Provimi, publikohen librat e letėrsisė ku do tė shkėputen pyetjet

Pas shqetėsimit tė mėsuesve tė gjimnazeve pėr tekstet alternative tė letėrsisė, AVA publikon librat qė do tė pėrdoren pėr konsultime. Mėsuese Majlinda ngre shqetėsimin se "programi i pyetjeve nuk ėshtė mbėshtetur nė tekstin alternativ qė punohet nė shkollėn e saj". Nė faqen e internetit tė MASH-it ajo shkruan: "Nė shkollėn tonė pėrdoret libri ‘Letėrsi dhe gjuhė shqipe 12‘ nga shtėpia botuese ALBAS, ku njė prej autorėve ėshtė Sabri Hamiti. Mua si mėsuese e maturės mė shqetėson programi i pyetjeve tė provimit, i cili nuk ėshtė mbėshtetur nė kėtė tekst, pasi tjetėr fragment komenti ka libri dhe tjetėr kėrkohet nga programi i pyetjeve tė provimit".
Nisur nga shqetėsimi i mėsuesve tė lėndės, Qendra e Vlerėsimit dhe Arritjeve tė Nxėnėsve, kėtė vit, ka shtuar numrin e teksteve me tė cilėt duhet tė punojnė maturantėt pėr t‘u pėrgatitur nė provim. Sipas kėsaj qendre, nė hartimin e testeve tė provimit do tė merren parasysh kėto tekste: Letėrsia IX, botim i vitit 2004-2005, i shtėpisė botuese SHBLSH E RE.

Pra tė gjithė maturantėt qė nuk e kanė kėtė libėr duhet ta sigurojnė, sepse pyetjet e provimit qė bien nga viti i parė i gjimnazit do tė shkėputen nga ky tekst. Letėrsia dhe Gjuha Shqipe X ka dy tekste alternative. Ndaj nxėnėsit duhet t‘i kenė tė dy, atė tė shtėpisė botuese SHBLSH E RE dhe atė tė ALBAS. Qendra e Vlerėsimit dhe Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) sqaron se "fragmenti i pėrzgjedhur nė test duhet tė gjendet detyrimisht nė njėrin nga kėto tekste". Pėr sa i pėrket letėrsisė sė vitit tė tretė, rekomandohet tė punohet me "Gjuha dhe letėrsi shqipe 3" i SHBLSH E RE. Ndėrsa pėr klasėn XII, materialet letrare qė do tė vihen nė test do tė merren nga "Letėrsia dhe gjuha shqipe 12", tė shtėpisė botuese ALBAS dhe shtėpia botuese PEGI. AVA saktėson se "fragmenti pėrzgjedhur duhet tė gjendet detyrimisht nė tė dyja tekstet".

AVA merr kėtė masė, pasi njė vit mė parė, ashtu siē u bė publik nė media, nxėnėsve u ranė nė provim fragmente letrare qė nuk i kishin bėrė asnjėherė nė mėsim. Kjo si pasojė se shkollat mėsojnė me tekste alternative. Pra me libra tė shtėpive botuese tė ndryshme, tė cilat pėr tė ilustruar mėsimin mbi njė autor shkėpusim fragmente tė ndryshme nga vepra e shkrimtarit. Kjo anomali kėtė vit ėshtė korrigjuar, duke rritur volumin e mėsimeve pėr nxėnėsit. Ata gjatė orėve tė konsultimeve bashkė me mėsuesit duhet tė analizojnė tė gjitha fragmentet letrare tė teksteve alternative tė katėr viteve tė shkollės sė mesme. E njėjta gjė ėshtė edhe pėr gjuhėn shqipe. Pasi kėtė vit jepet provim mature edhe kjo lėndė.


Lista e librave



"Letėrsia IX", botues SHBLSH E RE, viti 2004-2005

"Gjuha dhe Letėrsia Shqipe X", botues SHBLSH E RE dhe ALBAS

"Gjuha dhe letėrsi shqipe 3", botues SHBLSH E RE

"Letėrsia dhe gjuha shqipe 12", botues ALBAS dhe PEGI.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos