Reforma nė arsim, Myqerem Tafaj: “Mėsuesit pa Master do largohen nga puna”

Kreu i Arsimit i jep vetėm tre vjet kohė pėr tu specializuar arsimtarėve. Pėrgatitja fillestare pėr mėsuesit e gjimnazeve do tė kryhet mbi njė model 3+N

Jonida Tashi

Mėsuesit do tė kenė vetėm tre vjet kohė pėr t’u specializuar nė lėndėn qė japin mėsim. Nėse ata nuk do tė arrijnė ta kapėrcejnė kėtė kualifikim, do tė largohen nga puna. Kjo ka qenė deklarata e bėrė dje nga ministri i sapoemėruar i Arsimit, Myqerem Tafaj, nė njė takim midis drejtuesve tė arsimit nė rrethe, i cili i ka dhėnė vetėm tre vjet kohė mėsuesve pėr t’u pajisur me Master. Sipas kreut tė ri tė Arsimit, mėsuesit pa Master do tė largohen nga puna. Nė takimin e djeshėm, Tafaj ka premtuar se reformat nė arsim do tė jenė tė shumta nė muajt dhe vitet nė vazhdim. Ndėrkohė qė pika kyēe pėr realizimin e kėtyre reformave mbeten arsimtarėt, tė cilėt, nėse nuk plotėsojnė kushtet e vendosura nga autoritetet e arsimit, nuk do tė jenė mė pjesė aktive e sistemit arsimor. Duke filluar nga viti 2013, asnjė arsimtar nė shkollat e mesme nuk do tė punėsohet, nėse nuk do tė ketė mbaruar njė Master, nuk zotėron njė gjuhė tė huaj, dhe kompjuterin.
Deklarata
“Mėsuesit e shkollave tė mesme nė Shqipėri sidomos, tė klasave tė 11-ta dhe 12-ta nė vitin 2013, nuk mund tė jenė mėsues, pa pėrditėsuar njohuritė e tyre nė fushėn shkencore ku kanė kryer studimet pėr lėndėn bazė qė bėjnė, pa thelluar studimet pėrmes studimeve tė Masterit. Nuk mund tė punojė nė klasė me nxėnėsit qė kanė kontakt pėrditė me kompjuterin, me anglishten, apo me njė gjuhė tjetėr tė parė”,- u shpreh Myqerem Tafaj. Pėr rrjedhojė, mėsuesit duhet tė zotėrojnė kualifikime shtesė, pėrveē diplomės sė njė fakulteti, pėr t’u punėsuar nė arsim. Deklarata e kreut tė Arsimit ėshtė bazuar nė njė dokument ligjor tepėr tė rėndėsishėm pėr reformėn nė arsim qė ėshtė “Strategjia Kombėtare pėr Arsimin e Lartė (SKALA), 2008-2013”. Kjo strategji, e cila para pak kohėsh ka kaluar edhe pragun e miratimit nga qeveria ka pėrcaktuar kritere tė reja pėr emėrimet nė arsim. Sipas asaj qė ėshtė miratuar tashmė nė kėtė dokument, njohuritė nė drejtime specifike do tė jenė shumė tė rėndėsishme pėr t’u emėruar si punonjės arsimorė dhe akademikė. Strategjia Kombėtare pėr Arsimin e Lartė parashikon si njė nga pikat kyēe pėr zhvillimin e arsimit nė vend specializimin e mėsuesve.
Pėrgatitja
Pėrgatitja fillestare pėr mėsuesit e shkollave tė mesme do tė kryhet mbi njė model 3+N, ku 3 vitet e para do tė jenė cikli i parė mbi njė lėndė tė veēantė, por me fleksibilitetin modular pėr tė studiuar mė shumė se njė lėndė. Pjesa ‘+N’ do tė jetė nė mėnyrė tė veēantė mbi pedagogjinė e mėsimdhėnies nė shkollat e mesme. Ajo do tė jetė e detyrueshme pėr ata qė dėshirojnė tė japin mėsim nė kėto shkolla. Pjesa ‘+N’ do tė jetė “degė” e veēantė nė Fakultetin e Edukimit qė do tė ngrihet i ri. Vlera e ‘N’ do tė jetė 1 ose 2 vjet. Deri tani, Universiteti i Tiranės duket se aktualisht ka kapacitetet mė tė mėdha pėr tė ofruar pjesėn pedagogjike ‘+N’. Ndėrsa universitetet e tjera publike tė vendit qė dėshirojnė tė ngrenė fakultetet e tyre tė Edukimit pėr tė zhvilluar pjesėn ‘+N’ do tė jenė nė gjendje ta bėjnė, nėse pėrmbushin kriteret kombėtare tė pėrcaktuara nga Kėshilli i Arsimit tė Lartė dhe Shkencės (KALSH). Studentėt e diplomuar tė ēdo universiteti, qė dėshirojnė tė bėhen mėsues tė shkollave tė mesme, mund tė aplikojnė pėr tė hyrė nė ēdo Fakultet Edukimi qė ofron ‘+N’. Zbatimi i nė praktikė i specializimit tė mėsuesve do tė ndihmohet edhe nga plani i veprimit, qė do tė hartohet pėr kėtė ēėshtje. Ky plan, qė do tė jetė pjesė e “Strategjisė Kombėtare pėr Arsimin e Lartė” do tė sugjerojė mėnyra pėr Fakultetin e Edukimit tė Universitetit tė Tiranės, qė tė japė asistencė pedagogjike pėr universitetet rajonale, tė cilat ofrojnė pėrgatitjen e mėsuesve pėr arsimin bazė 3+0.




Premtimi i Tafaj: “Nxėnėsit e klasės sė IX-tė, me Dėftesė qė njihet nė Evropė”

Nė pėrfundim tė shkollės 9-vjeēare, nxėnėsit do tė pajisen me Dėftesė Lirimi, qė njihet nė vendet evropiane. Ky ka qenė premtimi i ministrit tė ri tė Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ka shpalosur pėrpara drejtuesve tė arsimit nė rrethe, prioritetet e qeverisė “Berisha 2”, pėr arsimin. “Reforma e kurrikulės sė arsimit 9-vjeēar, do tė synojė tė ēojė nxėnėsit nė njė Dėftesė Lirimi, e cila ėshtė e standardit evropian. Nė tė cilėn ēdo nxėnės qė me familjen e tij pėr njė shkak ose njė tjetėr kalon kufirin dhe shkon nė njė shtet tjetėr, shkon nė klasėn pėrkatėse pa asnjė provim plotėsues”,- pohoi Tafaj. Reforma nė arsimin parauniversitar, sipas Tafaj, do tė fillojė qė nga kopshtet, pėr tė kaluar nė shkollat 9-vjeēare e tė mesme. Dhe nuk flitet vetėm pėr investime nė godina, apo rritje tė pagave tė mėsuesve, pasi reforma do tė shtrihet edhe nė kurrikula, ēka do tė rris mė shumė kėrkesėn pėr arsimtarė tė kualifikuar. Premtimet e kreut tė Arsimit janė ndalur dhe nė njė plan investimesh pėr tė ardhmen, aty ku ka mė shumė nevojė dhe mė shumė nxėnės. Pėrveē reformave dhe premtimeve, ministri i Arsimit ka bėrė tė ditur se shumė shpejt do tė kalohet dhe drejt decentralizimit tė kompetencave, nga Ministria e Arsimit drejt drejtorive tė rretheve.


21 Shtator 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos