Fier, miratohet plani rregullues i qendrės

23/09/2009  Debate mbi mungesėn e maketit dhe perspektivės sė qytetit

FIER- Ka kaluar me debat tė ashpėr mes kėshilltarėve, specialistėve ish-kryebashkiakėve fierakė miratimi i planit rregullues tė qendrės sė qytetit tė Fierit ditėn e djeshme. Nė takimin e zhvilluar nė Bashkinė e Fierit kanė spikatur njė maratonė e gjatė pyetje-pėrgjigje mes qytetarėve, por edhe ish-kryetarit Agron Milaj dhe studiuesve dhe projektuesve tė kėtij plani.

Debatet

Ish- kryebashkiaku Milaj ėshtė shprehur se nuk ėshtė paraqitur njė maket pėr qendrėn e qytetit tė Fierit, sikurse ka ndodhur njė dekadė mė parė, ndėrkohė qė qendra e qytetit shtrihej mė parė nė 80 ha dhe jo nė 25 ha siē ėshtė paraqitur tashmė. Ndėrkohė ėshtė kėrkuar nga tė pranishmit kapaciteti sizmologjik i tokės pėr ndėrtimet shumėkatėshe, tė cilat janė paraqitur nė kėtė projekt. “Specialistėt duhet t’i kishin studiuar studimet urbanistike tė dekadave mė parė, por edhe nė kohėn kur kryebashkiaku ka qenė Nikollaq Koshovari, ka pohuar Agron Milaj ish-kryebashkiak i Fierit, dhe pasi ti studionin tė gjitha tė vendosnin projektin mė tė pėrshtatshėm. Specialistėt nuk kanė pėrgatitur njė maket ta shikojmė, sepse maketi ua thjeshton mė mirė pėrfytyrimin qytetarėve, sepse maketi ėshtė shumė i rėndėsishėm”. Nga specialistėt e projektimit tė qendrės sė qytetit u bė e qartė se ėshtė marrė informacioni nga studioja e projektimi dhe nė qytetin e Fierit mund t’i bėhet ballė njė tėrmeti 8 ballė, kjo pėr qendrėn e qytetit, dhe ndėrtimi i godinave shumėkatėshe nuk pėrbėn rrezik. Pėr sa u pėrket fėmijėve ne menduam se nė Fier ka mjaft parqe, megjithatė ne do tė shikojmė edhe pėr kėndet e fėmijėve, por kur kėtu diskutohet se do tė ketė 3 ha park, nuk diskutohet qė do tė ketė edhe nė zona tė tjera parqe tė gjelbra.

Plani

“Ne kemi menduar se e kemi ndryshuar me kėtė projekt identitetin e Fierit, kanė pohuar specialistėt, pikat referuese tė qytetit tė Fierit mbeten pėrsėri”. Ėshtė lumi Gjanica, e cila tani ėshtė e padukshme dhe ne e kemi rivitalizuar, zonat industriale tė qendrės nuk ndryshojnė, sistemi rrugor dhe lėvizja ėshtė po ai”. Plani rregullues pas fazės sė njohjes me qytetarėt do tė kalojė pėr miratim nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit nė Bashkinė e Fierit dhe mė pas nė atė tė Republikės. Fituesi i tenderit pėr qendrėn e qytetit tė Fierit ka qenė studioja me 2 personat fizikė, Elona Vladi dhe Elida Pajoka. Vlera e kėtij plani ka shkuar vetėm 10 milionė lekė tė reja. Debatet nuk kanė munguar nė miratimin e kėtij plani rregullues tė qendrės sė qytetit tė Fierit. Ky prezantim ėshtė konceptuar nga Bashkia me pjesėmarrje tė qytetarėve specialistėve dhe grupeve tė interesit pėr tė dhėnė mendime dhe propozime mbi variantin e paraqitur nga studioja e projektimit duke qenė kėshtu pjesė e ndryshimit tė madh nė kėtė qytet. Nė fjalėn e tij kreu i Bashkisė Fier, Baftjar Zeqaj, ka vlerėsuar kėtė moment qė do tė bėjė tė mundur zhvillimin urban tė qytetit”. “Duhet tė bėjmė hapa tė matur, ka thėnė Zeqaj, pasi do tė na mundėsojė tė ardhmen e tij pas 100 viteve tė ardhshme”. Qendra e qytetit sipas variantit tė parė nuk do tė prekė ndėrtimet e mėparshme, madje synon ndėrtime tė reja dhe moderne qė do tė ngrihen deri nė 22 kate siē ėshtė qendra e biznesit nė qendėr tė qytetit, por nuk do tė mungojnė hapėsirat e gjelbėruara, sistemi i lumit Gjanica si dhe monumente kulture etj. “Nė kėtė studim e kemi bėrė duke pasur parasysh edhe rritjen e popullsisė fierake sipas dekadave nė 22%, ndėrsa nė vitin 2020 popullsia e qytetit do tė shkojė rreth 94 mijė banorė”, tha Zeqaj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos