Provimet e Lirimit, skema e vlerėsimit pėr Gjuhėn shqipe dhe Leximin letrar



Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve publikoi dje pėrgjigjet e sakta dhe skemėn e vlerėsimit tė testit pėr provimin e parė tė Lirimit, Gjuhė shqipe dhe Lexim letrar. Skema tregon pėrgjigjet pėr secilėn pyetje dhe pėr secilėn pikė kur ajo vlerėsohet me mė shumė se 1 pikė. Provimi i parė i Lirimit pėr sezonin e dytė ėshtė zhvilluar nė datėn 1 shtator. Kėtij provimi i janė rinėnshtuar tė gjithė nxėnėsit e klasave tė nėnta, tė cilėt nuk mundėn tė marrin notė kaluese gjatė zhvillimit tė tij nė sezonin e parė. Pėr rrjedhojė, nxėnėsit qė do tė kalojnė me sukses Provimet e Lirimit nė sezonin e vjeshtės kanė tė drejtė tė regjistrohen nė gjimnaz. Pikėrisht pėr t’u dhėnė edhe njė shans tė fundit tė rinjve, pėr tė mos humbur njė vit shkollėn e mesme, Ministria e Arsimit ka vendosur qė Provimet e Lirimit tė zhvillohen para datės 15 shtator. Ditėn e shtunė, nė datėn 5 shtator do tė zhvillohet provimi i dytė i Lirimit, qė ėshtė ai i Matematikės. Sipas afateve tė vendosura nga MASH-i nė rregulloren e zhvillimit tė Provimeve tė Lirimit, nxėnėsit do tė njihen me rezultatet e fituara 15 ditė pas mbajtjes sė ēdo provimi.

AGJENCIA QENDRORE E VLERĖSIMIT TĖ ARRITJEVE TĖ NXĖNĖSVE
PĖRGJIGJET E KĖRKESAVE TĖ TESTIT
(SKEMA E VLERĖSIMIT)

Sesioni II
(I DETYRUAR)
E martė, 1 shtator 2009

Lėnda: Gjuhė shqipe


Udhėzime tė pėrgjithshme:

• Testi ka nė pėrbėrjen e tij dy fragmente tė shkurtra mbi tė cilat janė ndėrtuar edhe pyetjet.
• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.
• Testi pėrmban njė total prej 50 pikėsh.
• Skema tregon pėrgjigjet pėr secilėn pyetje dhe pėr secilėn pikė kur ajo vlerėsohet me mė shumė se 1 pikė.
• Pėr pyetjet me zhvillim pėrgjigjet konsiderohen orientuese dhe nė skemė parashikohen variantet e mundėsive tė pėrgjigjeve tė nxėnėsve. Pėr rastet kur pėrgjigja e nxėnėsit nuk pėrshtatet plotėsisht me pėrgjigjen nė skemė, por afron me logjikėn e pyetjes, komisioni i vlerėsimit ėshtė i detyruar tė kėshillohet me drejtuesin teknik dhe me specialistėt e AVA, pėr tė bėrė vlerėsimin pėrfundimtar.
• Vlerėsimi i pyetjes 25, ėshtė specifikuar me kujdes. Vlerėsimi i saj do tė bėhet duke pasur parasysh rubrikat nė tabelėn e vendosur nė fund tė pyetjes dhe qė ėshtė posaēėrisht pėr vlerėsuesit e testit.
• Saktėsia gjuhėsore ndikon negativisht nė vlerėsimin e nxėnėsit, nė ato raste, kur ka pėrsėritje tė theksuar gabimesh, ose gabime tė cilat prishin nė mėnyrė tė vazhdueshme kuptimin e shprehjes.

Skema e pėrgjigjeve:


Pjesa e I Princi i vogėl

Pyetja 1: D 1 pikė
Pyetja 2: A 1 pikė
Pyetja 3: C 1 pikė
Pyetja 4: B 1 pikė
Pyetja 5: A 1 pikė
Pyetja 6: C 1 pikė
Pyetja 7: B 1 pikė
Pyetja 8: D 1 pikė


Pyetja 9 4 pikė

a- Princi: i zgjuar, pėrshtatės, i edukuar, bindės, dėgjues i mirė, i ēiltėr, i thjeshtė, kėrkues, kurioz, i ēuditur. Pranohen edhe pėrcaktime tė tjera, tė cilat tė ēojnė te natyra e princit tė vogėl, e djalit qė me ēiltėrsinė e tij shėtit dhe gjen gjėra qė si ka parė kurrė. Ai karakterizohet nga kurioziteti, durimi, edukata, ēiltėrsia, zgjuarsia, etj.
b- Mendjemadhi: mendjemadh, fodull, qesharak, delirant, absurd, etj. Pranohen karakterizime tė tjera, qė tė ēojnė te natyra e vėrtetė e mendjemadhit.

4 pikė: kur nxėnėsi thotė dy personazhet dhe nga njė tipar pėr secilin prej tyre.
3 pikė: kur thotė dy personazhet dhe njė tipar.
2 pikė: kur thotė njėrin nga personazhet dhe njė tipar, ose kur thotė vetėm dy personazhet.
1 pikė: kur thotė vetėm njėrin nga personazhet.
0 pikė: pėr pėrgjigje tė gabuar, ose kur nuk shkruan asgjė.


Pyetja 10 3 pikė

Ligjėrata: e drejtė
Shembulli 1: dialogu
Shembulli 2: shenjat e pikėsimit karakteristike pėr dialogun. Mund tė pėrmendė edhe vetėm njėrėn nga kėto shenja. P.sh.( -).

3 pikė: kur nxėnėsi gjen llojin e ligjėratės dominuese dhe jep dy shembuj.
2 pikė: kur nxėnėsi gjen ligjeratėn dhe jep njė shembull
1 pikė: kur nxėnėsi gjen vetėm ligjėratėn, ose jep vetėm njė shembull.
0 pikė: pėr pėrgjigje tė gabuar ose kur nuk pėrgjigjet fare.


Pyetja 11 2 pikė

Kundrinori: kapele qesharake.
Shprehet: me grup emėror.

2 pikė: nėse nxėnėsi gjen kundrinorin dhe tregon me se shprehet.
1 pikė: nėse nxėnėsi gjen vetėm kundrinorin.
0 pikė: nėse nxėnėsi jep pėrgjigje tė gabuar ose nuk pėrgjigjet fare.


Pyetja 12 3 pikė

- Mendjemadhi i shpjegon princit arsyen e pėrdorimit tė kapelės. Arsyet duken qesharake, humoristike, tallėse, pėr tė qeshur. Kėshtu qė toni ėshtė tallės, ironik.
- Ky ton nga vetė rrethanat lind dhe zhvillohet nė njė mjedis absurd, jo real, kundėrshtues me veten etj.

- Natyrisht ky ton ėshtė pėrdorur pėr tė treguar natyrėn fodulle dhe tepėr mendjemadhe tė mendjemadhit. Mendjemadhėsia tė ēon edhe nė veprime qesharake.

3 pikė: nėse nxėnėsi gjen tonin, mjedisin dhe shpjegon rolin e kėtij toni.
2 pikė : nėse jep dy prej tyre.
1 pikė : nėse flet vetėm pėr njėrin.
0 pikė: pėr pėrgjigje tė gabuara, ose kur nuk pėrgjigjet fare.


Pyetja 13 3 pikė

Koha: e pakryer
Mėnyra: dėftore
Veta: e tretė

3 pikė: kur jep tė tre treguesit.
2 pikė: kur jep dy prej tyre.
1 pikė: kur jep njėrin prej tyre.
0 pikė: pėr pėrgjigje tė gabuar, ose kur nuk pėrgjigjet fare.


Pyetja 14 3 pikė

- pjesa kryesore: por mendjemadhi s’e dėgjoi.
- pjesa e varur shkakore: sepse nuk deshi.
- pjesa e varur kundrinore: ta dėgjonte.

3 pikė: nėse gjen tri pjesėt e fjalive. Nxėnėsi do tė marrė pikėt edhe nė rastin kur nuk thotė shkakore ose kundrinore. Ėshtė e mjaftueshme qė ai tė tregojė faktin qė ka tri pjesė dhe tė dallojė pjesėn kryesore dhe dy pjesėt e varura.
2 pikė: nėse gjen vetėm dy pjesė tė sakta.
1 pikė: nėse gjen vetėm njėrėn nga pjesėt.
0 pikė: pėr pėrgjigje tė gabuar ose kur nuk pėrgjigjet fare.


Pyetja 15 2 pikė

Pėrdhe = pėr + dhe, fjalė e pėrngjitur

2 pikė: kur nxėnėsi jep qė ėshtė fjalė e pėrngjitur dhe formimin.
1 pikė: kur jep vetėm njėrėn.
0 pikė: pėr pėrgjigje tė gabuar ose kur nuk pėrgjigjet fare.



Pyetja 16 3 pikė

- Ky ėshtė njė reagim i papranueshėm pėr njė njeri normal. Ky tregon qė mendjemadhi nuk dėgjonte njeri, sepse sė pari nuk e kishte bėrė kurrė kėtė gjė mė parė. Nuk donte ta bėnte pasi ishte i tillė.

- Kėshtu qė natyrisht ky ėshtė njė veprim qė e nxjerr nė pah mendjemadhėsinė e tij, si tipar kryesor.

- Vetėm njė njeri kryeneē, absurd, nuk dėgjon se ēfarė thonė tė tjerėt. Vetėm njė njeri i dashuruar pas vetes sė tij nuk dėgjon se ēfarė thonė tė tjerėt edhe kur i pyet ata vetė.

3 pikė: kur nxėnėsi thotė njė nga arsyet pėrse ai nuk dėgjonte, qė tė ēojnė te mendjemadhėsia duke e konkretizuar me njė shembull.
2 pikė: nėse nxėnėsi jep dy nga treguesit mė lart.
1 pikė: nėse jep vetėm njė tregues.
0 pikė: pėr pėrgjigje tė gabuar ose nuk jep asnjė pėrgjigje.


Pyetja 17 3 pikė

- Nuk ka kė tė pėrshėndesė nė planetin e tij askėnd.
- Ai ėshtė banori i tij i vetėm. Aty nuk kalon kurrė askush.
- Tregon mendjemadhėsinė e tij, absurditetin e veprimeve tė tij.

3 pikė: kur jep vetėm njėrin nga tre treguesit mė lart
2 pikė kur jep vetėm dy nga treguesit mė lart
1 pikė: kur jep vetėm njė nga treguesit mė lart
0 pikė: pėr pėrgjigje tė gabuar ose nuk jep asnjė pėrgjigje.


Pyetja 18 3 pikė

I ēova sytė te strofa e botuar dhe tek emri i shtypur me germa tė zeza. Tamam Foqion Postoli, Eskili, Aleksandėr Dyma dhe nė ēast e harrova tekstin e pėrgjigjes dhe tė dy me Ilirin nisėm tė hidheshim pėrpjetė nga gėzimi.

3 pikė: kur nxėnėsi shkruan korrektėsisht tekstin si mė lart.
2 pikė: kur shkruan me tė mėdha emrat e njerėzve, shenjat e pikėsimit, por harron ndonjė gjė.
1 pikė: kur shkruan saktė mė pak se gjysma e treguesve mė lart.
0 pikė: kur nuk vė dorė fare mbi tekst ose kur e rishkruan gabim aq sa tė mos kuptohet asgjė.



PJESA E II

Korbi dhe Dhelpra

Pyetja 19. A 1 pikė
Pyetja 20. B 1 pikė
Pyetja 21. D 1 pikė
Pyetja 22. C 1 pikė
Pyetja 23. A 1 pikė


Pyetja 24 2 pikė


fatmirosh- shihe nė fjalor. Fatkeq. Ta pėrdorė atė nė fjali.

2 pikė: kur nxėnėsi gjen antonimin dhe e pėrdor nė fjali. Merr dy pikė edhe kur jep direkt fjalinė qė e ka pėrdorimin e antonimit brenda saj.
1 pikė: kur gjen vetėm antonimin.
o pikė: pėr pėrgjigje tė gabuar, ose kur nuk jep asnjė pėrgjigje.



Pyetja 25 Tė shkruajmė 6 pikė

Pėr tė vlerėsuar kėtė pyetje, do tė kihet parasysh tabela nė fund tė pyetjes.

2 pikė: shtjellimi i temės dhe idesė.

Kėtu nxėnėsi duhet tė tregojė njė ngjarje ose tė konstatojė njė ndodhi gjatė njė udhėtimi, prezantimi, njohjeje tė rastėsishme ose jo. Rėndėsi ka qė ai tė flasė rreth njohjes me njė person dhe tė shtjellojė pėrshtypjen qė i ka lėnė ai.

1 pikė nėse nxėnėsi flet pėr njė person, por pa shtjelluar pėrshtypjen.
0 pikė: kur nuk flet pėr njė person, por pėr diēka tjetėr, qė nuk ka lidhje me temėn, kur shkruan gjėra tė pakuptueshme, ose nuk shkruan fare.




1 pikė; organizimi.

Nxėnėsi duhet tė ketė nė trajtimin e tij njė strukturė tė njohur shkrimi, ku tė kuptohet njė hyrje e thjeshtė, njė vazhdim ideje dhe njė konkluzion mbi ato qė ai thotė, pra tė fillojė tė tregojė mbi njė njeri, tė thotė kur dhe ku e ka njohur, pse i ka bėrė pėrshtypje, pse e mban mend dhe nė fund tė japė njė pėrmbledhje mbi njohjen me kėtė njeri.
o pikė; kur ajo qė shkruan nxėnėsi nuk demonstron kronologji, kuptueshmėri, strukturė mendimi, aq sa pengohet kuptimi i asaj qė ka shkruar.


1 pikė: stili dhe veēantitė individuale.

1 pikė: kur nxėnėsi tregon njė ngjarje tė kėndshme me stil tė vetin, ku ka brenda rastėsi, rrjedhshmėri, kuptueshmėri, ndonjė figurė letrare,etj.
0 pikė. Pėr pakuptueshmėri dhe shprehėsi shumė tė dobėt.


2 pikė: saktėsia gjuhėsore.

2 pikė: kur nxėnėsi zbaton rregullat e drejta tė gjuhės shqipe. Shkruan fjali tė plota dhe tė sakta. Pėrdor mirė shenjat e pikėsimit. Pėrdor mirė shkronjėn e madhe dhe format e fjalėve.

1 pikė: kur zbaton pothuaj njė pjesė tė tyre.
0 pikė: pėr pakuptueshmėri nė tė shprehur dhe nė tė shkruar.









3 Shtator 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos