Etnografia e rrezikuar

Mė nė fund, falė pėrpjekjeve tė shumta tė Institutit tė Kulturės Popullore, nga fundi i vitit do tė hapet Muzeu Etnografik. Mbas njė mungese tė gjatė, aq sa nuk mbahet mend, bota e kulturės shqiptare do tė ripasurohet me njė ekspoze dinjitoze tė vlerave materiale tė jetės kombėtare. Ky muze do tė organizohet nė dy kate, tė dytė dhe tė tretė, tė Muzeut Historik Kombėtar, (nė anėn qė ka pėrballė Hotel "Tiranėn").Vend vėrtet shumė i mirė, me tė gjitha avantazhet qė ofron qendra e njė kryeqyteti, pėr njė aktivitet tė tillė.

Njė muze, veç propagandimit tė vlerave tė veta, qė realizohet nėpėrmjet tė ekspozimit, ka edhe njė funksion tjetėr, shumė delikat dhe njėkohėsisht shumė tė rėndėsishėm. Tė ruajė e tė trashėgojė objektet, pra vlerat qė ka. Ruajtja nga vjedhjet, ėshtė vetėm njėra anė, ajo mė e thjeshta dhe mė e lehta. Por ėshtė edhe njė anė tjetėr, po kaq e rėndėsishme dhe mė e vėshtirė, qė t'i ruajė eksponatet e veta nga dekompozimi. Kjo ėshtė njė domosdoshmėri absolute dhe qė njėkohėsisht ajo qė lihet fare pas dore. Ose se nuk dihet, ose se nuk kuptohet. Madje kjo nuk shprehet as nė ligjet tona tė trashėgimisė kulturore, qė vėrtetė nė kėtė drejtim, janė difektozė dhe lejojnė shkatėrrimin, pra mostrashėgiminė e objekteve, kėshtu tė ligjėruar.

Ka shumė faktorė qė ndikojnė nė prishjen e objekteve. (Nuk dua tė jap leksione pėr tė mėsuar tė tjerėt se si prishen objektet dhe se si duhet tė ruhen. Literaturė speciale qė trajton tė tilla çėshtje ka plot. Janė veç disa kujtesa, qė duhen tė merren parasysh sa nuk ėshtė vonė.)

Sė pari, ėshtė mjedisi ku mbahen dhe ekspozohen. Çfardolloj trajtimi laboratorik t'iu bėsh objekteve ata zhvleftėsohen nė funksion tė njėmjedisi tė papėrshtatshėm. Reaksionet e natyrshme janė ata qė e çojnė njė molekulė nga gjendja mė energjitike, nė atė mė pak energjitike, pra mė tė thjeshtė. Nga kjo pikpamje dekompozimi i objekterve muzealė ėshtė i pashmangshėm. Mirėpo ka shumė e shumė veprime tė zgjuara, tė cilat ose i ndėrpresin, ose i minimizojnė kėto reaksione prishjeje.

Njė faktor vendimtar ėshtė lagėshtia relative. Pa lagėshti reaksionet kimike dhe biokimike tė dekompozimit tė objekteve ndėrpriten. Nė muze, pėr efekt tė natyrave tė ndryshme tė objekteve mbahet njė lagėshti relative nga 40-60%. Jo mė shumė se rrezikon tė shfaqet myku. Se mund tė kontrollohet kjo lagėshti me ventilatorė, e duke hapur, e mbyllur dritare, ėshtė pėrrallė pėr netė dimri. Lagėshtia relative rregullohet me anė tė kondicionerėve profesionalė, ( jo nga ata qė shiten nė pazar pėr shtėpi dhe kafene ), qė mbajnė njė lagėshti relative tė pandryshuar, tė pėrcaktuar nga ne, nė bazė tė kėrkesave specifike tė objekteve. Kur u ndėrtua Muzeu Historik Kombėtar u pajis me kondicionerė tė tillė. Bodrumi i muzeut ėshtė njė fabrikė e vėrtetė. Ka kohė qė ata kondicionerė nuk punojnė mė pėr lloj-lloj arsyesh. Njė herė Muzeut Historik Kombėtar nuk i jepen para pėr energjinė elektrike, e muzeu pėson ndėrprerjen e energjisė njėlloj si lagjet e tjera tė Tiranės. ( A e di vallė drejtori i KESH-it se çfarė dėmi iu shkakton objekteve ndėrprerja e energjisė?) Njė herė nuk ka para pėr lėndė djegėse, njė herė tjetėr nuk punojnė pajisjet se s'ka para pėr pjesė ndėrrimi, etj. Madje nė Muzeun Historik Kombėtar nuk ka as specialistė pėr kondicionerė, e ajrin e kondicionuar. Ata janė nxjerrė tė tepėrt prej vitesh. Le tė shtojmė kėtu se kondicionerėt nė njė muze nuk pushojnė sė punuari ditė e natė, madje as natėn e Vitit tė Ri.

Njė parametėr tjetėr qė siguron konservimin e objekteve ėshtė temperatura. Sa mė e lartė tė jetė, aq mė shpejt zhvillohen reaksionet e prishjes, aq mė shumė insekte qė gėrryejnė drurin, aq mė shumė molė, etj. Kur u ndėrtua MHK u mendua qė problemi tė rregullohej me anė tė kondicionerėve. Por sot ata nuk punojnė. Vapa nė verė nė sallat e muzeut bėhet e padurueshme. Punonjėsit hapin dritaret pėr pak fresk. Nga kėto dritare tė hapura çrregullohen mė keq parametrat e konservimit dhe nga jashtė futet pluhur, e ndotje, qė pėrbėjnė njė tjetėr faktor dėmtues. shtė njė fjalė goje tė thuash qė "tė merren pluhurat", apo " tė lahen tekstilet e ekspozuara". Studimet tregojnė se pluhurat nė objektet muzealė, veç shėmtimit, luajnė rolin e abrazivit. Gjithashtu thithin lagėshtinė, apo gazet ndotės tė atmosferes e ia kalojnė kėto objektit, duke pėrshpejtuar prishjen. Kemi mijėra shėmbuj tė tillė nga muzeumet e Shqipėrisė. Pastaj ėshtė edhe njė anė tjetėr. Tekstilet etnografike nuk janė tė rinj, nuk e kanė fortėsinė e rinisė sė tyre. Ashtu tė ronitur siç janė, sa larje mund tė durojnė? Njė tekstil i ri mbas pesėdhjetė larjeve standarde kthehet nė leckė, qė s'bėn as pėr tė marrė pluhurat. Tekstilet, qė u ekspozuan nė Ekspozitėn e Kulturės Popullore nė Tiranė, mbas larjes sė katėrt,megjithėse nė kushte laboratorike, u rronitėn keq. Por ka edhe njė problem tjetėr. Shumica e tekstileve popullore kanė ngjyra tė pafiksuara, ata vjellin bojė. Duke u larė ata do tė transformohen nė pamje. Po ka edhe mė. Kostoja e trajtimit laboratorik tė njė tekstili muzeal ėshtė e lartė. Larja e njomė e njė qilimi pa probleme, kushton rreth 200.000 lekė. Pa folur pėr prishjen. Nė MHK u mendua qė kjo çėshtje tė zgjidhej me anė tė filtrimit mekanik tė ajrit. Dhe ashtu u bė. Filtrat u vendosėn nė rrymėn e ajrit pėrpara kondicionerėve. Veç tė shikoje se si u mbushėn menjėherė me pluhur! Dhe kjo, nė vitin 1982, kur nuk kishte pluhura si sot. Mirėpo filtrat u prishėn, as kondicionerėt nuk punojnė, e rezulton se dėmtimi i objekteve do tė jetė i dukshėm. (Na ndodhi njė herė kjo, nė Ekspozitėn e Kulturės Popullore.) Ka edhe kėtu, si tė thuash, njė yçkėl. Edhe filtrat mė tė mirė mekanikė pengojnė vetėm 95% tė pluhurave. Ata qė mbeten janė fraksionet mė tė imtė dhe mė tė vėshtirė pėr t'u larguar. Ndokudh

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos