Ministria e Drejtėsisė, ligj tė ri pėr faljen e tė dėnuarve



Ligji pėr faljet pritet tė ndryshojė, duke pėrcaktuar tė tjera kritere pėr pėrfitimin. Fakti bėhet i ditur nga burime zyrtare pranė Ministrisė sė Drejtėsisė, tė cilat theksojnė se ky ligj ka mjaft mangėsi dhe do tė ndryshohet. Pėr ndryshimet dhe pėrgatitjen e njė projektligji tė ri ėshtė duke punuar njė grup pune nė institucionin e drejtėsisė, tė cilėt janė duke bashkėpunuar edhe me specialistė nė fusha tė tjera, qė kanė lidhje me tė dėnuarit, pėr tė arritur nė ndryshime efektive. Pėrgatitja e projektligjit ėshtė ēėshtje kohe dhe pritet qė tė kalojė pėr miratim nė mbledhjet e ardhshme tė qeverisė sė re. Sipas tė njėjtave burime zyrtare, pritet qė nė kėtė projektligj tė ketė ndryshime nė veprat penale qė kanė pėrfituar deri tani, si dhe mbi kategoritė qė do tė kenė mė shumė prioritet. Pėr ndryshime nė ligjin pėr faljet ka pasur njė iniciativė edhe nga institucioni i Avokatit tė Popullit, i cili i ka dėrguar Ministrisė sė Drejtėsisė njė sėrė rekomandimesh pėr pėrgatitjen e njė projektligji. Nga institucioni i drejtėsisė bėhet e ditur se puna pėr pėrgatitjen e njė ligji tė ri pėr faljet kishte filluar dhe u morėn parasysh edhe sugjerimet e dhėna nga Avokati i Popullit, tė cilit brenda njė kohe mjaft tė shkurtėr iu kthyer pėrgjigje pėr rekomandimet e dėrguara. Specialistė tė Ministrisė sė Drejtėsisė shprehen se ligji aktual ka nevojė pėr reformim, pėr shkak se nė faljet qė janė bėrė deri tani ka pasur dhe shumė raste abuzive, duke i mohuar tė drejtėn njė tė dėnuari qė i takonte. Pikėrisht kėtu mendohet se do tė fokusohen pėr tė bėrė ndryshime nė rrethin e veprave penale, qė do tė cilėsohen si favorizuese pėr tė aplikuar njė i dėnuar.



Avokati i Popullit



Avokati i Popullit mendon se njė ligj i ri pėr faljen duhet tė pėrcaktojė nė mėnyrė tė detajuar disa elementė tė rėndėsishėm. Sė pari, subjektet qė kanė tė drejtė tė bėjnė propozimin, tė pėrcaktohen konkretisht dhe shprehimisht, duke pasur parasysh ato autoritete, tė cilat janė mė afėr halleve tė popullit dhe qė njohin mė nga afėr gjendjen ekonomiko-shoqėrore tė tė dėnuarve apo familjeve tė tyre. Tė tillė janė: kryetarėt e bashkive dhe komunave ku ka vendbanimin i dėnuari, deputeti i zonės elektorale, Avokati i Popullit, organizatat joqeveritare nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, qė ushtrojnė aktivitet human dhe jofitimprurės, shėrbimi i provės etj. Konkretisht nė nenin 2 tė ligjit nr. 6299, datė 27.03.1981, pėrcaktohen nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar organet qė kanė tė drejtė tė bėjnė propozim pėr falje dhe qė janė: “Kėshilli i Ministrave, ministritė dhe institucionet e tjera qendrore, organet qendrore tė organizatave shoqėrore, organet e pushtetit lokal, gjykatat, prokuroritė, organet e rendit dhe organizatat shoqėrore...”. Pra ky nen ka krijuar konfuzion dhe ka lėnė vend pėr interpretim nė rastet kur janė bėrė propozime. Sė dyti, sipas Avokatit tė Popullit, duhen pėrcaktuar qartė kriteret qė duhet tė plotėsojė njė i dėnuar pėr tė pasur tė drejtėn e faljes pjesėrisht apo tėrėsisht. Ne mendojmė se veē llojit tė veprės penale, pėr faljen e njė tė dėnuari duhen pasur parasysh edhe profili i tij personal, si koha dhe mėnyra e kryerjes sė veprės, mosha, gjendja shėndetėsore e tij, koha e mbetur e dėnimit, gjinia e tij, marrėdhėniet me tė dėmtuarin ose familjen e tij, sjellja e tij nė vendin e vuajtjes sė dėnimit, rrethanat familjare, integrimi i tij etj. Sė treti, dokumentacioni qė duhet tė plotėsojė organi, i cili ka tė drejtėn e propozimit tė faljes. Ky dokumentacion duhet tė pėrmbajė kėrkesėn e tė dėnuarit ose familjarėve tė tij, certifikatė personale, e cila pėrcakton identitetin e tij, certifikatėn familjare, e cila pėrcakton numrin e personave tė familjes dhe gjendjen e tyre ekonomike, vendimin e gjykatės sė formės sė prerė, dėshminė e penalitetit dhe nė fund t’i bashkėngjitet propozimi qė bėhet nga autoriteti i pėrcaktuar me ligj. Dėrgimi i kėsaj praktike duhet tė pėrcaktohet qė tė bėhet zyrtarisht nga organi propozues, gjė qė do tė formalizonte pėrfundimisht kėtė proces. Sė katėrti, procedura e shqyrtimit duhet tė jetė e pėrcaktuar shprehimisht nė ligj dhe mė pas njoftimi zyrtar, qė institucioni i Presidencės duhet tė japė pėr miratimin ose jo tė faljes. Aktualisht pas pėrgatitjes sė materialit nga ana e zyrės pėrkatėse nė institucionin e Presidencės ėshtė zgjedhje e kreut tė shtetit se kur dhe si e ushtron kėtė tė drejtė. Kjo ndoshta krijon njė vonesė nė pėrgjigjen zyrtare, qė ky institucion duhet tė japė pėr miratim ose jo tė propozimit. Mendojmė qė tė vendoset njė afat kohor i arsyeshėm pėr dhėnien e njė pėrgjigjeje, qė mund tė jetė jo mė shumė se gjashtė muaj nga data e aplikimit. Ky afat mendojmė se ėshtė mė se i mjaftueshėm edhe pėr shqyrtimin e kėrkesave pėr informacione shtesė qė mund tė kėrkojė institucioni i Presidencės nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve, pėr dinamikėn dhe sjelljen e ēdo tė dėnuari nė vendin e vuajtjes sė dėnimit, apo nga institucione tė tjera. Nė pėrfundim tė rekomandimeve tė tij, Avokati i Popullit shprehet se “jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė nė hartimin e draftit tė tij, besojmė bashkė me pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile dhe tė Presidencės”.



Ligji

Deri tani ka qenė Presidenti ai qė jepte verdiktin e fundit mbi tė burgosurit qė pėrfitonin falje tė dėnimit. Sipas ligjit nė fuqi, nė vlerėsimin e kėrkesave apo propozimeve pėr falje, Presidenti gjykon nėse i dėnuari e ka shlyer fajin, pėr tė cilin shoqėria e ka dėnuar, si dhe nėse i dėnuari e ka arritur rehabilitimin e tij dhe ėshtė nė gjendje tė rikthehet nė shoqėri me vlerat qė ajo kėrkon. Ky vlerėsim bėhet nė bazė tė dokumenteve dhe informacioneve qė vijnė edhe nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve, qė sė bashku me dokumentet qė kėrkon ligji, sjellin dhe njė dinamikė tė vuajtjes sė dėnimit, pra se sa ėshtė dėnimi dhe sa mbetet pėr t’u vuajtur, si dhe njė karakteristikė pėr sjelljen e tė dėnuarit nė institucionin e riedukimit. Kjo karakteristikė sqaron nėse i dėnuari ka sjellje korrekte nė burg, nėse ndaj tij ėshtė marrė ndonjė masė disiplinore, kontaktet dhe lidhjet e tij me familjen, angazhimi nė punėt e pėrgjithshme nė burg, pra elemente qė tregojnė nėse i dėnuari e ka ndier fajin qė ka kryer dhe ėshtė drejt rehabilitimit tė tij social. Nė vlerėsimin e kėrkesave pėr falje, Presidenti merr gjithashtu nė konsideratė gjendjen shėndetėsore tė tė dėnuarit, gjendjen familjare tė tė dėnuarit etj. Presidenti nuk ka kufizime nė kohė pėr ushtrimin e tė drejtės sė faljes. Pra, kur Presidenti gjykon se mund ta ushtrojė kėtė tė drejtė, ai mund ta bėjė kėtė. Duhet theksuar se faljet nuk janė fushata masive, por pėr shkak tė njė tradite. Faljet kanė pėrfshirė si faljen e tėrė dėnimit tė mbetur, ashtu edhe njė pjesė tė dėnimit. Kjo bėhet pėr t’u treguar tė dėnuarve dhe tė interesuarve tė tjerė se autoritetet nuk i kanė harruar, por e kanė rehabilitimin e tė dėnuarve nė vėzhgim dhe e vlerėsojnė atėherė kur duhet.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos