Eksplozionet ne furrat e shkrirjes



Nikoll Marku*

Pas ditė mė parė tė gjithė ishim dėshmitarė tė njė aksidenti tė rėndė qė ndodhi nė Kombinatin Metalurgjik nė Elbasan, ku mbetėn tė plagosur rėndė katėr persona. Kjo ngjarje nuk ėshtė e vetmja, as nė kėtė ndėrmarrje dhe as nė komplekset e tjera industriale nė vendin tonė. Nė furrat e shkrirjes sė metaleve dhe aliazheve janė krijuar shpėrthime tė intensiteteve tė ndryshme. Por, pėrse ndodhin eksplozione tė tilla nė furrat e shkrirjes sė metaleve?
Nė qoftė se nga pakujdesia fusim nė furrė, krahas lėndės sė parė edhe eksploziv, pa dyshim qė do tė kemi njė reaksion kimik tė vrullshėm; pra, njė shpėrthim tė fuqishėm. Raste tė tilla janė tė rralla, por kanė ndodhur, sa pėr tė na kujtuar rreziqet qė vijnė nga pakujdesitė tona nė ushtrimin e punės sė pėrditshme. Futja e gėzhojave luftarake tė pa-demoluara nė furrėn e shkrirjes krijon mundėsinė e ndezjes sė menjėhershme tė barutit, duke realizuar shpėrthimin e madh. Sipas sasisė sė lėndės shpėrthyese pėrcaktohet edhe intensiteti i valės goditėse. Njė eksplozion i tillė ka ndodhur nė furrat e shkrirjes qoftė nė Rubik, Tiranė, Elbasan, apo gjetkė.
Eksplozionet mė tė shpeshta nė llavat e shkrirjes tė metaleve dhe aliazheve tė tyre ndodhin nga shpėrbashkimi termik i ujit dhe nga avullimi i menjėhershėm i tij.

Shpėrthim nga shpėrbashkimi termik
Pėrgjithėsisht furrat e shkrirjes sė mineraleve ndėrtohen me kostruksione ēeliku, nė formė xhakete uje (ėater jacket). Edhe ato furra qė ndėrtohen me tulla zjarrduruese (furrat e shkrirjes sė metaleve dhe aliazheve), pjesėt manovruese janė metalike, me ftohje me ujė. Pra rreth e pėrqark furrės qarkullon ujė. Nė qoftė se pėr arsye tė ndryshme njė sasi uji ndodhet i mbuluar nga llava metalike e shkrirė, pėr efekt tė temperaturės sė lartė ndodh shpėrbashkimi i tij nė hidrogjen dhe oksigjen. (2H2O = 2H2 + O2). Sipas mjedisit qė ndodhet llava e shkrirė, ndodh edhe procesi i shpėrbashkimit. Pėr shembull, nė llavat reduktuese tė shkrirjes sė ēelikut, ferrokromit apo metaleve tė tjera, gjatė disocijimit termik tė ujit prodhohet H2, CO, mbase edhe acitilen (C2H2) meqėnese karboni dhe hidrogjeni janė kudo tė pranishėm. Kėtu, kemi tė bėjmė me zmadhim volumi, mundėsi ndezje dhe kushte tė favorshme pėr shpėrthime. Nė temperatura tė larta, lidhja midis atomeve tė hidrogjenit dobėsohet; kėshtu qė hidrogjeni bėhet mjaft aktiv. Nė qoftė se dy volume hidrogjeni qė ndodhen nė masėn e shkrirė takojnė njė volum oksigjen, e gjithė masa e pėrzierė krijon nė ēast njė shpėrthim tė fuqishėm.

Shpėrthim nga avullimi i ujit
Nėqoftėse do tė vendosim njė sasi uji nė njė gotė tė hapur, do tė vėmė re se me kalimin e kohės do tė avullohet e gjithė sasia e ujit. Po ta mbyllim enėn, njė sasi uji avullon dhe ky avull do tė mbushė pjesėn bosh brenda enės. Midis sipėrfaqes sė ujit dhe avullit vendoset njė ekuilibėr dinamik gjatė tė cilit, aq sa molekula avullohen nė njėsinė e kohės, po aq kthehen nė lėng. Avulli qė ndodhet nė ekuilibėr me lėngun quhet avulli i ngopur. Presioni qė ushtron ky avull i ngopur nė faqet e enės quhet presioni i avullit tė ngopur. Nėqoftėse do tė ngrohim ujin nė enė, do tė kemi zhvendosje ekuilibri dhe rritje presioni nė faqet e enės. Presioni i avullit varet nga numri i molekulave tė ujit qė avullohen nė njėsinė e kohės. Sipas parimit tė Le Shateljes, me ngritjen e temperaturės ekuilibri zhvendoset nė anėn e formimit tė avullit; e pėr rrjedhojė, rritet edhe presioni qė ushtron avulli nė faqet e enės.
Dihet se vėllimi qė zė njė gram molekulė e njė lėnde e sjellė nė gjendje tė gaztė ėshtė 22,41 litra (nė temperaturė 0oC dhe presion 760 mm Hg). Nė tabelėn e mėposhtme jepet rritja e presionit tė avullit tė ngopur tė ujit nė vartėsi tė temperaturės. (pėr mė shumė, shih tė dhėnat)

Si futet lagėshtira nė brendėsi tė llavės sė shkrirė: Kur njė masė e lagur ose qė pėrmban nė brendėsi tė saj ujė, futet menjėherė nė masėn e shkrirė si rezultat i rėndesės kjo ka ndodhur edhe kur ngjitjet e furrės janė lagur me ujė nga ndonjė dėmtim i xhaketės dhe kjo masė shkėputet e bie menjėherė nė thellėsitė e llavės sė shkrirė.
Rasti i dytė, kur format e derdhjes sė masės sė shkrirė janė tė lagura etj. Pra, nė tė gjitha rastet kemi tė bėjmė me futjen e ujit nė masėn e shkrirė. Nė kėtė moment rolin e enės sė mbuluar e luan llava e shkrirė qė ndodhet mbi masėn e ujit. Nė qoftė se do tė hedhim ujė mbi llavėn e shkrirė, do tė ndodhė procesi i enės sė hapur; uji avullon pa pasur asnjė rrezik pėr eksplozion. Edhe nė qoftė se do tė gurgullojnė avull uji nė masėn e shkrirė (siē pėrdorej nė Uzinėn e bakrit nė Rubik nė procesin e reduktimit tė masės sė shkrirė tė bakrit) nuk ndodh asgjė. Gjatė shpėrbashkimit termik tė ujit pėr efekt tė nxehtėsisė lindin gazra e disocijimit, duke bėrė tė mundur reduktimin e oksideve tė metaleve nga aftėsia reduktuese e hidrogjenit dhe gurgullimin e masės sė shkrirė si “shtresė valuese”, duke krijuar kėshtu rolin e enės sė hapur. Por nė qoftė se njė sasi uji do tė zihet “rob” nga njė masė metalike e shkrirė (duke luajtur rolin e enės sė mbyllur), brenda pak sekondash do tė kemi njė eksplozion me pasoja tė rėnda pėr mjedisin pėrreth.
Nga tabela qė kemi sjellė pėr ilustrim, dallohet qartė rreziku qė i kanoset furrės dhe punonjėsve pėrqark nėse derdhet masa e shkrirė mbi ujė. Edhe sikur temperatura tė jetė 370oC (shiko tabelėn) presioni i avullit do tė jetė 210.6 atmosferė; e aq mė keq, kur temperatura e masės sė shkrirė ėshtė mbi 1200° C. Tashmė, zmadhimi i vėllimit dhe i rritjes sė presionit, si rrjedhojė, edhe efektet shkatėrruese varen nga temperatura dhe pesha e masės sė shkrire qė rrethon molekulat e ujit. Duke i kėrkuar ndjesė lexuesit pėr kėtė leksion tė vogėl kimie, gjej rastin qė t’iu pėrcjell kėtė mesazh metalurgėve, tė cilėt duhet tė kenė kujdes nga uji qė ndodhet rreth furrės, pasi ai nė ēdo moment mund tė marrė jetė njerėzish. E them kėtė qė tė mos kemi mė viktima nėpėr furrat e shkrirjes sė metaleve, ku, nė jo pak raste, ndodh qė tė punojnė edhe persona qė nuk kanė njohuritė e duhura nga procese tė tilla shkatėrruese.

Autori i shkrimit ėshtė inxhinier kimist


Temp.
0oC Presioni
(ne bar) Temp.
0oC Presioni
(ne bar) Temp.
0oC Presioni
(ne bar)
0 0.0061 140 3.61 280 64.2
10 0.0123 150 4.76 290 74.5
20 0.0234 160 6.18 300 85.9
30 0.0424 170 7.93 310 98.7
40 0.0738 180 10.0 320 112.9
50 0.1233 190 12.6 330 128.7
60 0.1992 200 15.6 340 146.1
70 0.3116 210 19.1 350 165.4
80 0.4734 220 23.2 360 186.8
90 0.7010 230 28.0 370 210.6
100 1.0132 240 33.5
110 1.43 250 39.8
120 1.98 260 47.0
130 2.70 270 55.1




2 Shtator 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos