Bishti i Pallės; Baza Detare hyn nė inventarin e NATO-s



Baza Detare Ushtarake e Bishtit tė Pallės po rikthehet nė misionin e saj tė mėparshėm. Njė projekt i rėndėsishėm investimi ka nisur qysh nė nėntor tė vitit 2008 dhe po vazhdon me ritme tė shpejta, pėr ta modeluar bazėn sipas parametrave dhe kritereve tė NATO-s, strukturė ushtarake e cila ka anėtare tė saj tashmė edhe Shqipėrinė. Sė shpejti anijet luftarake do tė mund tė ankorohen nė Bazėn Detare tė Bishtit tė Pallės, pasi baseni i saj ka nisur tė thellohet nga njė dragė e fuqishme. Prej 11 vjet, ajo bazė ka qenė e braktisur, pasi kuota e thellėsisė sė saj ishte shumė e ulėt dhe ishte e pamundur ankorimi nė portin ushtarak. Njė dragė qė dikur pėrdorej pėr thellimin e liqeneve dhe tė rezervarėve tė vendit tonė ka nisur gėrmimet nė kėtė bazė prej disa ditėsh me synim kthimin e saj nė identitet. Mjeti gėrmues qė ishte dėrguar nė Itali pėr riparim, ka ardhur qysh nėntorin e kaluar dhe ka nisur punimet pėr gėrmimin e basenit tė bazės. Pas njė periudhe tė gjatė kohe ėshtė mundėsuar vėnia e tij nė gjendje pune nga ana e specialistėve tė ardhur nga Italia, tė cilit po kėqyrin punimet. Sipas ekspertėve tė NATO-s, Baza Detare e Bishtit tė Pallės duhet tė mos tjetėrsohej duke kėrkuar ringjalljen e saj. “Baseni i bazės detare, ndoshta mė e madhja nė rajon, kishte nisur tė dekompozohej qė nga fillimi i vitit 1990, pasi nuk u pastrua asnjėherė nga dekompozimi i llumrave tė lumenjve, tė cilat derdhen nė det e njė pjesė e tė cilėve pėrfundon nė tabanin e bazės. Nga 6 metra qė ishte thellėsia e basenit nė kohėn mė tė mirė tė saj arriti nė 1,5 m, duke e bėrė tė pamundur ankorimin e anijeve dhe tė motovedetave dhe duke e nxjerrė kėshtu bazėn jashtė aftėsive tė saj”, - u shpreh njė oficer i saj. Anijet qė disponon flota jonė kanė vite qė qėndrojnė tė strehuara nė portin e Durrėsit. Nė fillimin e viteve ’90, nė inventarin e Flotės Luftarake Detare kishte kaluar edhe draga e cila pėrdorej pėr thellimin e baseneve tė liqeneve dhe tė rezervarėve. Ajo u dorėzua e dėmtuar qė nė atė kohė. Por, pas trazirave tė vitit 1997, ky mjet u dėrgua nė Itali nė portin e Brindizit, ku edhe u riparua. Pas gati 11 vjetėsh, specialistėt italianė arritėn ta riparonin e ta vinin nė gjendje pune. Draga nga nėntori i vitit 2008 ėshtė rikthyer dhe ėshtė vėnė nė punė pėr thellimin e bazės detare tė Durrėsit. Brenda njė periudhe tė shkurtėr kohe thellėsia e basenit nga 1,7 metra ka arritur nė 3 metra. Njė kuotė e tillė bėn tė mundur ankorimin pa asnjė lloj problemi tė motovedetave nė pėrbėrje tė flotės sonė detare. Puna po vazhdon pėr rritjen e kuotės sė thellėsisė sė basenit nė mėnyrė qė edhe anijet e tjera, ku bėn pjesė edhe me e reja, “Iliria”, e blerė nė Holandė, tė mund tė strehohen brenda nė bazė. Nė vitin 2009, flota jonė detare u shtua edhe me 3 anije tė tjera tė pėrmasave tė “Ilirisė”, e cila ėshtė 52 m e gjatė, tė cilat do tė ankorohen pikėrisht nė bazėn e Bishtit tė Pallės. Disa vjet mė parė u mendua qė destinacioni i bazės tė ndryshohej dhe ajo tė kthehej nė port peshkimi dhe u mendua qė njė pjesė e territorit tė pėrdorej pėr kompensimin e ish-pronarėve tė Durrėsit, por kėto propozime gjetėn reagimin negativ tė ekspertėve tė NATO-s, pasi pėr ta baza duhet tė ringjallet. Ajo tashmė ka hyrė nė inventarin e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe nė strukturat mė supreme tė forcave tė armatosura tė NATO-s, si bazė e mirėfilltė ushtarake.

A. Ajazi








 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos