligjor tė pėrgjithshėm pėr profesionet e rregulluara, ndaj dhe ėshtė parashikuar qė llojet e masave disiplinore, procedurat e dhėnies sė tyre, mėnyra e ankimimit, parashkrimi apo shuarja e tyre do tė pėrcaktohen me njė ligj tė veēantė nė ēastin e krijimit tė Urdhrit Profesional. Ekspertėt kanė parashikuar qė nė njė perspektivė mė tė largėt ky projekt tė mundėsojė njohjen profesionale nė pėrputhje me kėrkesat e Bashkimit Europian. Ngritja e nivelit tė formimit dhe tė kualifikimit tė studentėve nė ato profesione tė lira, tė cilat do tė vlerėsohet tė rregulluara, nėpėrmjet konkurrencės sė lirė ndėrmjet institucioneve tė arsimit, filtrit tė provimit tė shtetit pėr formimin profesional si dhe pėrmirėsimit tė profesioneve nėpėrmjet krijimit tė Urdhrit Profesional mendohet se do t’i hapė rrugė njohjes sė kualifikimeve profesionale nga vendet e BE-sė. Objektivi pėrfundimtar ėshtė lėvizja brenda hapėsirės europiane tė tė gjithė profesionistėve qė ushtrojnė profesionet qė kėrkojnė njė nivel tė pėrparuar formimi. Njohja profesionale mund tė bėhet midis vendeve qė kanė nivel formimi profesional tė pėrafėrt.


24 Shtator 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos