Procedura e falimentimit, ligji nuk tė lejon tė ringjallesh

Pėrplasje mes ligjit “Pėr Falimentimin” dhe ligjit “Pėr procedurat tatimore”. Ekspertėt ligjorė dhe biznesi dalin kundėr. Ja procedurat e mbylljes sė biznesit

Nėse falimenton nga halli, shteti nuk tė krijon asnjė mundėsi qė tė ristrukturosh aktivitetin tėnd apo tė tė ofrojė ndihmė, siē po ndodh gjatė kohėve tė fundit me kompanitė e shumta qė po pėrjetojnė momentet e krizės financiare. Problemi mė i madh qėndron te legjislacioni nė fuqi, dhe konkretisht te ligji “Pėr falimentin”, pėr tė cilin ekspertėt parashikuan se do tė ketė probleme gjatė zbatimit tė tij. Me kėtė fenomen normal tė tregut merret edhe Ligji Nr. 9920, datė 19.5.2008 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” dhe udhėzimi pėrkatės i ministrit sė Financave. Por, kuadri ligjor e vėshtirėson procesin.
Tė falimentosh nė biznes ėshtė njė tmerr i vėrtetė, ashtu siē u konstatua edhe nė raportin e pėrvitshėm “Doing Business”, ku vendi ynė renditej nė vendin e fundit nė botė pėr mbylljen e njė aktiviteti biznesi.
Falimenti, mision i pamundur
Tashmė qė kanė nisur procedurat e mbylljes sė 24 bizneseve nė vend, po testohet realisht legjislacioni nė fuqi nė kėtė fushė. Deri sot nuk kemi dėgjuar biznese qė falimentojnė ligjėrisht nė vend, por as administratėn tatimore t’i ketė shkundur rrallė herė dosjet e firmave tė fjetura, tė cilave u ka regjistruar detyrimet tatimore, ndonėse nuk kishin aktivitet. Problemi doli sheshit nė momentin kur nisi punėn Qendra Kombėtare e Regjistrimit tė Bizneseve, e cila nxjerr automatikisht nga sistemi bizneset qė rrinė nė status pasiv. Ligji i vitit tė kaluar “Pėr procedurat tatimore” dhe pėrkatėsisht Neni 4 i tij, i hapėn rrugėn shkundjes sė dosjeve tė vjetra nė tatime dhe firmave fantazmė apo borxhlije. Por, ekspertėt e legjislacionit ngrenė pretendimin se ky ndryshim nė ligj u bė kundėr ēdo parimi falimentues dhe se nė ligj nuk sanksionohej e drejta “pėr tė shpėtuar”, pra pėr tė ristrukturuar biznesin, kur ky i fundit konsiderohet i falimentuar. Njė handikap ky qė do t’i kushtojė shtrenjtė biznesit nė njė kohė krize financiare, por edhe pėr faktin se mbi tė vazhdojnė tė vilen detyrime edhe nė gjendje pasive. Kjo ka bėrė qė ekspertėt e ēėshtjeve ligjore, por edhe komuniteti i biznesit, tė dalin kundėr pėr mėnyrėn se si po zbatohet ligji.
Kush falimenton
Para pak ditėsh, Ministria e Financave doli me njė deklaratė, duke u shprehur se do tė ndjekė tė gjitha procedurat pėr dėrgimin nė gjykatė tė firmave tė falimentuara. Sipas njoftimit zyrtar, procedurat e falimentimit nisin si njė kėrkesė e ligjit qė zbatohet pėr: tė gjitha subjektet, tė cilat kanė kaluar nė statusin pasiv te Qendra Kombėtare e Regjistrimit pėr njė periudhė prej dy vjetėsh; pėr ato subjekte tregtare, detyrimi tatimor i tė cilave ėshtė deklaruar i pambledhshėm, pasi janė pėrfunduar tė gjitha procedurat e parashikuara nga ligji tatimor procedural; pėr tė gjitha subjektet, tė cilat nuk kanė kryer veprimtari tregtare, apo nuk kanė shlyer detyrimet ndaj administratės tatimore pėr njė periudhė prej tė paktėn dy vitesh nga hyrja nė fuqi e ligjit “Pėr procedurat tatimore”; pėr tė gjitha subjektet qė kanė deklaruar rezultat me humbje tė kapitaleve tė veta pėr periudha prej tė paktėn tre vitesh rresht. Autoritetet e Ministrisė sė Financave sqarojnė se biznesi ka moskuptimi tė drejtė tė ligjit.
Kundėrshtimet
Deri tani nuk ka nisur realisht njė proces gjyqėsor pėr procedurė falimenti, pasi Ministria e Financave sapo ka dėrguar dosjet e para. Pėrdorimi i Nenit 104 tė ligjit “Pėr procedurat tatimore” duhet tė jetė i bazuar dhe i parė nė kuptimin edhe tė legjislacionit tė veēantė pėr falimentimin, i cili kėrkon si kusht gjendjen e paaftėsisė paguese. Njė gjė e tillė duhet tė ishte realizuar nga ligjvėnėsit gjatė miratimit tė ligjit “Pėr procedurat tatimore”, megjithatė, nė kėtė fazė kjo mund tė bėhet nga organet tatimore dhe nga gjykata, nė mėnyrė qė njė procedurė falimentimi tė pėrdoret dhe tė sjellė pėrfitimet e pritshme pėr vetė kompanitė nė fjalė dhe pėr tregun shqiptar ku ato operojnė.
Lidhur me ēėshtjen se nėse falimentimi duhet tė shikohet si njė mundėsi pėr ristrukturimin e kompanive, kjo praktikė nuk ndodh nė vendin tonė, siē e kanė tė gjitha shtetet me ekonomi tė zhvilluar dhe legjislacion bashkėkohor.
Sipas juristėve, ndryshimet e bėra nė ligjin “Pėr falimentimin” shkojnė ndesh me parimet ndėrkombėtare tė ligjit tė falimentit, i cili u njeh subjekteve tė drejtėn pėr tė mbrojtur pjesėt mė tė mira tė kapitalit tė investuar dhe tė mbulojė humbjet nėpėrmjet kėsaj veprimtarie. Ata thonė se nė ligjet e vendeve tė zhvilluara, ligji i falimentimit parashikon tė drejtėn qė pjesėt joeficiente tė njė sipėrmarrjeje mund tė ristrukturohen, ndėrsa ndryshimet nė ligj nuk e reflektojnė njė veprim tė tillė. Sipas tyre, ligji pėr falimentimin duhet tė ketė si qėllim t’i krijojė mundėsi subjektit tė falimentuar tė sistemojė, nė bashkėpunim me kreditorėt, likuidimin e detyrimeve. Pra, nė vetvete, ligji duhet tė ketė si synim tė organizojė kreditorėt nė qoftė se subjekti shpallet i falimentuar apo mund tė shpallet i tillė. Ligji parashikon aplikimin e njė procedure tė shpejtė falimentimi. Biznesi ėshtė ankuar vazhdimisht pėr arbitraritet nė sjelljen e treguar nga administrata tatimore. Madje, me listėn e gjatė tė kompanive tė “kėqija” apo me borxhe janė bėrė lloj-lloj eksperimentesh. Mė i fundit ishte urdhri i Ministrisė sė Financave pėr mospagimin e TVSH-sė pėr tė gjitha firmat qė nuk kanė shlyer detyrimet fiskale.
Ligji “Pėr falimentimin” ėshtė ndryshuar pėr shkak tė nevojave tė tregut dhe kėrkesave qė shtron Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-nė. Por, edhe raporti vjetor i Brukselit e ka listuar ndėr pikat mė tė kritikueshme tė Shqipėrisė moszbatimin e kėsaj pakete ligjore nga qeveria.


Hapat gjyqėsorė deri nė mbylljen e biznesit

Nėse shkon pėr gjykim njė procedurė falimenti, gjykata e shkallės sė parė e shqyrton dhe duhet tė dalė me njė vendim brenda 30 ditėve. Nė rast se ky vendim apelohet, Gjykata e Apelit ka 30 ditė kohė pėr ta shqyrtuar qė nga paraqitja e animimit.
Pasuria e falimentuar menaxhohet nga njė administrator i vetėm, qė me vendim tė gjykatės pėrcaktohet nga lista e Ministrisė sė Financave dhe ajo e Drejtėsisė. Nė ndryshimet nė ligj parashikohet edhe ulja e afateve pėr tė gjitha procedurat nga 3 nė 2 vjet edhe pėr publikimin e kompanive me probleme nė njė faqe interneti.


“Doing Business”: Falimentimi, Shqipėria listohet e fundit nė botė

Raporti vjetor i agjencisė sė Bankės Botėrore, “Doing Business” e ka listuar vendin tonė nė vendin e 183-tė pėrsa u pėrket procedurave tė mbylljes sė biznesit. Nga verifikimet e bėra prej ekspertėve janė konstatuar probleme tė mėdha nė zbatimin e ligjit nė lidhje me kėtė pikė, si dhe vakuum ligjor. Nė kėtė mėnyrė, vendi ynė shėnon rekordin mė tė keq nė treguesit e tė bėrit biznes. Nė renditjen totale Shqipėria u listua nė vendin e 82-tė mes 183 ekonomive tė botės, duke shėnuar njė pėrmirėsim me 5 shkallė krahasuar me vitin e kaluar.

"Trading Safely": Shqipėria me risk tė madh pėr falimentin

Qendra e studimeve ekonomike ndėrkombėtare "Trading Safely", e radhit Shqipėrinė nė grupin D, i cili pėrfshin vendet qė kanė njė rrezik tė madh nė situatėn politiko-ekonomike dhe se risku pėr falimentimin e bizneseve dhe korporatave ėshtė mjaft i madh. Grupi D e bashkon Shqipėrinė me ekonominė e shumė vendeve tė tjera nė zhvillim, siē janė Kamboxhia, Nigeria, Uzbekistani, Nepali etj. Vendet qė pėrfshihen nė kėtė grup kanė njė klimė biznesi mjaft tė vėshtirė. Borxhet e grumbulluara bėhen tė paparashikueshme nga vetė pėrmbajtja qė ka sistemi ligjor, por probleme jo tė pakta dhe dobėsi tė theksuara shfaqen edhe te sistemi institucional.

LIGJI PĖR FALIMENTIMIN

Neni 104 i ligjit “Pėr procedurat tatimore”

“1. Administrata tatimore kėrkon nė gjykatė fillimin e procedurės sė falimentimit pėr tatimpaguesit, shoqėri tregtare:
a) 2 vjet pas kalimit nė statusin pasiv nga Qendra Kombėtare e Regjistrimit;
b) detyrimi tatimor i tė cilėve ėshtė deklaruar i pambledhshėm;
c) qė deklarojnė rezultat me humbje tė kapitaleve tė veta pėr tė paktėn 3 vite rresht;
ē) nuk kanė kryer veprimtari tregtare pėr njė periudhė prej tė paktėn 2 vitesh nga data e hyrjes nė fuqi e kėtij ligji;
d) kanė detyrime tė pashlyera ndaj administratės tatimore prej tė paktėn 2 vitesh nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji”.




13 Shtator 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos