Doktoraturat, ministria e Arsimit pėrcakton procedurat e reja sipas sistemit tė Bolonjės




Jonida Tashi

Ministria e Arsimit pėrcakton procedurat e reja qė do tė ndiqen gjatė vitit akademik 2009-2010 pėr studimet e doktoraturės. Pėr t’i paraprirė nisjes sė aplikimeve, MASH-i nėpėrmjet njė udhėzimi tė veēantė urdhėron universitetet qė tė pėrgatisin rregulloren pėrkatėse pėr programet e doktoratės. Tashmė edhe programet e doktoraturės do tė ofrohen dhe zbatohen sipas sistemit tė Bolonjės. Pėr kėtė arsye, MASH-i ka pėrcaktuar procedurat e reja qė do tė ndiqen si nga universitetet ashtu edhe nga tė interesuarit pėr tė vijuar njė program tė tillė studimi. Kėshtu, nė rregulloren e re, universitetet duhet tė pėrcaktojnė elemente te pėrgjithshme tė programit tė doktoraturės pėr secilin prej tre viteve akademike. Ndėrsa nė raste tė veēanta, kur kohėzgjatja normale e programit tė doktoratės, nė formėn me kohė tė plotė, duhet tė jetė mė shumė se tre vjet, universitetet duhet tė specifikojnė elementet e pėrgjithshme tė programit tė studimit edhe pėr vitet e tjera. Po ashtu, universitetet duhet tė japin planin e detajuar mėsimor tė doktoraturės, nė tė cilin do tė pėrfshihet shpėrndarja nė vite dhe semestra e disiplinave, e seminareve dhe ēdo aktiviteti tjetėr formues, shoqėruar me numrin e krediteve dhe orėve pėrkatėse si dhe kėrkesat pėr frekuentimin dhe verifikimin e dijeve.
Procedurat
Udhėzimi Nr.21, datė 30 korrik 2009 detajon tė gjitha procedurat qė duhet tė zbatojnė tė interesuarit pėr tė vijuar doktoraturėn. Kėshtu, sipas udhėzimit tė MASH-it, qė mban firmėn e ministrit Fatos Beja, pranimi i kandidatėve nė programet e studimit tė doktoratės do tė bėhet duke iu referuar kuotave tė dhėna pėr programin pėrkatės pėr ēdo universitet. Pikėsėpari pėr t’u pranuar nė njė program studimi tė doktoratės, kandidati duhet tė zotėrojė njė Diplomė tė Nivelit tė Dytė (DND), njė Diplomė tė Integruar tė Nivelit tė Dytė (DIND), dhe ēdo diplomė tjetėr tė vlerėsuar si tė njėvleftshme me to, nė fushėn e programit tė doktoratės apo nė njė fushė tė pėrafėrt tė pėrcaktuar mė parė nė rregulloren e programit pėrkatės tė doktoratės. Gjithashtu kanė tė drejtė tė pranohen nė programe tė doktoratės edhe ata kandidatė qė zotėrojnė njė diplomė apo certifikatė tė kualifikimeve tė ciklit tė tretė tė studimeve. Pasi tė marrin paraprakisht mendimin e kėshillit tė profesorėve, njėsitė kryesore tė universiteteve do tė pėrcaktojnė kriteret e pranimit tė kandidatėve. Me caktimin e kuotave nga Kėshilli i Ministrave pėr njė program studimi doktorate, universiteti duhet tė shpall menjėherė hapjen e procedurės sė pranimit tė kėrkesave pėr njė periudhė 2- javore. Aplikimi pėr regjistrim nė programet e doktoratės do tė bėhet pranė sekretarive tė universiteteve qė ofrojnė kėto studime.
Pėrzgjedhja
Pėrzgjedhja e kandidatėve pėr tė vijuar studimet e doktoratės do tė bėhet nga kėshilli i profesorėve tė njėsisė kryesore tė institucioneve tė arsimit tė lartė pėrgjegjėse pėr organizimin e programit pėrkatės tė doktoratės nėpėrmjet njė konkurrimi me dosje, ku kandidatėt nga personeli akademik tė punėsuar me kohė tė plotė nė institucionet e arsimit tė lartė kanė pėrparėsi. Kėshilli i profesorėve tė njėsisė kryesore pėrgjegjėse pėr programin e doktoratės ngre komisione “Ad-hoc” me anėtarė tė tij sipas fushės pėrkatėse tė ēdo programi doktorate pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve fitues nė pėrputhje me kriteret e pranimit tė vendosura dhe tė shpallura publikisht mė parė. Kryetari i ēdo komisioni tė tillė ėshtė dekani. Njė javė pas mbylljes sė aplikimeve, komisionet “Ad-hoc” paraqesin listat e kandidatėve fitues nė kėshillin e profesorėve tė njėsisė kryesore. Listat e kandidatėve fitues miratohen nga kėshilli i profesorėve dhe shpallen nga dekani jo mė vonė se 2 javė nga mbyllja e aplikimeve. Dekani i njėsisė kryesore pėrcakton afatet e ankimimit tė kandidatėve tė shpallur jo fitues. Kėshilli i profesorėve shqyrton ēdo ankimim dhe shprehet me vendim. Vendimi i tij ėshtė pėrfundimtar.
Regjistrimi
Kandidatėt fitues duhet tė regjistrohen nė sekretarinė e njėsisė kryesore pėrgjegjėse pėr programin pėrkatės tė doktoratės pėr njė periudhė njėjavore tė pėrcaktuar nga dekani i njėsisė kryesore. Kandidatėt fitues duhet tė paguajnė njė tarifė 5000 lekė pėr regjistrim nė programin e studimit tė doktoratės ku janė shpallur fitues. Dosja individuale me dokumentet e aplikantėve jofitues u kthehet atyre kundrejt kėrkesės nė dorė ose me postė. Studentėt e regjistruar, tė cilėt kanė pėrfunduar ose vijojnė programe studimi tė ciklit tė tretė, nuk janė tė detyruar tė grumbullojnė 60 kreditet e studimeve tė organizuara teorike, pjesė e programit tė studimit tė doktoraturės, vetėm nėse programi i studimit tė cilin ata kanė pėrfunduar apo vijojnė ka formim teorik tė njėjtė ose tė afėrt me atė tė programit tė doktoratės. Kėshilli i profesorėve ngre komisionet e drejtuara nga koordinatori i programit tė doktoratės pėr njohjen dhe transferimin e krediteve tė fituara nga studentėt e regjistruar, tė cilėt kanė pėrfunduar ose vijojnė njė program studimi tė ciklit tė tretė nė varėsi tė pėrputhshmėrisė sė tyre me programin e studimit tė doktoratės ku ai ėshtė regjistruar. Pėr ēdo student tė tillė pėrcaktohen veprimtaritė formuese, modulet lėndore dhe kreditet pėrkatėse, tė cilat ai ėshtė i detyruar t’i fitojė nga plani i studimeve tė organizuara tė programit tė studimit pėrkatės tė doktoratės.


Dokumentet e aplikimit
Kandidatėt do tė aplikojnė pėr t’u regjistruar nė njė program studimi doktorate me dosje individuale, e cila duhet tė pėrmbajė dokumentet e mėposhtme:
Kėrkesa e kandidatit drejtuar kėshillit tė profesorėve tė njėsisė kryesore pėrgjegjėse pėr organizimin dhe administrimin e doktoratės
CV personale dhe bibliografi tė punimeve shkencore, tė cilat duhet tė jenė tė dokumentuara, nėse kandidati ka tė tilla
Kopje tė noterizuar tė diplomės sė nivelit tė dytė(DND) apo tė Diplomės sė Integruar tė Nivelit tė Dytė, apo tė njė diplome tjetėr studimi, ekuivalente me to, tė shoqėruar me listėn e notave apo suplementin e diplomės. Diploma e huaj shoqėrohet me vėrtetimin e njohjes nga MASH-i
Kopje tė noterizuar tė diplomave apo certifikatave tė kualifikimeve tė ciklit tė tretė apo tė njė diplome ose certifikate ekuivalente me to, shoqėruar me listėn e notave apo suplementin e diplomės, nėse kandidati disponon njė tė tillė
Vėrtetim pėr vazhdimin e programeve tė studimit tė specializimit, sė bashku me listėn e notave tė fituara deri nė atė moment, nėse kandidati ėshtė duke ndjekur njė program tė tillė
Fotokopje tė noterizuar tė kartės sė indentitetit/pasaportės
Dy fotografi
Dy rekomandime nga persona me titull akademik
Njė deklaratė qė pranon tė shlyejė tė gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e kėtyre studimeve, sipas pėrcaktimeve tė bėra nga vetė institucioni
Dėshmi tė gjuhės/gjuhėve tė huaja (fotokopje tė noterizuar)
Vėrtetim nga qendra e punės, nėse ėshtė i punėsuar
Mandat pėr tarifėn e aplikimit pėr konkurrim prej 2000 lekė

Tarifa e studimit
Tarifa e shkollimit pėr njė program doktorate ėshtė e pėrcaktuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, ku brenda vlerės sė pėrcaktuar paraqet:
Vlerėn pėr pjesėn e studimeve tė organizuara, e cila ndahet pėr ēdo modul lėndor nė varėsi tė krediteve qė i takojnė atij;
Vlerėn pėr pjesėn e studimeve pėr periudhėn qė pėrmbledh kėrkimin shkencor dhe pėrgatitjen e disertacionit deri nė marrjen e diplomės pėr gradėn shkencore “Doktor”
Tarifa e shkollimit paguhet nga studenti nė kėste tė pėrcaktuara nga njėsia kryesore e institucionit tė arsimit tė lartė pėrgjegjės pėr organizimin e doktoratės
Kėsti i parė paguhet menjėherė me regjistrimin e studentit dhe ėshtė sa vlera e tarifės pėr pjesėn e studimeve tė
Organizuara
Studentėt qė kanė transferuar kredite nga programe tė tjera tė ciklit tė tretė paguajnė vlerėn pėrkatėse sipas moduleve lėndore dhe krediteve qė ata duhet tė fitojnė nė programin pėrkatės tė doktoratės



17 Shtator 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos