Kurrikulat e reja, del udhėzimi pėrfundimtar

 

Ministria e Arsimit publikon variantin pėrfundimtar tė udhėzimit “Pėr zbatimin e programeve dhe teksteve mėsimore tė arsimit parauniversitar”. Nė tė janė saktėsuar tė gjitha hapat pėr mbarėvjatjen e vitit shkollor 2009-2010. Me aplikimin e reformės sė re nė kėtė sistem, risi do tė ketė pėr nxėnėsit e gjimnazeve. Ata pėr herė tė parė do tė kenė lėndė me zgjedhje. Por edhe pse ka dy ditė qė ka nisur shkolla, njė pjesė e mirė e kėtyre teksteve mungon. Nga sa bėn me dije MASH ėshtė strukturuar tėrėsisht kurrikula, programet dhe standardet lėndore. Struktura e re kurrikulare e gjimnazit do tė jetė e pėrbėrė nga dy pjesė kryesore, kurrikula bėrthamė dhe kurrikula me zgjedhje te detyruar dhe tė lirė. “Kjo kurrikul sjell njė konceptim tė ri tė procesit tė mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies, duke synuar qė sistemi arsimor shqiptar tė pėrafrohet me atė ndėrkombėtar nė formė dhe pėrmbajtje”, sqarojnė specialistėt e MASH. Sipas tyre, kurrikula me zgjedhje pėrfshin kurrikulėn me zgjedhje tė detyruar dhe kurrikulėn me zgjedhje tė lirė. Kurrikula me zgjedhje, nė vitin e parė tė gjimnazit do tė pėrfshijė 9 lėndė. Ato janė pėrkatėsisht Matematikė e avancuar, Letėrsi e avancuar, Informatikė e avancuar, Trashėgimia jonė kulturore, Gjuhė e huaj (Anglisht, Frėngjisht, Italisht, Gjermanisht dhe Spanjisht) Lėndė me zgjedhje tė lirė janė pėrforcimi nė matematikė, letėrsi, fizikė dhe biologji. Ndėrkaq, nga sa bėn me dije Ministria e Arsimit janė shtypur dhe po shpėrndahen tekstet e reja shkollore pėr arsimin parauniversitar. Risi do tė ketė dhe pėr nxėnėsit e klasave tė VI-ta. Pėrveç gjuhės sė huaj tė parė tė detyruar, ata do tė kenė mundėsi tė mėsojnė edhe njė gjuhė tė huaj tė dytė fakultative (jo me detyrim). Mėsimi do tė zhvillohet mbi bazėn e orėve ekstrakurrikulare. “Synimi i kėsaj politike arsimore ėshtė shumėgjuhėsia nė shkollat e arsimit parauniversitar, mundėsimi i mėsimit tė njė gjuhe tė huaj qė nė moshė sa mė tė vogėl,(klasa III e CU) vijimėsia e gjuhės (klasa VI) dhe mundėsia e gjuhės sė dytė nė ciklet pasardhėse”, sqaron Ministria e Arsimit. Nė kėtė vit arsimor, nė tė gjithė shkollat 9-vjeçare do tė mundėsohet mėsimdhėnia e lėndės sė informatikės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos