Tvsh-ja pėr Arsimin e Shėndetėsinė, ja variantet e qeverisė

Berisha kėrkon heqjen e tvsh-sė nė Arsim dhe Shėndetėsi. Ndėrsa Bode kėrkon uljen nė 10%

TIRANĖ - Vetėm pak kohė mė parė, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, premtoi heqje tė tatimit mbi vlerėn e shtuar nė Arsim dhe Shėndetėsi, teksa radhiste njė sėrė prioritetesh qė qeveria aktuale do tė ketė kėtė mandat tė ri katėrvjeēar.


Por tjetėr variant, nga ajo ēka ėshtė trumbetuar nga vetė kreu i ekzekutivit, po pėrgatitet nė zyrat e Ministrisė sė Financave. Vendimi pėr uljen ose heqjen e tatimit mbi vlerėn e shtuar nė Arsim dhe Shėndetėsi ka krijuar debate brenda qeverisė.


Kjo sepse Ministria e Financave ka pėrgatitur njė draft, i cili parashikon pėrgjysmimin e tatimit mbi vlerėn e shtuar pėr bizneset qė ofrojnė produkte dhe shėrbime nė fushėn e Arsimit dhe Shėndetėsisė nga 20 nė 10 pėr qind.


Por ky variant i mbėshtetur nga ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk ka kaluar ende nė qeveri pėr miratim, pasi Kryeministri Berisha duket se kėrkon qė tatimi mbi vlerėn e shtuar nė kėta dy sektorė tė hiqet pėrfundimisht. Pika e nxehtė e projektligjit ka tė bėjė me tvsh-nė qė do tė paguhet pėr medikamentet.


Aktualisht, ilaēet dhe barnat nė Shqipėri janė tė pėrjashtuara nga tatimi mbi vlerėn e shtuar dhe bizneset nė fushėn e Shėndetėsisė paguajnė tvsh vetėm pėr shėrbimet qė ato ofrojnė si vizitat apo diagnostikimet e pacientėve.


Nėse do tė miratohej drafti i pėrgatitur nga Ministria se Financave, atėherė edhe medikamentet do tė pėrfshiheshin nė skemėn e tvsh-sė, duke ēuar automatikisht nė rritje tė ēmimit tė barnave nė treg.


Nė anėn tjetėr, nėse do t'u referohemi edhe deklaratave publike tė Kryeministrit Berisha, qėndron varianti "b" i mbėshtetur nga ky i fundit, qė konsiston nė heqjen e tvsh-sė nė Arsim dhe Shėndetėsi. Konkretisht, heqja e tvsh-sė nė arsim do tė sillte nė mėnyrė kategorike edhe pėrfitime pėr studentėt, ndaj tė cilėve nga universitetet private mund tė aplikohen tarifa mė tė ulėta shkollimi.


Megjithatė, gjithēka pritet qė tė vendoset vetėm ditėt nė vijim, nė njė nga mbledhjet e qeverisė, pėr tė parė realisht nėse ka njė vullnet real nga ana e Kryeministrit Berisha pėr heqjen e tvsh-sė nė kėto dy sektorė, apo do tė miratohet varianti tjetėr, ai i pėrgjysmimit, i mbėshtetur fort nga Ridvan Bode, variant i cili realisht nuk mund tė kalojė pa miratimin e vetė kreut tė ekzekutivit.


 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos