Skema e vlerėsimit pėr matematikėn

08/09/2009  Mbyllet sezoni i vjeshtės pėr provimet e lirimit, notat publikohen para datės 11 shtator

Nxėnėsit qė vlerėsohen me notė kaluese do tė pranohen nė shkollat e mesme

Rezultatet e provimit tė lirimit pėr sezonin e vjeshtės nė lėndėn e matematikės do tė publikohen brenda pak ditėsh. Kėto nota do tė jenė vendimtare pėr nxėnėsit, tė cilėt, nėse vlerėsohen kalues, do tė pranohen nė shkollat e mesme, qė do tė ēelen mė 14 shtator 2009, nė tė kundėrt humbasin vitin. Specialistėt hartues tė tezave kanė publikuar dhe skemėn e vlerėsimit pėr 25 pyetjet qė pėrmbante ky test, tė cilat do t’i gjeni mė poshtė tė detajuara. Ndėrsa pėr lėndėn e gjuhė-leximit vlerėsimet pothuajse kanė mbaruar dhe janė gati pėr t’u shpėrndarė nėpėr shkollat pėrkatėse.

Regjistrimet

Specialistėt hartues tė tezės kanė pohuar se nxjerrja e notave tė arritura nga nxėnėsit nė kėto provime do tė bėhet nė njė kohė tė shpejtė, kjo me qėllim qė tė mos penalizohen me humbje tė vitit shkollor pėr ata qė do t’i marrin kėto provime. Kėta tė fundit menjėherė sapo tė mėsojnė notėn e tyre duhet tė paraqiten pranė shkollave tė mesme pėr t’u regjistruar sipas llojit tė studimeve. Prej ditėsh nė tė gjitha shkollat e arsimit parauniversitar ka iniciuar periudha e regjistrimeve pėr vitet e para, tė cilat ēelen pas njė viti mungesė pėr shkak tė reformės sė ndėrmarrė nė arsimin e detyruar. Megjithatė, afati i pranimeve tė kėrkesave sipas profileve dhe shkollave zyrtarisht do tė jetė i hapur deri mė 11 shtator. Pas kėsaj date ėshtė pohuar se nuk do tė ketė mė regjistrime. Pėrjashtim nė kėtė rast do tė bėhet vetėm pėr nxėnėsit qė nuk kanė marrė ende notat e provimeve tė lirimit, duke qenė se u ėshtė dashur t’i nėnshtrohen sezonit tė vjeshtės pėr t’i rikuperuar ato.

Struktura

Gjimnazi me kohė tė plotė nė vitin e ri shkollor do tė fillojė i mbėshtetur nė dokumente tė reja shkollore, si: planet e reja mėsimore, korniza e re kurrikulare e gjimnazit, programet dhe standardet lėndore si dhe udhėzuesit lėndorė. Nė vitin shkollor 2009–2010, nė mbėshtetje tė gjithė procesit tė reformimit tė sistemit arsimor parauniversitar, do tė fillojė tė zbatohet pėr herė tė parė struktura e re kurrikulare e gjimnazit e pėrbėrė nga dy pjesė kryesore: kurrikula bėrthamė dhe kurrikula me zgjedhje tė detyruar dhe tė lirė. Kurrikula me zgjedhje pėrfshin kurrikulėn me zgjedhje tė detyruar dhe kurrikulėn me zgjedhje tė lirė. Kurrikula me zgjedhje nė klasėn X gjimnaz do tė pėrfshijė lėndėt: Matematikė e avancuar, Letėrsi e avancuar, Informatikė e avancuar, Trashėgimia jonė kulturore, gjuhė e huaj (anglisht, frėngjisht, italisht, gjermanisht dhe spanjisht) Lėndė me zgjedhje tė lirė janė pėrforcimi nė matematikė, letėrsi, fizikė dhe biologji.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos