Pėr tiparet e sistemit tatimor nė Shqipėri





Zakonisht thuhet se tatimpaguesit e biznesit tė vogėl pozojnė njė problem pėr administratėn tatimore, por faktet tregojnė se shumė administrata tatimore janė nė favor tė pikėpamjes se pjesa mė e madhe e tė ardhurave sigurohet nga tatimpaguesit e mėdhenj, ēka justifikon zbatimin e njė prej rekomandimeve tė pėrhershme tė FMN-sė: krijimin e njėsisė sė tatimpaguesve tė mėdhenj. Njė praktikė e tillė ka argumentuar se tatimpaguesit e biznesit tė vogėl nuk duhet tė paguajnė tatim mbi bazėn e njė strukture komplekse tatimore dhe pėr kėtė arsye pėr ata ėshtė vendosur njė regjim tatimor i thjeshtėzuar, i cili qė nė gjenezėn e tij ka pasur idenė e njė “tatimi tė vetėm”, qė ndeshet si kuadėr ligjor nė mbarė botėn, sipas tė cilit tatimpaguesit e biznesit tė vogėl duhet tė paguajnė vetėm njė tatim, si kombinim tė disa tatimeve qė paguajnė tatimpaguesit e mėdhenj. Nė lidhje me prezantimin e njė tatimi tė vetėm tė pėrbėrė nga disa tatime tė veēanta, shumė ekspertė tatimorė e kanė argumentuar me uljen e nivelit tė evazionit tatimor nė kategorinė e tatimpaguesve tė biznesit tė vogėl. Ulja e nivelit tė evazionit tatimor nė Shqipėri pėr kategorinė e tatimpaguesve tė biznesit tė vogėl (siē vėrtetohet nga rritja e numrit tė bizneseve tė vogla tė regjistruara nė QKR) ishte marrė me mend qė kur regjimi tatimor i kėrkon mė pak tė ardhura (nga 3 pėr qind nė 1.5 pėr qind) kėsaj kategorie tatimpaguesish, krahasuar me masėn e vėrtetė tė tė ardhurave tė tyre. Duke vlerėsuar rėndėsinė e veēantė qė ka njėsia e tatimpaguesve tė mėdhenj nė mbledhjen e tė ardhurave tatimore, nuk do tė thotė se duhet tė injorohet fakti qė i njėjti kujdes tė shtrihet edhe mbi tatimpaguesit e biznesit tė vogėl sepse kėshtu tentohet tė pėrmirėsohet barazia e trajtimit tatimor, efiēenca dhe objektivat e tė ardhurave tatimore nė tėrėsi, si dhe rėndėsia e veēantė qė merr caktimi i burimeve administrative pėr tė gjitha kategoritė e tatimpaguesve nė raport me tė ardhurat qė mund tė mblidhen nga ata. Pra, ēdo strategji, nė thelb, synon nga njėra anė qė legjislacioni tatimor tė jetė sa mė i thjeshtė qė tė jetė e mundur; mėnyra e tė tatuarit tė jetė e pėrgjithshme me pak pėrjashtime, kreditime, rimbursime dhe shpenzime tė zbritshme; tė mos pėrdoret pėr tė arritur shumė qėllime ekonomike dhe shoqėrore; si dhe tė monitorohet vazhdimisht. Nga ana tjetėr, administrata tatimore tė pėrqendrohet mbi detyra tė tilla bazė si mbledhja e tatimit; nė mbledhjen e informacionit jo mė shumė nga sa mund tė pėrpunojė; nė inkurajimin e mbajtjes sė rregullt tė tė dhėnave; dhe te vetėvlerėsimi si njė qėllim afatgjatė. Kėto fjalė tė menēura nė formė klisheje, prapėseprapė pėrfaqėsojnė tė vetmen mėnyrė qė mund tė pėrshkruajnė suksesin qė ka arritur reforma tatimore nė Shqipėri dhe, nė kėtė kuptim, nuk ka rėndėsi as rėndėsia teorike e legjislacionit tatimor, as praktika e administratės tatimore, sepse tė dyja bashkė kėrkojnė njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr tė arritur rezultate tė mira. Duke lėnė mėnjanė komentet nė lidhje me pėrqindjen qė zėnė tatimet nė fitimin e biznesit, sjell nė vėmendjen e tė interesuarve faktin se pjesa mė e madhe e analistėve tatimorė nė mbarė botėn si Richard M. Bird, Milka Casanegra de Jatscher, Erik Zolt etj. kanė arritur nė pėrfundimin se vlerėsimi mė i mirė i sistemit tatimor tė njė vendi bėhet duke marrė nė konsideratė strukturėn ekonomike, kapacitetin pėr tė administruar tatimet, nevojat publike dhe kulturėn tatimore tė vendit, si dhe strukturat tatimore tė vendeve fqinje. Por kėta analistė, gjithashtu, kanė arritur nė pėrfundimin se tatimet nė rritje priren kah rritja e tė ardhurave pėr frymė dhe nė kėtė kontekst, vendet nė mbarė botėn ndahen nė kategoritė e mėposhtme: 17 pėr qind tė PBB-sė pėrfaqėson (I) grupin e vendeve me tė ardhura tė ulėta pėr frymė; 22 pėr qind tė PBB-sė, pėrfaqėson (II) grupin e vendeve me tė ardhura tė mesme pėr frymė; dhe 27 pėr qind tė PBB-sė, (III) grupin e vendeve me tė ardhura tė larta pėr frymė (qė vlen pėr ata qė duan tė kuptojnė vėrtetė shpjegimet e zotit Florion Mima). Marrėdhėniet e krijuara nė raportet e mėsipėrme mund tė shpjegohen me anė tė disa faktorėve. Pėr shembull, analistėt e lartpėrmendur argumentojnė se kėrkesa pėr shėrbime publike mund tė rritet mė shpejt se tė ardhurat, veēanėrisht nė zonat urbane tė vendeve me tė ardhura tė pakta pėr frymė. Ėshtė vėrtetuar se tatimet mblidhen mė lehtė nė zonat urbane ku edhe kėrkesat pėr shėrbime publike janė mė tė mėdha, pasi krahas rritjes sė tė ardhurave pėr frymė rritet edhe kapaciteti i mbledhjes sė tatimeve. Pėr ta konkretizuar idenė do tė mjaftonte njė krahasim i tė ardhurave tė mbledhura nga tatimpaguesit e mėdhenj me vendndodhje nė Tiranė, Durrės dhe Fier kundrejt tė ardhurave tatimore gjithsej tė mbledhura nga Drejtoria e Tatimpaguesve tė Mėdhenj ose kundrejt totalit tė tė ardhurave tatimore nė shkallė vendi pėr tė kuptuar sa i vėrtetė ėshtė ky pėrfundim i arritur nga analistėt nė lidhje me prirjen pėr tė rritur tė ardhurat e mbledhura nė dogana dhe nėpėrmjet administrimit efektiv tė tatimeve dhe tatimpaguesve mė tė mėdhenj (FMN rekomandon qė nė Shqipėri 60 pėr qind e totalit tė tė ardhurave tatimore duhet tė mblidhet nga tatimpaguesit e mėdhenj). Nė parim, nė rast se ritmi i rritjes sė tė ardhurave tatimore nuk ėshtė i njėjtė me rritjen e PBB- sė, atėherė ky tregues tė ēon nė reforma tė shpeshta, tė cilat nuk e arrijnė qėllimin e tyre pėr tė siguruar njė elasticitet tė pėrshtatshėm tatimor dhe faktorė tė rėndėsishėm pėr kėtė janė: kostot e administrimit dhe kostot e zbatimit tė legjislacionit tatimor, tė cilat rriten kur administrata tatimore kėrkon informacion mė shumė se duhet nga tatimpaguesit, kur ndėrmerr shumė kontrolle etj. Ka pasur dhe vazhdon tė ketė debate nė lidhje me kėto kosto, megjithatė analistėt kanė arritur nė konsensus, se kėto kosto arrijnė mė shumė se tridhjetė pėr qind tė tė ardhurave tė mbledhura, tregues ky qė tregon efiēencėn e vendimmarrjes politike nė lidhje me rishpėrndarjen e tė ardhurave tė mbledhura nė vend nėpėrmjet sistemit fiskal. Prandaj, rėndėsi tė veēantė ka minimizimi i kėtyre kostove qė nuk shihen ose nuk llogariten direkt.

Sistemi tatimor nė Shqipėri, nė thelb, karakterizohet nga njė bazė e gjerė tatimore e TVSH-sė, ka pak artikuj luksi tė tatuar me akcizė tė lartė, njė bazė e gjerė tatimore pėr tatimin mbi tė ardhurat (njė pėrqindje e vetme pėr tė ardhurat, ose taksa e sheshtė); pėrqindje tė ulėta tatimore pėr biznesin e vogėl, kushte pėr parandalimin e shmangies, evazionit dhe mashtrimit tatimor, pavarėsisht vėshtirėsive qė ndeshen nė pagimin e tatimit mbi kapitalin (dividentin) pėr shkak tė ruajtjes sė fitimeve, ose mosshpėrndarjes sė tyre. Por duhet pohuar se veprimet e fundit tė administratės tatimore prapa kanė njė arsye shumė tė fortė: shkallėn e konsiderueshme tė ekonomisė informale, ēka vėrteton se sistemi tatimor nė Shqipėri pėrfshin njė bazė tatimore mė tė vogėl nė krahasim me veprimtarinė ekonomike qė ushtrohet nė tė vėrtetė. Kėsisoj, madhėsia e ekonomisė sė patatuar nė Shqipėri, pjesėrisht, mbetet ende njė nga funksionet e politikės tatimore, ndėrsa pėrmirėsimi i administrimit tatimor do tė mbetet nė qendėr tė zgjidhjeve tė strukturave tatimore pėr pėrmirėsimin e mėnyrės sė tė tatuarit. Shqipėria ėshtė njė vend i vėshtirė pėr ta tatuar biznesin e vogėl dhe ekonominė informale dhe kjo ėshtė arsyeja pėrse tė ardhurat tatimore mbi 50 pėr qind tė tyre sigurohen nga TVSH-ja dhe akciza. Ekonomia informale, niveli i saj tregon shkallėn deri ku shoqėria shqiptare e legjitimon shtetin dhe aftėsinė pėr tė siguruar burime pėr tė qeverisur dhe pėr t’u zhvilluar. Presioni i ditėve tė fundit kundrejt masave dhe veprimeve tė administratės tatimore pėr tė zgjeruar bazėn tatimore tė asaj pjese tė ekonomisė informale qė konkurron nė mėnyrė tė padrejtė dhe tė paligjshme tatimpaguesit e ndershėm, ėshtė pikėrisht njė dėshmi e gjallė e kėtij legjitimiteti.

Gjetja e njė regjimi tė pėrshtatshėm tė TVSH-sė pėr bizneset e vogla ėshtė ai qė i vendos ata nėn njė prag tė caktuar tatimor duke i lejuar ata ta zgjedhin trajtimin tatimor. Deri tani nuk ka njė mekanizėm sipas tė cilit administrata tatimore tė raportojė rregullisht mbi (I) numrin e bizneseve qė kanė mbetur nėn pragun tatimor pėr njė numėr vitesh, pėr tė siguruar njė arsyetim tė shėndoshė tė administratės tatimore nė pėrputhje me kėrkesat e kohės dhe (II) pėrqindjen me tė cilėn ka ndryshuar regjistri i pėrgjithshėm i tatimpaguesve dhe, nė veēanti, i tatimpaguesve tė biznesit tė vogėl qė t’i bashkėngjiten shpjegime tė pėrshtatshme pėr lėvizje tė tilla si kalimi pėr trajtimin me TVSH, tatim fitimi etj. tė tatimpaguesve tė biznesit tė vogėl. Nė fakt, faktorė tė tillė si (1) njė prag tatimor i lartė i TVSH-sė; (2) mbulim i dobėt i shėrbimeve nė bazėn e TVSH-sė; dhe (3) fshehja e sipėrmarrjeve tė madhėsisė sė mesme nėn pragun tatimor tė TVSH-sė, tė ēojnė nė mbledhjen e tė ardhurave tė ulėta tatimore. Tė qėndruarit pėr njė kohė tė gjatė tė tė njėjtėve tatimpagues nė kategorinė e biznesit tė vogėl tė ēon nė dukurinė e veēantė tė dobėsimit tė luftės kundėr evazionit tatimor. Nė njė ekonomi tė vogėl si e Shqipėrisė, me kohė ėshtė vėnė re zhvillimi i njė tregu dytėsor nė duart e tatimpaguesve tė biznesit tė vogėl pėr faturat e TVSH-sė, tė cilat ata nuk mund t’i pėrdorin pėr tė kredituar TVSH-nė e paguar nė blerje sepse janė poshtė pragut tatimor tė TVSH-sė. Pra, ky prag tatimor ka krijuar njė segment shumė tė madh tė paguesve potencialė tė TVSH-sė, qė aktualisht bėjnė pjesė te kategoria e biznesit tė vogėl, si dhe njė treg me leverdi pėr faturat e tyre kur ata janė furnizues dhe jo shitės me pakicė. Kėrkuesit e faturave janė paguesit e mėdhenj dhe/ose tė rregullt tė TVSH-sė tė cilėt janė njė grup mė i vogėl qė mbajnė njė barrė jopropocionale tė tatimit dhe nxiten tė gjejnė rrugė pėr tė shmangur, ose evaduar tatimin, duke blerė nė treg fatura qė nuk kanė lidhje me veprimtarinė e tyre tė biznesit, si dhe duke kredituar TVSH-nė e paguar nė blerje mbi bazėn e kėtyre faturave. Kjo dukuri e fshehjes sė bizneseve tė madhėsisė sė mesme nėn pragun tatimor tė TVSH-sė nė mėnyrė thelbėsore kėrkon vigjilencė tė fortė administrative, qė nėnkupton vlerėsimin e vazhdueshėm tė trajtimit tė biznesit tė vogėl nėn regjimin e TVSH-sė dhe asimilimin progresiv tė tyre nė administrimin e pėrgjithshėm tė TVSH-sė. Nė vitin 2005 nė Shqipėri ushtronin veprimtarinė e tyre gjithsej 46 mijė biznese (natyrisht rreth 10 mijė ishin tė regjistruara pėr TVSH, diferenca ishte e regjistruar si tatimpagues pėr qėllime tė tatimit mbi biznesin e vogėl), ndėrsa sot janė regjistruar gjithsej 102 000 biznese (dhe nė qoftė se pėrfshijmė kėtu edhe rrjetin e dyqaneve tė kompanive tė mėdha, nė fakt janė 130 000 vende efektive biznesi ku ushtrohet veprimtari ekonomike). Sipėrmarrėsit e mesėm, veēanėrisht ata tė sektorit tė shėrbimeve, duhet tė mbulohen gjithashtu nėn rrjetin e trajtimit me TVSH, por jo vetėm nė dukje, sepse nė qoftė se nuk bėhet kjo, gjenerimi i tė ardhurave tė TVSH-sė do tė vazhdojė tė jetė i ulėt. Pėrvoja ka nxjerrė nė pah se mbledhja e TVSH-sė poshtė 1/3 tė njė pėrqindje prej 20 pėr qind tė TVSH-sė, nė mėnyrė tipike, nėnkupton pėrjashtimin e shumė tatimpaguesve nga trajtimi me TVSH ose duke vendosur njė prag tatimor shumė tė lartė qė vetėm mbi atė tė zbatohet TVSH-ja e rregullt. Nė kėtė mėnyrė ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme tė pėrfshihen sa mė shumė biznese nė sektorin e shėrbimeve qė ėshtė e mundur nė bazėn e TVSH-sė dhe ketė njė program tė vazhdueshėm tė lėvizjes sė njė numri gjithnjė nė rritje tė tatimpaguesve nga kategoria e tatimpaguesve tė biznesit tė vogėl nė kategorinė e tatimpaguesve tė rregullt tė TVSH-sė. Kjo nuk ėshtė njė detyrė e lehtė, sepse nė fakt priten vėshtirėsi nga dy drejtime. Sė pari, lobingu politik nė favor tė biznesit tė vogėl ėshtė mjaft i fuqishėm, pasi biznesi i vogėl pėrfaqėson njė numėr tė madh punėdhėnėsish dhe mund tė jetė e vėshtirė qė administrata tatimore tė fitojė besimin e tyre pėr t’i trajtuar si tatimpagues tė TVSH-sė. Sė dyti, vetė administrata tatimore nuk ėshtė e sigurt nėse do tė siguronte njė tė ardhur tė konsiderueshme nė qoftė se TVSH-ja do tė shtrihej te tatimpaguesit e biznesit tė vogėl, veēanėrisht po tė vendoset pragu i TVSH-sė nė 5 milionė lekė nė vit. Megjithatė, nuk duhet injoruar fakti se pasqyrimi i degėzimeve negative qė ka rezultuar nga trajtimi i sektorit tė biznesit tė vogėl nėn pragun tatimor tė TVSH-sė, meriton vėnien nė jetė tė njė politike vigjilente tė administrimit tė kėsaj kategorie tatimpaguesish.

Analistėt dhe studiuesit e njohur tė sistemit tatimor nė vendet nė tranzicion argumentojnė se tre janė faktorėt kyēė me gjasa pėr njė administrim efektiv tatimor: (1) vullneti politik pėr ta administruar sistemin tatimor nė mėnyrė efektive, vullnet qė dėshmohet me anė tė tė ardhurave tatimore tė mbledhura nė periudhėn e viteve 2005 – 2009 nė krahasim me vitet 2001 – 2005, veēanėrisht, ritmet e tyre tė rritjes nga njėri vit nė tjetrin; (2) strategjia e qartė pėr arritjen e qėllimit, strategji qė nė fakt ka vuajtur pėr shkak tė ndryshimeve tė shpeshta tė menaxherėve dhe personelit tė administratės tatimore brenda njė periudhe katėrvjeēare (p.sh katėr drejtorė tė pėrgjithshėm, nga tė cilėt dy me mė pak se njė vit nė detyrė dhe vetėm njėri prej tyre profesionist nga radhėt e zyrtarėve tatimorė me pėrvojė tė gjatė dhe me trajnimin e duhur profesional); dhe (3) pėrcaktimi i burimeve tė personelit. Njė politikė tatimore e projektuar mirė nuk mund tė garantojė sukses tė vazhdueshėm pa marrė nė konsideratė tė veēantė si dhe pa i vlerėsuar njėlloj tė tre faktorėt nė fjalė, ēka dėshmon se nė qoftė se nuk luftohen fort interesat e politikės pėr tė ndėrhyrė nė administratėn fiskale, si dhe pa siguruar kohėn, burimet dhe njė mbėshtetje afatgjatė politike, nė Shqipėri nuk mund tė parashikohet njė administrim efektiv dhe efiēent i mbledhjes sė tatimeve, tregues ky i cili nga analistėt perėndimorė, vlerėsohet si njė nga treguesit e nivelit tė themeleve politike tė shtetit. Pra, si kusht kryesor pėr njė administrim tatimor efektiv mbetet sigurimi i njė personeli cilėsor pėr administratėn tatimore, i cili duhet tė jetė nė gjendje ta trajtojė tatimpaguesin si klient, por si njė klient qė nuk ėshtė i gatshėm pėr tė paguar dhe jo si njė hajdut qė duhet kapur, duke synuar tė kemi njė administratė tatimore profesionale, me qėllimi kryesor ndėrtimin e njė sistemi tatimor tė bazuar nė pėrmbushjen me bindje tė detyrimeve tatimore. Por, ndėrkohė opinioni publik ėshtė i ndėrgjegjshėm se jo tė gjithė tatimpaguesit deklarojnė ndershmėrisht tė gjitha detyrimet e tyre tatimore nė pėrputhje me ligjin dhe nė njė masė jo tė vogėl kjo vjen nga fakti se tatimpaguesit nuk besojnė plotėsisht se ata trajtohen nė mėnyrė tė barabartė. Aspekti mė i neglizhuar i administrimit tatimor ėshtė mosndjekja e menjėhershme e tatimpaguesve qė nuk plotėsojnė deklaratat dhe i atyre qė pagesat nuk u pėrputhen me detyrimet tatimore (tatimpaguesit informalė). Vetėm duke njohur bazėn e mosdeklarimit tė tė ardhurave ose tė qarkullimit dhe arsyet e tjera, administrata tatimore mund t’i pėrcaktojė siē duhet burimet e saj pėr tė pėrmirėsuar mbledhjen e tatimeve dhe pėr tė siguruar trajtim tė barabartė tė tatimpaguesve dhe njė barrė tė njėjtė tatimore. Pėr tė arritur njė gjė tė tillė, pėrveē kontakteve sa mė tė pakta me tatimpaguesit, qė tashmė e ndihmon nė mėnyrė tė konsiderueshme marrja dhe dorėzimi online i deklaratave tatimore, zyrtarėve tatimorė duhet t’u pakėsohet nė maksimum e drejta (maturia personale) nė marrjen e vendimeve pėr trajtimin e tatimpaguesve, pėrndryshe do tė vazhdojė keqpėrdorimi i detyrės dhe i autoritetit qė u jep ligji nga zyrtarėt tatimorė, duke dėmtuar edhe mė tej besimin publik ndaj pjesės tjetėr tė stafit dhe ndaj administratės tatimore nė tėrėsi. Por kontrollet e shumta bėjnė tė mundur qė zyrtarėt tatimorė, pak a shumė, tė bėjnė para shtesė mbi pagat e tyre duke i mbledhur ato nga pazaret qė bėjnė me tatimpaguesit: nė njė situatė tė tillė korrupsioni, nė tė vėrtetė, nė mėnyrė konvencionale pranohet njė nivel i caktuar i shpėrblimit qė marrin nga privatėt zyrtarėt tatimorė, edhe pse kėto sjellje korruptive duhet tė jenė absolutisht tė papranueshme pėr punonjėsit e administratės tatimore. Historitė e shumta tė administratave tatimore nė vendet perėndimore, njė vend tė veēantė ua kanė kushtuar nė detaje mėnyrave qė kanė provuar nė shekuj pėr tė kufizuar impulsin natyror tė zyrtarėve tatimorė pėr tė bėrė para shtesė mbi pagat e tyre. Shpėrblimet pėr performancė tė mirė dhe ndėshkimet pėr performancė tė varfėr; mbivendosja, dublimi dhe strukturat e bollshme administrative; ndarja e funksioneve ndėrmjet zyrtarėve tė ndryshėm, si pėr t’i pėrdorur si njė kontroll mbi tjetrin ashtu dhe pėr ta bėrė mė tė vėshtirė dhe mė tė kushtueshėm dhėnien e ryshfetit; pėrdorimi i “spiunėve” brenda dhe jashtė administratės tatimore pėr tė kontrolluar ndershmėrinė e zyrtarėve tatimorė si dhe mjete tė tjera tė pėrdorura pėr kėtė qėllim nuk kanė dhėnė rezultat. Rreth dhjetė vjet mė parė Administrata Tatimore Austriake vendosi tė kontrollojė me anė tė njė njėsie tė veēantė punėn e zyrtarėve tė kontrollit tatimor pėr TVSH dhe rezultatet ishin tė ēuditshme: tė ardhurat nga TVSH-ja ranė, sepse kontrollet u pėrqendruan (pėr shkak sigurie) vetėm mbi tatimpaguesit e rregullt, me qėllim qė tė mos ndėshkoheshin nga kontrolli i brendshėm. Ėshtė mė se e qartė qė sa mė shumė vend tė ketė pėr pazare ndėrmjet zyrtarėve dhe tatimpaguesve nė procesin e administrimit tė sistemit tatimor, aq mė shumė fushė veprimi do tė ketė pėr dhėnie ryshfeti, sepse njė kėrkesė arbitrare dhe kėmbėngulėse e administratės tatimore mbi tatimpaguesin, si pėrgjigje nėnkupton pazare pėr tė dyja palėt. Ēdo tatim qė duhet paguar, nė qoftė se nuk llogaritet tė mblidhet mbi njė bazė tė matshme, tė vėzhgueshme dhe tė verifikueshme pa vėshtirėsi, do tė krijojė njė fushė mė tė madhe pėr pazare me tatimpaguesit. Nga ana tjetėr, duhet pohuar se puna e zyrtarėve tatimorė nė Shqipėri nuk ėshtė e lehtė dhe nuk ka gjasa tė jetė e tillė nė tė ardhmen nė qoftė se nuk merren nė konsideratė tė njėllojtė si politika tatimore, si strategjia, ashtu dhe pėrcaktimi i burimeve nė pėrputhje me kėrkesat e kohės, pasi do tė ishte fantazi tė mendohej qė nė njė kohė tė shkurtėr administratėn tatimore Tė mund t’ia heqėsh nga dora “sherrit” tė favorizimit politik: tė punėsimit tė partiakėve, pa harruar mizėrinė e faktorėve tė tjerė, si tė paguarit pak, tė trajnuarit dhe tė motivuarit varfėr tė punonjėsve tė shėrbimit civil. Aq kohė sa lufta kundėr korrupsionit nuk do tė ketė hapėsirė pėr tė qenė e monitoruar nga ata qė i marrin shėrbimet publike dhe jo nga ata qė i japin, nuk mund tė shpresohet qė tė denoncohet korrupsioni nga vetė tė korruptuarit, pavarėsisht faktit se pjesa mė e madhe e zyrtarėve tatimorė nuk janė tė korruptuar, pasi lufta kundėr sistemit qė pjell dhe nxit korrupsionin, nuk mund tė jetė e njėjta gjė me luftėn kundėr individėve tė korruptuar.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos