Shkodėr, malazezėt ndotin me alumin liqenin

Fabrika e Aluminit derdh mbetjet e saj nė liqen. Banorėt: Fėmijėt janė infektuar qė lahen, ndotja duket me sy tė lirė


SHKODĖR- Liqeni Shkodrės nuk ndotet vetėm nė anėn shqiptare, nga mbeturinat apo ujėrat e zeza qė derdhen nė tė, por ndotėsi kryesor i tij ėshtė Kombinati i Aluminit tė Malit tė Zi.


Kjo pohohet jo vetėm nga OJF -tė mjedisore tė Shkodrės, por dhe nga specialistė e institucione nė tė dy vendet. Madje nė Mal tė Zi, ka pasur dhe protesta e peticione kundėr kėtij problemi shqetėsues nga shoqėria civile, mediat dhe OJF-tė mjedisore qė veprojnė atje.


Kombinati i Aluminit nė Podgoricė ėshtė ndotėsi mė i madh dhe kryesor i liqenit tė Shkodrės dhe shqetėsimi prej vitesh i ėshtė bėrė prezent edhe organizmave ndėrkombėtarė. Nė sipėrfaqen e liqenit, edhe nė pjesėn shqiptare, vazhdimisht vėrehet shtresa e hirtė e aluminit nė ujė.


Shqetėsimi ngrihet nga REC i Shkodrės, si dhe nga banorėt nė tė dy anėt e kėtij liqeni. Ky problem ėshtė ngritur prej kohėsh, por asnjė institucion ende nuk ka ndėrhyrė pėr tė marrė masat e duhura nė mėnjanimin e rrezikut qė vjen nga ndotjet qė vijnė nga Mali i Zi.


Banorėt qė jetojnė nė pjesėn shqiptare tė liqenit, kryesisht nė Shegan, Stėrbeq etj, paraqesin shqetėsimin e tyre duke pohuar se fėmijėt e kėtyre zonave janė tė parėt qė fillojnė tė lahen qė mė njė maj nė ujėrat e liqenit.


Vetėm disa ditė nga plazhi i tyre nė liqenin e Shkodrės kanė filluar shenjat e para nė trupin e tyre tė shkaktuara nga ndotjet. Banorėt e zonave pėrgjatė liqenit tė Shkodrės shprehen se fėmijėve kanė filluar t'u dalin puērra dhe kanė kruajtje lėkure.


Pėr kėta banorė problemi krijohet nga ndotjet qė vijnė nga kombinati i aluminit nė Mal tė Zi. Kėto ndotje vihen re me sy tė lirė sidomos gjatė stinėve tė ngrohta, kur dhe problemi shtohet edhe mė tepėr.


Nė Mal tė Zi, kombinati i Aluminit ka gjashtė puse dhe nėpėrmjet tyre derdhen mbeturinat e kėtij kombinati. Lėnda nga gjashtė puset derdhet nė lumin Moraēa tė Malit tė Zi pėr tė vijuar udhėn drejt ujėrave tė liqenit tė Shkodrės.


Derdhja e kėtyre mbetjeve ngrihet si problem qė nė vitin 2000, kur u konstatuan problemet e para tek banorėt qė e frekuentonin mė shumė se tė tjetėr plazhin nė liqenin e Shkodrės. Mė pas nė vitin 2001, Mali i Zi solli njė specialist nga Italia pėr tė bėrė analizat. Konkluzionet e kėtij specialisti nxorėn se kombinati i Aluminit nuk pėrbėnte rrezik.


Pėrfundimi i kėtyre analizave gjeti mbėshtetjen edhe tė specialistėve malazezė, tė cilėt theksuan se mbetjet e Kombinatit nuk ndotin ujėrat shqiptarė tė liqenit tė Shkodrės. Pavarėsisht kėtyre konkluzioneve, specialistėt e REC Shkodėr shprehen se rreziku i ndotjes nga Kombinati i Aluminit tė Malit tė Zi vazhdon tė jetė prezent nė liqenin e Shkodrės.


Djana Bjeko, koordinatore e kėsaj agjencie pėr Shkodrėn shprehet se projektet janė bėrė nga donatorė tė fuqishėm ndėrkombėtarė dhe pritet qė ato tė ndėrhyjnė nė pjesėn malazeze pėr tė shpėtuar liqenin. Pėrmbajtja e aluminit nė i ujin e liqenit, ka dėmtuar mjaft dhe faunėn e florėn e tij.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos