Tiroidet, simptomat e para qė shfaq sėmundja



Sėmundja e mbitiroidizmit qė mund tė njihet edhe si: tiroidet, hipertirozė, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund tė japė simptoma tė ndryshme. Shqetėsimet mund tė vijnė fshehtas dhe shumė vetė mendojnė se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi nė punė apo lodhja e zakonshme. Shpeshherė kemi tė bėjmė me njė gjėndėr tė shkatėrruar tiroidale. Tek mė tė rinjtė shihen shpesh shqetėsime si: tė djersitura, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ndjenjė tė nxehti, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ē’rregullime tė menstruacioneve, pėr shkak tė prishjes se balancės hormonale, dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės, gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė, drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor, bark, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės, nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rėnia e flokėve. Tek mė tė vjetrit mund tė mbizotėrojė njėra apo dy prej simptomave, pėr shembull, rėnie nė peshė apo gulēim.
Gjėndra
Gjėndra tiroidale, qė ndryshe quhet edhe tyreoidea, ndodhet nė pjesėn e pėrparme tė qafės menjėherė nėn gurmaz. Detyra kryesore e kėsaj gjėndre ėshtė ngacmimi i metabolizmit nė trup. Ngacmimi ngjet pėrmes hormonesh qė krijohen nė gjėndrėn tiroidale dhe qė quhen tiroksinė, T4 dhe trijodtironinė, T3. Funksioni i gjėndrės tiroidale ngacmohet nga ana e tij nga hormoni TSH, hormon tiroidostimulues, qė krijohet nė gjėndrėn e hipofizės. Qė tė ketė balancė nė trup duhet qė hormonet tė prodhohen me masė. Struma ėshtė kur njeriu ka njė gjėndėr tė zmadhuar tiroidale pavarėsisht se nga ēfarė e ka shkaktuar. Koncepti strumė pėrshkruan kėshtu dukjen dhe nuk ėshtė ndonjė sėmundje e caktuar. Zmadhimi i gjėndrės tiroidale mund tė ketė shkaqe tė ndryshme dhe duhet hetuar nga mjeku. Ēfarė ėshtė mbitiroidizmi? Mbitiroidizėm kemi kur nė trup ka mė tepėr tiroksinė se normalisht. Atėherė shtohet metabolizmi dhe trupi kalon nė superxhiro. Mbitiroidizmi njihet edhe si hipertirozė dhe mė parė njihej edhe si tireotoksikozė.
Mbifunksionimi
Mbifunksionimi i gjėndrės tiroidale ėshtė shkaku mė i zakonshėm qė ka mė tepėr tiroksinė nė trup. Tepėr tiroksinė nė trup mund tė ketė edhe nė rastin e tiroiditit i cili ėshtė infektim kohėshkurtėr i gjėndrės tiroidale. Kurse kur gjėndra tiroidale prodhon mė pak tiroksinė kemi hipoterozė. Nė kėtė rast ka njė metabolizėm tė ulėt dhe trupi ndodhet nė njė gjendje xhiroje tė ulėt. Tek disa njerėz djersitja ėshtė jonormale dhe tregon pėr njė problem shėndeti, ē’ka do tė thotė se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonė qė pacientėt me tiroide tė trajtohen tek mjeku specialist pasi sa mė shumė kalon koha aq mė shumė probleme tė tjera shėndeti dalin qė do kėrkojnė mė shumė kohė pėr t’u kuruar krahasuar me rastin kur kėrkohet ndihmė nga doktori qė nė rastin mė tė parė kur djersitja ėshtė e madhe. Mbitiroidizmi mund tė zbulohet me vėshtirėsi. Simptomat qė shkaktohen nga teprica e tiroksinės shpesh mund tė jenė tė paqarta dhe tė vėshtira pėr t’u veēuar nga shqetėsimet e tjera. Kėshtu qė mjeku duhet ta ketė gjithnjė ndėrmend sėmundjen e gjėndrės tiroidale nėse dikush nuk ndihet mirė pėr ndonjė shkak. Mjeku duhet tė jetė dorėlėshuar me bėrjen e analizave pėr tė kontrolluar metabolizmin. Tiroidet, si kurohen nė pyje dhe bregdet Sėmundjet e kėtyre gjėndrave janė tė lidhura me funksionin e prishur tė tyre nga shumė faktorė. Sėmundja qė do mjekim klimaterik ėshtė tireotoksikoza e gradės sė mesme dhe tė rėndė, por pa ē’rregullime tė thella. Kanė efekt tė mirė vendet klimaterike nė pyje dhe bregdet.
Femrat
Sėmundja ėshtė mė e shpeshtė te gratė sesa te burrat nė raporte 5:1. Tiroidja ėshtė njė sėmundje e trashėgueshme. Nė 1/4-1/5 tė rasteve, pacientėt kanė njerėz tė afėrt qė vuajnė nga kjo sėmundje. Nė disa raste sėmundja zhvillohet pa u kuptuar pėr muaj dhe vite dhe njė ditė prej ditėsh, ajo shpėrthen papritur. Fillimisht shenjat e sėmundjes nuk janė specifike dhe nuk mund tė dallohen nga ato tė pacientėve, qė vuajnė nga ērregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumėsia, djersėt, rrahjet e shpejta tė zemrės, intolerancė ndaj tė nxehtit, lodhje, rėnie e flokėve, oreks i shtuar dhe rėnia nga pesha shpejt dhe tepėr, janė disa nga shenjat qė tregojnė pėr praninė e kėsaj sėmundjeje. Gjėndra tiroide ėshtė e zmadhuar 2-4 herė nė volum dhe po t’i vihet dora sipėr shpesh dėgjohet njė si trill ose gėrhitje e lehtė qė flet pėr vaskularizimin e tepėrt dhe qarkullimin e shtuar tė gjakut. Nė 1/4 e tė sėmurėve shihet njė zmadhim dhe dalje tė kokėrdhokėve tė syve me njė ėnjtje tė kapakėve, shenjė kjo, e cila kur pėrparon merr njė zhvillim tė pavarur dhe me perspektivė jo shumė tė favorshme. Rrahjet e zemrės tė shpejtuara janė shenja e detyrueshme e sėmundjes dhe e veēanta e tyre ėshtė prania e tyre edhe nė gjumė.

Shqetėsimet
Dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės
Gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit
Rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė
Drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor
Diarre, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės
Nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim
Problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rėnia e flokėve







3 Shtator 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos