Shpallen fituesit e Olimpiadės sė Fizikės

Janė shpallur tre fituesit e Olimpiadės sė Fizikės, e cila u zhvillua mė datė 22 mars nė gjithė shkollat e mesme tė vendit. Ministria e Arsimit publikoi dje tre emrat e fituesve qė janė:

Navin Asimi, nxėnės i shkollės "Ismail Qemali nė Tiranė, fitues i vendit tė parė. Ndėrsa i dyti renditet Rafael Shehu nga shkolla "Qemal Stafa". Fitues i vendit tė tretė u shpall Enis Agaj nga shkolla "28 Nėntori" prej qytetit tė Shkodrės.

Nė kėtė olimpiadė morėn pjesė qindra nxėnės, ndaj Ministria e Arsimit u bėn thirrje atyre qė kėrkojnė tė ankimojnė rezultatet, tė paraqiten pranė katedrės sė fizikės nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, Universiteti i Tiranės. Afati pėrfundimtar kur mund tė bėjnė ankesėn ėshtė data 5 prill. Nxėnėsit mund tė marrin informacion mbi rezultatin e tyre nė olimpiadė, si edhe sqarimet pėrkatėse, duke kontaktuar profesorėt Bejo Duka, Zemin Mula dhe Antoneta Deda.

Krahas tre fituesve tė ēmimeve tė para nė kėtė olimpiadė u shquan edhe nxėnės tė tjerė, qė dolėn me rezultate mjaft tė mira. Ndaj, MASH-i kėrkon t‘i inkurajojė nėpėr aktivitete tė ngjashme. Ata janė Klaudia Peqini, nxėnėse e shkollės "Aleksandėr Moisiu" nė Kavajė, Erand Smakaj, nxėnės i shkollės "28 Nėntori" nė Shkodėr dhe Julian Gjipali, nga shkolla "Perla" nė Vlorė.

MASH-i organizon ēdo vit nėpėrmjet Drejtorive Arsimore Rajonale, 5 olimpiada kombėtare nė lėndėt: matematikė, informatikė, fizikė, biologji dhe letėrsi. Ēdo vit nga kėto konkurse spikasin dhe nderohen me ēmime rreth 150 nxėnės tė talentuar tė moshave nga 14 - 18 vjeē. Deri mė sot, Shqipėria ka marrė pjesė nė 23 olimpiada ballkanike dhe 7 botėrore. Rezultatet pozitive tė nxėnėsve nė aktivitetet shkencore jashtė shtetit, tashmė janė bėrė njė realitet i pranueshėm nga juritė ndėrkombėtare.

Tre fituesit

Vendi I Navin Asimi, shkolla "Ismail Qemali" Tiranė

Vendi II Rafael Shehu, shkolla "Qemal Stafa" Tiranė

Vendi III Enis Agaj, shkolla "28 Nėntori" Shkodėr




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos